51. Dharijat

سورة الذاريات 60 ajete
Përkthimi Hasan Nahi
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

وَٱلذَّٰرِيَٰتِ ذَرۡوٗا

Betohem në erërat që çojnë (pluhurin)*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
2

فَٱلۡحَٰمِلَٰتِ وِقۡرٗا

dhe në retë e ngarkuara rëndë*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
3

فَٱلۡجَٰرِيَٰتِ يُسۡرٗا

dhe në ato që lundrojnë lehtë*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
4

فَٱلۡمُقَسِّمَٰتِ أَمۡرًا

dhe në engjëjt që shpërndajnë urdhrat*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
5

إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَصَادِقٞ

se, me të vërtetë, është e sigurt ajo që ju premtohet*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
6

وَإِنَّ ٱلدِّينَ لَوَٰقِعٞ

dhe çdo shpërblim e dënim do të ndodhë!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
7

وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلۡحُبُكِ

Për qiellin e stolisur me yje!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
8

إِنَّكُمۡ لَفِي قَوۡلٖ مُّخۡتَلِفٖ

Ju keni gjithfarë mendimesh,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
9

يُؤۡفَكُ عَنۡهُ مَنۡ أُفِكَ

Prej tij (Kuranit) shmanget ai që nuk beson.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
10

قُتِلَ ٱلۡخَرَّٰصُونَ

Qofshin mallkuar gënjeshtarët,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
11

ٱلَّذِينَ هُمۡ فِي غَمۡرَةٖ سَاهُونَ

të cilët janë të zhytur në padije dhe të shkujdesur (ndaj Ditës së Gjykimit)!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
12

يَسۡـَٔلُونَ أَيَّانَ يَوۡمُ ٱلدِّينِ

Ata pyesin: “Kur do të jetë Dita e Gjykimit?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
13

يَوۡمَ هُمۡ عَلَى ٱلنَّارِ يُفۡتَنُونَ

Atë Ditë ata do të përcëllohen në zjarr!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
14

ذُوقُواْ فِتۡنَتَكُمۡ هَٰذَا ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تَسۡتَعۡجِلُونَ

(Do t’u thuhet): “Shijoni dënimin tuaj! Këtë kërkuat t’ju shpejtohet!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
15

إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي جَنَّٰتٖ وَعُيُونٍ

Pa dyshim, ata që i frikësohen Allahut do të jenë në kopshte dhe burime,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
16

ءَاخِذِينَ مَآ ءَاتَىٰهُمۡ رَبُّهُمۡۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَبۡلَ ذَٰلِكَ مُحۡسِنِينَ

duke marrë atë që ua ka dhuruar Zoti i tyre, meqë më parë kanë qenë punëmbarë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
17

كَانُواْ قَلِيلٗا مِّنَ ٱلَّيۡلِ مَا يَهۡجَعُونَ

Ata flinin pak natën,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
18

وَبِٱلۡأَسۡحَارِ هُمۡ يَسۡتَغۡفِرُونَ

ndërsa në agim kërkonin falje (nga Allahu).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
19

وَفِيٓ أَمۡوَٰلِهِمۡ حَقّٞ لِّلسَّآئِلِ وَٱلۡمَحۡرُومِ

Në pasuritë e tyre ka pasur pjesë për lypësit dhe nevojtarët.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
20

وَفِي ٱلۡأَرۡضِ ءَايَٰتٞ لِّلۡمُوقِنِينَ

Në Tokë ka shenja për ata që besojnë me bindje,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
21

وَفِيٓ أَنفُسِكُمۡۚ أَفَلَا تُبۡصِرُونَ

po edhe në vetet tuaja - a nuk e shihni vallë?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
22

وَفِي ٱلسَّمَآءِ رِزۡقُكُمۡ وَمَا تُوعَدُونَ

Në qiell është furnizimi juaj dhe gjithçka që ju është premtuar.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
23

فَوَرَبِّ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِ إِنَّهُۥ لَحَقّٞ مِّثۡلَ مَآ أَنَّكُمۡ تَنطِقُونَ

Betohem për Zotin e qiellit dhe të Tokës, se kjo (që ju premtohet) është e vërtetë, ashtu siç është të folurit tuaj.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
24

هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ضَيۡفِ إِبۡرَٰهِيمَ ٱلۡمُكۡرَمِينَ

A e ke dëgjuar historinë e mysafirëve të nderuar të Ibrahimit?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
25

إِذۡ دَخَلُواْ عَلَيۡهِ فَقَالُواْ سَلَٰمٗاۖ قَالَ سَلَٰمٞ قَوۡمٞ مُّنكَرُونَ

Ata hynë tek ai e i thanë: “Paqe!” - dhe ai u tha: “Paqe, o njerëz të panjohur!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
26

فَرَاغَ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ فَجَآءَ بِعِجۡلٖ سَمِينٖ

E pa u vënë re, ai shkoi te njerëzit e shtëpisë dhe solli një viç të majmë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
27

فَقَرَّبَهُۥٓ إِلَيۡهِمۡ قَالَ أَلَا تَأۡكُلُونَ

Pastaj ua afroi atyre e u tha: “A nuk po hani?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
28

فَأَوۡجَسَ مِنۡهُمۡ خِيفَةٗۖ قَالُواْ لَا تَخَفۡۖ وَبَشَّرُوهُ بِغُلَٰمٍ عَلِيمٖ

Dhe ndjeu frikë prej tyre, por ata i thanë: “Mos u frikëso!” dhe i dhanë lajmin e mirë për një djalë të dijshëm.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
29

فَأَقۡبَلَتِ ٱمۡرَأَتُهُۥ فِي صَرَّةٖ فَصَكَّتۡ وَجۡهَهَا وَقَالَتۡ عَجُوزٌ عَقِيمٞ

Atëherë erdhi gruaja e tij, që, duke thërritur dhe rrahur fytyrën, tha: “Vallë, a mundem (të lind) unë, plaka shterpë?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
30

قَالُواْ كَذَٰلِكِ قَالَ رَبُّكِۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡحَكِيمُ ٱلۡعَلِيمُ

Ata thanë: “Kështu ka qenë vullneti i Zotit tënd. Ai është vërtet i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
31

۞ قَالَ فَمَا خَطۡبُكُمۡ أَيُّهَا ٱلۡمُرۡسَلُونَ

Ai i pyeti: “Cili është qëllimi juaj, o të dërguar?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
32

قَالُوٓاْ إِنَّآ أُرۡسِلۡنَآ إِلَىٰ قَوۡمٖ مُّجۡرِمِينَ

Ata thanë: “Ne jemi dërguar te një popull keqbërës,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
33

لِنُرۡسِلَ عَلَيۡهِمۡ حِجَارَةٗ مِّن طِينٖ

për të hedhur mbi ta gurë prej balte të pjekur,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
34

مُّسَوَّمَةً عِندَ رَبِّكَ لِلۡمُسۡرِفِينَ

të shënuar te Zoti yt, për ata që e kalojnë kufirin (në të këqija)”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
35

فَأَخۡرَجۡنَا مَن كَانَ فِيهَا مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Ne i nxorëm të gjithë besimtarët që ishin në atë qytet*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
36

فَمَا وَجَدۡنَا فِيهَا غَيۡرَ بَيۡتٖ مِّنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ

ndonëse aty gjetëm vetëm një shtëpi myslimane*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
37

وَتَرَكۡنَا فِيهَآ ءَايَةٗ لِّلَّذِينَ يَخَافُونَ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَلِيمَ

dhe në të lamë shenjë për ata që i frikësohen dënimit të dhembshëm.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
38

وَفِي مُوسَىٰٓ إِذۡ أَرۡسَلۡنَٰهُ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ بِسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٖ

Edhe në historinë e Musait (ka mësim), kur ia dërguam Faraonit, me provë të qartë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
39

فَتَوَلَّىٰ بِرُكۡنِهِۦ وَقَالَ سَٰحِرٌ أَوۡ مَجۡنُونٞ

Ai (Faraoni) u shmang (nga besimi), së bashku me komandantët e vet dhe tha: “Musai është magjistar ose i çmendur!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
40

فَأَخَذۡنَٰهُ وَجُنُودَهُۥ فَنَبَذۡنَٰهُمۡ فِي ٱلۡيَمِّ وَهُوَ مُلِيمٞ

Ne e kapëm atë me ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det; ai e meritoi.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
41

وَفِي عَادٍ إِذۡ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمُ ٱلرِّيحَ ٱلۡعَقِيمَ

(Mësim ka edhe në historinë) e fisit Ad, kur i dërguam erën shkatërruese,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
42

مَا تَذَرُ مِن شَيۡءٍ أَتَتۡ عَلَيۡهِ إِلَّا جَعَلَتۡهُ كَٱلرَّمِيمِ

e cila, ngado që kaloi, nuk kurseu asgjë, duke i kthyer në kalbësira.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
43

وَفِي ثَمُودَ إِذۡ قِيلَ لَهُمۡ تَمَتَّعُواْ حَتَّىٰ حِينٖ

Edhe te fisi Themud (ka mësim), kur iu tha anëtarëve të tij: “Kënaquni njëfarë kohe!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
44

فَعَتَوۡاْ عَنۡ أَمۡرِ رَبِّهِمۡ فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلصَّٰعِقَةُ وَهُمۡ يَنظُرُونَ

Ata u treguan mendjemëdhenj ndaj urdhrave të Allahut, pastaj i goditi rrufeja, ndërsa e shihnin,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
45

فَمَا ٱسۡتَطَٰعُواْ مِن قِيَامٖ وَمَا كَانُواْ مُنتَصِرِينَ

por nuk mundën as të ngriheshin, as të mbroheshin prej dënimit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
46

وَقَوۡمَ نُوحٖ مِّن قَبۡلُۖ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمٗا فَٰسِقِينَ

(Mësim ka) edhe te populli i Nuhut, (që e shkatërruam) shumë kohë më parë. Me të vërtetë, ai ishte popull i pabindur!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
47

وَٱلسَّمَآءَ بَنَيۡنَٰهَا بِأَيۡيْدٖ وَإِنَّا لَمُوسِعُونَ

Ne e kemi ndërtuar qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
48

وَٱلۡأَرۡضَ فَرَشۡنَٰهَا فَنِعۡمَ ٱلۡمَٰهِدُونَ

Edhe Tokën e kemi shtruar! Sa shtrues të mrekullueshëm që jemi!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
49

وَمِن كُلِّ شَيۡءٍ خَلَقۡنَا زَوۡجَيۡنِ لَعَلَّكُمۡ تَذَكَّرُونَ

Dhe nga çdo gjë, Ne kemi krijuar dy palë,[329] në mënyrë që ju të vini veshin!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[329] Siç është p.sh. drita dhe errësira, subjekti dhe objekti, e thata dhe e njoma, aktivja dhe pasivja, mashkulli dhe femra, e gjalla dhe e pajeta. Gjithashtu, ky varg mund të aludojë fare mirë edhe për vlerën universale të ligjit të gjinive.
50

فَفِرُّوٓاْ إِلَى ٱللَّهِۖ إِنِّي لَكُم مِّنۡهُ نَذِيرٞ مُّبِينٞ

“Andaj, ikni (prej dënimit) drejt (shpërblimit të) Allahut, se unë vërtet që jam dërguar te ju prej Tij, si paralajmërues i qartë!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
51

وَلَا تَجۡعَلُواْ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَۖ إِنِّي لَكُم مِّنۡهُ نَذِيرٞ مُّبِينٞ

Dhe mos adhuroni zot tjetër krahas Allahut, se unë vërtet që jam dërguar te ju prej Tij, si paralajmërues i qartë!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
52

كَذَٰلِكَ مَآ أَتَى ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا قَالُواْ سَاحِرٌ أَوۡ مَجۡنُونٌ

Kështu, sa herë që një i dërguar vinte te popujt para tyre (mekasve), ata thoshin: “Është magjistar” ose “Është i çmendur!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
53

أَتَوَاصَوۡاْ بِهِۦۚ بَلۡ هُمۡ قَوۡمٞ طَاغُونَ

Vallë, a mos ia kanë pasuar këtë njëri-tjetrit? Jo, por ata vetë janë popull që e kanë tepruar![330]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[330] Të gjithë profetëve, popujt e vet u kanë thënë se janë të çmendur. Kështu i kanë thënë edhe Profetit Muhamed a.s.. Por, pas pak kohe, kanë kuptuar që ajo shpifje ishte gjynah shpirtëror dhe rebelizëm në shoqëri. Prandaj, ajo shpifje ka pasur jetë të shkurtër tek të gjithë arabët dhe intelektualët e botës (përkthyesi).
54

فَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ فَمَآ أَنتَ بِمَلُومٖ

Prandaj shmangu prej atyre; ti nuk do të qortohesh për këtë!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
55

وَذَكِّرۡ فَإِنَّ ٱلذِّكۡرَىٰ تَنفَعُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Por këshillo, se vërtet këshilla u bën dobi besimtarëve.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
56

وَمَا خَلَقۡتُ ٱلۡجِنَّ وَٱلۡإِنسَ إِلَّا لِيَعۡبُدُونِ

Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
57

مَآ أُرِيدُ مِنۡهُم مِّن رِّزۡقٖ وَمَآ أُرِيدُ أَن يُطۡعِمُونِ

Unë nuk kërkoj prej tyre risk, as nuk dëshiroj që të Më ushqejnë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
58

إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلرَّزَّاقُ ذُو ٱلۡقُوَّةِ ٱلۡمَتِينُ

Vërtet, Allahu është Furnizuesi i vetëm, i Fuqishmi, i Plotpushtetshmi.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
59

فَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُواْ ذَنُوبٗا مِّثۡلَ ذَنُوبِ أَصۡحَٰبِهِمۡ فَلَا يَسۡتَعۡجِلُونِ

Pa dyshim, ata që kanë bërë të këqija, do të kenë pjesën e tyre të dënimit, të ngjashme me pjesën e shokëve të tyre (të mëparshëm) që kanë qenë si ata. Prandaj të mos Më sfidojnë që ta shpejtoj atë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
60

فَوَيۡلٞ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن يَوۡمِهِمُ ٱلَّذِي يُوعَدُونَ

Kështu, mjerë mohuesit prej Ditës që u është premtuar!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A