5. Maide · Ajeti 11

سورة المائدة
Përkthimi Sherif Ahmeti
11

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱذۡكُرُواْ نِعۡمَتَ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ إِذۡ هَمَّ قَوۡمٌ أَن يَبۡسُطُوٓاْ إِلَيۡكُمۡ أَيۡدِيَهُمۡ فَكَفَّ أَيۡدِيَهُمۡ عَنكُمۡۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ

O ju që besuat! Përkujtojeni të mirën e All-llahut ndaj jush kur, një popull tentoi të zgjasë duart e veta (për mbytje) kundër jush, kurse Ai i zbrapsi duart e tyre prej jush. Respektojeni All-llahun (duke zbatuar urdhrat e Tij) dhe vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kur doni të faleni, qyshdo qoftë, nëse nuk mundeni në këmbë, atëherë ulur ose shtrirë është obligim t’i lani fytyrat, duart deri në bërryla, këmbët deri në zogj të tyre, e kokës duhet t’i japësh mes-h (duhet fërkuar me dorë të lagur). Këto janë katër farzet e “abdesit”. Tejemumi është zëvendësim i abdestit e ndonjëherë edhe i tërë larjes. Zotimi i përmendur është ai që pat marrë Pejgamberi a.s. prej besimtarëve, se do ta ndihmojnë e do t’i binden në çdo moment. lthtarët e besimit islam janë të obliguar, që t'i përmbahen gjithnjë drejtësisë, qoftë fjala për mikun ose për armikun. Populli që u përpoq ta mbyste Pejgamberin a.s. ishte ai i jehudive Beni Nadir, të cilët deshën t’i hedhin një gur mbi