Fe’in ‘uthire ‘ala ‘ennehuma estehekka ‘ithmæn fe’aharani jekumani mekamehuma minel-ledhine estehekka ‘alejhimul-’ewlejani fejuksimani billahi leshehadetuna ‘ehekku min shehadetihima we ma a’tedejna ‘inna ‘idhæn lemine edh-dhalimine
E nëse dihet se ata të dy kanë merituar mëkat (kanë gënjyer), atëherë në vend të tyre merren dy të tjerë prej atyre që kanë më meritë (meritë trashëgimi) dhe ata të dy betohen në All-llahun: "Dëshmimi ynë është më i drejtë nga dëshmimi i atyre (dy të parëve), dhe ne nuk e tejkaluam (drejtësinë), pse atëherë do të ishim nga mizorët!
Dhalike ‘edna ‘en je’tu bish-shehadeti ‘ala wexhhiha ‘ew jehafu ‘en turedde ‘ejmanun ba’de ‘ejmanihim we etteku Ellahe we esma’u wel-lahu la jehdil-kawmel-fasikine
Ky (rregull) është më afër që të bëjnë dëshmimin (dëshmitarët e testamentit) ashtu si është drejt, dhe që të frikësohen (dëshmitarët trashëgimtarë) se po thyhet betimi i tyre me një betim tjetër. Kini frikë All-llahun dhe bindjuni, se All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin shkatërrues.
Jewme jexhma’u Ellahu er-rusule fejekulu madha ‘uxhibtum kalu la ‘ilme lena ‘inneke ‘ente ‘allamul-gujubi
(Përkujtojeni o njerëz) Ditën kur All-llahu i tubon të dërguarit e u thotë: "Çfarë përgjigje (popujt) u dhanë juve?" Ata (pejgamberët) thonë: "Ne nuk dimë, vërtet Ti je që i di të gjitha të fshehtat!"*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Njeriu ka të drejtë ta lërë testament një pjesë të pasurisë së tij, por nuk duhen dëm - tuar trashëgimtarët. Për testamentin e lënë duhet të jenë dëshmitarë dy njerëz të drejtë nga të afërmit e atij që lë testament. Nëse është në ndonjë udhëtim e nuk ka të afërm, atëherë mund të caktohen dy dëshmitarë të tjerë. Nëse trashëgimtarët dyshojnë në drejtësinë e dëshmitarëve, prej tyre kërkohet të betohen në emër të Allahut. Betimi bëhet pas namazit të iqindisë e në prezencën e njerëzve. Nëse zbulohet, se dëshmitarët e testamentit nuk e kanë treguar të vërtetën, atëherë betimi i tyre asgjësohet dhe në vend të tyre betohen dy nga të afërmit e testamentuesit. Në Ditën e Kijametit në rastin kur psherëtin xhehenemi Zoti i pyet pejgamberët për popullin, të cilit i ishin dërguar, se a iu përgjigjën thirrjes ose jo. Pejgamberët, para Zotit përgjigjen nga tronditja se nuk dinë, e kjo sepse momenti është shumë i vështirë, ku në këtë rast tronditen të gjithë krijesat nga psherëtitja e xhehenemit, Allahu na ruajt!
‘Idh kalel-lahu ja ‘isa ebne merjeme edhkur ni’meti ‘alejke we ‘ala we e-detike ‘idh ‘ejjedttuke biruhil-kudusi tukellimu en-nase fil-mehdi we kehlæn we ‘idh ‘allemtukel-kitabe wel-hikmete wet-tewræte wel-’inxhile we ‘idh tehluku minet-tini kehej’etit-tejri bi’idhni fetenfuhu fiha fetekunu tejræn bi’idhni we tubri’ul-’ekmehe wel-’ebrese bi’idhni we ‘idh tuhrixhul-mewta bi’idhni we ‘idh kefeftu beni ‘isra’ile ‘anke ‘idh xhi’tehum bil-bejjinati fekalel-ledhine keferu minhum ‘in hadha ‘illa sihrun mubinun
All-llahu (atë ditë) i thotë: "O Isa, bir i Merjemes, përkujtoi të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin), e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kur ishe) i pjekur (si burrë), kur ta mësova ty librin e urtësinë Tevratin e Inxhilin, kur me lejen Time formove nga balta si formë shpeze e i fryve asaj dhe me urdhrin Tim u bë shpezë, kur e shërove të verbërin dhe të sëmurin nga sëmundja e lëkurës me dëshirën Time, kur me urdhrin Tim i nxore (të gjallë) të vdekurit, kur i zbrapa beni israilët prej teje (që deshën të të mbysin) atëherë kur erdhe me argumente, e disa prej tyre që nuk besuan thanë: "Kjo (mrekullia e Isait) nuk është tjetër vetëm se magji e qartë!
Dhe (përkujto) kur Havarijjunët thanë: "O Isa, bir i Merjemes, Zoti yt a mund të na zbresë një tryezë nga qielli?" (Isai) tha: "Kini frikë All-llahun nëse jeni besimtarë!"
Kalu nuridu ‘en ne’kule minha we tetme’inne kulubuna we na’leme ‘en kad sedektena we nekune ‘alejha mine esh-shahidine
(Ata) Thanë: "Ne dëshirojmë të hamë nga ajo dhe të na binden (edhe më shumë) zemrat tona dhe të vërtetojmë bindshëm se na e the të vërtetën e të bëhemi dëshmues të saj!"
Kale ‘isa ebnu merjemel-lehumme rebbena ‘enzil ‘alejna ma’ideten mine es-sema’i tekunu lena ‘idæn li’wwelina we ‘ahirina we ‘ajeten minke we erzukna we ‘ente hajru er-razikine
Isai, bir i Merjemes, tha: "O All-llah, Zoti ynë, zbritna nga qielli një tryezë, të na jetë festë (gëzim) për ne dhe për ata (që vijnë) pas nesh, të jetë argument prej Teje, dhe dhurona se Ti je furnizuesi më i mirë!"
We ‘idh kalel-lahu ja ‘isa ebne merjeme ‘e’ente kulte lilnnasi ettehidhuni we ‘ummije ‘ilehejni min duni Ellahi kale subhaneke ma jekunu li ‘en ‘ekule ma lejse li bihekkin ‘in kuntu kultuhu fekad ‘alimtehu ta’lemu ma fi nefsi we la ‘a’lemu ma fi nefsike ‘inneke ‘ente ‘allamul-gujubi
Dhe kur All-llahu tha: "O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: "Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos All-llahut!?" (Isai) Tha: "Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s'është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç'ka ka në mua, e unë nuk di çka ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!"
Ma kultu lehum ‘illa ma ‘emerteni bihi ‘eni a’budu Ellahe rabbi we rebbekum we kuntu ‘alejhim shehidæn ma dumtu fihim felemma teweffejteni kunte ‘ente er-rekibe ‘alejhim we ‘ente ‘ala kulli shej’in shehidun
"Unë nuk u kam thënë tjetër atyre, pos asaj që Ti më urdhërove; ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj,dhe sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe roje (dhe dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar për çdo send!
Kalel-lahu hadha jewmu jenfa’u es-sadikine sidkuhum lehum xhennatun texhri min tehtihal-’enharu halidine fiha ‘ebedæn redijel-lahu ‘anhum we redu ‘anhu dhalikel-fewzul-’adhimu
All-llahu tha: "Kjo është dita që të drejtëve u bën dobi drejtësia e tyre. Ata kanë xhennete në të cilët rrjedhin lumenj, janë për jetë të pasosur në to. All-llahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Ky është shpëtim i madh".
Lillahi mulku es-semawati wel-’erdi we ma fihinne we huwe ‘ala kulli shej’in kadirun
Vetëm i All-llahut është sundimi ndaj qiejve e tokës dhe çka ka në to. Ai është i plotfuqishëm për çdo send.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi Zoti përmendi Ditën e Gjykimit në të cilën i tubon të gjithë pejgamberët dhe njerëzit, e pejgamberët i pyet, se kush e pranoi thirrjen e tyre e kush jo, në mënyrë të veçantë do ta marrë në pyetje Isain, sepse jehuditë dhe të krishterët patën qëndrime të kundërta rreth tij. Jehuditë nënçmuan atë dhe nënën e tij, ndërsa të krishterët e tepruan duke e ngritur në nivel të Zotit. Të gjitha të mirat dhe mrekullitë e përmendura rreth Isait, janë të mbështetura në dëshirën dhe në fuqinë e Zotit, me të cilën gjë kuptohet, se lsai ishte njeri dhe pejgamber dhe se vepronte me lejen e Zotit. Havarijunët ishin njerëzit më të sinqertë, të cilët kishin besuar Zotin dhe Isain si pejgamber, ishin krahu i Isait. Kërkuan që Zoti t’ua zbresë një tryezë nga qielli, jo pse kishin dyshim në fuqinë e Zotit, dhe jo pse kishin për qëllim të hanin nga ajo, por nga dëshira që të manifestonin besimin e tyre me bindje edhe më të forta dhe të ndiejnë një kënaqësi. Duke e pyetur Isain, se a i ka thënë popullit që ta besojnë atë dhe nënën e tij për zota, shfaqet qortimi më i fortë kundër atyre që patën bindje të gabuara ndaj Isait dhe nënës së tij. Zoti e di, se Isai nuk ju ka thënë ashtu, por dëshiron që para të gjithë njerëzve në Ditën e Gjykimit të parashtrojë gabimin dhe kokëfortësinë e tyre, të cilin e vazhduan edhe pas shpjegimeve të Kuranit, se Isai është njeri dhe i Dërguar i Zotit e jo zot, dhe
Shpërndaj
—Recitimi nuk u hap. Provoni një recitues tjetër ose kontrolloni lidhjen.
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.