49. Huxhurat · Ajeti 7 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 49:1–49:10

"O besimtarë, mos vendosni për asnjë send para se të orientoheni njëherë në udhëzimet e Zotit dhe të Pejgamberit. Kur të bisedoni në praninë e Pejgamberit, mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e tij dhe mos u ngërmoni pranë tij, sikurse i ngërmoheni njëri-tjetrit dhe mos e thirrni me emër thjesht o Muhammed, por Pejgamber i Zotit, o i dërguar i Zotit. Njëfarë Thabit bin Kajs kishte zërin e lartë e kur zbriti ky ajet, ai tha: "Unë jam ai që kam ngritur zërin, pra më humbi mundi i im'" dhe i pikëlluar ngeli në familje. Një ditë Pejgamberi pyeti për të se ku është që nuk po e shoh" Vajtën e i treguan e ai tha: "Unë jam xhehenemli, i kam humbur të mirat'" treguan Pejgamberit, e ai tha: "Jo, ai është xhennetli". Zërin duhet ta keni të ulët kur jeni pranë tij dhe nuk duhet ta trazoni pa rregull e ta thirrni prej së jashtmi.

Myslimanët nuk duhet të nguten e të gjykojnë menjëherë rreth ndonjë thënie a lajm, sepse lajmi mund të jetë i rrejshëm, kurse ata të gabojnë.

Shkaku i zbritjes së këtij ajeti ishte: "Harith bin Darar Huzai vjen te Pejgamberi, e pranon fenë islame, e jep zeqatin, i thotë Pejgamberit po shkoj te populli im e po i thërras të vijnë në fe nëse pranojnë po e mbledh zeqatin, kurse ti ma dërgo një njeri ta marrë zeqatin. Merret vesh se ata kishin pranuar fenë, kishin dhënë zeqatin, e Pejgamberi e dërgon Velid ibni Akabën te Harithi. Velidi niset, por frikësohet dhe në rrugë kthehet e i thotë Pejgamberit se Harithi deshi të më mbysë dhe nuk ma dha zeqatin. Pejgamberi dërgon një ekip kundër Harithit, por posa dalin ata prej Medinës e takojnë Harithin duke sjell zeqatin, ndaj, kuptohet se Velidi kishte gënjyer.

Tentimi i ngatërresës ndërmjet dy grupeve ishte: ndërmjet fisit Evs dhe Hazrexh, e mund të ishte edhe rasti kur Ibni Ubej, prijës i hipokritëve i kishte thënë Pejgamberit: mos m'u afro se era e gomarit që i ke hipur po më mundon. Një ensar i ka thënë: era e gomarit të Pejgamberit është më e këndshme se era jote. Atëherë nga të dy anët filloi shamata.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 49:6–49:8

- “O ju që keni besuar! Nëse ndonjë i padrejtë ju sjell ndonjë lajm, ju shqyrto - jeni mirë, në mënyrë që të mos e lëndoni ndonjë njeri pa dashje, e pastaj të pendo - heni për atë që keni bërë. ” - Allahu i Lartësuar na urdhëron dhe porosit që të verifikojmë me kujdes çdo lajm që na vjen prej atyre që i quan ‘ El-Fasik’ - të prishurit, pra, ata që shkelin çdo kufi. Është detyrë marrja e të gjitha masave, për të qenë i sigurt në çdo lajm që na vjen prej tyre, për të mos gjykuar në mënyrë të gabuar përmes

këtyre lajmeve, që mund të jenë të rreme, dhe kështu të përfundojmë edhe ne si shkelës të së vërtetës dhe të drejtës. Pa dyshim, ai që gjykon duke u bazuar në lajme të rreme, të gabuara e të paverifi - kuara, do të jetë pasues i mashtruesve. Allahu i Madhëruar dhe Krenar na ka ndaluar që të ndjekim rrugën e atyre që prishin dhe janë përhapës të mashtrimit dhe padrejtësisë. Duke u nisur edhe nga ky ajet, shumë dijetarë janë rezervuar në pranimin e transmetimit të haditheve nga një person i panjohur, i pasigurt, që nuk njihet plotësisht se ç’karakter është, pasi mund të jetë njeri i prishur dhe jo i denjë për ta pranua si burim. Disa të tjerë i kanë pranuar transmetimet e kësaj kategorie, sepse, në fakt, ne thjesht jemi urdhëruar për të verifikuar lajmin, nëse na vjen nga një fasik, ndërsa kur nuk është vërtetuar plotësisht që është njeri i prishur, atëherë lejohet, sepse - sikurse thamë - ai është thjesht i panjohur. 61 Shumë mufesirë kanë thënë se ky ajet ka zbritur dhe flet për El Uelid Ibn Ukbeh Ibn Ebu Muajtin, kur Profeti i Allahut e dërgoi për të mbledhur sadakatë e fisit Benu Mustalik. Kjo ngjarje vjen me rrugë të ndryshme transmetimi, më e mira e të cilave është ajo që sjell imam Ahmedi në Musned, nga prijësi i fisit Benu Mustalik, që ishte Harith Ibn Ebu Dirari, si edhe nga Xhuejrije Bintu Harith, Nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!). Imam Ahmedi sjell nga Dinari se ai ka dëgjuar Harith Ibn Ebu Dirar el Huzain (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), që të thotë: 2436. “Shkova tek Profeti i Allahut ﷺ ,i cili më ftoi në Islam. Unë pranova dhe hyra në Islam. Pastaj ai më ftoi të jepja zekatin dhe unë pranova. Pastaj i thashë: “O Profeti i Allahut! Unë do të kthehem tek ata (populli im), që t’i ftoj në Islam dhe të japin zekatin. Atij që do të më përgjigjet do t’ia marr zekatin. Kërkoj prej teje, o i Dërguari i Allahut, që të dërgosh tek ne një përfaqë - sues, me këto e ato cilësi, që të të sjellë gjithçka që ne do të kemi mbledhur prej zekatit.” Atëherë, kur Harithi mblodhi zekatin prej atyre që iu përgjigjën kësaj ftese, njoftoi Ibanin, të cilin Profeti i Allahut dërgoi për të marrë zekatin. Ky përfaqësues i ngarkuar nga Profeti u vonua dhe nuk po shkonte te Harithi. Atëherë, Harithi mendoi se mos kishte ndodhur diçka që kishte shkaktuar zemërimin e Zotit dhe të Profetit të Tij. Për këtë arsye, ai mblodhi parinë e popullit të tij dhe u tha: “Profeti i Allahut më përcaktoi një afat, në të cilën tha se do të dërgonte korrierin e tij për të marrë zekatin që kisha mbledhur. Pa dyshim, Profeti i Allahut nuk e thyen kurrë premti - min, prandaj mendoj se vonimi i ardhjes së korrierit është veçse tregues i zemërimit të tij. Për këtë arsye, ejani të gjithë së bashku, të shkojmë tek Profeti i Allahut!” Nga ana tjetër, Profeti i Allahut, pas vonesës së Ibanit, dërgoi Uelid Ibn Ukbeh Ibn Ebu Muajtin, që të merrte zekatin që kishte mbledhur Harithi. Uelidi u nis, por pasi kishte bërë një pjesë të rrugës, pati frikë që të shkonte tek ai fis që sapo kishin pranuar Islamin, prandaj u kthye e shkoi drejt e tek Profeti i Allahut dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Harithi nuk ma dha zekatin dhe tentoi që të më vriste.” Atëherë, Profeti i Allahut u zemërua dhe dërgoi një grup drejt Harithit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Por sapo ata dolën nga Medina, u përballën me Harithin, që ishte nisur drejt Profetit. Harithi i pyet: “Për ku jeni drejtuar?” - “Drejt teje”, - thanë ata. - “Po përse?” - “Profeti i Allahut dërgoi tek ju Uelid Ibn Ukben dhe ai pretendoi se ti nuk doje ta jepje zekatin, madje tentove edhe vrasjen e tij.” Harithi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tha: “Jo! Betohem në Atë që dërgoi Muha - medin me të vërtetën! Kurrë nuk e pashë të vinte dhe vërtet nuk erdhi tek ne.” Pastaj Harithi shkoi tek Profeti i Allahut, i cili i tha: “O Harith, vërtet nuk deshe ta jepje zekatin dhe tentove që të vrisje korrierin tim?” - “Jo, - tha Harithi, - betohem në Atë që të dërgoi me të vërtetën! As nuk e pashë dhe as nuk erdhi tek unë. Madje, unë u nisa drejt teje, pasi mendova se duhet të kishte ndodhur diçka që Profeti i Allahut nuk e dërgoi korrierin e vet. Unë pata frikë se mos

kishim zemëruar Allahun e Lartësuar dhe Profetin e Tij.” Atëherë zbritën këto ajete nga surja Huxhurat: “O ju që keni besuar! Nëse ndonjë i padrejtë ju sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë ...”, deri tek: “Allahu është i Gjithëditur e i Urtë.” Kështu e kanë transmetuar Ibn Ebu Hatimi, Ibn Xheriri dhe Taberaniu. - “Dijeni se mes jush është i Dërguari i Allahut.” - Dijeni se mes jush është i Dërguari i Allahut, prandaj nderojeni dhe respektojeni figurën e tij, me edukatën më të lartë. Bindjuni urdhëresave të tij, sepse ai është më i ditur - ka diturinë që i ka dhënë Zoti - rreth gjërave që janë të dobishme për ju, po ashtu është më i dhembshur për ju sesa ju për veten tuaj. Pa dyshim që gjykimi i tij në lidhje me ju është më i plotë sesa gjykimi juaj për veten tuaj, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: “Profeti është më i mëshirshëm (e i kujdesshëm) për besimtarët sesa ata vetë për veten e tyre...” [Ahzab 6]. Më pas, i Lartësuari na tregon se, shpesh - herë, opinionet dhe vendimet tona janë jo të sakta dhe nuk japin dobinë e kërkuar: - “Sikur ai t’ju dëgjonte ju në shumë çështje, ju do të rëndoheshit ... ” - Pra, nëse do t’ju bindej në të githa zgjedhjet dhe vendimet tuaja, kjo do të çonte në rëndesën tuaj, do t’ju fuste në vështirësi e vuajtje, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “Sikur e vërteta të kishte qenë sipas dëshirave të tyre, sigurisht do të ishin shkatërruar qiejt e Toka dhe çdo gjë që gjendet në to. ...” [Mu’minun 71]. - “... por është Allahu Ai që jua bën të dashur besimin dhe jua zbukuron atë në zemrat tuaja ...” - Ai e bëri imanin të dashur dhe e zbukuroi për zemrat tuaja. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), i cili rrëfen që: 2437. “Profeti i Allahut gjithmo - në thoshte: “Islami është ajo që shfaqet, ndërsa imani është në zemër.” Enesi thotë: “Profeti i Allahut tregoi me gisht gjoksin e tij tri herë dhe pastaj tha: “Devotshmëria është këtu, devotshmëria është këtu, devotshmëria është këtu!” - “... ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, jua bën që t’i urreni. ” - Ai ju bëri që të urreni këto tri gjëra, pra 1. mohimin e të vërtetës; 2. shfrenimin ( el fusuk), rënien në gjynahet e mëdha; 3. mosbindjen ndaj Allahut. Këtu futen të gjitha llojet e gjynaheve dhe mosbindjes ndaj urdhëresave të Zotit. Këto këshilla janë sjellë në mënyrë graduale, me qëllim që Zoti ta përmbushë tërësisht e butësisht mirësinë e Tij mbi robërit e Vet. - “Këta dhe vetëm këta janë të udhëzua - rit”. - Ata të cilët stolisen me këto cilësi dhe përmbushin këto porosi, ta dinë se Allahu i Lartësuar u ka dhuruar udhën e drejtë, si edhe aftësinë dhe meritën për të ndjekur atë. Imam Ahmedi sjell një pjesë të hadithit nga Ebu Rifa’ah Zerkij dhe ky nga i ati, i cili ka thënë se një prej duave, që bënte Profeti i Allahut ditën e Uhudit ishte: 2438. Allahumme habbib ilejna el iman ue zejjinhu fi kulûbina, Ue kerrih ilejnâ el kufra, uel fusuka uel isjan ue xhealna miner rashidin.” (O Zot! Na e bëj të dashur imanin dhe zbukuroje atë në zemrat tona! Bëje të urryer për ne mohimin, shkeljen e kufijve të Tu, poshtërsitë dhe mosbindjen ndaj Teje! Na bëj ne prej të udhëzuarve drejt.) Ndërsa në një hadith që i atribuohet Profetit ﷺ thuhet: 2439. “Ai që gëzohet kur bën punë të mira dhe trishtohet për gjynahet e tij, ai është besimtar.” - “Kjo është mirësi prej Allahut. ” - Këto dhurata janë thjesht bujari nga Zoti për ju. Kjo është bujaria, mirësia dhe mëshira e Tij mbi ju. - “Allahu është i Gjithëditur e i Urtë. ” - Ai është i Gjithëditur për ata që e meritojnë udhëzimin dhe ata që e meritojnë të mbeten në humbje dhe errësirë. Ai është i Urtë në të gjitha fjalët, në veprat në Sheriatin që ka caktuar për robërit e Tij dhe në kaderin e Tij, pra, në çdo ligj të kësaj ekzistence, që ka krijuar dhe të çdo funksioni në të.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 49:7–49:8

- “Dijeni se mes jush është i Dërguari i Allahut. Sikur ai t’ju dëgjonte ju në shumë çështje, ju do të rëndoheshit; ...” - Allahu i Madhëruar u kujton besimtarëve se mes tyre ishte Profeti (a.s.), i Dërguari besnik i Tij. Ai ishte njeriu bamirës, që dëshironte vetëm të mirën për besimtarët. Ai ishte udhëzuesi në rrugën e drejtë, që frymëzohej nga vetë Allahu. Ata ndonjëherë mund të dëshironin gjëra që, në fakt, ishin të dëmshme për ta, ndërsa ai dëshironte vetëm të mirën për ata, duke mos i miratuar dëshirat e tyre të dëmshme. Nëse ai do t’u bindej shumë prej kërkesave të tyre, ato do të bëheshin shkak që ata të rëndoheshin dhe çështjet t’u vështirësoheshin. Profeti (a.s.) i udhëzonte në më të mirën dhe më të dobishmen për ata, prandaj besimtarët duhej t’i bindeshin atij. - “...por është Allahu Ai që jua bën të dashur besimin dhe jua zbukuron atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, jua bën që t’i urreni.” – Kuptimi: Duke iu bindur Profetit (a.s.), ju keni gjetur udhëzimin e drejtë. Është Allahu Ai që jua bën besimin të dashur dhe të këndshëm për zemrat tuaja. Është Ai që i mbush zemrat tuaja me dashuri për të vërtetën, duke i dhënë asaj përparësi mbi gjithçka tjetër. Ai jua përforcon këtë dashuri me fakte të shumta, që e mbështesin atë. Allahu ju mundëson që të pendoheni dhe të ktheheni tek Ai të nënshtruar dhe të bindur. Nga ana tjetër, Ai jua ka bërë të urryer kufrin, gjynahet dhe mosbindjen ndaj Tij. Ai futi në zemrat tuaja urrejtjen për ligësinë dhe mosdëshirën për ta vepruar atë. Ai solli argumente të shumta që tregojnë për dëmet e të keqes dhe e orientoi natyrën e pastër njerëzore që të mos e pranojë atë, por ta urrejë e ta trajtojë si diçka të neveritshme. - “Këta dhe vetëm këta janë të udhëzuarit (në Rrugën e Drejtë). ” - Këta janë fatlumët, të cilëve Zoti ua bëri imanin të dashur dhe të bukur për zemrat e tyre, ndërsa kufr-in, gjynahet dhe mosbindjen ua bëri të urryera. Këta janë el rashidun , që kanë dituri dhe siguri rreth të vërtetës, si edhe vepra sipas kësaj diturie, me qëllimin e sinqertë vetëm për të fituar kënaqësinë e Krijuesit. Këta janë të përqendruar në fenë e vërtetë dhe nuk i ndahen rrugës së drejtë të Zotit. Të kundërtët e tyre janë el gaun, që iu është bërë i dashur dhe i bukur në zemër kufr-i, gjynahet dhe mosbindja, ashtu si iu është bërë i urryer besimi dhe veprat sipas tij. Për këtë përmbysje, faji është vetëm i tyre. Kur ata i shkelin kufijtë e Zotit, Ai ua vulos tërësisht zemrat, sikurse thotë i Madhëruari: “Por kur ata devijuan, edhe Allahu ua devijoi zemrat. Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull që kalon kufijtë.” [Saff 5]. Kur ata nuk e pranojnë imanin, kur iu prezantohet për

herë të parë, Allahu ua rrotullon zemrat për nga humbja. 26 Pastaj Allahu i Madhëruar thotë: - “Kjo është mirësi (e dhuruar) prej Allahut.” - Udhëzimi në rrugën e drejtë është mirësi e dhuruar nga Allahu Bujar dhe Bamirës, e jo i merituar me forcën dhe përpjekjet e tyre. - “Allahu është i Gjithëditur e i Urtë.” - Allahu i di ata që tregohen falënderues ndaj mirësive të Tij, prandaj ua shton ato edhe më shumë. Ai i di edhe ata që nuk i japin hakun mirësive të Tij, duke treguar mosmirënjohje. Ata nuk e meritojnë dhuratën e Tij, prandaj dhe i privon nga ajo. Allahu ia jep udhëzimin atij që Ai e gjykon, me drejtësinë dhe urtësinë e Tij absolute.

← Huxhurat 49:7