وَحَسِبُوٓاْ أَلَّا تَكُونَ فِتۡنَةٞ فَعَمُواْ وَصَمُّواْ ثُمَّ تَابَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِمۡ ثُمَّ عَمُواْ وَصَمُّواْ كَثِيرٞ مِّنۡهُمۡۚ وَٱللَّهُ بَصِيرُۢ بِمَا يَعۡمَلُونَ
Ata menduan se nuk do të kenë telashe (që i mbytën pejgamberët), mirëpo ashtu u verbuan (nga rruga e drejtë) dhe u shurdhuan (nga e vërteta). Pastaj (pasi i zuri belaja) All-llahu u pranoi pendimin. Mirëpo, më vonë shumë prej tyre mbetën të verbër e të shurdhër. All-llahu di për atë që punuan.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Jehuditë i përqeshnin rregullat e Fesë Islame dhe besimtarët që i zbatonin ato, e nuk e shihnin veten se si Zoti, disa prej tyre më herët i kishte mallkuar, dhe i kishte shndërruar në majmunë ata që nuk respektuan disiplinën e së shtunës, dhe i kishte shndërruar në derra ata që kundërshtuan tryezën e Isait. Vërejtja e parisë fetare që nuk u angazhua për t i ndalur të këqijat është një prej vërejtjeve më të ashpra për të gjithë dijetarët dhe parinë fetare, edhe nga radhët e Fesë Islame. Kur Zoti xh.sh. në disa ajete të Kuranit i urdhëroi besimtarët t’u japin hua të varfërve për hir të Tij disa jehudi thanë, se Zoti qenka koprrac. Me këtë thënie ata bënë mëkat të madh, prandaj u mallkuan dhe koprracia iu mvesh shpirtit të tyre, e bota sot thotë: “koprrac si jehudi”. Është karakteristike, që Zoti xh.sh. nuk e thërret Muhamedin a.s.me emër, por e thërret me ndonjë atribut (sifat) të lartë si: Ja ejjuhen Nebijju etj. Në tërë Kuranin Zoti e thërret Muhamedin a.s.: “Ja ejjuher rresulu” dy herë në këtë kaptinë, në ajetin 41, dhe në këtë. Kjo është famë e madhe për Muhamedin a.s.. Pejgamberi a.s. ka qenë i shtrënguar ta komunikojë çdo gjë, që është shpallur prej Zotit, prandaj thëniet se ka mbetur diçka pa komunikuar janë trillime. Nuk mund të merret si besim i pranueshëm pa e pranuar Muhamedin a.s., sepse besimi i sinqertë në Zotin vetvetiu kërkon besimin në të gjitha shpalljet dhe në të gjithë të dërguarit që i çoi Zoti. Në këtë mënyrë nuk është besim i sinqertë, as ndaj Zotit, nëse nuk pranohet i Dërguari i Tij, Muhamedi a.s.; pra, jehuditë, të krishterët, sabiinët, munafikët nuk do të kenë frikë në Ditën e Gjykimit, nëse e besojnë sinqerisht Zotin dhe pranojnë Muhamedin a.s. si të dërguar.