52. Tur · Ajeti 44 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 52:29–52:49

Në këto disa ajete përshkruhen bindjet e kota të idhujtarëve, të cilët edhe pse nuk kishin kurrfarë fakti, nga inati u përmbaheshin atyre dhe bënin shpifje. Në të gjitha këto pyetje që i parashtron Kur'ani para tyre, ata nuk kanë përgjigje me të cilën do të mund ta arsyetonin qëndrimin e vet, andaj pos dënimit në ahiret, ata do të përjetojnë dënim edhe në dynja.

Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures Tur. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 52:44–52:49

Allahu i Lartësuar na tregon rreth idhujtarëve, të cilët, vetëm prej kokëfortësisë, refuzojnë edhe ato fakte që janë të prekshme nga shqisat: - “Edhe sikur të shihnin ndonjë send duke rënë nga qielli, ata do të thoshin: “Është veç një grumbull resh.” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: “Kështu e fusim atë (mosbesimin) në zemrat e keqbërësve. Ata nuk e besojnë (shpalljen) dhe ky është një ligji i pandry - shueshëm që në popujt e hershëm (keqbë - rës). Edhe sikur Ne t’u hapnim atyre një derë në qiell, që ata të ngjiteshin vazhdi - misht lart, ata do të thoshin: “Neve na kanë qenë bllokuar sytë, madje kemi qenë të magjepsur.”.” [Hixhr 12 - 15]. - “Prandaj, lëri ata derisa të përjetojnë ditën kur ata të shtangin ...” - Pra, lëri ata, o Muhamed, deri kur të vijë Dita e Kija - metit. - “Ditën kur dredhitë e tyre nuk u bëjnë më asnjë dobi ...” - Ditën e Kijametit, intrigat e tyre nuk kanë asnjë vlerë e funksion. - “... e kur nuk do të ndihmohen. ” - Askush nuk ka për t’i ndihmuar që të shpë - tojnë atë ditë. - “Është e vërtetë se për ata që bëjnë padrejtësi, ka një dënim më të afërt se ai ...” - Përpara ndëshkimit në ahiret, kanë edhe një tjetër në dynja, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “ Ne do t'i bëjmë ata që të shijojnë një pjesë prej dënimit më të afërt, para dënimit të madh (në Zjarr), me qëllim që (të mund të pendohen dhe) të tërhiqen (prej të këqijave).” [Sexhde 21]. - “... por shumica e tyre nuk e dinë. ” - Ata nuk e kuptojnë se çfarë ndodh me ta, por kur t’u shfaqet gjendja në të cilën ndo - dheshin, atëherë ajo do të jetë dëshpëruese dhe gjendja më e keqe që mund të imagji - nohet, më e keqe se gjendja në të cilën ndodheshin më herët. Në disa transmetime vjen hadithi: 2496. “Besimtari, kur sëmuret dhe më pas Allahu e shëron, kjo shërben si falje e gjynaheve të shkuara, por edhe si mësim e këshillë për më pas. Ndërsa kur sëmuret munafiku dhe pastaj shërohet, është si ajo deveja, që nuk e di përse njëherë e mbajnë lidhur dhe njëherë e lëshojnë.” 72 - “Bëj durim me gjykimin e Zotit tënd, se t’i je nën mbikëqyrjen Tonë!” - Bëj durim përballë këtyre mundimeve që të japin dhe mos u kushto shumë rëndësi, sepse ti je nën vëzhgimin Tonë, nën mbrojtjen Tonë të plotë. - “Madhëroje me falënderim Zotin tënd, kur të ngrihesh! ” - Kanë ardhur tri shpje - gime për këtë ajet. Dahaku thotë se këtu bëhet fjalë për lutjen e hapjes së namazit: 2497. “Sub’ĥânekell-llâhum-me ue bi ĥamdike, ue tebâreke-smuke, ue teâlâ xhed - duke, ue lâ ilâhe ĝajruke. (I lavdëruar dhe larg çdo të mete je, o i Adhuruari im në lavdinë Tënde. I lartësuar, i madhëruar dhe begatisjellës është emri Yt! E lartësuar është madhëria Jote! Nuk ka të adhuruar tjetër të meritueshëm veç Teje!)” Muslimi e sjell këtë në Sahih-un e tij nga Umeri, i cili e thoshte këtë lutje në fillim të namazit. Ahmedi dhe autorët e Sunen-eve përcjellin nga Ebu Saidi dhe të tjerë, se Profeti ﷺ e thoshte këtë lutje në hapje të namazit. Ebu El Xheuzâ thotë: “Madhëroje me falënde - rim Zotin tënd, kur të ngrihesh!”, dome - thënë, kur ngrihesh nga gjumi, nga shtrojet e tua. Ky është shpjegimi i dytë, që e ka përzgjedhur Ibn Xheriri. Në pohim të këtij, imam Ahmedi sjell hadithin nga Ubada Ibn Samiti, se Profeti i Allahut ka thënë: 2498. “Ai që zgjohet natën dhe thotë: “Lâ ilâhe illAll-llâhu ueĥdehû lâ sherike lehu , lehul mulku ue lehul ĥamdu ue hue alâ kul -li shej’in kadir. Subĥânallah, El ĥamdu lil - lâh, Lâ ilâhe il -l’Allah, Allahu ekber, Lâ ĥaule ue lâ ku -uete il -lâ bil -lah.” (S’ka të

adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Një dhe të Pashoq. Vetëm Atij i përket sundimi dhe lavdia, dhe Ai është i Plotfuqi - shëm për çdo gjë! I pastër e i lartësuar është Allahu, të gjitha lavdërimet i takojnë

Allahut, S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Allahu është më i Madhi, Nuk ka ndryshim të gjendjes dhe nuk ka forcë, pa ndihmën e Allahut!”. Pastaj thotë: Rabi’gfir li (O Zot, më fal mua!)”, (Ose) Pastaj lutet, lutja e tij do të marrë përgjigje. Dhe nëse i jep forcë vetes dhe merr abdes, dhe pastaj fal namaz, i pranohet namazi i tij.” Kështu e ka përnxjerrë Buhariu në Sahih-un e tij. Edhe autorët e Sunen-eve sjellin version të ngjashëm prej Uelid Ibn Muslimit. Ndërsa Muxhahidi vjen me një shpjegim tjetër: “Madhëroje me falënderim Zotin tënd, kur të ngrihesh!”, domethënë, bëje këtë sa herë që të ngrihesh për të ikur nga një takim. Ebu Ehuasi thotë: “Para se të ngriheni nga një tubim, thoni: “ Subĥânekell-llâhum-me ue bi ĥamdike! ” (I lartësuar dhe larg çdo të mete je, o Zoti im, në lavdinë Tënde!) Ndërsa nga Ata Ibn Ebi Rabah përcillet se, duke folur për këtë ajet, tha: “Domethënë, kur ngrihesh nga një mexhlis, nëse atje ke folur mirë, do të të shtohen mirësitë; nëse ke bërë diçka tjetër, kjo do të jetë falje për ty.” Ebu Daudi sjell një hadith, - dhe ky është teksti i sjellë prej tij, - që e transmeton gjithashtu, Nesaiu dhe El-Hakimi në Mustedrak, nga Ebu Berzede el Eslemi, se: 2499. “Profeti ﷺ ,në kohën e fundit të jetës së tij, sa herë që donte të ngrihej prej ndonjë mexhlisi, thoshte: “Subĥânekell-llâhum-me ue bi ĥamdike ue eshhedu en lâ ilâhe il -lâ ente estagfiruke ue etûbu ilejke !” (I lartësuar dhe larg çdo të mete je, o Zoti im, në lavdinë Tënde! Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç teje. Ty të kërkoj falje dhe tek ti kthehem i penduar!). Atëherë një burrë i tha: “O i Dërguari i Allahut! Ti tani po thua disa fjalë, që nuk i thoje më përpara.” Ai tha: “Kjo është falje për atë që mund të ketë qenë në mexhlis.” - “Edhe gjatë natës adhuroje Atë ...” - Përmende Atë, adhuroje duke kënduar Kuran, duke falur namaz gjatë natës, sikurse thotë i Lartësuari: “ Fale namazin kur nis e ulet dielli dhe kur erret nata. Gjithashtu, lexoje Kur'anin e agimit. Vërtet, leximi i Kur'anit të agimit është i dëshmuar. Dhe në një pjesë të natës falu me të (me këndimin e Kur’anit)! Zoti yt do të të ngrejë në një gradë të lavdishme.” [Isra 78, 79]. - “... si edhe kur yjet nuk duken më. ” - Përmendëm më parë, në hadithin e Ibn Abasit, se flitet për dy rekatë namaz, që Profeti ﷺ i falte përpara namazit të sabahut (pra, sunetet e sabahut). Ato janë caktuar që të falen kur yjet fillojnë të mos duken më, pra, në kohën kur bëhet gati të dalë drita dhe yjet fillojnë të fshihen. Siç vjen në dy Sahih-ët, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: 2500. “Profeti i Allahut nuk ishte më i përkushtuar në ruajtjen e ndonjë vepre sunet, sesa për dy rekatët sunet të sabahut.” Sipas versionit të Muslimit: 2501. “Dy rekatët e sabahut janë më të mirë se e gjithë dynjaja, me gjithçka në të.” Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Tur. Vetëm Allahut i takon lavdërimi e mirënjohja. Vetëm Ai të ruan nga të këqijat, devijimi dhe vetëm Atij i mbështetemi dhe i kërkojmë ndihmë.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 52:44–52:49

Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na bën të ditur se idhujtarët, të cilët e mohuan të vërtetën e qartë, edhe sikur t’u sillje çfarëdolloj argumenti e prove, kurrë nuk do ta pranonin dhe nuk do ta pasonin atë. Përkundrazi, ata do të vazhdonin me kokëfortësi në kotësinë e tyre dhe do të përdornin çdo lloj justifikimi për të mos e pranuar. Kështu, i Lartësuari thotë: - “Edhe sikur të shihnin ndonjë send duke rënë nga qielli, ata do të thoshin: “Është veç një grumbull resh!”” - Edhe sikur nga qielli të lëshoheshin sende të mëdha ndëshkuese, ata përsëri nuk do të besonin, por do të vazhdonin në verbërinë e tyre e do të thoshin: “Është veç një grumbull resh! Janë thjesht disa re të mëdha dhe të zakonshme.” Ata do t’i kalonin si pa të keq këto shenja, duke mos nxjerrë mësime prej tyre. Për të tillët, ilaçi i vetëm është ndëshkimi, siç thotë i Lartësuari më pas: - “Prandaj, lëri ata derisa të përjetojnë ditën kur ata të shtangin...” - Ajo është Dita e Kijametit, kur ata do të ballafaqohen me ndëshkimin, dhimbjen dhe dëshpërimin, që kurrë nuk mund të përshkruhen me fjalë. - “...ditën kur dredhitë e tyre nuk u bëjnë më asnjë dobi e kur nuk do të ndihmohen.” – Atyre nuk do t’u bëjnë më asnjë dobi dredhitë e nuk do të ndihmohen aspak. Në dynja, ata mund t’i mundësojnë vetes ndonjë të mirë dhe të shpëtojnë nga ndonjë e keqe nëpërmjet intrigave dhe hileve të tyre, por kjo nuk ka për të funksionuar Ditën e Kijametit. Atë ditë, dredhitë e tyre nuk kanë për t’u bërë dobi dhe nuk mund t’i shpëtojnë dot nga ndëshkimi i Allahut. - “Është e vërtetë se për ata që bëjnë padrejtësi, ka një dënim më të afërt se ai, por shumica e tyre nuk e dinë.” - Pasi foli për ndëshkimin që i pret zullumqarët Ditën e Kijametit, Allahu i Lartësuar tregon se ata do të përballen me ndëshkimin qysh në jetën e berzah-ut, në varr, para se të ndodhë Kijameti. Madje kjo thënie përfshin edhe vuajtjet që Zoti u jep në jetën e dynjasë, me katastrofa, luftëra dhe dënime të ndryshme. Megjithatë, shumica e njerëzve nuk e dinë, prandaj vazhdojnë rrugën e tyre të humbjes dhe mosbesimit, e cila e ka përfundimin në ndëshkim të rëndë. Kështu, i Lartësuari pasi argumentoi me fakte kotësinë e fjalëve dhe besimeve të mohuesve, urdhëron Profetin e Tij që të mos u kushtojë vëmendje atyre të humburve, por të bëjë durim dhe të presë për gjykimin e Zotit dhe urdhrat e Tij. Ai duhej të përkushtohej në zbatimin e porosive të Zotit, i Cili i premtonte ndihmë dhe sukses, siç thuhet më pas: - “Bëj durim me gjykimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë!” - Ti je nën vëzhgimin, përkujdesjen dhe ruajtjen Tonë. Është Allahu i Madhëruar Ai që të mbështet dhe të udhëzon ty në çdo çështje, prandaj bëhu i durueshëm me vendimet e Tij! Gjithashtu, Allahu i Lartësuar e urdhëron të shtojë dhikr-in dhe adhurimet e tjera:

- “Madhëroje me falënderim Zotin tënd, kur të ngrihesh!” – Ky është urdhër për namaz nate. Pra, kur të ngrihesh për të falur namaz nate, përmende Zotin tënd duke i bërë tesbih. Ose ka kuptimin: Kur ngrihesh për të falur pesë namazet farze. Mbase ky është më i saktë, sepse i Lartësuari përmend në vijim edhe dhikr-in gjatë natës, kur thotë: - “Edhe gjatë natës adhuroje Atë, si edhe kur yjet nuk duken më.” – Adhuroje Allahun në fundin e natës, ku bën pjesë edhe namazi i sabahut. Sidoqoftë, Allahu është më i dituri për gjithçka.

← Tur 52:44