نَّحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَا يَقُولُونَۖ وَمَآ أَنتَ عَلَيۡهِم بِجَبَّارٖۖ فَذَكِّرۡ بِٱلۡقُرۡءَانِ مَن يَخَافُ وَعِيدِ
Ne dimë më së miri çka thonë ata, e ti ndaj tyre nuk je ndonjë dhunues, ti këshilloje me këtë Kur'an atë që i ka frikë kërcënimit Tim.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Shkatërrimi i zullumqarëve që ishin më të fuqishëm, se kundërshtarët e Kuranit dhe të Muhamedit a.s., të cilët u përpoqën t’i shpëtojnë dënimit, por nuk ia dolën, do të duhej të jetë këshillë për atë që ka mend dhe që përcjell çështjet me vëmendje. Jehuditë thonin, se Zoti e filloi krijimin e botës ditën e dielë dhe e përfundoi për gjashtë ditë, e të shtunën pushoi, sepse ishte lodhur. Atë thënie të tyre Kurani e refuzoi si të pabazë. Muhamedi a.s. urdhërohet të mos iu vërë veshin thënieve të tyre, sepse Zoti e di më së miri atë që thonë ata, i thuhet se ti ke për detyrë t’i këshillosh e t’i qortosh, e jo t’i fusësh me dhunë në Fenë Islame, këshilloje atë që i frikësohet dënimit me zjarr. I thuhet madhëroje dhe falënderoje Zotin tënd me dy rekate namaz para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, e falu edhe natën edhe pas namazeve, farzeve. Para Miraxhit ishin obligim dy rekate namaz para mëngjesit dhe dy para mbrëmjes, ishte bukur obligim edhe namazi gjatë natës. Natën e Miraxhit u bënë obligim pesë kohët e namazit në mesin e të cilave edhe ai i sabahut dhe i ikindisë, që faleshin edhe më parë. Israfili është ai që thërret për ringjallje, thirrjen e tij e dëgjojnë të gjithë njësoj, toka hapet e njerëzit dalin duke u ngutur për tubim, i cili për Zotin është shumë i lehtë. Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i sures Kaf. Lavdëruar qoftë Allahu i Madhëruar! Përmend jobesimtarët e Mekës, të cilët nuk e besuan, as Kuranin, as botën tjetër dhe përshkruan gjendjen e tyre si do të jetë në xhehenem. Mandej përmend edhe gjendjen e besimtarëve dhe të mirat e kënaqësitë e tyre, që do t'ua dhurojë Zoti në botën tjetër. U bëhet një rrëfim i shkurtër disa ngjarjeve të pejgamberëve dhe popujve të tyre, që ekzistonin në lashtësi. Përfundon duke sqaruar qëllimin definitiv të krijmiit të njerëzve dhe të xhinëve, e që është njohja e drejtë e Zotit, adhurimi, sinqeriteti ndaj Tij me të gjitha mundësitë materiale e shpirtërore. Quhet: “Suretu Edh Dharijati”- Erërat që ngrejnë pluhur, sepse në fillim të sures Zoti betohet për rëndësinë e tyre.