52. Tur · ajete 21–28

سورة الـطور
21

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَٱتَّبَعَتۡهُمۡ ذُرِّيَّتُهُم بِإِيمَٰنٍ أَلۡحَقۡنَا بِهِمۡ ذُرِّيَّتَهُمۡ وَمَآ أَلَتۡنَٰهُم مِّنۡ عَمَلِهِم مِّن شَيۡءٖۚ كُلُّ ٱمۡرِيِٕۭ بِمَا كَسَبَ رَهِينٞ

Wel-ledhine ‘amenu we ettebe’at/hum dhurrijetuhum bi’imanin ‘elhekna bihim dhurrijetehum we ma ‘eletnahum min ‘amelihim min shej’in kullu emri’in bima kesebe rehinun

E ata që vetë besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim, Ne atyre do t'ua shoqërojmë pasardhësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojmë nga veprat e tyre (prindërve). Secili njeri është peng i asaj që ka punuar.

22

وَأَمۡدَدۡنَٰهُم بِفَٰكِهَةٖ وَلَحۡمٖ مِّمَّا يَشۡتَهُونَ

We ‘emdednahum bifakihetin we lehmin mimma jeshtehune

Ne atyre ua shtojmë të mirat me pemë e me mish që ata e dëshirojnë.

23

يَتَنَٰزَعُونَ فِيهَا كَأۡسٗا لَّا لَغۡوٞ فِيهَا وَلَا تَأۡثِيمٞ

Jetenaza’une fiha ke’sæn la legwun fiha we la te’thimun

Aty njëri-tjetrit ia zgjasin gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat.

24

۞ وَيَطُوفُ عَلَيۡهِمۡ غِلۡمَانٞ لَّهُمۡ كَأَنَّهُمۡ لُؤۡلُؤٞ مَّكۡنُونٞ

We jetufu ‘alejhim gilmanun lehum ke’ennehum lu’ulu’uun meknunun

Në mesin e tyre qarkullojnë shërbëtoret si të ishin margaritarë të ruajtur.

25

وَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَسَآءَلُونَ

We ‘ekbele ba’duhum ‘ala ba’din jetesa’elune

Dhe njëri-tjetrit i qasen duke u pyetur (për punët e tyre në Dunja).

26

قَالُوٓاْ إِنَّا كُنَّا قَبۡلُ فِيٓ أَهۡلِنَا مُشۡفِقِينَ

Kalu ‘inna kunna kablu fi ‘ehlina mushfikine

(Këta) Thonë: "Ne edhe kur ishim në familjet tona, ishim ata që frikësoheshim."

27

فَمَنَّ ٱللَّهُ عَلَيۡنَا وَوَقَىٰنَا عَذَابَ ٱلسَّمُومِ

Femennel-lahu ‘alejna we wekana ‘adhabe es-semumi

E All-llahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) së nxehtë të zjarrit.

28

إِنَّا كُنَّا مِن قَبۡلُ نَدۡعُوهُۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡبَرُّ ٱلرَّحِيمُ

‘Inna kunna min kablu ned’uhu ‘innehu huwel-berru er-Rehimu

"Ne më parë ishim ndër ata që e lutëm Atë, e Ai është bamirës, mëshirues".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Tur është kodra në të cilën Zoti i foli Musait. Libri i shkruar në rreshta e në fletë të hapura është Kurani, që lexohet prej besimtarëve në mus-haf, e prej melekëve në Levhi Mahfudh. Shtëpia e banuar është Qabja, të cilën gjithnjë e vizitojnë haxhinjtë, ose Bejtul Ma’muri në qiell, të cilin e vizitojnë melekët. Kulm i ngritur është qielli. Deti i mbushur me ujë, ose deti që në momentin e katastrofës do të ndizet si zjarr. Zoti betohet në këto krijime, se dënimi për kundërshtarët është realitet i pamohueshëm. Lëkundja e qiellit andej-këndej dhe shkulja e kodrave e fluturimi i tyre japin të kuptohet, se dynjaja mori fund, sepse toka, qielli, malet, detet janë krijuar, që njerëzit të përfitojnë prej tyre, e deri sa në të nuk do të kthehet më askush, ajo shkatërrohet. Të mjerë janë ata, që refuzuan mësimet e Zotit dhe atë ditë iu thuhet kur janë në prag të xhehenemit: A mos është kjo ndonjë magji, apo jeni verbuar, siç u verbuat në dynja ndaj udhëzimeve të Zotit. Xhenetlinjtë, përveç që janë të kënaqur me të mirat e xhenetit, Zoti do t’i kënaqë edhe më tepër, kur do t’ua shoqërojë edhe fëmijët e tyre në xhenet, edhe nëse fëmija i tyre nuk ka meritë për atë shkallë të xhenetit, por atë e bën për hir të prindërve të mirë. Kuptohet, nëse fëmija ka qenë besimtar sikurse edhe prindërit e vet, e nëse jo, atëherë këputen të gjitha lidhjet. Gjithashtu kuptohet, se edhe xhenetlinjtë, edhe xhehenemlinjtë i përkujtojnë veprat dhe gjendjen e tyre sa ishin në dynja, e besimtarët do të kënaqen kur i përkujtojnë vështirësitë e dynjasë dhe gjendjen e tyre të kënaqshme në xhenet, ndërsa të tjerët mjerimin në xhehenem.