5. Maide · Ajeti 105

سورة المائدة
Përkthimi Sherif Ahmeti
105

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ عَلَيۡكُمۡ أَنفُسَكُمۡۖ لَا يَضُرُّكُم مَّن ضَلَّ إِذَا ٱهۡتَدَيۡتُمۡۚ إِلَى ٱللَّهِ مَرۡجِعُكُمۡ جَمِيعٗا فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

O ju që besuat, ruajeni veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu dhe Ai ju njofton për atë që vepruat.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Për të mirën e njerëzve, Allahu e bëri të shenjtë Qaben me rrethina, i përcaktoi të shenjtë katër muaj në vit, ashtu që në atë vend dhe në atë kohë ndaloi luftën, bile edhe gjuetinë e egërsirave. I bëri të shenjta edhe kafshët e shënuara me qafore, që ishte shenjë, se ajo është e zgjedhur për kurban. Të gjitha këto bëhen për të qenë njerëzit të lirë në çështjet e fesë dhe në çështjet e jetës, por megjithëkëtë idhujtarët mekas kundërshtonin udhëzimet e Zotit. Nuk është kompetencë e Pejgamberit a.s., që njerëzit t'i verë në rrugë të drejtë; detyra e tij është ta kumtojë shpalljen e Zotit. Të pyetet Pejgamberi a.s. ose dijetarët e fesë për çështje të fesë e të jetës është porosi e Zotit, por pyetjet e panevojshme, pyetjet përgjigjet e të cilave do të shkaktonin brengosje e keqësim, nuk duhen bërë. Këso pyetjesh i patën bërë Salihut për devenë, Musait për ta parë Zotin, Isait për tryezën dhe pasi morën përgjigjen, nuk e zbatuan urdhrin, prandaj edhe u bënë jobesimtarë. Në kohën e xhahilijetit arabët kishin ndaluar disa kafshë shtëpiake, që të mos iu hahet mishi i tyre, të mos pihet qumështi ose të mos ngarkohen me barrë, siç ishin Behire - deveja që kishte lindur pesë herë e të fundit mashkull, i shkyhej veshi dhe shpallej e lirë, nuk ngarkohej, nuk i hypej. Saibe-deve, që bëhej e lirë kur njeriu thoshte: nëse shërohem nga sëmundja, deveja ime qoftë Saibe. Vesile - ishte qengji mashkull i lindur binjak me një femër. Qengjin femër e konsideronin të tyre, mashkullin të zotave, e kur lindte mashkulli binjak me femrën, nuk therej për zotat. Hami - ishte mashkulli i deves, dhe pasi bijtë e tij ishin rritur, shpina e tij ndalohej për të hipur. Këto ishin adete të injorantëve, kështu që Feja Islame i anuloi. Jemi të obliguar të këshillojmë për mirë e të ndalojmë nga e keqja derisa të mos dominojë: lakmia e tepërt, dhënia pas epsheve, dhe t’i japë përparësi secili arsyes së vet. Nëse arrin kjo gjendje ndër njerëz, atëherë ruaje veten tënde, pse këshilla nuk ka më efekt. trashëgimtarë), se po thyhet betimi i tyre me një betim tjetër. Kini frikë Allahun dhe bindjuni, se Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin shkatërrues.