50. Kaf · Ajeti 1 · Tefsir
Hyrja e sures Kaf Sherif Ahmeti
E zbritur në Meke, pas sures El Murselat, ajete: 45
Kjo sure e zbritur në Meke trajton çështjen themelore të besimit, por theksin e vë në çështjet e ringjalljes dhe të tubimit para Zotit në ditën e gjykimit, prandaj, duke sjellë argumente të forta për fuqinë e Zotit, për momentet nëpër të cilat do të kalojë njeriu, është një kaptinë që trishton zemrën dhe shqisat e njeriut, ndonëse ngjall edhe shpresë të madhe për të dëgjueshmit.
Kjo kaptinë fillon me çështjen themelore të cilën e mohonin jobesimtarët Kurejsh, të cilat habiteshin nga Kur'ani kur thoshte: njerëzit do të ringjallen dhe do të jetojnë në një jetë tjetër, andaj për t'u tërhequr vërejtjen për bindjen e tyre të gabuar, sillen disa fakte për fuqinë e pakufishme të Zotit, të cilat manifestohen në krijimin e qiejve, të tokës, të shiut, të bimëve, pemëve etj.
Si vërejtje kundër kufarëve kurejshitë përmenden shkatërrimet e popujve të mëparshëm. Përshkruhet gjendja në çastin e vdekjes, në çastin e ngritjes prej varrezave, në çastin e përgjegjësisë.
Përfundon me thirrjen e Israfilit për ringjallje dhe daljen e njerëzve prej varrezave si të ishin karcej të shpërndarë dhe për tubimin e tyre për të dhënë llogari.
Quhet: "Sureti Kaf", ngase fillon me këtë shkronjë.
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 50:1–50:21
Shkronja "kafë" është sikurse edhe shkronjat e tjera në fillim të sureve, por mund të jetë edhe simbol i ndonjë fshehtësiee emër i Allahut, betim, emër i sures dhe jep të kuptojmë për mrekullinë e Kur'anit.
Kur'ani është libri më i lavdishëm, por idhujtarët çuditeshin se si njeriu mund të vijë pejgamber, si është e mundshme ringjallja pas vdekjes.
Për çdo pjesë të trupit të njeriut, të cilën ia ha toka, ekziston evidencë e saktë, asgjë nuk është e humbur, as numri, as emri, as pjesa e tretur në dhë.
Njerëzia duhet ta vështrojnë me vemendje fuqinë dhe mjeshtërinë e Zotit Krijues, si në qiellin e bekuar e të përsosur, i cili nuk ndryshon, ashtu edhe në tokën që kohë pas kohe merr pamje të ndryshme nga bimët dhe pemët e saj, të cilat përveç që janë stoli e saj, janë edhe ushqim për njerëz. Veçohet në të përmendur trungu i hurmës, ngase është mbret i pemëve.
Edhe popujt e mëparshëm nuk u besuan pejgamberëve për ringjallje. Po Ai Zot që për herë të parë bëri krijimin pa kurrfarë lodhjeje, a nuk është në gjendje ta bëjë ringjalljen?! Por atyre puna e ringjalljes u dukej shumë e madhe.
E Që Zoti thotë: Unë e krijova njeriun dhe e di se ç'i qarkullon në trurin e tij, e jam më afër se edhe rrahja e fundit e damarit të qafës së tij. Jam më afër edhe se dy melekët që i rrinë njëri në anën e djathtë e tjetri në anën e majtë dhe sa fjalë që flet ai, ata ia shkruajnë se janë aty pranë. E kur t'i vijë agonia e vdekjes, ai do ta shohë të vërtetën, do ta shohë gjendjen e jetës së ardhshme, prej së cilës gjithnjë ka ikur, duke mos dashur ta pranojë. Dhe kur i fryhet Surit për ringjallje, secilin njeri, i mirë qoftë ose i keq, e përcjell një melek, e një dëshmon për veprat që ka bërë dhe i thuhet: Ke qenë krejt gafil, e tash ta hoqëm atë që ta pat mbuluar zemrën, dëgjimin dhe të parit, e shikimi yt sot është shumë i mprehtë.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 50:1–50:5
- “Kaf.” - Kaf është një prej germave të alfabetit, të cilat përmenden në fillim të disa sureve të Kuranit, si: “Sad”, “Nûn” ose “Elif Lâm, Mim”, “Hâ, mim”, “Tâ, Sin” e të ngjashme. Kështu kanë thënë Muxhahidi dhe të tjerë. Kemi folur edhe më herët, në lidhje me këto germa të alfabetit në fillim të sure - ve, pikërisht në suren Bekare, çfarë e bën të panevojshme që t’i rikthehemi këtu. Ë shtë thënë se Kaf është një vargmal shumë i madh, i cili rrethon të gjithë Tokën, por ky mendim, siç duket qartë, - dhe Allahu është më i ditur - është prej trillimeve të bijve të Izraelit. Sipas mendimit tim, kjo thënie dhe të ngjashme me të janë prej trillimeve të prishurve dhe shkatërrimtarëve të fesë, që i kanë futur në fenë e bijve të Izraelit, për t’u pështjelluar njerëzve çështjet e besimit. - “Betohem në Kuranin e lavdishëm. ” - Ky është Kurani i lartë e madhështor, i cili, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “... Ai është vërtet një libër madhështor. Atij (Kuranit) nuk mund t’i atribuohet e pavërteta nga asnjë anë. Ai është Shpallje prej të Urtit, të Lavdëruarit.” [Fussilet 42]. Po për
çfarë betohet Allahu i Lartësuar? Kjo qartë - sohet menjëherë pas këtij betimi: pohimi i vërtetësisë së profetësisë së Muhamedit ﷺ ,i vërtetësisë së Ditës të Premtuar, që është e sigurt që do të ndodhë. Kjo është arsyeja e këtij betimi, edhe pse nuk është përmendur shprehimisht dhe konkretisht në ajet. Në fakt, kjo mënyrë është e shpeshtë në betimet e Kuranit, si për shembull: “ Sad. Betohem në Kuranin plot këshilla.” [Sad 1]. - Po. Ata u habitën që nga gjiri i tyre u erdhi një Profet. Jobesimtarët thonë: “Kjo është, vërtet shumë e habitshme. - Ata habiten që i Dërguari i Zotit të jetë prej njerëzve. Allahu i Madhëruar thotë në një ajet tjetër: “Vallë, pse është çudi për njerë - zit, që Ne i shpallëm një burri nga mesi i tyre: “Tërhiqu vërejtjen njerëzve dhe përgë - zoji ata që besojnë se ata do të kenë shpërblime të mëdha (premtim i sigurt) nga Zoti i tyre!”. Ata që nuk besojnë, thonë: “Ky është vërtet një magjistar i madh!”” [Junus 2]. Domethënë, kjo nuk është aspak e çuditshme dhe për të mos u besuar, sepse është Allahu i Lartësuar që zgjedh lajmëtarë nga melekët, ashtu si edhe nga njerëzit, për t’i dërguar te njerëzit. Më pas, Krenari i Lartësuar na tregon se ata shprehin çudi dhe mosbesim edhe për Ditën e Premtuar, që është dita e llogarisë dhe ringjalljes para Tij. Ata e konsiderojnë si diçka të largët dhe të pamundur, që të ndodhë: - “Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi dh é? Ai është një kthim i largët (për t’u besuar).” - Pasi të kemi vdekur dhe të jemi shndërruar në pluhur, si është e mundur që ne të kthe -hemi?! Kështu, ata mëtojnë se kjo është e pamundur që të ndodhë. Por Allahu i Lartë -suar ua hedh poshtë këtë mosbesim atyre, duke thënë: - “Ne dimë se ç’ha toka prej tyre. ” - Ne dimë se çfarë ndodh me trupat e tyre të tretur, dimë për vendet ku ato janë shpërndarë apo ku ata kanë përfunduar. - “Te Ne është Libri, që ruan gjithçka. ” - Libri që ruan me saktësi të gjitha gjërat. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon shkakun e mohimit të tyre të ringjalljes: - “Ata e mohojnë të Vërtetën, kur ajo u vjen dhe janë vazhdimisht të luhatur. ” - Ata janë në luhatje, të çoroditur, jo të sigurt. E tillë është gjendja e çdokujt që e braktis të vërtetën, e refuzon atë dhe nuk e pranon të nënshtrohet sipas saj. Çdo gjë që njeriu të përqafojë, pas refuzimit të të vërtetës, ajo është kotësi, errësirë dhe humbje.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 50:1–50:5
- “Kaf. Betohem në Kur'anin e lavdishëm.” - Allahu i Lartësuar betohet në Kur'anin e lavdishëm. Kur'ani është shumë i gjerë dhe madhështor në kuptimet dhe urtësitë që përmban. Cilësimi el mexhîd vjen nga fjala el mexhd, që do të thotë: me kuptime dhe urtësi madhëshore. Pa dyshim, fjala e Allahut të Urtë dhe të Gjithëditur është më e denja për patur cilësi të tilla. Kur'ani përmban njohuritë, dituritë dhe urtësitë e të parëve dhe të fundit. Stili i tij është më i larti dhe më i mrekullueshmi. Fjalët e tij janë më të plotat dhe më shprehëset. Kuptimet dhe urtësitë e tij janë më të bukurat dhe më gjithëpërfshirëset. Tërë këto cilësi të bëjnë që ta besosh dhe ta pasosh plotësisht dhe pa u vonuar udhëzimin e tij. Ato të bëjnë që të nënshtrohesh, për të zbatuar me përunjësi çdo porosi të tij. Ato, gjithashtu, të nxisin që ta lavdërosh dhe t’i shprehësh mirënjohjen maksimale Atij që i dhuroi,
Allahut të Madhëruar. Megjithatë, shumica e njerëzve nuk i çmojnë dhuratat dhe mirësitë që Zoti u dhuron dhe nuk u kushtojnë vëmendjen e duhur. - “Po. Ata u habitën që nga gjiri i tyre u erdhi një profet.” – Ata u çuditën që u vajti një profet, i cili u tërhiqte vërejtjen për çdo gjë që i dëmtonte dhe i mësonte çdo gjë të mirë, që u sillte dobi dhe lumturi. Zoti e përzgjodhi këtë profet nga gjiri i tyre, në mënyrë që ata ta kishin plotësisht të mundur të njihnin sinqeritetin dhe virtytet e tij të larta e, si rrjedhojë, ta dëgjonin, ta besonin dhe të ndiqnin rrugën e tij. Atëherë, këtu nuk kishte asgjë për t’u habitur. Ajo ishte mëse normale dhe plotësisht në përputhje me urtësinë dhe mëshirën e Allahut të Madhëruar, i Cili ua lehtëson gjithmonë krijesave gjetjen e rrugës së drejtë. Për t’u habitur ishte vetëm arsyetimi i tyre i mbrapshtë. Në fakt, ata nuk vuanin aspak nga të metat mendore, por çudia e tyre për Profetin e Zotit vinte nga prirja e tyre djallëzore për mohimin e të vërtetës. Prandaj i Lartësuari i quan ata kafirun - jobesimtarë, kur thotë: - “Jobesimtarët thonë: “Kjo është, vërtet shumë e habitshme.”” – Habia e tyre shpjegohet me dy mënyra: 1. Të ishin të sinqertë në fjalët e tyre, dhe kështu kjo tregonte injorancën e thellë dhe logjikën e mangët të tyre. Në këtë mënyrë, ata i ngjanin atij budallait që çuditet dhe qesh me fjalët e një të mençuri, ose frikacakut që çuditet me trimin zemërluan, që sulet si shigjetë në mes të armikut dhe lufton; ose i ngjanin koprracit, i cili habitet me bujarinë e njerëzve zemërmirë etj. E çfarë dëmi mund t’i sjellë habia e këtyre të mangtëve atij që sheh me dritën e imanit?! 2. Të shfaqnin çudi në formë përçmimi, pasi e dinin shumë mirë se e vërteta ishte ndryshe, dhe kjo konsiderohet si grada më e ulët dhe më e shëmtuar e padrejtësisë. Më poshtë, Allahu i Lartësuar na shtjellon më shumë shkakun e habisë së tyre dhe të mospranimit të Profetit: - “Vallë, (a do të ringjallemi) pasi të vdesim e të bëhemi dhé?” – Ata, me një naivitet të pabesueshëm, krahasuan pushtetin absolut të Krijuesit të gjithësisë nga hiçi, Atij që është i Plotë nga çdo këndvështrim, me pamundësinë dhe fuqinë e kufizuar të njeriut. Nga padituria e thellë, ata gjykuan padrejtësisht rreth Allahut të Gjithëditur për gjithçka që ka krijuar. Por i Madhëruari u kujton atyre një fakt shumë të thjeshtë, që ata të binden sa më parë për fuqinë e Tij absolute për të ringjallur krijesat: - “Ne dimë se ç’ha toka prej tyre.” - Allahu i Lartësuar i di në imtësi edhe se çfarë ha toka prej trupave të njerëzve, gjatë qëndrimit të tyre në varre. Çdo gjë është shkruar me përpikmëri në Leuhi Mahfudh , në librin e Tij të ruajtur nga ndryshimet apo nga mangësitë. - “Te Ne është Libri që ruan gjithçka.” - Atje është shkruar gjithçka që do të ndodhë me njerëzit, gjatë jetës dhe pas vdekjes. Kështu, Allahu i Lartësuar argumenton për vërtetësinë e ringjalljes, duke na kujtuar dijen e Tij absolute mbi gjithçka. - “Ata e mohojnë të Vërtetën, kur ajo u vjen...” - Shkaku i habisë së tyre ishte mohimi dhe armiqësia ndaj të vërtetës. Ata thjesht nuk donin ta pranonin të vërtetën e sjellë nga Profeti besnik i Zotit të gjithësisë. Duke qenë se nuk kishin asnjë arsye dhe argumentim për të refuzuar të vërtetën, ata ishin gjithmonë të çoroditur dhe të paqëndrueshëm në fjalët dhe pretendimet e tyre, siç thotë i Gjithëdituri: - “...dhe janë vazhdimisht të luhatur.” - Ata i karakterizonte një pasiguri e thellë, në çdo arsyetim që paraqisnin. Asnjëherë nuk i qëndronin një fjale. Herë thoshin se ai Muhamedi (a.s.) ishte magjistar, herë i çmendur, herë poet dhe herë orator. Pastaj hidheshin te Kur'ani dhe i bënin gjithfarëlloj cilësimesh, si: poezi, magji, përrallë nga e kaluara etj. Secili ia këpuste fjalëve sipas qejfit të vet. Njerëzit që mohojnë të vërtetën janë të çoroditur dhe pa një qëndrim të qartë. Ata janë gjithmonë kontradiktorë në
fjalë dhe arsyetim. Ndërsa ata që e besojnë të vërtetën me bindje dhe siguri të plotë, ata janë të qëndrueshëm, të qartë dhe të paluhatshëm nga rruga e tyre. Veprat e tyre janë në përputhje me besimin dhe fjalët që thonë.