51. Dharijat · Ajeti 59 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 51:38–51:59

Rrëfimet për pejgamberët dhe për popujt e tyre të padëgjueshëm, kanë për qëllim të joshin zemrën e Muhammedit ndaj sjelleve të këqija të popullit të tij. Popullin e Nuhut e ndëshkoi me përmbytje në det, të Hudit me një erë të stuhishme, të Salihut me një krismë të hatashme.

Allahu që me fuqinë e Tij të fortë ngriti qiellin, shtroi tokën për të jetuar në te, krijoi çdo send të dy gjinive, është i vetmi krijues, andaj duhet ikur prej besimeve të kota dhe duhet mbështetur vetëm në Allahun një.

Edhe popujt e parë i përgënjeshtruan pejgamberët porsi t'ia kishin lënë njëri-tjetrit porosi, por jo, ata ishin popull i rrebeluar. Ti, i thuhet Muhammedit, nuk je fajtor, ti këshillo pandërprerë besimtarët, se këshilla jote ka efekt. Zoti nuk krijoi xhinë e njerëz për tjetër por vetëm që ta adhurojnë, ta respektojnë, ta njohin se është Një, e nuk ka kurrfarë nevoje prej tyre, ata janë të nevojshëm për Të.

Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures Edh-Dharijati. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 51:52–51:60

Allahu i Madhëruar ngushëllon Profetin e Tij të dashur ﷺnë këto ajete, duke i thënë: - “Po në të njëjtën mënyrë, edhe ata që ishin më parë, sa herë që u shkonte ndo - një profet, thoshin: “Është magjistar ose i çmendur.” - Ashtu sikurse t’u drejtuan ty idhujtarët, po kështu edhe mohuesit e profetëve të hershëm iu drejtuan me të njëjtat fjalë të dërguarve nga Zoti: “Është magjistar ose i çmendur.” Këto ishin epitetet, që ata i vunë të dërguarve. - “A mos kishin mësuar njëri -tjetrin kështu?” - Mos vallë, ata porositën njëri - tjetrin në lidhje me këtë qëndrim kundrejt profetëve? - “Jo, por ata ishin njerëz që kalonin kufijtë.” - Të tillë janë ata që kalojnë kufijtë e Zotit, qoftë këta të sotmit, ashtu edhe të hershmit. Ata ishin të ngjashëm në zemrat, fjalët dhe në veprat e tyre. - “Atëherë, largohu prej tyre ...” - Distancohu prej tyre, o Muhamed, largohu. - “... sepse ti nuk fajësohesh për ta! ” - Ti nuk do të qortohesh aspak nëse distanco - hesh prej tyre. - “Por ti këshillo, sepse këshilla u bën dobi besimtarëve! ” - Nga përkujtimet e Zotit përfitojnë veçse ato zemra që janë të mbushura me besim të vërtetë dhe të pastër, të afta që të shohin dritën dhe të hapura, që drita të depërtojë në to. Pastaj Krenari i Lartësuar thotë: - “Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për gjë tjetër, por veç që të më adhu - rojnë.” - Unë i krijova ata veçse që të nënshtrohen e të më adhurojnë Mua, me hir ose me pahir. Ky është shpjegimi i përzgje - dhur nga Ibn Xheriri. Ndërsa Ibn Xhurejxhi shpjegon: “Domethënë, që të më njohin Mua.” (të njohin madhështinë Time dhe faktin që jam i vetmi i Adhuruar me meritë). Rabi’ Ibn Enesi shpjegon: “I krijova veçse për t’u përkus htuar në adhurimin ndaj Meje.” Në lidhje me këtë, Sudiju ka thënë: “Ka adhurime që të sjellin dobi, por ka edhe të tilla, që nuk janë të mjaftueshme e nuk të sjellin dobi. Mendoni në fjalën e Allahut të Madhëruar, kur thotë: “Nëse ti i pyet se kush i krijoi qiejt dhe Tokën, ata me siguri do të thonë: “Allahu!” [Lukman 25]. Pra, edhe pse pohimi i këtij fakti prej tyre është një lloj shfaqje e adhurimit për Zotin dhe besimit tek Ai, kjo nuk u sjell asnjë dobi përkundër idhujtarisë së tyre, duke adhuruar dikë tjetër përveç Allahut.” Ndërsa Dahaku thotë se këtu bëhet fjalë për besimtarët (prej xhindëve dhe njerëzve). - “Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as kërkoj që të më ushqejnë. Allahu, Ai është Furnizuesi i madh e Fuqiploti.” - Kuptimi është se Allahu i

Lartësuar i krijoi robërit, krijesat, njerëzit, që ta adhurojnë Atë si një të vetëm dhe pa ortakë. Ai nuk ka nevojë për ta, madje ata janë përherë e pafundësisht nevojtarë për Të. Ai është Krijuesi i tyre, Ai që i furnizon me të mira, përkujdeset për ta dhe rregullon çështjet e tyre. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Profeti i Allahut përcolli nga Zoti i Lartësuar këtë fjalë: 2488. “O biri i Ademit! Përkushtohu dhe veçohu tërësisht për të më adhuruar Mua, që unë të ta mbush gjoksin me pasuri dhe të largoj çdo varfëri tënden. Nëse nuk e bën, kam për ta mbushur gjoksin tënd me angazhime (për dynjanë dhe pasu - ritë e saj) dhe nuk kam për të ta larguar varfërinë.” Këtë hadith e sjellin, gjithashtu, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe prej Umran Ibn Zaideh. Tirmidhiu e ka vlerësuar si hasen garib. - “Sigurisht, ata që bëjnë padrejtësi meritojnë të njëjtin lloj dënimi si sivëllezërit e tyre.” - Edhe këta meritojnë të njëjtin dënim si popujt e mëhershëm. - “Prandaj të mos e kërkojnë shpejtimin e tij!” - Të mos kërkojnë shpejtimin e ndë - shkimit të Zotit, sepse ai do t’u vijë patjetër. - “Mjerë ata që nuk e besojnë ditën që u është premtuar!” - Është për qëllim Dita e Kijametit, të cilën ata e mohojnë dhe nuk mund ta pranojnë. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Dharijat. Vetëm Allahut i takon lavdërimi e mirënjohja. Atij i mbështetemi dhe vetëm tek Ai e gjejmë ndihmën dhe forcën.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 51:59–51:60

- “Sigurisht, ata që bëjnë padrejtësi meritojnë të njëjtin lloj dënimi si sivëllezërit e tyre. Prandaj të mos e kërkojnë shpejtimin e tij!” - Ata që mohojnë Muhamedin (a.s.) dhe mesazhin e tij do të kenë ndëshkim si popujt e tjerë të ngjashëm, që mohuan të dërguarit e tjerë të Zotit. Ata të mos nguten, sepse Allahu i Lartësuar ka vendosur një rregull të pandryshueshëm: çdo mohues, i cili vazhdon të mos pendohet dhe të mos bindet, patjetër që do të ndëshkohet, edhe nëse mund të vonohet ky ndëshkim për njëfarë kohe. Më pas, i Lartësuari i kërcënon të tillë njerëz me Ditën e Gjykimit: - “Mjerë ata që nuk e besojnë ditën që u është premtuar!” - Ajo është Dita e Gjykimit, kur mohuesit e profetëve i pret ndëshkimi i premtuar. Atë ditë, për ata nuk do të ketë ndihmues dhe as shpëtues nga ndëshkimi i Zotit. E lus Allahun të na ruajë nga ky ndëshkim!

← Dharijat 51:59