5. Maide · Ajeti 82 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 5:72–5:86
Derisa vetë Isai a.s. i thirri njerëzit të besojnë Zotin që është një, u shpreh haptas se edhe ai është rob i Tij, besimi në Isain si zot ose besimi në "trini" është i gabuar. Isai ishte i dërguar i Zotit sikurse edhe të dërguarit që ishin para tij, ishte njëri që kishte nevojë të ushqehej si njerëzit e tjerë: ashtu ishte edhe nëna, Merjemja e ndershme. Kur'ani u tërheq vërejtjen që të mos e teprojnë e Isain ta quajnë zot, dhe të mos shkojnë pas atyre shtrembërimeve në besim, të cilat ishin si trashëgim prej injorantëve, që ishin para kohës së Muhammedit. Beni israilët, tek të cilët ishte i dërguar Isai, ishin të mallkuar edhe prej Davudit e edhe prej Isait, pse ishin shumë të shfrenuar. e Përveç armiqësisë që beni israilët e ushqenin kundër myslimanëve, ata e shtonin atë armiqësi duke bashkëpunuar edhe me idhujtarët, armiq të përbetuar të Muhammedit dhe të misionit të tij. Prandaj, beni israilët ishin dhe janë armiqët më të ashpër të myslimanëve, ndërsa të krishterët nga vetë natyra e ideologjisë së tyre janë më të butë, më të lehtë dhe, si të tillë, janë edhe më afër myslimanëve. Ndër të krishterë ka pasur dijetarë fetarë dhe njerëz të devotshëm (asketikë - tërki dynja), andaj shpallja e Zotit gjithnjë ka pasur ndikim më të madh ndër radhët e të krishterëve.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 5:82–5:86
Këto ajete kanë zbritur dhe flasin për një delegacion që Nexhashiu dërgoi te Profeti , për të dëgjuar fjalën e tij dhe për të parë cilësitë e tij. Kur e takuan dhe kur ai u lexoi atyre pjesë nga Kur 'ani, ata pranuan Islamin, ndërsa sytë e tyre u mbushën me lot devotshmërie ndaj Zotit. Pastaj ata u kthyen tek Nexhashiu dhe i rrëfyen për çfarë ngjau. Megjithatë, Ibn Xheriri thotë se këto ajete kanë zbritur dhe flasin për cilësinë e të gjithë atyre njerëzve që
pranojnë Islamin dhe gëzojnë këto cilësi që përmenden në ajet, pavarësisht ë janë nga Abisinia, apo nga vende të tjera. Nexhashiu ishte mbreti i Abisinisë, i cili pranoi Islamin, madje kur ai vdiq, Profeti i fali namazin e xhenazes në mungesë, siç dëshmojnë transmetime të sakta për këtë. - Ti do të vëresh se njerëzit me armiqësinë më të fortë kundër besimtarëve janë judejtë dhe idhujtarët. - Kjo pritet nga jehudët, sepse ata e kanë mohuar të vërtetën, për shkak të inatit, armiqësisë dhe urrejtjes që kanë brenda tyre për të vërtetën dhe mbartësit e saj. Ata e refuzojnë me forcë të vërtetën, i nënçmojnë njerëzit dhe madje i luftojnë bartësit e diturisë. Për këtë arsye, ata kanë vrarë edhe shumë profetë. Edhe kundra të dërguarit Muhamed ﷺ , ata bënë shumë tentativa për ta vrarë. Dihet mirë se ata e helmuan Profetin, i bën magji dhe nxitën urrejtjen dhe armiqësinë e idhujtarëve për të luftuar kundër tij. Mallkimi i Allahut qoftë mbi ta në mënyrë të pandërprerë, deri në Ditën e Kijametit! Hafidh Ebu Bekër Ibn Berdeuejhi, kur komenton këtë ajet, sjell një hadith nga Ebu Hurejra, i cili tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 1040. “Sa herë që një jehud veçohet me një musliman, patjetër do të tentojë për ta vrarë atë!” - Ndërsa më të butët me besimtarët janë ata që thonë: “Ne jemi të krishterë” - Flitet për ata të cilët pretendojnë se janë pasuesit e Mesihut dhe të Ungjillit të tij. Mes këtyre njerëzve, të cilët pasuan këtë rrugë, ka të tillë që kanë zemër të butë dhe kryesisht tregojnë miratim, dashuri dhe dhembshuri për Islamin dhe pasuesit e tij. Kjo ndodh për shkak të butësisë në zemrat e tyre. Dihet se pasuesit e Mesihut ishin zemërbutë, të mëshirshëm e të dhembshur, sikurse i përshkruan Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “...pas tyre dërguam Isain, të birin e Merjemes. Atij i dhamë Ungjillin, ndërsa në zemrat e ithtarëve të tij futëm butësi e mëshirë. ...” [Hadid 27]. Madje, - sikurse dihet, - në librat e tyre, ndër të tjera, thuhet: “Nëse dikush të gjuan në faqen e djathtë, ktheji atij dhe faqen e majtë!” Domethënë, ata nuk e ligjërojnë luftën në fenë dhe besimin e tyre. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë: - “... sepse prej tyre ka të ditur dhe adhurues asketë, të cilët nuk tregohen kryeneçë.” - Ky përshkrim që Allahu i Lartësuar jep na tregon se ndër ta gjen dituri, adhurime, përunjësi dhe modesti. Gjithashtu, Allahu thotë se ata nënshtrohen për të pasuar të vërtetën dhe janë pasues të së drejtës. Ata mbajnë drejtësi dhe e respektojnë barazinë. Allahu i Lartësuar thotë në vijim: - Kur e dëgjojnë atë që i është shpallur të Dërguarit, do të shohësh që prej syve të tyre rrjedhin lot, nga e vërteta që kanë kuptuar. - Për shkak të informacioneve të shumta për dërgimin e Muhamedit, ata e pranojnë dhe sytë e tyre lotojnë për këtë të vërtetë, që e shohin të realizohet para tyre. - Ata thonë: “Zoti ynë, ne kemi besuar, pra, na regjistro ndër ata që do të dëshmojnë!” - Na shkruaj edhe ne ndër ata që dëshmojnë për vërtetësinë e kësaj Shpalljeje dhe besnikërinë e këtij Profeti që ke dërguar! Na llogarit me ata që e besojnë atë dhe e pasojnë rrugën e tij. Nesaiu citon Abdullah Ibn Zubejrin, i cili ka thënë se ky ajet ka zbritur dhe flet për Nexhashiun dhe të dërguarit e tij tek Profeti ﷺ. Taberaniu sjell hadithin nga Ibn Abasi, i cili duke shpjeguar fjalën e Allahut: “Kur e dëgjojnë atë që i është shpallur të Dërguarit, do të shohësh që prej syve të tyre rrjedhin lot, nga e vërteta që kanë kuptuar”, tregon: 1041 . “Ata ishin bujq dhe punëtor të thjeshtë, të cilët erdhën së bashku me Xhafer Ibn Ebu Talibin prej Abisinisë. Kur Profeti i Allahut u lexoi pjesë nga Kur'ani, ata besuan në këtë të vërtetë dhe sytë e tyre u mbushën me lot. Profeti ﷺ u tha atyre: “Mos ndodh që, kur të ktheheni në tokën tuaj, ta braktisni Islamin dhe të ktheheni sërish në fenë tuaj të parë?!” Ata thanë: “Ne nuk do të largohemi më kurrë nga feja e drejtë dhe kjo e vërtetë që na u dha!” Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti
fjalën e Tij ku flet për këta besimtarë dhe fjalët e tyre: - “Përse të mos besojmë në Allahun dhe në të Vërtetën që na ka ardhur, kur ne duam që Zoti ynë të na bashkojë me njerëzit e mirë?” - Janë pikërisht këta të krishterë, për të cilët Allahu i Lartësuar flet në ajetin tjetër: “Ka nga ithtarët e Librit të tillë që me të vërtetë besojnë në Allahun. Ata besojnë në atë që ju është shpallur juve dhe në atë që u është shpallur atyre dhe i frikësohen me përulësi Allahut. Ata nuk i shesin argumentet e Allahut për hir të ndonjë çmimi të paktë. Ata do ta marin (të plotë) shpërblimin nga Zoti i tyre. Allahu është i shpejtë në llogarinë Tij.” [Al Imran 199]. Ose: “Ata të cilëve Ne u dhamë Librin përpara këtij, besojnë edhe në këtë (Kur'an). Dhe kur atyre u këndohet ai (Kur'ani) ata thonë: “Ne besojmë në të, sepse ai është e vërteta prej Zotit tonë. Ne vërtet, edhe para tij kemi qenë muslimanë (të dorëzuar një Zoti të vetëm).” Atyre do t'u jepet shpërblim i dyfishtë, sepse kanë qenë të durueshëm. Ata e largojnë të keqen me të mirë dhe japin nga ajo që Ne u kemi dhënë. Dhe kur dëgjojnë ndonjë bisedë të kotë, i kthejnë shpinën dhe thonë: “Ne kemi veprat tona e ju, tuajat. Paqe keni prej nesh! Ne nuk e duam paditurinë (e kotësinë). ” [Kasas 52 – 55]. Ndërsa këtu në këto ajete Allahu i Lartësuar ka thënë për këta: - Për këtë thënie, Allahu i ka shpërblyer me kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. - Ata do të qëndrojnë në Xhenet përjetë dhe kurrë nuk kanë për t’u larguar apo që ai të përfundojë dhe të largohet prej tyre. - Ky është shpërblimi për vepërmirët. - Allahu i përshkruan ata si “muhsinin”, sepse ata e besojnë dhe e ndjekin të vërtetën, nënshtrohen të jetojnë sipas saj kudo qoftë ajo e vërtetë dhe nga kushdo që t’u ofrohet ajo. Pastaj Allahu i Lartësuar na njofton rreth gjendjes së dëshpëruarve, fatzinjve: - Kurse ata që mohuan dhe s’i pranuan argumentet Tona - ata do të jenë banorë të Zjarrit. - Ata të cilët kundërshtuan shpalljet Tona do të jenë banorë të përjetshëm të Zjarrit.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 5:82–5:86
Allahu i Madhëruar na tregon në këto ajete për bashkësinë fetare më të afërt me muslimanët, me të cilët ata mund të afrohen, dhe për ata që kanë gjasat më të pakta për t’u afruar me muslimanët. - “Ti do të vëresh se njerëzit me armiqësinë më të fortë kundër besimtarëve janë judejtë dhe idhujtarët.” - Këto dy grupacione, në mënyrë kategorike janë më armiqësoret ndaj Islamit dhe muslimanëve. Ato janë në krye të armiqve që përpiqen më së shumti për dëmtimin e muslimanëve dhe të Islamit. Kjo ndodh për shkak të urrejtjes së madhe në zemrat e tyre dhe për shkak të padrejtësisë, smirës, inatit dhe mohimit të së vërtetës, me të cilët ata janë edukuar dhe kanë mbushur shpirtin e tyre. - “Ndërsa më të butët me besimtarët janë ata që thonë: “Ne jemi të krishterë”, - Allahu i Lartësuar tregon disa shkaqe të këtij afrimiteti: - “sepse prej tyre ka të ditur dhe adhurues asketë,...” - Prej tyre ka dijetarë e asketë, që përpiqen e mundohen shumë me adhurimet e tyre. Pa dyshim, dashuria, asketizmi dhe adhurimet e shumta e zbusin zemrën dhe e bëjnë më të dhembshur. Ato e ruajnë zemrën nga ashpërsia dhe ftohtësia. Për këtë arsye, zemrat e tyre nuk kanë vrazhdësinë që i karakterizon judejtë, dhe as egërsinë, që i karakterizon idhujtarët. - “...të cilët nuk tregohen kryeneçë. ” – Pra, ata nuk i karakterizon arroganca ndaj së vërtetës dhe mosnënshtrimi ndaj saj. Kjo i bën ata që të jenë më të afërt dhe më të dashur me muslimanët. Nuk ka dyshim se një njeri modest dhe i përulur është më pranë mirësisë sesa një arrogant e kryeneç. - “Kur e dëgjojnë atë që i është shpallur të Dërguarit, do të shohësh që prej syve të tyre rrjedhin lot, nga e vërteta që kanë kuptuar.” - Kur dëgjojnë Shpalljen që ju dha Muhamedit, ajo ndikon drejt e në zemrat e tyre. Ata frikësohen dhe zemrat e tyre zbuten. Kjo shfaqet te lotët, që rrjedhin nga sytë e tyre për shkak të dëgjimit të së Vërtetës, për të cilën janë të bindur. Kështu, ata e besojnë dhe e pranojnë të vërtetën e Zotit. Ata dëshmojnë se besojnë, duke thënë: - “Ata thonë: “Zoti ynë, ne kemi besuar, pra, na regjistro ndër ata që do të dëshmojnë!" - Ata që do dëshmojnë janë ndjekësit e Muhamedit, të cilët dëshmojnë për njëshmërinë e Allahut, për vërtetësinë e besnikërinë e Muhamedit, për vërtetësinë e
besnikërinë e të gjithë profetëve të tjerë, si dhe për vërtetësinë e shpalljeve prej Allahut të Madhëruar. Ky umet, gjithashtu, do të dëshmojë për të gjithë popujt: a i kanë besuar apo mohuar profetët e tyre. Ky umet është i drejtë dhe dëshmia e tij është e pranueshme, sikurse ka thënë i Madhëruari: “Dhe kështu, Ne ju bëmë ju një popull të ekuilibruar, për të qenë dëshmitarë (Ditën e Gjykimit) për popujt. Edhe i Dërguari ka për të qenë dëshmitar për ju ...”. [Bekare 143]. Me sa duket, këta besimtarë nga mesi i ithtarëve të Librit u qortuan dhe u luftuan për shkak të besimit të tyre te Muhamedi, prandaj thanë: - "Përse të mos besojmë në Allahun dhe në të Vërtetën që na ka ardhur, kur ne duam që Zoti ynë të na bashkojë me njerëzit e mirë?” - Pra, çfarë na pengon ne që të mos besojmë Allahun, ndërkohë që e Vërteta na erdhi e qartë. Kjo e vërtetë që na erdhi nuk pranon dyshime dhe luhatje. Ne shpresojmë që, me pasimin e saj, Zoti ynë të na fusë në Xhenet dhe të na bashkojë me vepërmirët. A nuk është normale që robi të nxitojë dhe të garojë madje, që të nënshtrohet e të punojë sipas fesë së drejtë dhe të mos largohet kurrë prej saj?! Më tej, Allahu i Lartësuar thotë: - “Për këtë thënie, Allahu i ka shpërblyer me kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi për vepërmirët. ” - Për shkak se dëshmuan të vërtetën dhe shfaqën hapur nënshtrimin ndaj Allahut, Ai i shpërbleu me Xhenet. Ky ajet flet për ata të krishterë të cilët e besuan Muhamedin, si Nexhashiu etj. Në fakt, mes tyre do të gjesh gjithmonë nga ata që e zgjedhin Islamin, pasi u qartësohet kotësia e fesë së mëparshme të transformuar e ndryshuar nga të padrejtët. Pa dyshim, këta janë më pranë Islamit dhe mundësisë për ta pranuar të vërtetën sesa judejtë dhe idhujtarët. Pas shpërblimit të vepërmirëve, i Lartësuari vijon të përmendë ndëshkimin e vepërkëqijve: - “Kurse ata që mohuan dhe s’i pranuan argumentet Tona - ata do të jenë banorë të Zjarrit. ” - Pasi ata e mohuan Allahun dhe e konsideruan gënjeshtër Shpalljen e Tij, edhe pse e vërteta u bë tërësisht e qartë.