Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu la tettehidhul-jehude we en-nesara ‘ewlija’e ba’duhum ‘ewlija’u ba’din we men jetewellehum minkum fe’innehu minhum ‘innall-llahe la jehdil-kawme edh-dhalimine
O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.
Feteral-ledhine fi kulubihim meredun jusari’une fihim jekulune nehsha ‘en tusibena da’iretun fe’asallahu ‘en je’tije bil-fethi ‘ew ‘emrin min ‘indihi fejusbihu ‘ala ma ‘eserru fi ‘enfusihim nadimine
E ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se ngarendin te ta (për miqësi) duke thënë: "Po frikësohemi se mos po na sillet ndonjë e keqe". Po All-llahu do të sjellë fitoren, ose diç tjetër nga ana e Tij, e atëherë do të pendohen për atë që e mbanin fshehtë në shpirtin e tyre.
Ata që besuan ju thonë: "A këta ishin që u betuan në Zotin me betimin më të fortë të tyre se ishin me ju? I shkatërruan veprat e veta dhe aguan të dëshpëruar".
Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu men jertedde minkum ‘an dinihi fesewfe je’ti Ellahu bikawmin juhibbuhum we juhibbunehu ‘edhilletin ‘alel-mu’uminine ‘a’izzetin ‘alel-kafirine juxhahidune fi sebili Ellahi we la jehafune lewmete la’imin dhalike fedlu Ellahi ju’utihi men jesha’u wel-lahu wasi’un ‘alimun
O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s'ka dyshim se All-llahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e All-llahut që i jep atij që do. All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.
Shpërndaj
—Recitimi nuk u hap. Provoni një recitues tjetër ose kontrolloni lidhjen.
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.