47. Muhammed · Ajeti 29 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 47:20–47:38
Besimtarët e sinqertë dëshironin që Allahu përmes Kur'anit t'u lejojë të luftojnë kundër armikut, mirëpo, kur u shpall Kur'ani që e urdhëroi luftën, hipokritët u frikësuan sikur të thirreshin për vdekje, e do të ishte më mirë për ta të ishin të sinqertë ndaj Allahut, sepse sikur të mbetnin në atë mosbesim në të cilin kishin qenë, toka do të mbushej me të këqija, e pos asaj, njerëzit e tillë ishin të mallkuar prej Zotit.
Hipokritët nuk thelloheshin në studimin e mësimeve të Kur'anit, meqë dreqi ua kishte hijeshuar punët e këqija, duke i mashtruar se do të jetojnë gjatë. Ata edhe bashkëpunonin me jehuditë, të cilët ia kishin mëni Kur'anit, dhe u thoshin se do të shkaktojnë përçarje në radhët e luftëtarëve të Pejgamberit, po Zoti i dinte fshehtësitë e tyre dhe i zbuloi e i turpëroi. Mëkatarëve hipokritë melekët ua marrin shpirtin, duke i rrahur me hekur.
Zoti i zbuloi ata që ishin tradhtarë, ndonëse ata njiheshin edhe prej fjalëve, e lufta e urdhëruar kishte për qëllim t'i nxjerrë në shesh ata që ishin të sinqertë dhe ata që ishin hipokritë. As mosbesimi, as hipokrizia e hipokritëve Allahut nuk i sillnin kurrfarë dëmi, por vetes ia humbnin të gjitha veprat e mira.
Myslimanët, duke qenë se ishin dominues mbi kundërshtarin dhe se ndihma e Zotit ishte në anën e tyre, nuk kishin të drejtë as të tregohen të dobët, e as të kërkojnë armëpushim. Ata duhej ta dinin se jeta e kësaj bote është pak send, andaj të mos u dhimbsej ajo pjesë e pasurisë, të cilën e japin për forcimin e ushtrisë së vet, me të cilën mbroheshin prej armikut, meqë nëse do të dominonte armiku do t'u shkonte e tërë pasuria. Fundi i fundit Allahu nuk ka nevojë për asgjë, njerëzit janë nevojtarë për Te, e nëse njerëzit nuk i dalin zot vetes, ata zhduken e Zoti sjell popull tjetër që është i zoti vetvetes.
Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures Muhammed. Qoftë lavdëruar Allahu i madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 47:29–47:31
- “Vallë, a mendojnë ata që i kanë zemrat e sëmura, se Allahu nuk do t’ua nxjerrë në shesh urrejtjen (ndaj besimit të vërtetë)?! - Mos vallë, mendojnë munafikët se Allahu i Lartësuar nuk ka për t’ua zbuluar robërve të Tij të dashur, besimta - rëve të sinqertë, të palarat e mënxyrat e këtyre keqbërësve? Përkundrazi, Ai ka për t’ua qartësuar çështjen e tyre. Ai ka për t’ua nxjerrë në pah besimtarëve, derisa, përmes
besimit dhe dritës së Tij, ata ta kuptojnë dhe dallojnë qartë gjendjen e këtyre njerëzve të mbushur me ligësinë e hipokrizisë. Allahu i Lartësuar zbriti në suren Beraeh (Teube) ajete të shumta, në të cilat nxori në pah hiletë dhe paturpësitë e munafikëve. Ai i bëri të qarta të gjithë ato vepra, mbi të cilat bazohen munafikët, prandaj dhe kjo sure u quajt “Demaskuesja” (El-Fadihah). Fjala ‘el edgan’, e përmendur në ajet, është shumësi i ‘dagan’, një fjalë përmbledhëse, që tregon smirën dhe urrejtjen në zemër ndaj Islamit dhe ndaj atyre që përkushtohen për të përhapur dhe lartësuar këtë fe. - “Po të donim, Ne do të mundësonim t'i shihje ata, dhe pastaj, me siguri, do t’i njihje nga shenjat e tyre.” - Pra nëse do të dëshironim, o Muhamed ne do të të mundë - sonim që ti njihje munafikët konkretisht. Por, Allahu i Lartësuar nuk e bëri këtë për të gjithë munafikët, sepse Ai e d ëshiron mbulimin e krijesave t ë Tij, por na porositi që çështjet t’i trajtojmë dhe të gjykojmë në varësi të asaj që shfaqet. Të fshehtat duhet t’i lëmë në dorën e Atij që di gjithçka, pra Allahut të Lartësuar. Megjithatë, i Lartësuari thotë në vijim: - “Ti do t’i njohësh ata përmes fjalëve të tyre. Allahu i di mirë veprat tuaja. ” - Do t’i njohësh nëpërmjet fjalëve të tyre, të cilat tregojnë qartë qëllimet që ata kanë. Çdo - kush që flet do të kuptohet përmes fjalëve të tij. Ky është kuptimi i ‘ Lahnil Kaul’. Edhe udhëheqësi i besimtarëve Uthman Ibn Afani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Çdokush që përpiqet të fshehë diçka në shpirtin e tij, Allahu i Madhëruar ka për t’ia shfaqur në mimikën dhe pamjen e fytyrës, si edhe në shkarjet e gjuhës së tij.” Në një hadith thuhet se janë përcaktuar me emra një grup munafikësh. Imam Ahmedi sjell rrëfimin nga Ebu Mesud Ukbeh Ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), si vijon: 2405. “I Dërguari i Allahut mbajti një hytbe, ku, pasi lavdëroi Allahun e Lartësuar, tha: “Mes jush ka disa munafikë. Çdokujt që do t’ia përmend emrin, le të ngrihet.” Pastaj tha: “Çohu, o filan! Çohu, o filan! Çohu, o filan!” Derisa përmendi me emrat e tridhjetë e gjashtë burrave. Pastaj i tha pjesës tjetër: “Edhe mes jush ka munafikë, prandaj kini frikë Allahun!” Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kaloi afër një burri, prej atyre që iu përmend emri e të cilin e njihte më parë, të cilit i tha: “Çfarë ke?” Ai i tregoi atë që tha Profeti i Allahut. Atëherë Umeri i tha: “U shkatërrofsh në gjithë ditën, që të ka mbetur!” - “Ne do t’ju sprovojmë, me qëllim që të dalin në pah luftëtarët nga mesi juaj dhe të durueshmit. ” - Kemi për t’ju testuar përmes urdhëresave dhe ndalesave, me që - llim që të dallohen luftëtarët dhe durimtarët. - “Ne kemi për t’ju vënë në provë në veprat tuaja.” - Pa dyshim që Allahu është më i ditur rreth gjithçkaje që fshihet në zemrat e robërve. Nuk ka dyshim në diturinë e plotë të Allahut dhe në faktin se Atij nuk i fshihet asnjë gjendje e robërve, që të ketë nevojë për t’i provuar ata, por qëllimi këtu është: Zoti do t’ju sprovojë, derisa të shfaqni qartë veprat dhe Allahu të shohë realizimin e tyre, duke u mbështetur në urdhëresat dhe ndalesat e Tij. Kur Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) lexonte këtë ajet, thoshte duke e shpjeguar: “Domethënë, për të nxjerrë në pah dhe për t’u parë veprat e tyre.”
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 47:29–47:31
- “Vallë, a mendojnë ata që i kanë zemrat e sëmura (me hipokrizi), se Allahu nuk do t’ua nxjerrë në shesh urrejtjen (ndaj besimit të vërtetë)?!” – A mos mendojnë ata që i kanë zemrat të infektuara nga dyshimet dhe epshi, se Allahu nuk do t’ua nxjerrë jashtë mllefin, urrejtjen, armiqësinë dhe ligësinë që mbajnë fshehur në kraharor?! Sëmundjet e zemrës e nxjerrin njeriun nga natyrshmëria e pastër dhe e fusin në pellgun e zullumit. Mendimi i tyre se Allahu nuk do t’ua nxjerrë në dukje urrejtjen ndaj Islamit dhe muslimanëve, është shumë i gabuar dhe bie ndesh me urtësinë e Allahut të Madhëruar. Urtësia e Tij e bën të domosdoshme që të dallohen të sinqertët nga gënjeshtarët, nëpërmjet sprovave dhe vështirësive. Ata që janë të qëndrueshëm në këto sprova dhe nuk i tradhtojnë bazat e fesë së tyre, ata janë besimtarë të vërtetë. Ndërsa ata që lëkunden nga këto sprova dhe nuk bëjnë durim, ata nuk kanë besim të fortë dhe të vërtetë. Kur ata janë në vështirësi, e humbasin toruan dhe u dobësohet imani, aq sa fillojnë të vjellin vrer kundër të vërtetës, duke e nxjerrë jashtë në këtë mënyrë ligësinë që fshihnin në zemër dhe duke shfaqur hipokrizinë e tyre. Kështu, me urtësinë e Tij, Allahu i Madhëruar nxjerr në pah besimtarët e vërtetë dhe mashtruesit hipokritë. Madje Ai thotë: - “Po të donim, Ne do të mundësonim t'i shihje ata (hipokritë), dhe pastaj, me siguri, do t’i njihje nga shenjat e tyre.” – Do t’i njihje nga shenjat e tyre, që janë si vragat e dallueshme në fytyrë. - “Ti do t’i njohësh ata përmes fjalëve të tyre.” - Ajo që fshihet brenda zemrave të tyre do të dalë në shesh nëpërmjet fjalëve, që do t’u shpëtojnë nga goja. Gjuha është zëdhënësja e zemrës: nëpërmjet saj shfaqet e mira dhe e keqja që fshihet në të. - “Allahu i di mirë veprat tuaja. ” - Për këto vepra, Ai do t’ju shpërblejë me drejtësi. Pastaj në ajet flitet për sprovën më të madhe mbi robtë e Allahut, për xhihadin në rrugën e Tij: - “Ne do t’ju sprovojmë, me qëllim që të dalin në pah luftëtarët nga mesi juaj dhe
durimtarët. Ne kemi për t’ju vënë në provë (për sinqeritetin) në veprat tuaja.” - Allahu do të vërë në provë besimin tuaj, në mënyrë që të spikasin qartë ata që luftojnë sinqerisht dhe durojnë në rrugën e Tij. Ata që e zbatojnë urdhrin dhe luftojnë për të lartësuar fenë e Allahut, ata janë besimtarë të vërtetë. Ndërsa ata që ngurrojnë në këtë drejtim, e bëjnë për shkak të mangësisë në besimin e tyre.