5. Maide · Ajeti 18

سورة المائدة
Përkthimi Sherif Ahmeti
18

وَقَالَتِ ٱلۡيَهُودُ وَٱلنَّصَٰرَىٰ نَحۡنُ أَبۡنَٰٓؤُاْ ٱللَّهِ وَأَحِبَّٰٓؤُهُۥۚ قُلۡ فَلِمَ يُعَذِّبُكُم بِذُنُوبِكُمۖ بَلۡ أَنتُم بَشَرٞ مِّمَّنۡ خَلَقَۚ يَغۡفِرُ لِمَن يَشَآءُ وَيُعَذِّبُ مَن يَشَآءُۚ وَلِلَّهِ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَاۖ وَإِلَيۡهِ ٱلۡمَصِيرُ

Jehuditë dhe të krishterët thanë: "Ne jemi bijtë e All-llahut dhe të dashurit e Tij". Thuaju: "E pse pra Ai ju dënon me mëkatet tuaja?" Jo, ju jeni njerëz që Ai ju krijoi. Ai i falë atij që do dhe e dënon atë që do. Sundimi i qiejve, i tokës dhe i gjithë ç'ka në mes tyre është vetëm i All-llahut dhe vetëm te Ai është e ardhmja.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Shkak i zbritjes së pjesës së parë të kësaj kaptine ishin idhujtarët mekas, të cilët nuk besonin për ndëshkimet që i përshkruan Kurani, ndëshkime që do t’i përjetojnë jobesimtarët në botën tjetër. Si më i dalluar ndër ta ishte një farë Nadir bin Harithi, i cili kur iu tërhoqi vërejtjen Pejgamberi a.s. për azabin e ahiretit, ai haptazi u lut: Nëse është kjo që na thotë Muhamedi e vërtetë prej Teje, atëherë lësho mbi ne gurë prej qiellit! Ky ishte ai që e kërkoi dënimin e Kijametit. Në luftën e Bedrit atë e copëtuan shpatat e muslimanëve. Si përgjigje e kërkesës së tij shpallet kjo sure, ku thuhet se dënimi në Kijamet është një realitet, që s’ka kush që mund ta pengojë, sepse ai është caktim i Zotit, i pronarit të të gjitha rrugëve, që ngrejnë lart fjalën e punën e mirë, ngrejnë njerëzit e mirë, kurse i ulin poshtë të këqijtë. Ose rruga në të cilën ngjiten melaiket, që sikur të llogaritej me kohën tonë do të duhej udhëtuar pesëdhjetë mijë vjet të dynjasë. Mund të jetë që Dita e Kijametit është e gjatë sa pesëdhjetë mijë vjet, por për njerëzit e mirë është sa t’i falin dy rekate namaz. Zoti e di më së miri! Muhamedi a.s. urdhërohet të jetë i durueshëm, ani pse atyre iu duket punë e largët Kijameti, ai është afër dhe kriminelët do të jepnin djemtë e vet, gruan, vëllain, familjen e gjithçka tjetër, vetëm e vetëm për ta shpëtuar veten, por nuk munden, sepse para kanë xhehenemin; ai thërret dhe i tërheq si magneti ata që nuk besuan, që e kërkonin sa më shpejt dënimin.