هَٰٓأَنتُمۡ هَٰٓؤُلَآءِ تُدۡعَوۡنَ لِتُنفِقُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ فَمِنكُم مَّن يَبۡخَلُۖ وَمَن يَبۡخَلۡ فَإِنَّمَا يَبۡخَلُ عَن نَّفۡسِهِۦۚ وَٱللَّهُ ٱلۡغَنِيُّ وَأَنتُمُ ٱلۡفُقَرَآءُۚ وَإِن تَتَوَلَّوۡاْ يَسۡتَبۡدِلۡ قَوۡمًا غَيۡرَكُمۡ ثُمَّ لَا يَكُونُوٓاْ أَمۡثَٰلَكُم
Ja, ju jeni ata që ftoheni për të dhënë në rrugën e All-llahut (për luftë kundër armikut tuaj), e dikush prej jush bën koprraci, e kush bën koprraci, ai bën kundër vetvetes, All-llahu s'ka farë nevoje, e ju jeni të varfër (keni nevojë). Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Besimtarët e sinqertë dëshironin që Allahu përmes Kuranit t’i lejojë të luftojnë kundër armikut, mirëpo kur u shpall Kurani, që e urdhëroi luftën hipokritët u frikësuan sikur të thirreshin për vdekje, e do të ishte më mirë për ta të ishin të sinqertë ndaj Allahut, sepse sikur të mbetnin në atë mosbesim në të cilin kishin qenë toka do të mbushej me të këqija, e pos asaj, njerëzit e tillë ishin të mallkuar prej Zotit. Hipokritët nuk thelloheshin në studimin e mësimeve të Kuranit, meqë djalli ua kishte hijeshuar punët e këqija, duke i mashtruar se do të jetojnë gjatë. Ata edhe bashkëpunonin me jehuditë, të cilët ia kishin mëri Kuranit, dhe iu thoshin se do të shkaktojnë përçarje