50. Kaf · Ajeti 36 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 50:36–50:45
Shkatërrimi i zullumqarëve që ishin më të fuqishëm se kundërshtarët e Kur'anit dhe të Muhammedit, të cilët u përpoqën t'i shpëtojnë dënimit, por nuk ia dolën, do të duhej të jetë këshillë për atë që ka mend dhe që përcjell çështjet me vëmendje.
Jehuditë thonin se Zoti e filloi krijimin e botës ditën e dielë dhe e përfundoi për gjashtë ditë, e të shtunën pushoi, sepse ishte lodhur. Atë thënie të tyre Kur'ani e refuzoi si të pa bazë.
Muhammedi urdhërohet të mos u vërë veshin thënieve të tyre, sepse Zoti e di më së miri atë që e thonë ata, i thuhet se ti ke për detyrë t'i këshillosh e t'i qortosh, e jo t'i fusësh me dhunë në fenë islame, këshilloje atë që i ka frikë dënimit me Zjarr. thuhet madhëroje dhe falënderoje Zotin tënd me dy rekate namaz para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, e falu edhe natën i edhe pas namazeve, farzeve. Para Miraxhit ishin obligim dy rekate namaz para mëngjesit dhe dy para mbrëmjes, ishte bukur obligim edhe namazi gjatë natës. Natën e Miraxhit u bënë obligim pesë kohët e namazit në mesin e të cilave edhe ai i sabahut dhe i ikindisë që u falën edhe më parë.
Israfili është ai që thërret për ringjallje, atë thirrje të tij e dëgjojnë të gjithë njësoj, toka hapet e njerëzit dalin duke u ngutur për tubim, i cili për Zotin është shumë lehtë.
Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i sures Kafë. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 50:36–50:40
- “Sa e sa breza kemi shkatërruar para tyre ... ” - Të shumtë janë refuzuesit e të vërtetës, që kemi shkatërruar përpara tyre. - “... të cilët ishin shumë më të fortë e më të pushtetshëm se këta. ” - Ata ishin më të shumtë në numër dhe më të fuqishëm sesa këta. Ata u përhapën në Tokë dhe e ndërtuan atë më shumë sesa këta të sotmit. Allahu i Lartësuar thotë: - “Ata u përhapën nëpër Tokë ... ” - Ata u përhapën në vende të ndryshme për të kërkuar rizkun dhe të mirat materiale më shumë sesa keni lëvizur ju. - “... por a gjetën shpëtim?! ” - A gjetën rrugëdalje për t’i shpëtuar vendimit e përca - ktimit të Zotit? Domethënë, edhe për ju nuk ka rrugëdalje, nga mund t’i shpëtoni përca - ktimit dhe gjykimit të Zotit.
- “Të gjitha këto janë fakte për cilindo që ka zemër ... ” - Ka mësime, dobi, përvojë për cilindo që ka zemër, ka arsye e logjikë, që të kuptojë dhe të analizojë mirë çështjet. - “... që dëgjon me vëmendje dhe dësh - mon.” - Pra, dëgjon fjalën, e kupton atë, logjikon dhe arsyeton drejt rreth saj dhe arrin ta kuptojë atë nëpërmjet logjikës dhe mendjes së tij. Arabët thonë: Elka fulanun sem’ahu, pra, “hedh dëgjimin”, do të thotë që dëgjon me veshë dhe me zemër dhe jo i pavëmendshëm. Kështu ka thënë Dahaku dhe Theuriu. - “Ne krijuam qiejt e Tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, pa ndier aspak lodhje. ” - Në këtë ajet pohohet vërtetësia e Ditës së Ringja - lljes. Argumentimi është tejet i qartë, sepse Ai që është i Plotpushtetshëm që të krijojë qiejt dhe Tokën dhe nuk u lodh aspak në krijimin e tyre, është, pa dyshim, i plotpu - shtetshëm dhe i fuqishëm që t’i ringjallë të vdekurit, dhe kjo është më e lehtë për t’u besuar dhe pranuar. Jehudët (mallkimet e njëpasnjëshme të Allahut qofshin mbi ta!) thanë se Allahu krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, dhe pastaj pushoi ditën e shtatë, që ishte dita e shtunë. Ata madje e quajnë “dita e pushimit, çlodhjes”. Duke hedhur poshtë këto trillime dhe besime të gabuara në lidhje me Të, Allahu i Lartësuar thotë: “... pa ndier aspak lodhje.” Ose siç thotë në ajetet e tjera: “A nuk e dinë ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën dhe nuk u lodh me krijimin e tyre, është i Plotfuqishëm që t’i ngjallë të vdekurit?! Po, Ai është i Plot - fuqishëm për gjithçka.” [Ahkaf 33]. “S’ka dyshim se krijimi i qiejve dhe i Tokës është çështje më e madhe se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” [Gafir 57]. Ose: “A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? Ai e ndërtoi atë.” [Naziat 27]. - “Por ti ji i durueshëm ndaj fjalëve të tyre ... ” - Bëj durim në lidhje me atë që thonë mohuesit e të vërtetës dhe distancohu prej tyre me maturi dhe edukatë, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Bëj durim për atë që të thonë njerëzit dhe largohu prej tyre me maturi!” [Muzemil 10]. - “... dhe madhëroje Zotin tënd në agim dhe në muzg!” - Përpara ngjarjes së Israsë, namazi i detyrueshëm ishte dy rekatë në sabah, përpara lindjes së diellit, dhe dy rekatë përpara perëndimit të diellit, pra, në vaktin e ikindisë. Ndërsa namazi i natës ishte detyrë për Profetin ﷺ dhe për umetin e tij, për një vit rresht. Më pas, detyrue - shmëria e namazit të natës u abrogua për umetin fillimisht dhe më pas, natën e Israsë, Allahu i Lartësuar e abrogoi për të gjithë, duke ligjëruar faljen e pesë kohëve të namazit. Namazi i sabahut dhe i ikindisë mbetën në fuqi, si pjesë e këtyre pesë namazeve të detyrueshme. Janë pikërisht këto namaze, që falen përkatësisht përpara lindjes së diellit dhe përpara perëndimit të tij. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Xherir Ibn Abdilahi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), i cili rrëfen: 2482. “Ishim ulur pranë Profetit ﷺ , në një natë të shndritshme, kur ai po vështronte hënën e plotë dhe tha: “Dijeni se ju do të dilni përpara Zotit tuaj dhe keni për ta parë Atë, ashtu sikurse po shikoni këtë hënë. Nuk do të nguceni dhe nuk do të pe - ngoheni për ta parë Atë. Nëse keni mundësi që asnjëherë të mos ju humbasë namazi përpara lindjes së diellit (sabahu) dhe për - para perëndimit të tij (ikindia), bëjeni!” Pa - staj lexoi: “... dhe madhëroje Zotin tënd në agim dhe në muzg!” Po kështu e kanë sjellë Buhariu, Muslimi dhe autorët e Suneneve prej Ismailit, ngjashëm me këtë version. - “Edhe në një pjesë të natës madhëroje Atë, ashtu si edhe pas namazeve! ” - Madhëroje duke u falur për Të. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: “Fale namazin kur nis e ulet dielli dhe kur erret nata. Gjithashtu, lexoje Kur'anin e agimit. Vërtet, leximi i Kur'anit të agimit është i dëshmuar. Dhe në një pjesë të natës falu me të (me këndimin e Kur’anit)! Zoti yt do të të ngrejë në një gradë të lavdi - shme.” [Isra 79]. Ndërsa këtu në këto ajete vijon i Lartësuari dhe thotë: “... ashtu si edhe pas namazeve!” Thuhet se këtu bëhet
fjalë për tesbihet pas çdo namazi, pra, për fjalët: “Subhanallah, El hamdu lil-lah, Allahu Ekber ” (nga 33 herë). Thuhet, gjithashtu, se bëhet fjalë për dy rekatet sunete pas akshamit dhe për të gjithë namazet e tjera, përveç namazit të ikindisë dhe sabahut, të cilat nuk kanë sunete pas. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se: 2483. “Profeti i Allahut falte pas çdo namazi farz dy rekat sunete, përveç namazit të sabahut dhe ikindisë.” Kështu e kanë sjellë Ebu Daudi dhe Nesaiu. Ndërsa ata që mëtojnë se këtu bëhet fjalë për tesbihet, që thuhen pas çdo namazi (nga 33 herë), bazohen në hadithin që vjen në dy Sahih-ët nga Ebu Hurejra, i cili tregon se: “Disa sahabë të varfër muhaxhirë erdhën tek i Dërguari i Allahut dhe thanë: “Të pasurit na kaluan në gradat e larta dhe në mirësitë e përjetshme.” Profeti i Allahut tha: “Përse mendoni kë - shtu?” - “Ata falin namaz ashtu sikurse edhe ne, agjërojnë sikurse agjërojmë ne, por ata shpenzojnë edhe pasurinë në rrugë të Allahut, kurse ne nuk kemi të shpenzojmë e japim sadaka; ata mund të çlirojnë robër me pasurinë e tyre, kurse ne nuk mundemi ...” I Dërguari i Allahut iu përgjigj: “A t’ju tregoj diçka, të cilën nëse e zbatoni, do t’i kaloni të gjithë që do të vijnë pas jush dhe askush nuk do të mund t’jua kalojë e të jetë më mirë se ju, përveç atij që bën njëlloj si ju?” - “Na e tregoni, o i Dërguari i Allahut!”, - iu përgjigjën sahabët. Ai tha: “Pas çdo namazi, thoni 33 herë Subhanallah (i Pastër nga çdo e metë është Allahu), 33 herë El hamdu lillah (lavdia i takon vetëm Allahut) dhe 33 herë Allahu ekber ” (Allahu është më i Madhi).” Më vonë, të varfrit erdhën sërish dhe thanë: “O i Dërguari i Allahut, të pasurit dëgjuan për këto vepra të mira, që bëjmë ne dhe vepruan njëlloj si ne. ...” Atëherë Profeti i Allahut tha: “Kjo është mirësia e Allahut, që Ai ia dhuron kujt të dëshirojë.” (Nga kjo bëhet e qartë se që të dyja mendimet janë të sakta. Qëllimi është, - dhe Allahu e di më mirë, - të tregohet se këtu bëhet fjalë për sunetet që falen pas namazeve farze, përveç namazit të sabahut dhe ikindisë, të cilët nuk ka sunete pas tyre. Allahu jep sukses për çdo mendim dhe shpjegim të saktë.) 69
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 50:36–50:37
Allahu i Lartësuar u drejton një kërcënim të gjithë idhujtarëve, që mohojnë dhe nuk pasojnë udhëzimin e sjellë prej profetëve: - “Sa e sa breza kemi shkatërruar para tyre, të cilët ishin shumë më të fortë e më të pushtetshëm se këta!” - Sa popuj kanë kaluar para këtyre, të cilët ishin edhe më të fuqishëm dhe të pushtetshëm se këta të sotmit. Ata lanë gjurmë të shumta, më të dukshme dhe më të mëdha në këtë botë. - “Ata u përhapën nëpër tokë, por a gjetën shpëtim?!” - Ata pushtuan shumë vende, ndërtuan kështjella e ndërtesa të larta, me plantacione dhe lumenj. Por ata përhapën edhe shkatërrimin. Kështu, kur mohuan profetët e Zotit dhe shpërfillën udhëzimet e Tij, ata u goditën nga ndëshkimi i rëndë e poshtërues. As pushteti dhe pasuria, as fëmijët dhe ushtritë e tyre nuk mundën t’i shpëtonin nga vdekja dhe ndëshkimi i të Madhëruarit. Asgjë nuk mund ta ndalonte ndëshkimin e të Plotfuqishmit mbi ta. Kësisoj, le të shërbejnë ata si shembull për çdo brez që vjen në këtë botë. - “Të gjitha këto janë fakte për cilindo që ka zemër, që dëgjon me vëmendje dhe dëshmon.” - Këto fakte janë të vlefshme për çdo njeri që ka zemër të gjallë, të madhe, të pastër e të shëndetshme. Të tillë njerëz, kur dëgjojnë faktet e Zotit, reflektojnë, kujtojnë, nxjerrin mësime dhe lartësohen në grada te Zoti i tyre. Këto fakte janë të vlefshme edhe për njerëzit që i dëgjojnë me vëmendje ato, të përqendruar me zemrën e tyre. Për të gjithë këta, ky Kur'an është mësim, shërim, kujtim, udhëzim dhe mëshirë. Ndërsa ata që i kthejnë shpinën udhëzimit dhe nuk iu vënë veshin ajeteve të Zotit, ata nuk përfitojnë gjë prej tyre. Të tillët nuk e pranojnë udhëzimin dhe urtësia e Allahut nuk e ka përcaktuar që ata të udhëzohen.