50. Kaf · ajete 8–20

سورة ق
8

تَبۡصِرَةٗ وَذِكۡرَىٰ لِكُلِّ عَبۡدٖ مُّنِيبٖ

Tebsireten we dhikra likulli ‘abdin munibin

(I bëmë ashtu) Dëshmi të dukshme dhe përkujtuese për secilin njeri që ka drejtuar mendjen (te Zoti).

9

وَنَزَّلۡنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ مُّبَٰرَكٗا فَأَنۢبَتۡنَا بِهِۦ جَنَّٰتٖ وَحَبَّ ٱلۡحَصِيدِ

We nezzelna mine es-sema’i ma’en mubarekæn fe’enbetna bihi xhennatin we hebbel-hesidi

Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe me të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra që korren.

10

وَٱلنَّخۡلَ بَاسِقَٰتٖ لَّهَا طَلۡعٞ نَّضِيدٞ

We en-nehle basikatin leha tel’un nedidun

Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me fruta të paluara njëri mbi tjetrin.

11

رِّزۡقٗا لِّلۡعِبَادِۖ وَأَحۡيَيۡنَا بِهِۦ بَلۡدَةٗ مَّيۡتٗاۚ كَذَٰلِكَ ٱلۡخُرُوجُ

Rizkæn lil’ibadi we ‘ehjejna bihi beldeten mejtæn kedhalikel-huruxhu

Ushqim për njerëz, dhe me të, Ne e ngjallëm tokën e vdekur, e kështu do të jetë edhe ringjallja.

12

كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٖ وَأَصۡحَٰبُ ٱلرَّسِّ وَثَمُودُ

Kedhdhebet kablehum kawmu nuhin we ‘eshabu er-ressi we themudu

Para tyre përgënjeshtruan populli i Nuhut, banorët e Bunarit (të pusit) dhe Themudi.

13

وَعَادٞ وَفِرۡعَوۡنُ وَإِخۡوَٰنُ لُوطٖ

We ‘adun we fir’awnu we ‘ihwanu lutin

Edhe Adi, edhe Faraoni dhe vëllezërit e Lutit.

14

وَأَصۡحَٰبُ ٱلۡأَيۡكَةِ وَقَوۡمُ تُبَّعٖۚ كُلّٞ كَذَّبَ ٱلرُّسُلَ فَحَقَّ وَعِيدِ

We ‘eshabul-’ejketi we kawmu tubba’in kullun kedhdhebe er-rusule fehekka wa’idi

Edhe banorët e Ejkes, populli i Tubbeit. Të gjithë i përgënjeshtruan të dërguarit, atëherë e merituan ndëshkimin Tim.

15

أَفَعَيِينَا بِٱلۡخَلۡقِ ٱلۡأَوَّلِۚ بَلۡ هُمۡ فِي لَبۡسٖ مِّنۡ خَلۡقٖ جَدِيدٖ

‘Efe’ajina bil-halkil-’ewweli bel hum fi lebsin min halkin xhedidin

A mos u lodhëm Ne me krijimin e parë? Jo, por ata janë në një huti rreth një krijimi të ri.

16

وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ وَنَعۡلَمُ مَا تُوَسۡوِسُ بِهِۦ نَفۡسُهُۥۖ وَنَحۡنُ أَقۡرَبُ إِلَيۡهِ مِنۡ حَبۡلِ ٱلۡوَرِيدِ

We lekad haleknal-’insane we na’lemu ma tuweswisu bihi nefsuhu we nehnu ‘ekrebu ‘ilejhi min heblil-weridi

Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç'pëshpërit ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij.

17

إِذۡ يَتَلَقَّى ٱلۡمُتَلَقِّيَانِ عَنِ ٱلۡيَمِينِ وَعَنِ ٱلشِّمَالِ قَعِيدٞ

‘Idh jetelekkal-mutelekkijani ‘anil-jemini we ‘ani esh-shimali ka’idun

Dhe se kur dy engjëjt qëndrojnë pranë tij në të djathtë dhe në të majtë.

18

مَّا يَلۡفِظُ مِن قَوۡلٍ إِلَّا لَدَيۡهِ رَقِيبٌ عَتِيدٞ

Ma jelfidhu min kawlin ‘illa ledejhi rekibun ‘atidun

Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.

19

وَجَآءَتۡ سَكۡرَةُ ٱلۡمَوۡتِ بِٱلۡحَقِّۖ ذَٰلِكَ مَا كُنتَ مِنۡهُ تَحِيدُ

We xha’et sekretul-mewti bil-hekki dhalike ma kunte minhu tehidu

Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e Ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur.

20

وَنُفِخَ فِي ٱلصُّورِۚ ذَٰلِكَ يَوۡمُ ٱلۡوَعِيدِ

We nufiha fi es-suri dhalike jewmul-wa’idi

Dhe i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar (për dënim).