51. Dharijat · Ajeti 1 · Tefsir

Hyrja e sures Edh-Dharijat Sherif Ahmeti

E zbritur në Meke, pas sures Ahkaf, ajete: 60

Kjo sure synon përforcimin e shtyllave të besimit, orientimin e shikimeve të njerëzve kah fuqia e pakufishme e Zotit, ndërtimin e një besimi të rrënjosur në baza të shëndosha.

Kaptina fillon me betimin e Zotit për disa krijesa që sipas urdhërit të Tij zbatojnë detyra të rëndësishme siç janë erërat, retë e shiut, anijet lundruese, engjëjt e caktuar me detyra të veçanta, të gjitha këto si përforcim të bindjes së njerëzve, që ringjallja dhe tubimi para Zotit është çështje që do të ndodhë patjetër.

Përmend jobesimtarët e Mekës, të cilët nuk e besuan as Kur'anin, as botën tjetër dhe e përshkruan gjendjen e tyre si do të jetë në xhehenem. Mandej, përmend edhe gjendjen e besimtarëve dhe të mirat e kënaqësitë të tyre që do t'u dhurojë Zoti në botën tjetër.

U bëhet një rrëfim i shkurtër disa ngjarjeve të pejgamberëve dhe popujve të tyre që ekzistonin në lashtësi.

Përfundon duke sqaruar qëllimin definitiv të krijmiit të njerëzve dhe të xhinëve, e që është njohja e drejtë Zotin, adhurimi, sinqeriteti ndaj Tij me të gjitha mundësitë materiale e shpirtërore.

Quhet: "Suretu Edh Dharijati" - Erërat që ngrisin pluhur ngase në fillim të sures Zoti betohet për rëndësinë e tyre.

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 51:1–51:23

Zoti xh. sh. betohet në erërat që sipas urdhërit të Tij fryejnë dhe ngrisin pluhur dhe tubojnë retë, të cilat bartin një peshë të rëndë uji të shiut dhe me ndihmën e të cilave lundrojnë anijet. Betohet në engjëjt që përcaktojnë çështjet e shiut, të furnizimit etj. Secili melek është i caktuar për një çështje: Xhibrili është për shpallje te pejgamberët, Mikaili për furnizim me shira, Israfili kujdestar që i fryen Surit, Azraili që i merr shpirtrat. Të gjitha këto dokumentojnë për fuqinë e Zotit i cili do të tubojë njerëzit në ditën e gjykimit.

Qielli plot rrugë ka për qëllim të tregojë qarkullimin e yjeve nëpër rrugët e veta, ose qielli i shtatë me yje të përqëndrueshëm, ose bukuria dhe përsosja e saj në krijim.

Fjalët e idhujtarëve rreth Muhammedit ishin kontradiktore, sepse disa i thonin poet, disa magjistar e disa të tjerë e pandehnin të çmendur, e të gjithë janë të shkatërruar ngase trillonin gënjeshtra. Ata ishin shumë të humbur, e në shenjë talljeje pyetnin kur është dita e gjykimit, e atë ditë ata janë në zjarr.

Për xhennctlinjtë përmenden tri virtyte të tyre: natën faleshin e pak flinin, në kohën e syfyrit lutnin Zotin t'u falë mëkatet dhe nga vullneti dhe bujaria e vet, u jepnin të varfërve e nevojtarëve ndihmë.

Prej qiellit vijnë elementet e furnizimit për jetë siç është shiu, e edhe thevabi dhe adhabi, premtimi dhe kërcënimi.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 51:1–51:14

Surja Dharijat është një sure mekase, me 60 ajete dhe e zbritur pas sures Ahkaf. - “Betohem për erërat, që ngrenë grim - cat dhe i shpërndajnë, për retë e ngar - kuara rëndë, për lundruesit, që lëvizin lehtë, dhe për melekët, që zbatojnë urdhrat.” - Është përcjellë se, njëherë, udhëheqësi i besimtarëve Ali Ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) u ngjit në minberin e Kufes dhe tha: “Për çdo ajet në Librin e Allahut të Lartësuar që të më pye - sni dhe për çdo hadith dhe traditë të Profetit të Allahut që të më pyesni, unë kam për t’ju përgjigjur saktësisht.” Atëherë u ngrit Ibn El Keuae dhe tha: “O udhëheqësi i besimta - rëve! Çfarë kuptimi ka fjala e Allahut të Lartësuar: “ Uedh-dharijâti dheru â”?” Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tha: “Ato janë erërat. Pra, Allahu i Lartësuar betohet për erërat që dërgon në Tokë.” Pastaj ai tha: “Po “fel ĥâmilâti uikrâ”, çfarë kuptimi ka?” Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) u përgjigj: “Ato janë retë.” - “Po “fel xhârijâti jusrâ”?” - “Janë anijet.”. - “Po “fel mukassimâti emrâ”?” - “Janë melekët”. Po kështu i kanë shpjeguar sahabët Umer Ibn Hatabi, Ibn Abasi dhe Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), si edhe tabiinët Said Ibn Xhubejri, Haseni, Katadja, Sudiju e të tjerë. Ibn Xheriri dhe Ibn Ebu Hatimi nuk kanë sjellë tjetër shpjegim veç këtij. Këto janë betime që i bën Allahu i Madhëruar për të pohuar vërtetësinë e Ditës së Premtuar, pra, Ditës së Gjykimit, siç thotë më pas: - “S’ka dyshim se ajo që ju premtohet është e vërtetë. ” - Ajo që iu premtohet e sigurt, e vërtetë, e saktë. - “S’ka dyshim se gjykimi me drejtësi do të ndodhin. ” - Dita e Gjykimit do të vijë patjetër dhe shpërblimi me drejtësi do të realizohet me siguri. - “Betohem për qiellin plot valëzime. ” - Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) shpjegon: “Betohet në qiellin plot bukuri, hijeshi dhe lartësi mahnitëse.” Ky është edhe mendimi i Muxhahidit, Ikrimes, Seid Ibn Xhubejrit e i shumë të tjerëve. Ndërsa Dahhaku, Munhal Ibn Amri e të tjerë thonë se el hubuk janë valëzimet, që shkakton era në ujë, në rërën e shkretëtirës ose në retë e qiellit. - “Ju vërtet jeni zhytur në gjithfarë mendimesh kontradiktore. ” - Ju, o idhujtarë, që refuzoni profetët, ju thoni fjalë kontradiktore, të cilat nuk janë në harmoni me njëra-tjetrën. - “Nga ai largohen ata që shpërfillin të Vërtetën.” - Të tilla fjalë kontradiktore dhe opinione të gabuara mund të pranohen veçse prej atyre që janë të humbur. Ato janë fjalë të kota dhe atyre u nënshtrohen veçse të humburit, që nuk e kanë gjetur rrugën e drejtë dhe të cilët nuk kuptojnë. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: “E, as ju dhe as ata që ju i adhuroni (idhujt), nuk mund ta çoni në humbje askënd, përveç atyre që do të hidhen në Xhehenem.” [Saffat 161 - 163].

- “Mallkuar qofshin gënjeshtarët ... ” - Katadja shpjegon: El harrâsûn janë ata të cilët thjesht hamendësojnë dhe bazohen mbi gjëra jo të sigurta ose supozime. - “... ata që janë të zhytur në humbje dhe në çoroditje!” - Janë zhytur në kufër e në dyshime; ata janë të pavëmendshëm e shpërfillës ndaj të vërtetës. Kështu e ka shpjeguar Ibn Abasi dhe të tjerë. - “Ata pyesin: “Kur është Dita e Gjyki - mit?” - Ata pyesin se kur do të jetë Dita e Llogarisë. Në fakt, këtë e thonë për të treguar se nuk e besojnë atë, madje prete - ndojnë se ajo është gënjeshtër, trillim. Si - gurisht që kjo është një fjalë, që buron nga kokëfortësia, kryeneçësia, inati, dyshimet, pasiguria e tyre dhe fakti se ata e shikojnë si diçka të largët dhe të pamundur të ndodhë. - “Ajo është dita, kur ata do të digjen në zjarr.” - Do të digjen dhe përvëlohen. - “Shijojeni dënimin tuaj!” - Shijoni djegien dhe dënimin përvëlues. - “Ky është ai që e kërkonit t’ju shpejto - hej!” - Këto fjalë u thuhen për t’ua shtuar dhimbjen, poshtërimin, përçmimin dhe vuajtjen. Allahu është më i ditur.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 51:1–51:6

Këto janë betime të rëndësishme prej Allahut të Madhëruar, i Cili është më i vërteti në betimet e Tij. Ai betohet në këto krijesa madhështore dhe aq të domosdoshme për robtë, për një çështje shumë të rëndësishme: premtimi i Tij për Ditën e Kijametit është i vërtetë dhe llogaria me drejtësi e veprave të robve nuk ka dyshim se do të ndodhë. Askush nuk mund ta pengojë këtë vendim të Zotit të Madhëruar. Kur ky lajm vjen prej të Madhëruarit, të Vërtetit në fjalët e Tij dhe, përveç kësaj, Ai betohet në vërtetësinë e kësaj ngjarjeje dhe sjell prova të pamohueshme, që tregojnë pushtetin dhe dijen e Tij absolute, atëherë si mundet që këtë fakt ta mohojë dikush; si mundet që dikush të mos nënshtrohet dhe të mos punojë i bindur ndaj të Madhëruarit?! - El dharijat janë erërat e lehta, që me butësi dhe shpejtësi transportojnë pjalmin dhe kokrriza të ndryshme nëpër tokë, duke bërë një punë shumë të madhe, që njeriu nuk do të mundej kurrë ta bënte. - El hamilati uikra janë retë e zeza të rënda, që bartin ujin, aq të domosdoshëm për jetën e tokës dhe të gjitha krijesave. - El xharijati jusra janë yjet, që lundrojnë me lehtësi dhe hijeshi në rrugën e tyre. Me këto yje, Allahu i Urtë zbukuron qiellin, ndërsa robtë orientohen gjatë natës, në tokë dhe në det. Ato dëshmojnë për madhështinë e Krijuesit të tyre, për diturinë dhe pushtetin e Tij të pamatë. - El mukassimati janë melekët, të cilët, me lejen e Zotit, zbatojnë të gjitha urdhrat e Tij. Secilin prej melekëve, Zoti i Madhëruar e ka ngarkuar me një detyrë të caktuar të dynjasë ose të ahiretit. Askush prej tyre nuk e tejkalon kufirin dhe nuk i cenon urdhrat e të Madhëruarit, por i zbaton ato me përpikmëri.

← Dharijat 51:1