51. Dharijat · Ajeti 10 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 51:1–51:23

Zoti xh. sh. betohet në erërat që sipas urdhërit të Tij fryejnë dhe ngrisin pluhur dhe tubojnë retë, të cilat bartin një peshë të rëndë uji të shiut dhe me ndihmën e të cilave lundrojnë anijet. Betohet në engjëjt që përcaktojnë çështjet e shiut, të furnizimit etj. Secili melek është i caktuar për një çështje: Xhibrili është për shpallje te pejgamberët, Mikaili për furnizim me shira, Israfili kujdestar që i fryen Surit, Azraili që i merr shpirtrat. Të gjitha këto dokumentojnë për fuqinë e Zotit i cili do të tubojë njerëzit në ditën e gjykimit.

Qielli plot rrugë ka për qëllim të tregojë qarkullimin e yjeve nëpër rrugët e veta, ose qielli i shtatë me yje të përqëndrueshëm, ose bukuria dhe përsosja e saj në krijim.

Fjalët e idhujtarëve rreth Muhammedit ishin kontradiktore, sepse disa i thonin poet, disa magjistar e disa të tjerë e pandehnin të çmendur, e të gjithë janë të shkatërruar ngase trillonin gënjeshtra. Ata ishin shumë të humbur, e në shenjë talljeje pyetnin kur është dita e gjykimit, e atë ditë ata janë në zjarr.

Për xhennctlinjtë përmenden tri virtyte të tyre: natën faleshin e pak flinin, në kohën e syfyrit lutnin Zotin t'u falë mëkatet dhe nga vullneti dhe bujaria e vet, u jepnin të varfërve e nevojtarëve ndihmë.

Prej qiellit vijnë elementet e furnizimit për jetë siç është shiu, e edhe thevabi dhe adhabi, premtimi dhe kërcënimi.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 51:1–51:14

Surja Dharijat është një sure mekase, me 60 ajete dhe e zbritur pas sures Ahkaf. - “Betohem për erërat, që ngrenë grim - cat dhe i shpërndajnë, për retë e ngar - kuara rëndë, për lundruesit, që lëvizin lehtë, dhe për melekët, që zbatojnë urdhrat.” - Është përcjellë se, njëherë, udhëheqësi i besimtarëve Ali Ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) u ngjit në minberin e Kufes dhe tha: “Për çdo ajet në Librin e Allahut të Lartësuar që të më pye - sni dhe për çdo hadith dhe traditë të Profetit të Allahut që të më pyesni, unë kam për t’ju përgjigjur saktësisht.” Atëherë u ngrit Ibn El Keuae dhe tha: “O udhëheqësi i besimta - rëve! Çfarë kuptimi ka fjala e Allahut të Lartësuar: “ Uedh-dharijâti dheru â”?” Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tha: “Ato janë erërat. Pra, Allahu i Lartësuar betohet për erërat që dërgon në Tokë.” Pastaj ai tha: “Po “fel ĥâmilâti uikrâ”, çfarë kuptimi ka?” Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) u përgjigj: “Ato janë retë.” - “Po “fel xhârijâti jusrâ”?” - “Janë anijet.”. - “Po “fel mukassimâti emrâ”?” - “Janë melekët”. Po kështu i kanë shpjeguar sahabët Umer Ibn Hatabi, Ibn Abasi dhe Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), si edhe tabiinët Said Ibn Xhubejri, Haseni, Katadja, Sudiju e të tjerë. Ibn Xheriri dhe Ibn Ebu Hatimi nuk kanë sjellë tjetër shpjegim veç këtij. Këto janë betime që i bën Allahu i Madhëruar për të pohuar vërtetësinë e Ditës së Premtuar, pra, Ditës së Gjykimit, siç thotë më pas: - “S’ka dyshim se ajo që ju premtohet është e vërtetë. ” - Ajo që iu premtohet e sigurt, e vërtetë, e saktë. - “S’ka dyshim se gjykimi me drejtësi do të ndodhin. ” - Dita e Gjykimit do të vijë patjetër dhe shpërblimi me drejtësi do të realizohet me siguri. - “Betohem për qiellin plot valëzime. ” - Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) shpjegon: “Betohet në qiellin plot bukuri, hijeshi dhe lartësi mahnitëse.” Ky është edhe mendimi i Muxhahidit, Ikrimes, Seid Ibn Xhubejrit e i shumë të tjerëve. Ndërsa Dahhaku, Munhal Ibn Amri e të tjerë thonë se el hubuk janë valëzimet, që shkakton era në ujë, në rërën e shkretëtirës ose në retë e qiellit. - “Ju vërtet jeni zhytur në gjithfarë mendimesh kontradiktore. ” - Ju, o idhujtarë, që refuzoni profetët, ju thoni fjalë kontradiktore, të cilat nuk janë në harmoni me njëra-tjetrën. - “Nga ai largohen ata që shpërfillin të Vërtetën.” - Të tilla fjalë kontradiktore dhe opinione të gabuara mund të pranohen veçse prej atyre që janë të humbur. Ato janë fjalë të kota dhe atyre u nënshtrohen veçse të humburit, që nuk e kanë gjetur rrugën e drejtë dhe të cilët nuk kuptojnë. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: “E, as ju dhe as ata që ju i adhuroni (idhujt), nuk mund ta çoni në humbje askënd, përveç atyre që do të hidhen në Xhehenem.” [Saffat 161 - 163].

- “Mallkuar qofshin gënjeshtarët ... ” - Katadja shpjegon: El harrâsûn janë ata të cilët thjesht hamendësojnë dhe bazohen mbi gjëra jo të sigurta ose supozime. - “... ata që janë të zhytur në humbje dhe në çoroditje!” - Janë zhytur në kufër e në dyshime; ata janë të pavëmendshëm e shpërfillës ndaj të vërtetës. Kështu e ka shpjeguar Ibn Abasi dhe të tjerë. - “Ata pyesin: “Kur është Dita e Gjyki - mit?” - Ata pyesin se kur do të jetë Dita e Llogarisë. Në fakt, këtë e thonë për të treguar se nuk e besojnë atë, madje prete - ndojnë se ajo është gënjeshtër, trillim. Si - gurisht që kjo është një fjalë, që buron nga kokëfortësia, kryeneçësia, inati, dyshimet, pasiguria e tyre dhe fakti se ata e shikojnë si diçka të largët dhe të pamundur të ndodhë. - “Ajo është dita, kur ata do të digjen në zjarr.” - Do të digjen dhe përvëlohen. - “Shijojeni dënimin tuaj!” - Shijoni djegien dhe dënimin përvëlues. - “Ky është ai që e kërkonit t’ju shpejto - hej!” - Këto fjalë u thuhen për t’ua shtuar dhimbjen, poshtërimin, përçmimin dhe vuajtjen. Allahu është më i ditur.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 51:10–51:14

- “Mallkuar qofshin gënjeshtarët, ata që janë të zhytur në humbje dhe në çoroditje!” – Janë të mallkuar ata që trillojnë gënjeshtra për Allahun dhe refuzojnë padrejtësisht faktet e Tij. Ata zhyten tërësisht në të kotën dhe me këtë synojnë të mposhtin dhe të fshehin të vërtetën. Ata thonë rreth Allahut gjëra për të cilat nuk kanë dijeni. Ata gjenden mes dallgëve të errëta të kufrit, paditurisë rreth Zotit dhe të harruar në skutat e humbjes. - “Ata pyesin: “Kur është Dita e Gjykimit?”” - Duke shprehur mosbesimin e tyre, ata pyesin se kur do të jetë dita e ringjalljes së tyre. Kështu duan të tregojnë se ajo u duket shumë e pabesueshme. Për këtë arsye, mos pyet se si do të jetë përfundimi i tyre! Sa i shëmtuar dhe i tmerrshëm do të jetë vendqëndrimi i tyre! - “Ajo është dita kur ata do të digjen në zjarr! (Do t'u thuhet) “Shijojeni dënimin tuaj! Ky është ai që e kërkonit t’ju shpejtohej!” - Për shkak të poshtërsisë që i karakterizon, ata do të ndëshkohen. Atyre do t’u thuhet: “ Shijojeni dënimin tuaj! ” Ky është përfundim i merituar për veprat e tyre. Ata nuk i kaluan sprovat e dynjasë, por ranë në kufër dhe humbje. Ky ndëshkim është pikërisht ai që ata e kërkojnë t’u përshpejtohet në dynja, në shenjë mosbesimi ndaj tij. Prandaj u thuhet: “Kënaquni” me të gjitha llojet e ndëshkimit, me pranga e zinxhirë, në zemërimin e të Plotfuqishmit!

← Dharijat 51:10