5. Maide · Ajeti 89 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 5:87–5:96

Myslimanët urdhërohen të mos i kalojnë kufinjtë në shfrytëzimin e begative. Begatitë e mira e të lejuara të shfrytëzohen, të mos iket prej tyre në shenjë të ndonjë asketizmi, misticizmi, heqjeje dorë nga kënaqësitë e kësaj bote etj. Në anën tjetër, nuk duhet t'u afrohen sendeve të ndaluara.

Betimet e rastit në shenjë vërtetimi ose mohimi, fjala vjen: po, vall Ilahi, jo vall llahi, nuk kanë ndonjë përgjegjësi. Betimet me qëllim të caktuar kanë përgjegjësi, andaj duhet respektuar ato, e nëse vjen puna të thyhet një betim i tillë, masa ndëshkuse është: të ushqyerit e dhjetë të varfërve, ose veshja, e tyre, ose agjërimi.

Pijet alkoolike, luajtja në komar, adhurimi i statujeve, falli për njohje të fatit, janë të fëlliqta, janë nxitje e shejtanit, prandaj janë rreptësisht të ndaluara. Ky është ajeti me të cilin ndalohen definitivisht alkololi dhe bixhozi.

Pasi që u ndalua pija e verës dhe e braktisën myslimanët, u shtrua pyetja: çka ishte puna e atyre që e pinë më parë dhe vdiqën, a kanë përgjegjësi Ajeti sqaron se ata nuk kanë kurrfarë përgjegjësie derisa atëherë nuk ishte e ndaluar definitivisht.

Arabët ishin gjahtarë të njohur, ngase jetonin prej gjuetisë, në kohën kur ishin në ihram e kishin të ndaluar gjahun tokësor dhe nëse e shkelnin ligjin ishin të obliguar të kompensonin për shtazën e mbytur duke bërë kurban një nga kafshët shtëpiake, ose të ushqenin të varfër, ose të agjëronin. Këto dispozita ishin sprovim për të parët - sahabët, ashtu që të dihet se kush i respekton dispozitat e Zotit e kush jo. Këto dispozita të gjuetisë në kohën e haxhit ose të umres, janë të përhershme deri në kijamet. Ihramë është një çarshaf më të cilin është mbështjellur njeriu gjatë kryerjes së detyrës së haxhit.

Nga kjo pjesë e Kur'anit po kuptohet se edhe egërsirat janë të sigurta në Qabe me rrethinë, e të mos flasim për njerëz.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 5:89

- Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por për ato që i keni bërë duke pasur si qëllim përbetimin. - Rreth betimeve të paqëllimta kemi folur në suren Bekare dhe nuk ka nevojë që ta përsërisim këtu. 268 Të tilla janë ato shprehje, me të cilat folësi nuk ka qëllim vetë përbetimin, por janë thjesht shprehje me të cilat është mësuar goja , për shembull, kur dikush e thotë rëndom: ‘Po, për Zotin! ose “Jo, për Zotin”. Ky është edhe mendimi i imam Shafiiut. Janë dhënë edhe përkufizime të tjera për betimet e paqëllimta. Mendimi më i saktë është që janë ato betime, me të cilat folësi nuk ka qëllimin e përbetimit, dhe argument për këtë është fjala e Allahut kur thotë: “...por për ato që i keni bërë duke pasur si qëllim përbetimin.” Pra, ato që i keni bërë me vetëdije të plotë dhe qëllim të qartë përbetimi. Në të tilla raste shpagimi është: - Shpagimi i tij është ushqimi i dhjetë të varfërve...” - Të ushqesh ata që nuk kanë fare dhe ata që nuk kanë mjaftueshëm. - “...me po atë ushqim mesatar që ushqeni edhe familjen tuaj...” Domethënë, me atë ushqim që ushqeni familjen tuaj si në raste vështirësie, edhe në raste bollëku. Kështu, mund të jepësh një vakt, derisa të ngopen me bukë e mish ose bukë e gjalpë, ose bukë e vaj, ose bukë e uthull ose pekmez. Ndërsa të tjerë janë të mendimit që duhet t’i japësh çdo të varfëri një gjysmë sai grurë ose hurma të thata, ose ushqime të ngjashme. Ky është mendimi i Umerit, Aliut, Aishes, Muxhahidit, Shabiut, Seid Ibn Xhubejrit, Ibrahim Nehaiut, etj. Ebu Bekër Ibn Merdeuejhi sjell hadithin nga Ibn Abasi, i cili ka thënë: 1045. “Profeti i Allahut kompensoi njëherë duke dhënë një sa me hurma të thata dhe i urdhëroi njerëzit të vepronin ashtu (në raste të ngjashme). E nëse njeriu nuk ka mundësi, atëherë le të japë gjysëm sai me grurë.” - ose veshja e tyre - Imam Shafiiu shpjegon: Mjafton që secilit prej dhjetë të varfërve t’i japësh një rrobë çfarëdo, si këmishë, pantallona, izar (pjesa e poshtme që vishet në ihram), turban etj. Ndërsa imam Maliku dhe imam Ahmedi janë të mendimit që duhet të japësh për çdo të varfër një rrobë, me të cilën mund të falësh namazin. Burri jep veshje me të cilën mund të falet burri, ndërsa gruaja jep veshje me të cilën mund të falet gruaja. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Ibn Abasi ka thënë që duhet të japësh nga një abae 269 ose nga një shemleh 270, për çdo të varfër. Ndërsa Muxhahidi ka thënë që, më e pakta, është një rrobë çfarëdo që vishet, ndërsa më e madhja është sipas dëshirës.” - ose lirimi i një robi. - Imam Shafiiu ka thënë: “Duhet të jetë një rob besimtar.” Ky përcaktim është kuptuar nga rasti i kompensimit për vrasjen, për të cilin kompensimi bëhet duke liruar një rob besimtar. Të dyja këto janë kompensime, edhe pse shkaku mund të jetë i ndryshëm. Për këtë tregon edhe hadithi i Mua uije Ibn Hakem Es-Sulemit, i cili gjendet në librin El Muetta të imam Malikut, në Musned-in e imam Shafiiut dhe në Sahih-un e Muslimit: 1046. “Ai tha se kishte për të bërë një kompensim, duke liruar një rob. Kur erdhi tek Profeti me skllaven zezake, Profeti ﷺ e pyeti: “Ku është Allahu?” Ajo tha: “Në qiell.” Pastaj ai e pyeti: “Kush jam unë?” Ajo i tha: “Ti je Profe ti i Allahut.” Atëherë, Profeti tha: “Liroje, sepse ajo është besimtare!” Hadithi vijon më tej. Kështu, këto janë tri mënyrat për të bërë kompensimin e betimit të thyer. Secila prej tyre është e mjaftueshme si kompensim, dhe ky është një mendim i pranuar unanimisht nga dijetarët. Allahu i Madhëruar e ka filluar me mënyrën më të lehtë, deri tek më

e vështira. Ushqimi është më i thjeshtë sesa veshja, ndërsa veshja është më e thjeshtë se çlirimi i një robi. Nëse nuk ke mundësi të bësh asnjërën nga këto të tria, atëherë duhet të agjërosh tri ditë, siç thotë i Lartësuari: - Kush nuk ka mundësi t’i bëjë këto, le të agjërojë tri ditë. - A është detyrë dhe kusht që agjërimi i këtyre ditëve të jetë i njëpasnjëshëm e pa shkëputje, apo mjafton që të agjërohen, qoftë edhe me shkëputje? Disa dijetarë thonë se nuk është e detyrueshme të agjërohen tri ditë pa shkëputje, sepse ajeti kuranor nuk e përcakton diçka të tillë, siç ndodh edhe me agjërimin e ditëve të mbetura të Ramazanit. Mendimi tjetër është që ato duhen agjëruar njëra pas tjetrës dhe pa shkëputje, sepse është transmetuar që Ubej Ibn Keabi dhe të tjerë e lexonin këtë ajet kështu: “ Fe sijâmu thelâtheti ej-jâmin mutetâbiât”, domethënë: “të agjërojë tri ditë të njëpasnjëshme .” Ka dëshmi që edhe Ibn Mesudi e ka lexuar kështu. Ky lexim i ajetit në këtë mënyrë, edhe nëse nuk është transmetuar si një lexim muteuâtir, më e pakta që mund të thuhet është që ai trajtohet si një hadith âĥâd dhe tefsir i ardhur nga sahabët, i cili konsiderohet si hadith merfu, pra, i ardhur nga Profeti, sepse është nga ato çështje për të cilat sahabët nuk kanë thënë thjesht opinionin e tyre, por janë bazuar vetëm te Profeti ﷺ.271 - Ky është shpagimi për betimet tuaja të pambajtura. - Kjo është mënyra e saktë e përcaktuar nga Sheriati, në lidhje me kompensimin për thyerjen e betimit. - Mbajini betimet tuaja! - Ibn Xheriri shpjegon: “Domethënë, mos i lini pa kompensuar betimet tuaja të thyera e të papërmbushura!” - Kështu jua sqaron Allahu argumentet e Veta, që të jeni mirënjohës. - Allahu i qartëson e shtjellon ato në mënyrë të kuptueshme, që ju të jeni mirënjohës ndaj Tij.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 5:89

- “Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, ...” – Domethënë, për ato betime që nuk janë bërë duke patur si qëllim vetë betimin ose që njeriu i thotë duke menduar se ka të drejtë për një çështje. Kështu, ai betohet për të vërtetuar a argumentuar një çështje, por më pas e kupton se është e pasaktë. - “...por për ato që i keni bërë duke pasur si qëllim përbetimin. ” - Pra, për betimet e qëllimshme, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “ Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër. Allahu është Falës i madh dhe i Butë.”. [Bekare 225]. Ndërsa kompensimi për thyerjen e betimit të qëllimshëm tregohet në vijim: - “Shpagimi i tij është ushqimi i dhjetë të varfërve me po atë ushqim mesatar që ushqeni edhe familjen tuaj, ose veshja e tyre, ose lirimi i një robi. ” - Ky ushqim duhet të jetë i ngjashëm me atë që njeriu ushqen familjen e vet. Veshja duhet të paktën aq sa mund të falësh namazin me të. Për sa i përket lirimit të robit, ai duhet të jetë një rob besimtar, sikurse është sqaruar në një ajet tjetër. Nëse bëhet njëri nga këto tri veprime, çlirohesh nga shkelja e betimit. - “Kush nuk ka mundësi t’i bëjë këto, le të agjërojë tri ditë. Ky është shpagimi për betimet tuaja të pambajtura. ” - Ndërsa kush nuk e ka mundësinë të kryejë njërin nga veprimet e mësipërme, e ka detyrë që të

agjërojë tri ditë. Ky agjërim, gjithashtu, shlyen gjynahun e shkeljes së betimit. - “Mbajini betimet tuaja! ” - Pra, ruajuni dhe mos u betoni në Allah duke gënjyer. Gjithashtu, mos u betoni shpesh, dhe kur të betoheni, plotësojeni betimin tuaj. Mos e thyeni betimin, vetëm nëse thyerja e tij është gjëja më e mirë. Pra, mos e merrni betimin si pengesë që ju ndalon nga veprat e mira dhe bamirësia. 41 - “Kështu jua sqaron Allahu argumentat e Veta, që të jeni mirënjohës. ” - Ajetet e Allahut sqarojnë hallallin nga harami dhe qartësojnë ligjet e Tij. Allahu i Madhëruar na i qartëson këto ligje, që ne të tregohemi mirënjohës dhe falënderues ndaj Tij. Ne duhet t’i jemi mirënjohës Allahut që na mësoi ato gjëra që nuk i dinim. Robi e ka për detyrë ta falënderojë Allahun për mirësitë e shumta të Tij, ndër të cilat është dhe sqarimi me imtësi i dispozitave ligjore.

← Maide 5:89