Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu edhkuru ni’metel-lahi ‘alejkum ‘idh hemme kawmun ‘en jebsutu ‘ilejkum ‘ejdijehum fekeffe ‘ejdijehum ‘ankum we etteku Ellahe we ‘ala Ellahi feljetewekkelil-mu’uminune
O ju që besuat! Përkujtojeni të mirën e All-llahut ndaj jush kur, një popull tentoi të zgjasë duart e veta (për mbytje) kundër jush, kurse Ai i zbrapsi duart e tyre prej jush. Respektojeni All-llahun (duke zbatuar urdhrat e Tij) dhe vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kur doni të faleni, qyshdo qoftë, nëse nuk mundeni në këmbë, atëherë ulur ose shtrirë është obligim t’i lani fytyrat, duart deri në bërryla, këmbët deri në zogj të tyre, e kokës duhet t’i japësh mes-h (duhet fërkuar me dorë të lagur). Këto janë katër farzet e “abdesit”. Tejemumi është zëvendësim i abdestit e ndonjëherë edhe i tërë larjes. Zotimi i përmendur është ai që pat marrë Pejgamberi a.s. prej besimtarëve, se do ta ndihmojnë e do t’i binden në çdo moment. lthtarët e besimit islam janë të obliguar, që t'i përmbahen gjithnjë drejtësisë, qoftë fjala për mikun ose për armikun. Populli që u përpoq ta mbyste Pejgamberin a.s. ishte ai i jehudive Beni Nadir, të cilët deshën t’i hedhin një gur mbi
We lekad ‘ehadhel-lahu mithaka beni ‘isra’ile we be’athna minhumu ethnej ‘ashere nekibæn we kalel-lahu ‘inni me’akum le’in ‘ekamtumu es-selæte we ‘atejtumu ez-zekæte we ‘amentum birusuli we ‘azzertumuhum we ‘ekredtumu Ellahe kardæn hesenæn le’ukeffirenne ‘ankum sejji’atikum we le’udhilennekum xhennatin texhri min tehtihal-’enharu femen kefere ba’de dhalike minkum fekad delle sewa’e es-sebili
Në të vërtetë All-llahu pat marrë zotimin e beni israilëve. Dhe prej tyre dërguam (caktuam) dymbëdhjetë prijës. All-llahu tha: "Unë jamë (mbrojtës) me ju!" Në qoftë se falni namazin, e jepni zeqatin, u besoni të dërguarve të Mi dhe u ndihmoni atyre, huazoni për hir të All-llahut hua të mirë, Ai patjetër do t'ua shlyejë mëkatet tuaja dhe do t'ju shtie në xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj. E kush kundërshton pas këtij (zotimi) prej jush, ai e ka humbur rrugën e drejtë.
Febima nekdihim mithakahum le’annahum we xhe’alna kulubehum kasijeten juherrifunel-kelime ‘an mewadi’ihi we nesu hedhdhæn mimma dhukkiru bihi we la tezalu tetteli’u ‘ala ha’inetin minhum ‘illa kalilæn minhum fa’fu ‘anhum we esfeh ‘innall-llahe juhibbul-muhsinine
Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura). Ata i ndryshojnë fjalët (në Tevrat) nga domethënia e tyre dhe braktisën një pjesë me të cilën ishin urdhëruar. Ti vazhdimisht do të vërejsh tradhtinë e një pjese të tyre, përpos një pakice nga ata. Pra falju dhe hiqju tyre. All-llahu i do ata që bëjnë mirë.
Ne e morëm zotimin edhe të atyre që thanë: "Ne jemi nesara" e edhe ata e harruan një pjesë të asaj me të cilën ishin udhëzuar, andaj Ne kemi ndërsyer armiqësinë e urrejtjen ndërmjet tyre deri në ditën e kijametit. E më vonë All-llahu do t'i njoftojë ata me atë që bënë".
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.