5. Maide · Ajeti 55 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 5:47–5:59

Kur'ani i cili i zbriti Muhammedit, përveç që vërteton librat e mëparshëm, ai është edhe garantues e sigurues i tyre, ngase devijimet në to i zbulon dhe e mbron të vërtetën në to.

Çdo pejgamber thuajse ka pasur ligjin e vet, sipas së cilit ka programuar jetën e atij popullit, të cilit i është dërguar, por të gjithë pejgamberët kanë qenë unikë në mësimet e bazave të besimit.

Muhammedi urdhërohet të gjykojë sipas Kur'anit, urdhërohet që të mos pajtohet me dëshirat e kundërshtarëve, bile urdhërohet që të ketë kujdes e të mos mashtrohet nga intrigat e tyre e ta shkelë ndonjë dispozitë, sepse ata janë jashtë rrugës së Zotit, andaj edhe nuk kuptojnë të drejtën e të vërtetën, e dëshirojnë gjendjen e hershme të injorancës.

Kur është çështja rreth besimit, rreth Kur'anit dhe Muhammedit, nuk lejohet kurrfarë miqësie me kundërshtarët e tij. Në këto ajete është fjala për disa munafikë (hipokritë), të cilët vetëm ishin i deklaruar si besimtarë, e në të vërtetë nuk kishin pranuar sinqerisht fenë Islame, me motivacion se i kishin frikë ndonjë rrotullimi eventual, bashkëpunonin me kundërshtarët.: I larguari prej fesë Islame është "murted". Edhe kjo është një mrekulli e Kur'anit, ngase para se të ndodhë lajmëron se do të ketë ndonjë të tillë, që me të vërtetë pati, por në kohën e Pejgamberit ka pasur pak, kurse në kohën e Ebu Bekrit - shumë. Ebu Bekri i luftoi pa mëshirë dhe pa frikë murtedët, të cilët i asgjësoi. Pra, u vërtetua fjala e Allahut se do të sjellë popull që i do Zoti dhe që ata e duan Zotin, e këta ishin shokët e Pejgamberit dhe të gjithë ata që luftuan e do të luftojnë për rrugën e Zotit derisa të ekzistojë kjo jetë.

Ata që ishin sinqerisht në krahun e Allahut, të Pejgamberit dhe të myslimanëve, gjithnjë ishin I fitues, andaj nuk duhet afruar atyre që me fenë e Allahut përqeshen e tallen: ata janë fasika dhe fuqia e tyre është e dobët. Fuqia i takon Allahut dhe atyre që besojnë.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 5:54–5:56

Allahu i Madhëruar na tregon për pushtetin e Tij absolut dhe për faktin se ata të cilët e shpërfillin nuk e ndihmojnë rrugën dhe fenë e Tij dhe nuk e zbatojnë Sheriatin e shpallur prej Tij, Ai mund t’i zëvendësojë me një popull tjetër, që të jenë më të mirë e të bindur se ata, pasues të denjë të fesë së Tij, ta fortë, trima, të udhëzuar e të përqendruar në rrugën e Tij, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “...Nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.” [Muhamed 38]. Ndërsa në këtë ajet, Allahu i Madhëruar thotë: - O ju që keni besuar! Kush prej jush largohet nga feja e vet... - Domethënë, kush e braktis të vërtetën, për t'u bërë palë me të kotën, - (le ta dijë se) Allahu do të sjellë një popull tjetër të cilin Ai do ta dojë dhe ata do ta duan Atë... - Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ebu M usa el Eshariu, i cili rrëfen: 1021. “Kur zbriti ky ajet, Profeti i Allahut tha: “Ata janë (si) populli i këtij (Ebu Musa el Eshariut) ”. 261 Një version të ngjashëm ka sjellë edhe Ibn Xheriri.

- modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve... - Këto janë cilësitë e besimtarëve të kulluar dhe të përkryer në imanin e tyre. Ata janë modestë me vëllezërit e tyre besimtarë dhe krah i fortë kundër jobesimtarëve dhe armiqve. I Madhëruari thotë në një ajet tjetër: “Muhamedi është profet i Allahut. Ata që e shoqërojnë atë janë të ashpër me jobesimtarët dhe të mëshirshëm me njëri - tjetrin...” [Fet'h 29]. Profetin është përshkruar si “i buzëqeshur e luftëtar i frikshëm”, sepse ishte i buzëqeshur me besimtarët, por një luftëtar i frikshëm për armiqtë e tij. - që lufton në rrugën e Allahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. - Asgjë nuk i pengon ata që t’i binden Allahut, të zbatojnë ligjin e Tij, të luftojnë kundër armiqve të Tij, të urdhërojnë për të mira e të ndalojnë nga të këqijat. Asgjë nuk mund t’i pengojë ata nga përmbushja e këtyre porosive të Zotit të tyre. Ata nuk frikësohen as nga kërcënimet. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Dheri, që ka thënë: 1022 . “I dashuri im, (Muhamedi) më urdhëroi për shtatë gjëra: Më urdhëroi që t'i dua të varfrit dhe të qëndroj pranë tyre; më urdhëroi që të shikoj ata që janë poshtë meje (nga pasuria) e të mos shoh ata që janë sipër meje; më urdhëroi që t’i mbaj lidhjet farefisnore e të mos i shkëpus kurrë ato edhe nëse ata i shkëpusin me mua; më urdhëroi që të mos i kërkoj askujt asgjë; më urdhëroi që ta them të vërtetën edhe kur është e hidhur; më urdhëroi që të mos i frikësohem kërcënimit të askujt (në rrugën e Allahut); më urdhëroi që të them sa më shpesh: ‘ Lâ ĥaule ue lâ ku-uete il -lâ bil -lâh’ sepse ato janë sjellë nga një thesar poshtë Arshit.” Sërish imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Seid el Hudriu, që ka thënë: 1023 . “Mos t’ju pengojë frika nga njerëzit që të thoni të vërtetën, kur e shikoni vetë dhe jeni dëshmitarë të saj. Dijeni se thënia e të vërtetës dhe kujtimi i njerëzve për frikën ndaj të Madhërishmit, as nuk e afrojnë exhelin dhe as nuk e largojnë rizkun.” Imam Ahmedi sjell hadithin tjetër nga Ebu Seid el Hudriu, që i Dërguari i Allahut ka thën ë: 1024. “Askush nga ju të mos e nënçmojë veten e vet dhe të mos thotë asnjë fjalë në rastin kur për hir të Allahut duhet të flasë! Në Ditën e Kijametit, atij do t’i thuhet: “Çfarë të pengoi të flasësh e të thuash kështu e ashtu?” Ai do të thotë: “Frika nga njerëzit!” Atëherë Allahu do të thotë: “Unë e meritoja më shumë të më frikësoheshe!” - Kjo është dhurata e Allahut, që ia jep atij që Ai do. - Çdokush që ka këto cilësi, ta dijë se kjo është mirësi e dhuruar prej Allahut; është Ai që ia ka bërë mbarë për t’i arritur. - Allahu është Dhurues i madh e i Gjithëditur. - Allahu është Bujar i madh, por është edhe i Gjithëdituri, për ata që e meritojnë të marrin nga mirësia e Tij dhe ata që nuk e meritojnë. - Miqtë tuaj (të vërtetë) janë vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe ata që besojnë - ata që falin namazin e japin zekatin dhe janë të përulur (në adhurim). - Jehudët e të krishterët nuk janë miqtë dhe aleatët tuaj. Miqtë e vërtetë dhe ndihmëtarët tuaj janë Allahu, Profeti i Tij dhe besimtarët. Më pas, Ai i përshkruan besimtarët, duke thënë: “...ata që falin namazin e japin zekatin...”. Pra, bëhet fjalë për ata besimtarë që kanë këto cilësi. Së pari, ata e falin rregullisht namazin, dhe kjo është shtylla më e rëndësishme e Islamit (pas shehadetit). Ky është një adhurim që i përkushtohet vetëm Allahut, si një dhe i pashoq. Ata japin zekatin, duke qenë kështu bamirës ndaj krijesave me pasurinë e tyre dhe duke përmbushur hakun e nevojtarëve. Më pas, i Madhëruari thotë: “janë të përulur (në adhurim) ”. Disa e kanë kuptuar gabimisht këtë fjali, duke aluduar se kuptimi i saj është: “e japin zekatin të përulur”, pra, duke u përkulur në kohën kur japin zekatin. Nëse kuptimi i ajetit do të ishte i tillë, atëherë kjo do të tregonte se dhënia e zakatit duke u përkulur do të ishte më e mirë dhe e lëvdueshme. Por ky kuptim

nuk është i saktë. Nuk njohim asnjë dijetar të fetvasë që ta ketë kuptuar kështu. Në fakt, ka ardhur një fjalë nga Ali Ibn Ebu Talibi se ky ajet zbriti dhe flet për të, në një ngjarje që i kishte ndodhur atij. Kështu, njëherë, një lypës kaloi pranë tij, kur Aliu ishte në ruku. Në këtë kohë, ai i dha lypësit unazën e tij. Por kjo histori është e pasaktë. Sikurse u përmend në hadithet e mësipërme, ky ajet u zbrit dhe flet për Ubadetu Ibn Samitin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), i cili u distancua nga çdo pakt e aleancë e lidhur në të shkuarën me jehudët dhe pranoi mbështetjen tek Allahu i Madhëruar dhe miqësinë me Profetin e Tij dhe besimtarët. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar, pas gjithë këtyre, thotë: - E kush ka mik Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, (ta dijë se) s’ka dyshim se pala e Allahut, ata janë ngadhnjimtarë.” - Allahu i Lartësuar thotënë një ajet tjetër: “Allahu e ka shkruar: “Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë.” Allahu është i Fuqishëm e Ngadhënjimtar. Nuk gjen popull që beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit e të dojë ata që e kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe sikur ata të jenë prindërit, fëmijët, vëllezërit ose farefisi i tyre. Të tillë janë ata, në zemrat e të cilëve Ai ka shkruar besimin, e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe do t’i futë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Këta janë pala e Allahut. Ta dini se pala e Allahut janë të shpëtuarit.” [Muxhadile 21, 22]. Kështu, çdokush që kënaqet e mjaftohet me afërsinë e mbështetjen e Allahut, me miqësinë e aleancën me Profetin e Allahut dhe besimtarët, ai ka për të fituar çdo të mirë në dynja dhe ahiret dhe do të jetë gjithmonë i ndihmuar dhe ngadhënjimtar në të dyja jetët. Për këtë arsye, i Madhëruari thotë në këtë ajet: “E kush ka mik Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, (ta dijë se) s’ka dyshim se pala e Allahut, ata janë ngadhnjimtarë.”

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 5:55–5:56

Pasi na ndaloi nga miqësia me jobesimtarët, të çdo lloji qofshin: idhujtarë, çifutë e të krishterë, dhe pasi na bëri të ditur se përfundimi i tyre është shkatërrimi dhe humbja e qartë, Allahu i Madhëruar na tregon se me cilët është detyrë të miqësohemi dhe të afrohemi dhe ç’të mirash fitojmë nëse e bëjmë këtë. Ai thotë: - “Miqtë tuaj (të vërtetë) janë vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe ata që besojnë - ata që falin namazin e japin zekatin dhe janë të përulur (në adhurim).” - Afrimiteti me Allahun e Madhëruar arrihet me besim të drejtë e të sinqertë, të ndërtuar mbi dituri të saktë dhe të vërtetë, si dhe me devotshmëri, duke kryer urdhrat e duke lënë ndalesat fetare, në shenjë dashurie, madhërimi e përunjësie për Allahun. Çdokush që ka besimin dhe devotshmërinë pa dyshim do të jetë mik i dashur i Allahut të Madhëruar. Dhe ai që është mik i Allahut është edhe mik i Profetit të Tij. Çdokush që është mik i dashur i Allahut dhe i Profetit të Tij, do të miqësohet dhe afrohet me ata që Zoti dhe Profeti i duan, pra, me besimtarët që besojnë me zemër dhe në praktikë, që i përkushtohen me sinqeritet Allahut, duke e falur namazin me rregull, që tregohen bamirës edhe me krijesat, duke u dhënë zekatin atyre që e meritojnë. Allahu i Lartësuar thotë: “...që e japin zekatin me përulësi...”, pra, duke shprehur varfërinë dhe përunjësinë e tyre të thellë para Allahut. Allahu i Lartësuar thotë gjithashtu: “Miku juaj është vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe ata që besojnë …”, duke përdorur fjalën “vetëm”. Nga kjo kuptohet se miqësia, dashuria dhe afrimiteti duhet të kufizohen veçse me ata që përmenden në ajet. Vetëm ata duhet të jenë miqtë, të dashurit e të afërmit tanë, ndërsa prej të tjerëve duhet të distancohemi. Pastaj i Madhëruari përmend dobinë e kësaj miqësie dhe afrimiteti, duke thënë: - “E kush ka mik Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, (ta dijë se) s’ka dyshim se pala e Allahut, ata janë ngadhnjimtarë.” - Pra, do të jetë pjesëtar i palës së Allahut, do të jetë pjesë e adhuruesve të Allahut dhe të dashurve të Tij. Pa dyshim, pala e Allahut dhe të afërtit e Tij do të jenë triumfuesit. Atyre u takon përfundimi i mirë në dynja dhe ahiret, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “Premtimi Ynë u është dhënë më parë robve Tanë të dërguar, se ata, pa dyshim, do të ndihmohen dhe se ushtria Jonë, ata do të je në ngadhënj imtarët.” [Saffat 171 – 173]. Ky është një përgëzim i madh për të gjithë ata që përpiqen sinqerisht të zbatojnë porositë e Allahut, duke u bërë prej të dashurve të Tij. Ata do të jenë gjithmonë të fituarit, edhe nëse ndonjëherë, me urtësinë e Tij, Allahu i Madhëruar do të lejojë që të sprovohen, duke ua dhënë fitoren armiqve të tyre. Këtë Allahu i Madhëruar e lejon përkohësisht, me urtësinë e Tij, por në përfundim fitorja i takon besimtarëve, miqve e të dashurve të Allahut të Madhëruar. Nuk ka më fjalëdrejtë se Allahu i Lartësuar.

← Maide 5:55