50. Kaf · ajete 1–12

سورة ق
1

قٓۚ وَٱلۡقُرۡءَانِ ٱلۡمَجِيدِ

Kaf wel-kur’anil-mexhidi

Kaf. Pasha Kur'anin e lavdishëm (do të ringjalleni).

2

بَلۡ عَجِبُوٓاْ أَن جَآءَهُم مُّنذِرٞ مِّنۡهُمۡ فَقَالَ ٱلۡكَٰفِرُونَ هَٰذَا شَيۡءٌ عَجِيبٌ

Bel ‘axhibu ‘en xha’ehum mundhirun minhum fekalel-kafirune hadha shej’un ‘axhibun

Por jo, ata u çuditën që u erdhi i dërguari (qortues) nga mesi i tyre, andaj jobesimtarët thanë: "Kjo është diçka shumë e çuditshme".

3

أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗاۖ ذَٰلِكَ رَجۡعُۢ بَعِيدٞ

‘E’idha mitna we kunna turabæn dhalike rexh’un ba’idun

"A pasi të vdesim e të bëhemi dhé (do të kthehemi në jetë)? Ai kthim është larg (mendjes e mundësisë)!"

4

قَدۡ عَلِمۡنَا مَا تَنقُصُ ٱلۡأَرۡضُ مِنۡهُمۡۖ وَعِندَنَا كِتَٰبٌ حَفِيظُۢ

Kad ‘alimna ma tenkusul-’erdu minhum we ‘indena kitabun hefidhun

Ne dimë se ç'pakëson (ç'tret) toka prej tyre. Te Ne është edhe libri që ruan çdo gjë (numrin e tyre, emrat, pjesët e trupit).

5

بَلۡ كَذَّبُواْ بِٱلۡحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمۡ فَهُمۡ فِيٓ أَمۡرٖ مَّرِيجٍ

Bel kedhdhebu bil-hekki lemma xha’ehum fehum fi ‘emrin merixhin

Ata përgënjeshtruan të vërtetën kur ajo u erdhi dhe ata janë në gjendje të luhatshme.

6

أَفَلَمۡ يَنظُرُوٓاْ إِلَى ٱلسَّمَآءِ فَوۡقَهُمۡ كَيۡفَ بَنَيۡنَٰهَا وَزَيَّنَّٰهَا وَمَا لَهَا مِن فُرُوجٖ

‘Efelem jendhuru ‘ila es-sema’i fewkahum kejfe benejnaha we zejjennaha we ma leha min furuxhin

A nuk shikojnë ata me vëmendje kah qielli se si mbi ta kemi ndërtuar atë, e kemi zbukuruar atë duke mos pasur në të ndonjë zbrazëti.

7

وَٱلۡأَرۡضَ مَدَدۡنَٰهَا وَأَلۡقَيۡنَا فِيهَا رَوَٰسِيَ وَأَنۢبَتۡنَا فِيهَا مِن كُلِّ زَوۡجِۭ بَهِيجٖ

Wel-’erde medednaha we ‘elkajna fiha rewasije we ‘enbetna fiha min kulli zewxhin behixhin

Edhe tokën se si e kemi shtrirë, e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura.

8

تَبۡصِرَةٗ وَذِكۡرَىٰ لِكُلِّ عَبۡدٖ مُّنِيبٖ

Tebsireten we dhikra likulli ‘abdin munibin

(I bëmë ashtu) Dëshmi të dukshme dhe përkujtuese për secilin njeri që ka drejtuar mendjen (te Zoti).

9

وَنَزَّلۡنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ مُّبَٰرَكٗا فَأَنۢبَتۡنَا بِهِۦ جَنَّٰتٖ وَحَبَّ ٱلۡحَصِيدِ

We nezzelna mine es-sema’i ma’en mubarekæn fe’enbetna bihi xhennatin we hebbel-hesidi

Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe me të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra që korren.

10

وَٱلنَّخۡلَ بَاسِقَٰتٖ لَّهَا طَلۡعٞ نَّضِيدٞ

We en-nehle basikatin leha tel’un nedidun

Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me fruta të paluara njëri mbi tjetrin.

11

رِّزۡقٗا لِّلۡعِبَادِۖ وَأَحۡيَيۡنَا بِهِۦ بَلۡدَةٗ مَّيۡتٗاۚ كَذَٰلِكَ ٱلۡخُرُوجُ

Rizkæn lil’ibadi we ‘ehjejna bihi beldeten mejtæn kedhalikel-huruxhu

Ushqim për njerëz, dhe me të, Ne e ngjallëm tokën e vdekur, e kështu do të jetë edhe ringjallja.

12

كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٖ وَأَصۡحَٰبُ ٱلرَّسِّ وَثَمُودُ

Kedhdhebet kablehum kawmu nuhin we ‘eshabu er-ressi we themudu

Para tyre përgënjeshtruan populli i Nuhut, banorët e Bunarit (të pusit) dhe Themudi.