50. Kaf · ajete 22–32

سورة ق
22

لَّقَدۡ كُنتَ فِي غَفۡلَةٖ مِّنۡ هَٰذَا فَكَشَفۡنَا عَنكَ غِطَآءَكَ فَبَصَرُكَ ٱلۡيَوۡمَ حَدِيدٞ

Lekad kunte fi gafletin min hadha fekeshefna ‘anke gita’eke febeserukel-jewme hedidun

(I thuhet) Ti ishe në një huti nga kjo (ditë) e Ne ta hoqëm perden tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë.

23

وَقَالَ قَرِينُهُۥ هَٰذَا مَا لَدَيَّ عَتِيدٌ

We kale karinuhu hadha ma ledejje ‘atidun

E shoku (përcjellësi) i tij do të thotë: "Kjo që është tek unë (regjistri i veprave) është gati".

24

أَلۡقِيَا فِي جَهَنَّمَ كُلَّ كَفَّارٍ عَنِيدٖ

‘Elkija fi xhehenneme kulle keffarin ‘anidin

Ju të dy (engjëjt) hidheni në xhehennem secilin mohues kryeneç.

25

مَّنَّاعٖ لِّلۡخَيۡرِ مُعۡتَدٖ مُّرِيبٍ

Menna’in lilhajri mu’tedin muribin

Secilin pengues të veprave, mizor e të dyshimtë në fé.

26

ٱلَّذِي جَعَلَ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ فَأَلۡقِيَاهُ فِي ٱلۡعَذَابِ ٱلشَّدِيدِ

el-Ledhi xhe’ale me’a Ellahi ‘ilehæn ‘ahare fe’elkijahu fil-’adhabi esh-shedidi

"I cili All-llahut i shoqëroi zot tjetër, pra hidheni atë në vuajtjet më të rënda".

27

۞ قَالَ قَرِينُهُۥ رَبَّنَا مَآ أَطۡغَيۡتُهُۥ وَلَٰكِن كَانَ فِي ضَلَٰلِۭ بَعِيدٖ

Kale karinuhu rebbena ma ‘etgajtuhu we lekin kane fi delalin ba’idin

E shoku i tij (djalli) thotë: "Zoti ynë, unë nuk u shmanga prej rrugës së drejtë, por ai vetë ka qenë i humbur larg".

28

قَالَ لَا تَخۡتَصِمُواْ لَدَيَّ وَقَدۡ قَدَّمۡتُ إِلَيۡكُم بِٱلۡوَعِيدِ

Kale la tehtesimu ledejje we kad kaddemtu ‘ilejkum bil-wa’idi

Ai (All-llahu) thotë: "Mos u grindni tash para Meje, se Unë më parë ju tërhoqa vërejtjen."

29

مَا يُبَدَّلُ ٱلۡقَوۡلُ لَدَيَّ وَمَآ أَنَا۠ بِظَلَّٰمٖ لِّلۡعَبِيدِ

Ma jubeddelul-kawlu ledejje we ma ‘ena bidhellamin lil’abidi

"Tek Unë nuk ndryshon fjala (vendimi) dhe Unë nuk jam zullumqar për robërit".

30

يَوۡمَ نَقُولُ لِجَهَنَّمَ هَلِ ٱمۡتَلَأۡتِ وَتَقُولُ هَلۡ مِن مَّزِيدٖ

Jewme nekulu lixhehenneme hel emtele’ti we tekulu hel min mezidin

(Përkujto) Ditën kur Ne xhehennemit i themi: "A je mbushur?" E ai thotë: "A ka ende?"

31

وَأُزۡلِفَتِ ٱلۡجَنَّةُ لِلۡمُتَّقِينَ غَيۡرَ بَعِيدٍ

We ‘uzlifetil-xhennetu lilmuttekine gajre ba’idin

Ndërsa besimtarëve të ruajtur xhenneti u afrohet krejt afër.

32

هَٰذَا مَا تُوعَدُونَ لِكُلِّ أَوَّابٍ حَفِيظٖ

Hadha ma tu’adune likulli ‘ewwabin hefidhin

Kjo është ajo që u premtohej për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë.