51. Dharijat · Ajeti 31 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 51:24–51:37

Mysafirët që iu paraqitën Ibrahimit ishin: Xhibrili, Mikaili dhe Israfili, por të personifikuar si njerëz, djem të rinj, e meqë ishin engjëj, thuhet mysafirët e ndershëm.

Ata Ibrahimin e përshëndetën me fjalë të mira, e ai i përshëndeti edhe më mirë, por vetmevete tha: njerëz të panjohur. Si mikpritës i mirë, pa u hetuar fare, doli te familja, përgaiti një viç të pjekur dhe ua solli pranë. E kur ata nuk shtrinë dorën të marrin nga ai, Ibrahimi në mënyrë të kulturuar e njerëzore u tha: Përse nuk po hani dhe në vete ndjeu njëfarë frike. Po ata i thanë të mos ketë frikë edhe e lajmëruan se do ta ketë një djalë që do të bëhet i dijshëm. Kur dëgjoi gruaja e tij atë lajm u habit, thirri me zë të lartë duke i rënë fytyrës me shuplaka e duke thënë: unë jamë plakur edhe jam beronjë. Ata i thanë se ai është vendimi i Zotit që di gjithçka. I treguan Ibrahimit se kanë ardhur ta gurëzojnë popullin e Lutit, i cili kishte kaluar çdo kufi të normave I njerëzore, kurse Lutin me dy vajzat e tij e shpëtuan.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 51:31–51:37

- “Ai i pyeti: “Cili është misioni juaj, o të dërguar?” - Ç’është puna juaj, për çfarë keni ardhur, o të dërguar nga Zoti? - “Ata thanë: “Ne jemi të dërguar për një popull të padrejtë ...” - Kishin për qëllim popullin e Lutit. - “... që të hedhim gurë prej balte të pjekur mbi ta, të shënuar nga Zoti yt, për secilin nga ata që ka kaluar kufijtë.” - Pra, të përcaktuar, të shenjuar për secilin prej tyre. Ata ishin të shkruar tek Zoti me emrat e tyre. Mbi çdo gur ishte emri i personit që do të godiste. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “ Ibrahimi tha: “Por aty është Luti!” Ata i thanë: “Ne e dimë më mi - rë se kush është aty. Ne do ta shpëtojmë atë

dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, që do të mbetet me të zhdukurit”.” [Ankebut 32]. - “Ne i larguam të gjithë besimtarët që ishin në atë vend ...” - Ata ishin Luti dhe pjesëtarët e familjes së tij, përveç bashkë - shortes. - “... ndonëse aty gjetëm veçse një shtëpi muslimanësh.” - Kjo ishte shtëpia e Lutit (paqja e Zotit qoftë mbi të!) dhe vetëm e tij. - “Ne kemi lënë aty shenja për ata që ia kanë frikën dënimit të dhembshëm. ” - E bëmë atë ngjarje, që të jetë mesazh para -lajmërues dhe kërcënues për njerëzit, që ata të kujtojnë ndëshkimin mbi atë popull të shfrenuar, zemërimin që Zoti dërgoi mbi ta, atë baltë të ngurtësuar prej sixhili, me të cilën Zoti i ndëshkoi dhe shfarosi. Atë vend u shndërrua në një liqen të pështirë, me erë të keqe. Në këtë ngjarje ka mësime për të gji - thë ata që besojnë Zotin me pastërti dhe pi - kërisht për ata që: “... ia kanë frikën dënimit të dhembshëm.” Pra, ata i frikësohen ndë - shkimit të dhimbshëm të Allahut të Madhë - ruar, që është i drejtë në ndëshkimet e Tij.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 51:24–51:37

- “A e ke dëgjuar ngjarjen me mysafirët e nderuar të Ibrahimit? Ata hynë tek ai dhe thanë: “Selami qoftë me ty!” Ai tha: “Selami qoftë gjithnjë me ju, o njerëz të panjohur!”” – Kuptimi: A ke dijeni për ngjarjen e habitshme të Ibrahimit (a.s.) me dy miqtë, që e vizituan atë? Ata ishin melekë të dërguar nga Allahu i Madhëruar, për të ndëshkuar popullin e Lutit, por që, fillimisht, duhej të vizitonin profetin Ibrahim (a.s.). Ata shkuan tek ai në formën e dy mysafirëve -njerëz. Pasi hynë në shtëpinë e tij dhe e përshëndetën me selam,

ai ua ktheu duke thënë: “Selam edhe për ju, o njerëz të panjohur!” Pra, Ibrahimi (a.s.) nuk i njohu se ishin melekë. Për këtë shkak, ai nxitoi të porosiste familjen e tij që të përgatisnin një viç të majmë të pjekur. Ai u largua si pa u ndier, që t’ua bënte gati sa më shpejt ushqimin. - “Pa u vënë re, ai shkoi te familja e vet, duke sjellë më pas një viç të majmë. Pasi ua vuri përpara, u tha: “A nuk po hani tani?!” Ai u frikësua prej tyre, por ata i thanë:....” - Ai solli një viç të majmë, të gatuar mirë dhe me shije, e u tha: “A nuk po hani tani?” Kur pa që ata nuk po merrnin për të ngrënë, ai u druajt. Atëherë ata, duke e qetësuar, i thanë: - “Mos ki frikë!”. Më pas, ata i dhanë sihariqin për një djalë të ditur.” - Ata i dhanë lajmin e gëzueshëm për lindjen e një djali të ditur, që do të ishte Is’haku (a.s.). - “E shoqja klithi dhe, duke i rënë fytyrës së vet, tha: “Unë jam e moshuar, që nuk mund të lind!” - Kur gruaja e Ibrahimit (a.s.) dëgjoi sihariqin, klithi nga gëzimi duke goditur fytyrën me dorë. Ky është një veprim i natyrshëm i grave, kur gëzohen shumë. Ato shpesh thonë fjalë, klithin e bëjnë veprime jo të zakonta. Aty për aty, ajo tha: “Unë jam e vjetër në moshë dhe shterpë. Si të lindë fëmijë një grua si unë, që është shterpë dhe në një moshë kur nuk mund të bëjë fëmijë?!” Ajo përmendi dy shkaqe, që e bëjnë të pamundur lindjen e fëmijës. Ndërsa në suren Hud, Allahu i Lartësuar na tregon se ajo tha edhe një shkak tjetër: “...burri im është plak...”. - “Ata i thanë: “Kështu ka thënë Zoti yt, i Cili është i Urti e i Gjithëdituri” .” - Është Allahu i Plotfuqishëm Ai që e përcakton një gjë të tillë. Nuk ka asnjë çudi në caktimet e Zotit tënd. Ai është i Urti, që çdo gjë e vë në vendin që i takon. Ai është i Gjithëdituri, që në dijen e Tij ka përfshirë gjithçka. Kështu që, pranojeni caktimin e Allahut dhe tregohuni mirënjohës ndaj Tij. Më pas, Ibrahimi (a.s.) u tha: - “Ai i pyeti: “Cili është misioni juaj, o të dërguar?” – Kështu, Ibrahimi (a.s.) e ndjeu se ata ishin dërguar nga Zoti për ndonjë çështje të rëndësishme. - “Ata thanë: “Ne jemi të dërguar për një popull të padrejtë, që të hedhim gurë prej balte të pjekur mbi ta...” – Flitej për popullin e Lutit. Ata ishin idhujtarë e të padrejtë. Ata adhuronin diçka tjetër veç Zotit, mohonin Profetin dhe kryenin një vepër të shëmtuar, të cilën askush para tyre nuk e kishte bërë. - “Të shënuar nga Zoti yt, për secilin nga ata që ka kaluar kufijtë.” - Çdo gur ishte i shënuar dhe i adresuar se kë do të vriste. Në çdo gur ishte shenja dalluese e viktimës së tij. Ata, vërtet, i kishin kaluar kufijtë. Megjithatë, Ibrahimi (a.s.) filloi të diskutonte me melekët -mysafirë për ndonjë falje të mundshme për popullin e Lutit. Por Allahu i Lartësuar tha: “O Ibrahim, lëre këtë! Urdhri i Zotit tënd tashmë ka zbritur. Nuk ka më dyshim se ata do të vuajnë një dënim të pashmangshëm.” [Hud 76]. Dhe ashtu ndodhi: - “Ne i larguam të gjithë besimtarët që ishin në atë vend, ndonëse aty gjetëm veçse një shtëpi (të vetme) muslimanësh.” - Ishte shtëpia e Lutit (a.s.), nga e cila përjashtohej gruaja e tij, sepse bënte pjesë tek të ndëshkuarit. - “Ne kemi lënë aty shenja për ata që ia kanë frikën dënimit të dhembshëm.” - Në ato vise ka shenja, të cilat mund të shërbejnë si mësim për ata që dinë të nxjerrin mësime, për ata që e kuptojnë se Allahu i Lartësuar e ka ndëshkimin shumë të ashpër, për ata që e kuptojnë se profetët kanë thënë të vërtetën dhe se Allahu e ka përforcuar të vërtetën e sjellë prej tyre. Disa mësime të nxjerra nga kjo histori. Në rrëfimet e sjella nga Allahu i Lartësuar për ndodhitë e të mirëve dhe të këqijve dhe përfundimet e tyre, ka urtësi të shumta. Kështu, në këto ajete del qartë rëndësia dhe grada e lartë e Ibrahimit (a.s.). Allahu i Lartësuar e filloi këtë histori duke folur për Ibrahimin (a.s.). Ai ishte pjesë e një ngjarjeje të madhe, prej së cilës duhet të nxjerrim shumë mësime.

- Së pari, mikpritja dhe nderimi i mikut është një virtyt i lartë. Kjo ishte tradita e të dashurit të Zotit, Ibrahimit (a.s.), për pasimin e së cilës Allahu i Lartësuar urdhëroi Muhamedin (a.s.) dhe ymetin e tij. Allahu i Lartësuar e përmendi mikpritjen e Ibrahimit (a.s.) në një kontekst lavdërimi. Miku duhet nderuar me fjalë dhe me vepra. Allahu i Lartësuar i përcaktoi miqtë e Ibrahimit si “të nderuar”. Ata ishin të nderuar nga Ibrahimi (a.s.), me mikpritjen e tij shembullore, të cilën Zoti e tregoi imtësisht. Ai tregoi në detaje se si Ibrahimi (a.s.) i nderoi miqtë e tij, me fjalë dhe me vepra. Por ata ishin të nderuar edhe nga vetë Zoti i Lartësuar. - Shtëpia e Ibrahimit (a.s.) ishte një bujtinë e hapur për çdo udhëtar dhe mik. Për këtë arsye, ata hynë brenda pa pyetur e pa kërkuar leje, por thjesht përshëndetën me selam, për mirësjellje. Edhe Ibrahimi (a.s.) ua ktheu me një përshëndetje më të mirë, duke i thënë: “Selami qoftë gjithnjë me ju!” - Nga ajeti kuptojmë se lejohet prezantimi me ata që të vizitojnë apo me të cilët ke krijuar njëfarë lidhjeje, sepse kjo mund të sjellë mirësi të shumta. - Edukata e Ibrahimit (a.s.) dhe kujdesi i tij në përzgjedhjen e fjalëve më të mira ishte i madh. Ai u tha atyre: “...o njerëz të panjohur në këto anë...”, dhe nuk u tha: “Unë nuk ju njoh ju”. Sigurisht që mes dy rasteve ka ndryshim të dukshëm. - Nga ngjarja mësojmë se duhet të nxitojmë në nderimin e mikut. Bamirësia më e çmuar është ajo që kryhet më së shpejti. Prandaj Ibrahimi (a.s.) nxitoi që t’u shtronte menjëherë tryezën mysafirëve të tij. - Nderimi i mikut me një ushqim që është i gatshëm, para se miku të vijë, pasi ndoshta është përgatitur për të tjerë, nuk konsiderohet aspak si mungesë respekti për mikun. Allahu i Lartësuar i konsideroi mysafirët e Ibrahimit (a.s.) si miq plotësisht “të nderuar”. - Ne mësojmë gjithashtu për begatitë e mëdha që Allahu i Lartësuar i pati dhënë Ibrahimit. Kjo duket në faktin që ai e kishte viçin gati, madje edhe të gatuar, pa pasur nevojë të shkonte në treg, ta merrte nga fqinjët apo diku tjetër. - Vëmë re se ishte vetë Ibrahimi (a.s.) që u shërbeu miqve, ndërkohë që ai ishte i dashuri i Mëshiruesit. Me këtë, ai dëshmoi se ishte shembulli më i mirë i nderimit të mikut. Ibrahimi (a.s.) ua afroi ushqimin mysafirëve në vendin ku ishin ulur ata dhe nuk ua shtroi diku tjetër e t’u thoshte “Ejani të hani!”. Ai zgjodhi atë gjë që ishte më e thjeshtë dhe më e rehatshme për ta. - Përzgjedhja e fjalëve me mikun, sidomos në momentin kur u ofron ushqimin. Ibrahimi (a.s.) zgjodhi fjalët më të mira, duke u thënë: “A nuk po hani tani?”. Kështu, njeriu duhet të përzgjedhë fjalët më të mira për të ftuar mikun në ushqim, për shembull, të thotë: “A nuk po na nderoni?” ose: “A nuk po urdhëroni?” e të tjera si këto. - Nëse dikush frikësohet për ndonjë shkak të caktuar, duhet që t’ia largosh atë frikë duke i folur e duke e sqaruar, sikurse vepruan melekët me Ibrahimin (a.s.), kur i

thanë: “Mos u frikëso!”, dhe më pas i dhanë lajmin e gëzueshëm. - Gëzimi i madh i Sarës, gruas së Ibrahimit (a.s.), aq sa bëri disa veprime të pazakonta. - Mirësia e madhe që Allahu i Lartësuar i dhuroi Ibrahimit (a.s.) dhe Sarës, që ishte djali i tyre i ditur, Is’haku (a.s.).

← Dharijat 51:31