5. Maide · ajete 106–108

سورة المائدة
106

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ شَهَٰدَةُ بَيۡنِكُمۡ إِذَا حَضَرَ أَحَدَكُمُ ٱلۡمَوۡتُ حِينَ ٱلۡوَصِيَّةِ ٱثۡنَانِ ذَوَا عَدۡلٖ مِّنكُمۡ أَوۡ ءَاخَرَانِ مِنۡ غَيۡرِكُمۡ إِنۡ أَنتُمۡ ضَرَبۡتُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَأَصَٰبَتۡكُم مُّصِيبَةُ ٱلۡمَوۡتِۚ تَحۡبِسُونَهُمَا مِنۢ بَعۡدِ ٱلصَّلَوٰةِ فَيُقۡسِمَانِ بِٱللَّهِ إِنِ ٱرۡتَبۡتُمۡ لَا نَشۡتَرِي بِهِۦ ثَمَنٗا وَلَوۡ كَانَ ذَا قُرۡبَىٰ وَلَا نَكۡتُمُ شَهَٰدَةَ ٱللَّهِ إِنَّآ إِذٗا لَّمِنَ ٱلۡأٓثِمِينَ

Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu shehadetu bejnikum ‘idha hedere ‘ehedekumul-mewtu hinel-wesijeti ethnani dhewa ‘adlin minkum ‘ew ‘aharani min gajrikum ‘in ‘entum derebtum fil-’erdi fe’esabetkum musibetul-mewti tehbisunehuma min ba’di es-selæti fejuksimani billahi ‘ini ertebtum la neshteri bihi themenæn we lew kane dha kurba we la nektumu shehadetel-lahi ‘inna ‘idhæn leminel-’athimine

O ju që besuat, dëshmimi me rastin e atij që lë testament (vasijjet) kur i është afruar ndonjërit prej jush vdekja, bëhet me dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj, ose dy të tjerë pos jush, nëse jeni në udhëtim (në rrugë e s'keni të afërm) dhe ju gjen telashja e vdekjes. E nëse dyshoni (në dëshminë e tyre) i ndalni ata të dy pas namazit (të iqindisë) dhe ata betohen në All-llahun: "Ne nuk e japim betimin në All-llahun për asgjë edhe sikur të jetë (ai për të cilin betohemi) i afërm dhe nuk e fshehim dëshminë e (porositur prej) All-llahut, pse atëherë ne do të jemi mëkatarë!

107

فَإِنۡ عُثِرَ عَلَىٰٓ أَنَّهُمَا ٱسۡتَحَقَّآ إِثۡمٗا فَـَٔاخَرَانِ يَقُومَانِ مَقَامَهُمَا مِنَ ٱلَّذِينَ ٱسۡتَحَقَّ عَلَيۡهِمُ ٱلۡأَوۡلَيَٰنِ فَيُقۡسِمَانِ بِٱللَّهِ لَشَهَٰدَتُنَآ أَحَقُّ مِن شَهَٰدَتِهِمَا وَمَا ٱعۡتَدَيۡنَآ إِنَّآ إِذٗا لَّمِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ

Fe’in ‘uthire ‘ala ‘ennehuma estehekka ‘ithmæn fe’aharani jekumani mekamehuma minel-ledhine estehekka ‘alejhimul-’ewlejani fejuksimani billahi leshehadetuna ‘ehekku min shehadetihima we ma a’tedejna ‘inna ‘idhæn lemine edh-dhalimine

E nëse dihet se ata të dy kanë merituar mëkat (kanë gënjyer), atëherë në vend të tyre merren dy të tjerë prej atyre që kanë më meritë (meritë trashëgimi) dhe ata të dy betohen në All-llahun: "Dëshmimi ynë është më i drejtë nga dëshmimi i atyre (dy të parëve), dhe ne nuk e tejkaluam (drejtësinë), pse atëherë do të ishim nga mizorët!

108

ذَٰلِكَ أَدۡنَىٰٓ أَن يَأۡتُواْ بِٱلشَّهَٰدَةِ عَلَىٰ وَجۡهِهَآ أَوۡ يَخَافُوٓاْ أَن تُرَدَّ أَيۡمَٰنُۢ بَعۡدَ أَيۡمَٰنِهِمۡۗ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَٱسۡمَعُواْۗ وَٱللَّهُ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡفَٰسِقِينَ

Dhalike ‘edna ‘en je’tu bish-shehadeti ‘ala wexhhiha ‘ew jehafu ‘en turedde ‘ejmanun ba’de ‘ejmanihim we etteku Ellahe we esma’u wel-lahu la jehdil-kawmel-fasikine

Ky (rregull) është më afër që të bëjnë dëshmimin (dëshmitarët e testamentit) ashtu si është drejt, dhe që të frikësohen (dëshmitarët trashëgimtarë) se po thyhet betimi i tyre me një betim tjetër. Kini frikë All-llahun dhe bindjuni, se All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin shkatërrues.