5. Maide · Ajeti 6 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 5:6–5:11

Kur doni të faleni, qyshdo qoftë, në këmbë, ulur ose shtrirë, është obligim t'i lani fytyrat, duart deri në bërryla, këmbët deri në zogj të tyre, e kokës duhet dhënë mes-h (duhet fërkuar me dorë të lagur). Këto janë katër farzet e të ashtuquajturit "abdesit". Tejemmumi është zëvendësim i abdestit e ndonjëherë edhe i tërë larjes.

Zotimi i përmendur është ai që pat marrë Pejgamberi prej besimtarëve se do ta ndihmojnë e do t'i binden në çdo moment. Ithtarët e besimit islam janë të obliguar që gjithnjë t'i përmbahen, drejtësisë, qoftë fjala për mikun ose për armikun. Populli që u përpoq ta mbyste Pejgamberin ishte ai i jehudive Beni Nadir, të cilët deshën t'ia hedhin një gur mbi krye, por Zoti i tregoi dhe Pejgamberi u largua.

Sipas "Sahihajnëve" Pejgamberi ndahet prej shokëve për të pushuar nën një hije, ku e kot gjumi. Një arab, njëfarë Gavreth bin Harith vjen fshehurazi, e merr shpatën që e kishte varur Pejgamberi dhe i drejtohet me të atij (Pejgamberit) duke i thënë: Kush më pengon tash që të të mbysë" Këtë e përsërit tri herë, ndërsa Pejgamberi i përgjigjet duke i thënë: Allahut Atëherë atij i shpëton shpata prej dore, të cilën e kap Pejgamberi, i thërret shokët dhe u tregon ngjarjen. Kur i thotë Pejgamberi: Kush do të shpëtojë tash ty? Ai i thotë: Ai që e ka tash shpatën është më i miri. Pejgamberi ia falë gabimin dhe ai e pranon fenë islame.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 5:6

- O ju që keni besuar! Kur të përgatiteni për të falur namaz - Shumë selefë, duke shpjeguar këtë ajet, kanë thënë se kuptimi është: “Kur të përgatiteni për të falur namaz dhe ju jeni të papastër ritualisht (pa abdes).”. Ndërsa disa të tjerë kanë thënë se kuptimi është: “Kur të ngriheni nga gjumi për të falur namaz...” Këto dy mendime janë të përafërta. Ndërsa disa të tjerë kanë thënë se kuptimi i ajetit është më i gjerë se kaq. Ai na urdhëron për të marrë abdes sa herë që duam të falim namaz, por për atë që nuk ka abdes, ky urdhër është detyrë që të zbatohet, ndërsa për atë që ka abdes, ky urdhër është i pëlqyeshëm që të zbatohet. Është thënë, gjithashtu, se urdhri për të marrë abdes për çdo namaz ishte i detyrueshëm të zbatohej në fillimet e

Islamit, por më vonë ky detyrim u abrogua dhe tashmë marrja e abdesit për çdo namaz është e pëlqyeshme (nëse je me abdes). Ibn Omeri ishte i vazhdueshëm në marrjen e abdesit me kujdes për çdo namaz ( farz). Mbase vazhdimësia e Ibn Omerit në këtë vepër tregon pëlqyeshmërinë e saj. Ky është edhe mendimi i shumicës së dijetarëve. Ibn Xheriri sjell hadithin nga Ibn Sirini se kalifët (pas Profetit) merrnin abdes për çdo namaz. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Burejdete, që ka thënë: 947 . “Profeti i Allahut merrte abdes për çdo namaz. Por ditën e çlirimit të Mek ës, ai mori abdes duke u dh ënë mes’h dy mesteve të tij dhe i fali të gjitha namazet (e ditës) me një abdes të vetëm. Omeri i tha atij: “O i Dërguari i Allahut! Sot bëre diçka që nuk e ke bërë më parë...” Profeti ﷺ tha: “Me qëllim e bëra, o Omer.” Kështu e kanë sjell ë këtë hadith Muslimi dhe autor ët e Sunen-eve prej Sufjanit. Tirmidhiu ka thënë që ky është një hadith hasen sahih. Ibn Xheriri sjell rrëfimin e Nezal Ibn Sebrate, q ë tregon: “Njëherë e pashë Aliun, që fali namazin e drekës, dhe pastaj u ul për takim me njerëzit në El Rahbe. Pastaj mori ujë dhe lau fytyrën dhe duart (deri te bërrylat), fshiu kokën dhe këmbët e tij dhe tha: “Ky është abdesi i atij që nuk e ka prishur abdesin.” Ibn Xheriri sjell sërish rrëfimin nga Ibrahimi se: “Aliu, .... pasi mori një abdes të shpejtë (me disa lëshime), tha: “Ky është abdesi për atë që nuk e ka prishur abdesin.” P ërsëri Ibn Xheriri citon Enesin, se: “Omer Ibn Hatabi mori një abdes të lehtë (me disa lëshime) dhe tha: “Ky është abdesi për atë që nuk e ka prishur abdesin.” Ky është një isnad sahih. Kështu, pra, pëlqyeshmëria e marrjes së abdesit (ose, siç i thonë, rinovimi i abdesit) për atë që nuk e ka prishur atë, është e ligjëruar dhe p ër k ëtë dëshmon tradita e Profetit ﷺ dhe sahabëve. - lani fytyrën - Një grup dijetarësh kanë argumentuar me fjalën e Allahut: “Kur të përgatiteni për të falur namaz, lani fytyrën ...”, për të thënë se është detyrë për të patur nijet të qartë para abdesit. 236 Pra, ajeti sikur thotë: “Kur të përgatiteni për të falur namaz, lani fytyrën me qëllim marrjen e abdesit (pastrimin ritual). Siç thonë arabët në shprehjet e tyre: “Kur të shohësh mbretin, ngrihu për të, pra, me qëllimin për ta nderuar atë.” Në dy Sahih-ët është hadith i: 848. “Veprat vlerësohen sipas q ëllimi dhe çdokujt do t’i jepet veçse ajo që ka për qëllim.” Është e pëlqyeshme që të përmendet Allahu para abdesit, sipas hadithit q ë vjen n ë rrugë të mira transmetimi nga një grup sahab ësh, se Profeti ka thënë: 949. “Nuk ka abdes për atë që nuk e përmend emrin e Allahut.”237 Është e pëlqyeshme larja e dy duarve deri tek kyçet përpara futjes së tyre në enën me ujë. Kjo bëhet edhe më fortë në rastin kur ngrihemi prej gjumit, sipas hadithit në dy Sahih-ët nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 950. “Kur dikush prej jush zgjohet nga gjumi, të mos e fusë dorën në enë para se ta lajë atë tri herë, sepse askush prej jush nuk e di ku ka qëndruar dora (gjatë gjumit).” Fytyra përfshin pjesën ku fillojnë flokët e ballit e poshtë deri në mjekër dhe nofullën e poshtme për së gjati, si edhe nga veshi në vesh për së gjeri. Pjesa e zgjatur e mjekrës që zgjatet mbi sipërfaqen që është pjesë e fytyrës, a është detyrë që të lahet me ujë? Janë dy mendime dijetarësh: 1. Është detyrë që uji të kalojë në të, sepse fjala el uexhh do të thotë “pamje ballore”, dhe mjekra hyn në këtë em ërtim. N ë një hadith thuhet se, njëherë: 951. Profeti pa një burrë që kishte mbuluar mjekrën e tij dhe i tha: “Zbuloje atë, sepse mjekra është prej fytyrës (el uexhh)!” 2. Futja e ujit në brendësi të mjekrës (duke futur gishtat në brendësi të saj) është e pëlqyeshme, nëse ajo është e dendur. Është transmetuar saktësisht se Profeti e ka fërkuar mirë mjekrën, duke futur tri herë gishtat nëpër të gjatë larjes së fytyrës. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Shekiku, q ë rrëfen: 952. “E kam parë Uthmanin që të marrë abdes....” - dhe e tregon hadithin, ku ndër të tjera thotë: “...pastaj ai e fërkoi mirë mjekrën (me gishtat e tij) tri herë kur lau

fytyrën dhe tha: ‘E kam parë Profetin e Allahut që të veprojë ashtu siç më patë ju të veproja’.” Këtë hadith e ka sjellë Tirmidhiu, që e ka gjykuar si hasen. Po kështu e ka sjellë edhe Ibn Maxhe. Edhe Buhariu e ka gjykuar si hadith hasen. Bejhakiu ka thënë: “Na është transmetuar se mosfërkimi i mirë i mjekrës, duke futur gishtat nëpër të, është diçka e tolerueshme. Kjo m ënyrë vjen e transmetuar nga Ibn Omeri, Hasen Ibn Aliu, Nehaiu dhe një grup tabiinësh.” 238 Në hadith të saktë është transmetuar se: 953 . “Kur Profeti merrte abdes, lante gojën (madmada) dhe hundën ( istensheka).”. A është e detyrueshme apo e pëlqyeshme larja e gojës dhe hundës gjatë abdesit dhe gusulit.239 Imamët kanë dhënë mendime të ndryshme p ër k ëtë. Imam Ahmedi sjell dëshminë për Ibn Abasin, i cili: 954 . mori abdes, lau fytyrën, mori një grusht ujë dhe me të lau gojën (madmada) dhe (istenthera) hundën. Pastaj mori një grusht tjetër me ujë, e hodhi në dorën tjetër dhe lau me të dyja fytyrën. Pastaj mori një grusht ujë dhe lau me të dorën e tij të djathtë (deri tek bërryli). Pastaj mori një grusht ujë dhe lau me të dorën e majtë (deri tek bërryli). Pastaj fërkoi kokën. Pastaj mori një grusht ujë dhe e hodhi me kujdes në këmbën e tij të djathtë, derisa e lau atë. Pastaj mori një grusht ujë dhe lau me të këmbën e majtë. Pastaj tha: “Kështu e kam parë (t ë merrte abdes) të Dërguarin e Allahut.” Këtë hadith e ka sjellë edhe Buhariu. - dhe duart (e krahët) deri te bërrylat... - Pra, ‘së bashku me bërrylat’. Nga Xhabir Ibn Abdilahi transmetohet se ka thënë: 955 . “Kur Profeti merrte abdes, e kalonte ujin rreth bërrylave t ë tij.” 240 Është e pëlqyeshme që, së bashku me bërrylin, të lahet edhe një pjesë e krahut, sipas asaj që sjell Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra, i cili tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: 956. “Umeti im do të dallohet në Ditën e Gjykimit si ata kuajt e zinj me shenja të bardha në gjymtyrët dhe fytyrën e tyre, nga gjurnët e abdesit. Ai që ka mundësi t’i shtojë e zmadhojë gjurmët e abdesit, le ta bëjë!” - fërkoni kokën - Në dy Sahih-ët është hadithi nga Abdullah Ibn Zejd Ibn Asimi, që përshkruan abdesin e Profetit. Një burrë e pyeti atë dhe i tha: 957. “A mund të më përshkruash se si e merte abdesin i Dërguari i Allahut?” - “Po, - tha Abdullah Ibn Zejdi dhe kërkoi t’i sillnin një enë me ujë. Pastaj fërkoi gjithë kokën e tij me duar të lagura, duke i fërkuar nga pjesa e parme në pjesën e prapme të kokës. Ia filloi me pjesën e ballit dhe i kaloi duart duke fërkuar gjithë kokën me dy pëllëmbët e tij, derisa mbërriti në pjesën e fundit të kokës nga mbrapa; pastaj i ktheu përsëri dy pëllëmbët, duke fërkuar kokën në të njëjtën rrugë atje ku nisi.” Edhe nga Aliu është transmetuar përafërsisht e njëjta mënyrë. Ebu Daudi sjell një hadith të ngjashëm nga Muaujetu dhe Mikdad Ibn Meadjekribi. Në këto hadithe mbështeten ata që e bëjnë të detyrueshme fshirjen e të gjithë kokës gjatë abdesit. Ky është mendimi i imam Malikut dhe imam Ahmedit. Ndërsa Ebu Hanife është i mendimit se, për të përmbushur detyrimin, mjafton fshirja e një të katërtës së kokës, pra, vetëm pjesa ballore e kokës. Imam Shafiiu ka thënë se mjafton si fshirje e kokës qoftë edhe masa më e vogël që mund të quhet fshirje (meseĥa). Kështu, nëse fshin qoftë edhe një pjesë flokësh nga koka, është e mjaftueshme. Këta argumentohen me hadithin e Mugirate Ibn Shubes, në të cilin thuhet: “...ai fshiu pjesën ballore të kokës dhe vazhdoi fshirjen mbi çallmën e tij...” Ky hadith është në Sahih-un e Muslimit dhe në referenca të tjera. Por pasuesit e medhhebit të Imam Ahmedit, në përgjigje të këtij argumentimi, thonë: “Profeti fshiu prej kokës vetëm pjesën ballore të saj, sepse e përfundoi fshirjen mbi çallmën që kishte mbuluar kokën. Kjo është e pranueshme edhe nga ne, sepse fshirja mbi çallmë zëvendëson fshirjen mbi pjesën e kokës që është e mbuluar. Ka shumë hadithe që tregojnë se Profeti jepte mes'h mbi çallmën dhe dy mestet e tij. Ky kuptim është më

parësor për t’u ndjekur, prandaj ju nuk duhet të mjaftoheni vetëm duke fshirë pjesën ballore, përveçse në rastin kur keni veshur çallmë dhe e plotësoni fshirjen e kokës mbi të.241 - dhe (lajini) këmbët deri te nyjet! - Vëreni me kujdes se në ajet thuhet: “...lani fytyrën dhe duart (e krahët) deri te bërrylat, fërkoni kokën dhe (lajini) këmbët deri te nyjet!”. Pyetja që shtrohet është: Fragmenti: “dhe këmbët deri te nyjet!”, a është i lidhur me pjesën: “fërkoni kokën”, apo me pjesën: “lani fytyrën dhe duart tuaja deri te bërrylat”? Ky ajet është lexuar në dy mënyra: - Shumica e lexuesve të Kur'anit e lexojnë këtë ajet në mënyrë: “ Ue erxhulekum ilâ El kea'bejn” me gërmën ‘ e’ pas gërmës ‘ l’ tek fjala erxhulekum. Në këtë mënyrë, fragmenti: “…dhe këmbët deri te nyjet!”, lidhet me pjesën: “lani fytyrën dhe duart tuaja deri te bërrylat”. Pra, ky është një urdhër për t’i larë edhe këmbët deri te nyjet. Me fjalë të tjera, kuptimi është: “...dhe (lajini) këmbët deri te nyjet!”. Ibn Ebu Hatimi sjell dëshminë se Ibn Abasi e lexoi në këtë mënyrë “ erxhulekum” dhe tha: “Këto lidhen me pjesën “lani fytyrën dhe duart tuaja deri te bërrylat”.” I njëjti mendim është transmetuar edhe nga Abdullah Ibn Mesudi, Uruetu, Atâu, Ikrima, Haseni, Muxhahidi, Ibrahimi, Dahhaku, Seddiju, Mukatil Ibn Hajjani, Zuhriu, Ibrahim Tejmiju etj. Kjo mënyrë leximi tregon qartë se larja e këmbëve deri te kaviljet është prej farzeve të abdesit, sikurse kanë thënë selefët (dijetarët e hershëm). Madje, shumica e dijetarëve janë argumentuar pikërisht me këtë ajet se radhitja e veprimeve (si në ajet) është kusht dhe detyrë e domosdoshme për saktësinë e abdesit, duke arsyetuar se për të ruajtur renditjen e larjes së gjymtyrëve, fragmenti “…dhe këmbët deri te nyjet!”, është vendosur pas pjesës “fërkoni kokën”, edhe pse ajo është e lidhur me pjesën “lani fytyrën dhe duart tuaja deri te bërrylat”, sikurse u shpjegua. Pra, kjo është bërë për të treguar renditjen e detyrueshme të larjes së gjymtyrëve të abdesit. Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve, ndryshe nga mendimi i Ebu Hanifes, i cili mëton se renditja e veprimeve nuk është detyrë e abdesit. Sipas tij, nëse dikush lan fillimisht këmbët, pastaj fshin kokën, pastaj lan duart pastaj fytyrën, kjo është e pranueshme dhe abdesi është i pranueshëm. Sipas këtij mendimi, ajeti thjesht na urdhëron që t’i lajmë këto gjymtyrë, ndërsa lidhëza 'ue' (dhe) në gjuhën arabe nuk tregon renditje. Por dijetarët e tjerë i janë përgjigjur këtij arsyetimi me faktin që, në fillim të përmendjes së gjymtyrëve që duhen larë, Allahu i Lartësuar ka përmendur fytyrën, duke përdorur nyjën 'fe': “ Fegsilû uxhuhekum”, dhe nyjëza 'fe' shërben për të treguar renditjen e të gjitha të përmendurave më pas me nyjën 'ue'. Pra, sikur thotë: “Kur të përgatiteni për të falur namaz, (fillojani dhe) lani fytyrën, (pastaj) dhe duart (e krahët) deri te bërrylat...” Ndërsa disa dijetarë të tjerë kanë thënë që: kuptimin e saktë të ajetit dhe të çështjes a është detyrë apo jo renditja, na e jep Profeti me veprën e tij. Nëse ai i është përmbajtur gjithmonë kësaj renditjeje, atëherë kuptimi i saktë i ajetit është detyrueshmëria e renditjes. Por nëse ai nuk i është përmbajtur renditjes, atëherë renditja nuk është detyrë. Por askush nuk mund të vërtetojë se Profeti ka marrë abdes jo me renditjen e përmendur në ajet. Për këtë arsye, kuptimi i saktë është se renditja është detyrë dhe kusht për saktësinë e abdesit. - Disa e lexojnë këtë ajet në këtë mënyrë: “Ue erxhulikum ilâ el kea'bejn”, me gërmën ‘i’ pas gërmës ‘l’ tek fjala erxhulikum. Në këtë mënyrë, fragmenti: “…dhe këmbët deri te nyjet!”, lidhet me pjesën: “fërkoni kokën” Pra, në njëfarë mënyre, këtu kuptohet se edhe këmbët mund thjesht të fërkohen me duar të lagura. Me këtë mënyrë leximi argumentohen shiitët, të cilët mëtojnë se në lidhje me këmbët është detyrë fshirja e tyre me duar të lagura, e jo larja e tyre. Kjo, sigurisht, është e gabuar dhe në

kundërshtim me p orositë e Zotit dhe të Profetit. Është e vërtetë që këmbëve mund t’u jepet mes’h me duar të lagura, por kjo bëhet vetëm kur këmbët janë të veshura, me kushtet e përcaktuara qartë nga Profeti ﷺ . Dihet mirë se Profeti ka qenë dhe mbetet kuptuesi, sqaruesi dhe zbatuesi më i mirë i porosive të Kur'anit. Kështu, po të shohim traditën e Profetit ﷺ në dhënien mes’h të këmbëve, ai e ka bërë këtë kur i ka pasur këmbët të veshura dhe asnjëherë nuk i ka fshirë kur ka qenë zbathur. Nëse këmbët janë zbathur, është e detyrueshme larja e tyre, sikurse tregon ajeti kuranor dhe Tradita e Profetit ﷺ . Nëse shohim me kujdes ajetin, Allahu i Lartësuar, mes gjymtyrëve që duhet të lahen, ka ndërfutur një gjymtyrë, e cila fshihet me duar të lagura, duke thënë: “...lani fytyrën dhe duart tuaja deri te bërrylat, fërkoni kokën edhe këmbët deri te kaviljet.”. Qëllimi i kësaj ndërfutjeje është pikërisht ruajtja e renditjes. Një vendosje e tillë e fragmenteve në një fjali është diçka e përdorur gjerësisht në gjuhën arabe dhe nuk ka pse ajeti të keqkuptohet duke pretenduar se është detyrë që këmbët e zbathura thjesht të fshihen me duar të lagura. Pastaj, edhe sikur të pranonim se kemi të bëjmë me një urdhër për të fshirë këmbët, Profeti është ai që e kuptoi më mirë urdhrin e Allahut dhe këmbët i ka fshirë veçse kur kanë qenë të veshura, sipas rregullit për mestet. Kështu, imam Shafiiu ka thënë: “Nëse nga ajeti kuptojmë fshirjen e këmbëve, kjo bëhet veçse kur ato janë të veshu ra sipas rregullit për mestet.” Disa dijetarë kanë dhënë edhe një përgjigje tjetër, për të hedhur poshtë kuptimin e gabuar të shiitëve. Ata kanë thënë: “Edhe sikur të pranonim se kemi të bëjmë me një urdhër për të “fërkuar” këmbët, fjala “fërkoni” mund të kuptohet edhe si një larje e lehtë me ujë e gjymtyrës. Ndër argumentet më të mira për këtë është hadithi që sjell Hafidh el Bejhaki, i cili përcjell me senedin e tij deri tek Aliu se, njëherë: 958. Pasi fali namazin e drekës, Aliu u ul për takim me njerëzit në Rahbe të Kufes, derisa erdhi namazi i ikindisë. I sollën një enë me ujë, prej së cilës ai mori një grusht ujë dhe me të ‘fshiu’ (pra, me një larje të lehtë) fytyrën, duart (deri tek bërrylat), kokën e tij dhe këmbët. Pastaj u ngrit, e piu ujin e mbetur në enë duke qëndruar në këmbë dhe tha: “Disa nuk e pëlqejnë pirjen e ujit në këmbë dhe unë po ju them se e kam parë Profetin e Allahut të veprojë kështu si veprova unë dhe tha: “Kjo është forma e abdesit për atë që nuk e ka prishur atë.” Diçka prej kuptimeve të këtij hadithi ka sjellë edhe Buhariu në Sahih-un e tij nga Ademi. Sidoqoftë, mendimi i shiitëve se është detyrë vetëm fshirja me dorë të lagur e këmbës së zbathur është një shmangie e papranueshme nga e vërteta. Disa hadithe që flasin për detyrueshmërinë e larjes së këmbëve gjatë abdesit. Nga Uthmani, Ali Ibn Ebu Talibi, Ibn Abasi, Muavije, Abdullah Ibn Zejd Ibn Asimi dhe Mikdad Ibn Mead Jekribi përcillet se: 959 . “Profeti i lante këmbët gjatë abdesit, një, dy ose tri herë.” - sipas transmetimeve përkatëse. Nga Amr Ibn Shuajbi, ky nga i ati e ky nga gjyshi i tij përcillet se: 960. “Profeti i Allahut mori abdes duke larë këmbët, pastaj tha: “Ky është abdesi dhe Allahu nuk e pranon namazin pa të.” Në dy Sahih-ët është hadithi nga Abdullah Ibn Amri, që ka thënë: 961. “Gjatë një udhëtimi, Profeti u vonua e mbeti pas nesh. Kur a i na arriti, kishte hyrë namazi i ikindisë dhe ne ishim duke marrë abdes. Gjatë abdesit, nga nxitimi, ne thjesht po i fshinim këmbët (pa i larë me kujdes). Atëherë Profeti na foli me zë të lartë dhe tha: “Merreni me kujdes abdesin! Mjerë ata që nuk i lajnë kaviljet, prej zjarrit që i pret!” Kështu është sjellë ky hadith në dy Sahih-ët edhe nga Ebu Hurejra. Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi n ga Aishja se Profeti ka thënë: 962. “Merreni me kujdes abdesin! Mjerë atë që nuk i lajnë kaviljet, prej zjarrit që i pret!” Ibn Xheriri sjell hadithin nga Ebu Umame - ose nga vëllai i Ebu Umames: 963. “Profeti pa disa njerëz që po falnin

namaz. Në kaviljen ose kurrizin e këmbës së dikujt prej tyre pa një pjesë të vogël sa një dirhem, ose sa një thua të palagur nga abdesi dhe tha: “Mjerë ata që nuk i lajnë kaviljet, prej zjarrit që i pret!” Kështu, të gjithë ata që panë se kishin kaviljet të palagura nga abdesi, e përsëritën abdesin.” Argumentimi me këto hadithe është i qartë. Nëse do të ishte detyrë vetëm fshirja e këmbëve të zbathura e jo larja e tyre, ose nëse do të ishte e lejuar diçka e tillë, Profeti nuk do të kërcënonte ata që vepruan kështu, sepse thjesht fshirja e këmbës nuk e përfshin gjithë këmbën me larje, por veç atë pjesë që fshihet në rastin kur u japim mes'h. Në këtë mënyrë ua shpjegoi shiitëve këto hadithe imam Ibn Xheriri. Muslimi sjell në Sahih-un e tij hadithin nga Omer Ibn Hatabi: 964. “Një burrë mori abdes, por kishte lënë në këmbën e tij një pjesë sa një thua pa e larë. Profeti e pa këtë dhe tha: "Kthehu dhe rregulloje abdesin tënd!” Ndërsa në versionin e sjellë nga Ahmedi: 965. “... e urdhëroi të përsëriste abdesin. ” Imam Ahmedi dhe autorët e Sunen-eve sjellin hadithin nga Lakit Ibn Sabura, i cili rrëfen: 966. “Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Më tr ego për abdesin!” Ai tha: “Merr abdes me kujdes: fërkoje mirë hapësirën mes gishtave (gjatë larjes) dhe thithe sa më thellë ujin në hundë (istinshak), përveç nëse je me agjërim.” Imam Ahmedi sjell disa hadithe nga Amër Ibn Abese, si: 967. “...dhe pastaj i lan këmbët, ashtu siç e ka urdhëruar Allahu...” 242 Në Sahih-un e Muslimit, po nga Amër Ibn Abese, ky hadith vjen me një version tjetër, ku ndër të tjera thuhet: “Pastaj i lan këmbët siç ka urdhëruar Allahu...” Kjo tregon se urdhri në Kur'an ka ardhur për larjen e këmbëve. Kështu përcjell Ebu Is'ĥak Subiiu nga Harithi, e ky nga Al i Ibn Ebu Talibi, që ka thënë: 968. “Lajini këmbët deri tek kaviljet, ashtu siç jeni urdhëruar! ” Këto dëshmi na japin një kuptim më të qartë të hadithit që përcjell Abdi Hajri nga Aliu, ku thuhet se: 969. “Profeti i Allahut i spërkati këmbët me ujë, ndërkohë që kishte veshur nallanet, dhe i fërkoi ato.” Kështu, në këtë hadith fjala “spërkati” ka kuptimin “i lau lehtë”, ndërkohë që kishte veshur nallanet. Kjo tregon gjithashtu se nuk ka pengesë që këmbët të lahen edhe kur ke veshur nallane (ose sandale). Nga ana tjetër, ky hadith është argument edhe kundër të gjithë atyre që e koklavitin dhe e shtrëngojnë çështjen jashtë mase, për shkak të vesveseve të shumta me të cilat janë ngarkuar në lidhje me larjen e gjymtyrëve të abdesit. Ibn Xheriri sjell had ithin nga Hudhejfe, që tregon: 970. “Profeti i Allahut shkoi tek vendi i mbeturinave të një fisi. Ai urinoi në këmbë, dhe pastaj kërkoi t’i sillnin ujë, me të cilin mori abdes dhe fshiu nallanet nga sipër.” Ky është një hadith sahih. Duke shpjeguar këtë hadith, Ibn Xheriri thotë se transmetuesit e besueshëm dhe hafizët e hadithit e ka në sjellë kështu këtë rrëfim: 971. “... Ai urinoi në këmbë, dhe pastaj kërkoi t’i sillnin ujë, me të cilin mori abdes dhe fshiu mestet nga sipër.” Harmonizimi i këtyre dy variante është i mundshëm, sepse ka mundësi që Profeti të kishte veshur mestet dhe nallanet mbi to. Në transmetimin që Ahmedi e sjell prej Eus Ibn Ebu Eusit thuhet: 972. “E pashë Profetin e Allahut që mori abdes dhe fshiu nallanet nga sipër, pastaj u ngrit për të falur namazin.” Në një transmetim të sjellë nga E bu Daudi, po nga Eusi, thuhet: 973. “E pashë Profetin e Allahut tek ishte tek vendi i mbeturinave të një fisi . Ai urinoi në këmbë, pastaj mori abdes dhe fshiu nga si për nallanet dhe këmbët e tij (mestet e tij).” . Nuk ka dyshim se është transmetuar në shumë hadithe se Profeti ﷺ ka urdhëruar përgjithësisht për larjen e këmbëve me ujë gjatë abdesit, të cilat nuk i lënë asnjë justifikim atyre që u kanë mbërritur. Disa të tjerë pretendojnë se ky ajet e ka abroguar lejueshmërinë e fshirjes mbi meste, por ata janë bazuar në një hadith të pasaktë nga Aliu, pasi e vërteta është që nga Aliu është përcjellë me saktësi vetëm lejimi dhe ligjshmëria e fshirjes (mes’h) së mesteve nga sipër me dorë. Gjithashtu, është përcjellë saktësisht se

Profeti u ka dhënë mes’h mesteve edhe pas zbritjes së këtij ajeti. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Xherir Ibn Ab dilah el Bexheli, që ka thënë: 974. “Unë e pranova Islamin pas zbritjes së sures Maide dhe unë e pashë Profetin e Allahut që fshinte mestet nga sipër me dorë, pasi kisha pranuar Islamin.” Në dy Sahih-ët është hadithi nga Humami, që rrëfen: 975. “Njëherë, pasi Xheriri kreu nevojat personale, mori abdes dhe fshiu me dorë mestet nga sipër. Dikush tha: “Edhe ti e bëke një gjë të tillë?!” Ai tha: “Po! E kam parë vetë Profetin ﷺ që, pasi kreu nevojat personale, mori abdes dhe u dha mes'h mesteve të tij.” 243 Me pask fjalë, ka hadithe mutevatir që tregojnë se Profeti e ka vepruar mes'hin mbi mestet dhe ka urdhëruar shprehimisht për diçka të tillë. 244 Megjithatë, shiitët rafidij e kanë refuzuar këtë gjykim, pa asnjë arsyetim, madje me kokëfortësi, edhe pse në Sahih-un e Muslimit vjen një hadith pikërisht nga udhëheqësi i besimtarëve Ali Ibn Ebu Talibi për lejueshmërinë e mes'hit mbi meste. 245 Nuk është hera e parë që ata mohojnë dispozitat e ligjëruara përmes teksteve të sakta në Islam. Kështu, për shembull, edhe pse është përcjellë në hadithe mutefek alejh, - po nga Aliu, - ndalimi i martesës mutate (me kontratë të përkohshme), ata vazhdojnë ta konsiderojnë të lejueshme. Po kështu, edhe ky ajet kuranor tregon që është detyrë që këmbët të lahen, ashtu siç e ka dhënë shpjegimin e ajetit vetë Profeti i Allahut me veprën dhe fjalën e tij, përmes haditheve mutevatir, por sërish ata refuzojnë të gjitha këto tekste dhe argumente pa asnjë të drejtë. Përveç kësaj, ata i kanë dhënë tjetër kuptim fjalës keabejn (dy kaviljet), që vjen në tekste të ndryshme të Sheriatit, duke mëtuar se është fjala për kurrizin e këmbës e jo për kyçet, që dalin në ndarjen e këmbës me kërcirin, siç tregon për këtë Suneti i Profetit e hadithet e ardhura prej tij. Kështu, në dy Sahih-ët është hadithi se: 976. “Uthmani mori abdes dhe e lau këmbën e tij të djathtë deri te kavilja, pastaj lau këmbën e majtë përsëri deri te kavilja...” Buhariu sjell të formës së prerë, po kështu Ebu Daudi dhe Ibn Huzejme në Sahih, nga Numan Ibn Beshiri, i cili rrëfen: 977. “Profeti u drejtua me fytyrë nga ne (para namazit) dhe tha: “Drejtoni rreshtat!”, - duke e përsëritur këtë tri herë e duke shtuar më pas: “Betohem në Allah se, ose do t’i drejtoni rreshtat, ose Zoti do të fusë përçarje e konflikt në zemrat tuaja!” Dhe ne pamë, - thotë Numani, - që secili e takoi kaviljen e tij me kaviljen e shokut, pjesën anësore të gjurit të tij me gjurin e shokut dhe shpatullën e tij me shpatullën e shokut.” Ky është versioni i sjellë nga Ibn Huzejme. Kështu, kuptohet qartë se kuptimi i fjalës keab është “kavilje”, sepse nuk mund të bashkosh me shokun në namaz gjë tjetër, përveç kaviljeve. Ky është kuptimi i saktë dhe qëndrimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit. Gjithashtu, sipas shiitëve, keab është kurrizi i këmbës, por këmba ka vetëm një kurriz, e jo dy, siç vjen në tekstet e mësipërme, prandaj medito edhe në këtë argument. Në vijim, Allahu i Madhëruar thotë: - Nëse jeni xhunubë, atëherë, lani të gjithë trupin! Në qoftë se jeni të sëmurë ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gruan, dhe nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejemum me dhè të pastër e, me të, fërkoni fytyrën dhe duart!” - Këto janë shtjelluar hollësisht në ajetin e ngjashëm të sures Nisa, prandaj nuk është e nevojshme t’i përsërisim këtu.246 - Allahu nuk dëshiron t’ju sjellë ndonjë vështirësi... - Përkundrazi, Ai ka sjellë lehtësime. Për shembull, Allahu lejoi përdorimin e tejemumit në rast sëmundjeje ose mungese uji, si mëshirë e lehtësim për ne. Ai e bëri atë zëvendësues të plotë të ujit, përveç disa aspekteve që u shtjelluan më lart. - ...por dëshiron t’ju pastrojë, ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj jush dhe që ju të bëheni mirënjohës. - Ai e bën këtë përmes lehtësimeve që ligjëroi, me mëshirën e Tij. Në Sunet është nxitur për të bërë një dua në fund të abdesit, që Allahu të na bëjë prej

atyre që pastrohen dhe i zbatojnë porositë e këtij ajeti. Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi nga Omeri, se Profeti ka thënë: 978. “Çdokush që merr abdes dhe plotëson atë, pastaj thotë: “ Esh-hedu el -lâ ilâhe il -lallllâhu uaĥdehû lâ sherîke leh ue esh -hedu en-ne Muĥam -meden abduhû ue resûluhû!”, atij do t’i hapen dyert e Xhenetit, të teta, për të hyrë prej cilës të dëshirojë”. Ndërsa Muslimi sjell hadithin nga Keab Ibn Murate, se Profeti i Allahut ka thënë: 979. “Çdo njeri që merr abdes, kur lan duart dhe llërët e tij, prej tyre dalin gjynahet; kur lan fyturën, prej saj dalin gjynahet; edhe kur fërkon kokën (me duar të lagura), i dalin gjynahet e saj; kur lan këmbët e tij, sërish i dalin gjynahet.” Përsëri Muslimi sjell hadithin prej Ebu Malik el Eshariut, se Profeti i Allahut ka thënë: 980 . “Pastërtia është gjysma e imanit. Fjala ‘ el ĥamdu lil-lah’ mbush peshoren (e veprave); ‘subĥânell-llâhi’ dhe Allahu ekber’ mbushin hapësirën mes qiellit dhe tokës; agjërimi është mburojë, durimi është dritë, sadakaja është argument i fortë (tek Zoti) dhe Kur'ani është argument pro ose kundër teje. Të gjithë njerëzit janë duke udhëtuar e përpjekur (në udhën drejt Zotit). Disa kanë fituar lirinë e shpirtit të tyre. Por ka edhe që janë në arrati (e të humbur).” Muslimi sjell hadithin edhe prej Ibn Omerit, se Profeti i Allahut ka thënë: 981. “Allahu nuk e pranon sadakanë prej atij që vjedh nga plaçka e luftës, dhe as namazin pa abdes” Kështu e ka sjellë Ahmedi, Ebu Daudi, Nesaiu, Ibn Maxhe prej Shubes.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 5:6

Ky është një ajet madhështor dhe përmbledh shumë dispozita. Le të përmendim disa prej tyre, me ndihmën dhe lehtësimin e Allahut të Lartësuar. 1. Zbatimi i porosive të këtij ajeti konsiderohet si punë që rrjedhon dhe nxitet nga imani. Pa zbatimin e tyre, imani nuk është i plotë. Kjo kuptohet nga fakti se Allahu i Lartësuar e nis këtë ajet duke na u drejtuar me cilësinë tonë të besimit, duke thënë: “O ju që keni besuar!”. Pra, sikur i Lartësuari na thotë: “O ju që keni besuar,

kryeni ato vepra që i dikton imani juaj dhe të cilat Ne i caktuam për ju”. 2. Ajeti përmban një urdhër për t’u ngritur dhe për t’u përpjekur për një falje sa më të mirë të namazit. Kjo kuptohet nga thënia e Allahut: “Kur të ngriheni për të falur namaz...”. 3. Ajeti përmban urdhër për të patur nijet të qartë para namazit. Fragmenti: “Kur të ngriheni për të falur namaz...” sikur thotë: “Kur të ngriheni me qëllimin për të falur namaz”. 4. Pastërtia rituale është kusht i domosdoshëm për saktësinë e namazit. Një namaz i falur pa qenë i pastër ritualisht është i pasaktë dhe i papranueshëm, prandaj duhet patjetër të përsëritet. Allahu i Lartësuar na urdhëron që të pastrohemi ritualisht kur të vendosim dhe të bëhemi gati për të falur namaz, dhe dihet se urdhri tregon detyrim. 5. Pastrimi ritual nuk bëhet i detyrueshëm në momentin kur hyn koha e namazit, por në kohën kur ne vendosim dhe bëhemi gati për të falur namaz. 6. Pastërtia rituale është detyrë dhe kusht për saktësinë e çdo adhurimi që quhet “namaz”, qoftë ai namaz farz, qoftë nafile apo namaz xhenazeje. Në të gjitha rastet, namazi nuk konsiderohet i saktë dhe i pranueshëm pa pastërtinë rituale. Madje, sipas shumë dijetarëve, edhe kryerja e sexhdes së falënderimit apo e sexhdes së tilaue-s (gjatë leximit të Kur’ânit) është e pasaktë dhe e palejueshme pa patur pastërtinë rituale, sepse edhe sexhdja mund të quhet namaz. 7. Larja e fytyrës është nga farzet e abdesit, sepse Allahu i Lartësuar na urdhëron për larjen e saj. Fytyra është pjesa e kokës që fillon, për së gjati, nga kufiri i flokëve të ballit e deri te nofulla e poshtme dhe mjekra, dhe nga veshi në veshin tjetër, për së gjeri. 8. Në urdhrin e Allahut të Lartësuar për larjen e fytyrës bën pjesë edhe larja e gojës dhe e hundës. Kjo kuptohet dhe përforcohet nga hadithet e Profetit (a.s.). 32 9. Duhet kujdes që, nëse mjekra është e rrallë, uji të depërtojë dhe të lagë lëkurën poshtë saj. Por nëse mjekra është e dendur, mjafton vetëm larja me ujë e saj dhe, në këtë mënyrë, konsiderohet se e kemi kryer urdhrin për larjen e fytyrës, pasi “fytyrë” është pjesa e përparme e kokës me të cilën përballesh me të tjerët, dhe këtu hyjnë edhe qimet e fytyrës. 10. Larja e dy duarve deri te bërrylat është prej farzeve të abdesit, sepse Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar për larjen e tyre. Duhet pasur kujdes që, së bashku me pjesën e bërrylit, të lahet edhe një pjesë e krahut, në mënyrë që të mos mbetet asnjë pjesë e bërrylit pa u larë, sepse thënia e Allahut të Lartësuar: “...deri te bërrylat...”, sipas shumicës së mufesirin-ëve (komentuesve të Kur’ânit) do të thotë: “së bashku me bërrylat”. Edhe praktikisht, larja e plotë e parakrahut mund të arrihet veçse me larjen e plotë të bërrylit. 11. Fshirja e kokës me duar të lagura është nga farzet e abdesit, sepse Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar për këtë. Po ashtu, është detyrë që me duart të lagura të fshihet e gjithë koka dhe jo vetëm një pjesë e saj. Kjo dispozitë përftohet nga analiza gjuhësore e fragmentit: “...fërkoni kokën...”, që do të thotë: “fërkoni të gjithë kokën”. 12. Fshirja e kokës mund të bëhet me një dorë të vetme, me të dyja duart, me një copë të lagur, me një send të lagur apo me çfarëdo mënyre dhe mjeti qoftë, sepse Allahu i Lartësuar nuk e ka përcaktuar se me çfarë mjeti e mënyre duhet të fshihet koka. Pra, mjafton që ajo “të fshihet” me ujë. 13. E detyrueshme është fshirja e kokës me ujë dhe jo larja e saj. Me fjalë të tjera, nëse dikush e lan kokën dhe nuk e fshin atë me dorë të lagur, abdesi i tij është i pasaktë, sepse ai nuk e ka kryer urdhrin e Allahut për fshirjen e kokës. 14. Larja e këmbëve deri te kaviljet është prej farzeve të abdesit, sepse Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar për këtë gjë. Edhe këtu thuhet e njëjta si për larjen e duarve

deri te bërrylat. Pra, duhet të kujdesemi që nyjet e këmbës të lahen tërësisht e, bashkë me to, edhe një pjesë e vogël e kërcirit. Vetëm kështu mund të jemi të sigurt se ato janë larë tërësisht. 15. Vëreni me kujdes ajetin! Në të thuhet: “...lani fytyrën dhe duart (e krahët) deri te bërrylat, fërkoni kokën dhe (lajini) këmbët deri te nyjet! ”. Pyetja që shtrohet është: Fragmenti: “ dhe këmbët deri te nyjet! ”, a është i lidhur me pjesën: “fërkoni kokën”, apo me pjesën: “lani fytyrën dhe duart tuaja deri te bërrylat”? Ky ajet është lexuar në dy mënyra: a) Shumica e lexuesve të Kur’ânit e lexojnë këtë ajet në mënyrë të tillë që fragmenti: “…dhe këmbët deri te nyjet! ”, të lidhet me pjesën: “lani fytyrën dhe duart tuaja deri te bërrylat”. Pra, ky është një urdhër për t’i larë edhe këmbët deri te nyjet. Me fjalë të tjera, kuptimi është: “... dhe (lajini) këmbët deri te nyjet!”. b) Disa e lexojnë këtë ajet në mënyrë të tillë që fragmenti: “…dhe këmbët deri te nyjet! ” të kuptohet si i lidhur me pjesën: “fërkoni kokën”. Pra, në njëfarë mënyre, këtu kuptohet se edhe këmbët mund të fshihen me duar të lagura. Megjithatë, po të shohim traditën e Profetit në dhënien mes’h të këmbëve, ai e ka bërë këtë kur i ka pasur këmbët të veshura dhe asnjëherë nuk i ka fshirë kur ka qenë zbathur. Nëse këmbët janë zbathur, është e detyrueshme larja e tyre, sikurse tregon ajeti kur’ânor dhe Tradita e Profetit. 16. Urdhri për larjen e këmbëve hedh poshtë mendimin e gabuar të rafidi-ve (ose shiit-ëve) të cilët nuk i lajnë këmbët gjatë abdesit, por thjesht i fshijnë ato me duar të lagura. Kjo, sigurisht, është e gabuar dhe në kundështim me porositë e Zotit dhe të Profetit. Është e vërtetë që këmbëve mund t’u jepet mes’h me duar të lagura, por kjo bëhet vetëm kur këmbët janë të veshura, me kushtet e përcaktuara qartë nga Profeti. Dihet mirë se Profeti ka qenë dhe mbetet kuptuesi, sqaruesi dhe zbatuesi më i mirë i porosive të Kur’ânit. 17. Duke qenë se Allahu i Lartësuar i ka përmendur elementët e abdesit me një radhë të caktuar, kjo tregon se edhe radha e kryerjes së këtyre veprimeve konsiderohet si kusht i saktësisë së abdesit. Nëse shohim me kujdes ajetin, Allahu i Lartësuar, mes gjymtyrëve që duhet të lahen, ka ndërfutur një gjymtyrë e cila fshihet me duar të lagura, duke thënë: “...lani fytyrën dhe duart tuaja deri te bërrylat, fërkoni kokën edhe këmbët deri te kaviljet.”. Qëllimi i kësaj ndërfutjeje është pikërisht ruajtja e renditjes. 18. Radhitja e cila është kusht për saktësinë e abdesit është ajo e veprimeve me katër gjymtyrët e përmendura në ajet, dhe jo e veprimeve të tjera të abdesit. Kështu, për shembull, radha mes larjes së gojës, hundës dhe fytyrës, mes larjes së të djathtës dhe të majtës të duarve dhe të këmbëve etj., nuk janë të detyrueshme, por të pëlqyeshme. Kësisoj, është e pëlqyeshme që të lahet goja dhe hunda para larjes së fytyrës, të lahet e djathta prej duarve dhe këmbëve para të majtës, të fshihet me duar të lagura koka para fshirjes së veshëve. 19. Ajeti na urdhëron që të rinovojmë abdesin për çdo namaz. 20. Ajeti na urdhëron që për xhunubimin duhet të lahet i gjithë trupi ( gusl). Gjatë këtij gusl-i, flokët duhet të njomen tërësisht, derisa uji të depërtojë në lëkurë, dhe kjo është e detyrueshme. 21. Mungesa e abdesit ndërfutet në papastërtinë e madhe, pra, te xhunubimi. Me fjalë të tjera, nëse pastrohemi për të larguar papastërtinë e madhe, xhunubimin, ne konsiderohemi se jemi pastruar edhe prej papastërtisë së vogël, pra, prej mungesës së abdesit, nëse kemi bërë nijet edhe këtë të fundit së bashku me nijetin për gusl, sepse Allahu i Lartësuar ka thënë thjesht “...lani të gjithë trupin...”, dhe nuk ka thënë që pas guslit duhet të marrim abdes. 22. ‘Xhunub’ quhet çdokush që ka ejakuluar në gjumë apo me vetëdije, si dhe çdokush që ka kryer marrëdhënie intime, edhe nëse nuk ka ejakuluar. Ai që shikon

ndonjë ëndërr sikur kryen marrëdhënie, por nuk sheh lagështi dhe shenjë në rrobat e tij, ai nuk e ka detyrë guslin, sepse nuk është bërë xhunub. 23. Në ligjin lehtësues për tejemumin shfaqet bamirësia dhe përkujdesja e madhe e Allahut të Lartësuar për adhuruesit e Tij. 24. Ndër shkaqet që e bëjnë të lejueshëm tejemumin janë sëmundjet e tilla që, nëse lahesh me ujë, ato rëndohen më tepër. 25. Faktor që e bën të lejueshëm tejemumin është edhe të qenurit në udhëtim dhe mosgjetja e ujit kur kryen nevojat fiziologjike. Megjithatë, kur je i sëmurë, tejemumi lejohet edhe nëse gjendet ujë, për shkak të dëmit që shkakton përdorimi i ujit. Ndërsa për rastet e tjera, tejemumi lejohet vetëm kur nuk gjendet ujë, pavarësisht në je udhëtar apo jo. 26. Çdo gjë që del nga dy rrugët e jashtëqitjes, urinë apo nevojë, e prish abdesin. 27. Në këtë ajet mbështeten ata që janë të mendimit se abdesi prishet veçse prej daljeve që bëhen nga dy rrugët e jashtëqitjes. Pra, sipas këtyre, abdesin nuk e prish as prekja e organit me dorë e as ndonjë shkak tjetër. 28. Nga ajeti kuptojmë se është e pëlqyeshme që t’i përzgjedhim fjalët që nxjerrim nga goja dhe të ruhemi nga fjalët e pista. Në vend të tyre, kur është e nevojshme, le të përmendim sinonime ose forma të tjera më të buta, sikurse thuhet në ajet: “…nëse ndonjëri prej jush vjen prej ‘ el gait’”. ‘ El gait ’, ose ‘ultësira’, është vendi ku kryhen nevojat personale. 29. Prekja e femrës me epsh e prish abdesin. 30. Për lejueshmërinë e abdesit është kusht mosgjetja e ujit (ose pamundësia e përdorimit të tij). Për këtë arsye, nëse gjendet uji, atëherë tejemumi i prishet edhe atij që është ndërkohë në namaz, pasi Allahu i Lartësuar e ka lejuar tejemumin vetëm kur mungon uji. 31. Pasi hyn koha e namazit, është detyrë për njeriun që të kërkojë ujë rreth e rrotull tij, sepse nëse nuk kërkon, atëherë nuk mund të thuhet për të që “nuk ka mundur të gjejë ujë”. 32. Para kryerjes së tejemumit, është e detyrueshme të jetë nijeti, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “ fe tejem -memu”, që do të thotë ta kesh qëllim kryerjen e tij. 33. Allahu i Lartësuar thotë: “…merrni tejemum me dhè të pastër e, me të, fërkoni fytyrën dhe duart tuaja”. Nga ajeti kuptohet që fytyrat dhe duart duhet të fshihen me një pjesë nga dheu, dhe kjo ndodh atëherë kur dheu ka pluhur. Mund të themi se ka dy arsye që ajeti vjen në këtë formë: ose që të tregohet se dheu është zakonisht me pluhur, ose që të kuptohet se është më e mirë dhe më e saktë nëse përdoret dhè i pluhurosur. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që tejemumi mund të kryhet veçse me këtë lloj dheu, pasi tejemumi është i saktë dhe i plotë me çfarëdo lloj dheu që gjendet në sipërfaqen e tokës. 34. Tejemumi me dhè të pisët është i papranueshëm dhe i pasaktë, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “ saiden taiben ” – “dhè i pastër” . 35. Gjatë tejemumit fshihen vetëm fytyra dhe dy duart, jo gjymtyrët e tjera të abdesit. 36. Togu: “fërkoni fytyrën” na tregon se është detyrë që, gjatë tejemumit, të fshihet gjithë fytyra. Megjithatë, dheu nuk futet në gojë e në hundë ose në thellësi të mjekrës, edhe nëse kjo e fundit është e rrallë, ashtu sikurse veprohet me abdesin. 37. Dy duart fërkohen deri tek kyçet, jo më shumë, sepse fjala ‘dorë’ nënkupton pëllëmbët deri te kyçet. Nëse do të futeshin edhe llërët, Allahu i Lartësuar do ta përcaktonte atë, sikurse ka thënë për abdesin: “...lajini duart tuaja deri tek llërët...”. 38. Ajeti është gjithëpërfshirës dhe tregon se tejemumi është zëvendësues i plotë si pastrues nga të gjitha llojet e papastërtive rituale ( ahdâth). Pra, tejemumi vlen si pastrues si në rastin e gjendjes xhunub, ashtu edhe në rastin e mungesës së abdesit. Madje, mund të themi se ajeti tregon se

tejemumi vlen si pastrues edhe për rastin e largimit të papastërtive fizike ( nexhaset), 33 sepse Allahu i Lartësuar e ka bërë tejemumin si zëvendësues të plotë të ujit dhe funksioneve të tij, pa e kufizuar atë në një funksion të caktuar. Dikush mund të thotë se konteksti i ajetit tregon se tejemumi nuk përdoret për largimin e papastërtive fizike, sepse ai flet për papastërtitë rituale dhe largimin e tyre dhe jo për papastërtitë fizike dhe pastrimin prej tyre. Ky, madje, është mendimi i shumicës së dijetarëve. Qoftë për rastin e mungesës së guslit, qoftë për mungesën e abdesit, tejemumi merret njëlloj: duke fërkuar vetëm fytyrën dhe dy duart me dhè të pastër. 39. Nëse dikush, të cilit i mungon edhe gusli, edhe abdesi, bën nijet që të marrë tejemum për largimin e të dyja llojeve të papastërtive, kjo është e mjaftueshme dhe e plotë; pra, nuk ka nevojë që të marrë tejemum për secilin lloj papastërtie më vete. Ky gjykim përftohet nga fakti se Allahu i Lartësuar, sikurse e thamë më lart, e ka bërë tejemumin si zëvendësues të plotë të ujit, qoftë për mungesën e guslit, qoftë për mungesën e abdesit. Përveç kësaj, Allahu i Lartësuar nuk ka urdhëruar shprehimisht që të merret tejemum më vete për secilin lloj pastrimi. Në ajet thuhet: “Në qoftë se jeni të sëmurë ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë, dhe nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejemum me dhè të pastër e, me të, fërkoni fytyrën dhe duart tuaja.” 40. Mjafton që fytyra dhe duart të fshihen me dhè të pastër, me çfarëdo mjeti të kryhet kjo fshirje, me dorë, leckë etj., sepse Allahu i Lartësuar ka urdhëruar që ta fshijmë fytyrën e duart me dhè, por nuk e ka përcaktuar se me çfarë të bëhet kjo fshirje. Kësisoj, kjo tregon se ajo mund të bëhet me gjithçka. 41. Kryerja me radhë e veprimeve të tejemumit është kusht i saktësisë së tij. Pra, në fillim kryhet fshirja e fytyrës, pastaj fshirja e duarve. Kjo është radha e treguar në ajet. 42. Në ajet del qartë mirësia dhe mëshira e madhe e Allahut të Lartësuar mbi këtë umet të begatshëm, sepse në fenë Islame nuk ka kurrfarë vështirësie dhe ngushtimi. Allahu i Lartësuar ka ligjëruar lehtësime dhe rrugëzgjidhje të shumta për çdo situatë të vështirë. Me këto ligje të mrekullueshme, Ai dëshiron që të na pastrojë dhe të plotësojë mirësinë e Tij mbi ne. 43. Pastrimi i jashtëm i trupit me ujë ose me tejemum është vazhdimësi dhe plotësim i pastërtisë së brendshme të shpirtit me teuhid dhe pendim të sinqertë nga çdo gjynah dhe mosbindje ndaj Allahut të Madhëruar. 44. Edhe pse nuk kryen pastrim të dukshëm, që të mund të vërehet nga ana e jashtme, tejemumi është një pastrim simbolik dhe figurativ, që buron nga bindja e plotë ndaj urdhrit të Allahut të Lartësuar. 45. Robi duhet të meditojë thellë dhe gjatë mbi ligjet e vendosura nga Zoti dhe urtësitë e tyre, qoftë në çështjet e pastrimit, qoftë në çështjet e tjera, sepse në këtë mënyrë shton diturinë e tij, por do të shtojë gjithashtu mirënjohjen dhe lavdërimin për Allahun e Madhëruar. Kështu, ai do ta dojë më shumë Allahun e Madhëruar, që, nëpërmjet këtyre ligjeve, i ngre robërit në grada të larta.

← Maide 5:6