53. Nexhm · Ajeti 18 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 53:1–53:18

Allahu betohet në atë krijim të vetin që dëshiron, e krijesat nuk bën të betohen në tjetërkë pos në Krijuesin e vet. Betohet me yllin që bie, që perëndon, që shkapërderdhet në ditën e kijametit, se Muhammedi bashkëvendësi i kurejshitëve, të cilin e njihnin mirë, nuk ishte ai që kishte humbur rrugën, as që kishte besim të prishur dhe as nuk fliste sipas dëshirës së vet, por fliste atë që i shpallej. Me urdhërin e Zotit Xhibrili ia mësonte Kur'anin, Xhibrili ishte i fuqishëm dhe mendjemprehtë. Tu paraqit Muhammedit në formën e vet si ishte i krijuar dhe prej së larti iu afrua krejt afër dhe ia shpalli atë që e kishte urdhëruar Zoti.

Edhe pse idhujtarët bën dyshim se Muhammedi mund ta ketë parë Xhibrilin, Kur'ani vërteton se ai e pa edhe njëherë tjetër në formën e vet, e pa pranë Sidrës. Sidre quhet një pemë, e "munieha" - përfundon, pse përtej saj nuk di kush se ç'ka përveç perveç Zotit xh. sh. pra përfundon deri aty dija e krijesave.

Sipas kësaj pjese të Kur'anit, kuptojmë se Muhammedi Xhibrilin e pa dy herë në formën e tij origjinale: kur për herë të parë ia solli shpalljen në shpellën Hira dhe natën e Israut e të Miraxhit në qiej.

Natën e Miraxhit Pejgamberi pa shumë çudi: Sidrën e kishte mbuluar dritë prej Zotit dhe e kishin rrethuar melaiket: e pa Bejtul Ma'murin, e pa xhennetin dhe xhehenemin, e pa edhe Xhibrilin në atë formën e vet, e pa edhe shumë gjëra të tjera të çuditshme, e syri i pejgamberit nuk lakoi as djathtas, as majtas por ishte i përpikët në vëmendje e në shikim.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 53:5–53:18

- “Atë ia mësoi Ai, i Fuqishmi ...” - Allahu i Lartësuar na tregon rreth adhuruesit dhe Profetit të Tij të zgjedhur dhe të dashur, Muhamedit ,ﷺdhe për faktin se atë shpallje që ai e solli ndër njerëz, ia mësoi ai, që Allahu i Lartësuar e përshkruan si ‘Shedidul Kuuâ’, Fuqiforti, pra, meleku Xhibril (a.s.), sikurse thotë i Lartësuari në ajete të tjera: “S’ka dyshim se ai (Kurani) është fjalë e (sjellë përmes) të Dërguarit fisnik. Ai (Xhibrili) është i fortë dhe me pozitë të lartë te Zoti i Arshit. Ai (Xhibrili) është i respektuar dhe besnik.” [Tekuir 19 -21]. - “... që ka forcë të madhe ...” - ‘dhû mirratin’, domethënë, që zotëron forcë të ma - dhe. Kështu e kanë shpjeguar Muxhahidi, Haseni dhe Ebu Zejdi. Ndërsa nga Ibn Abasi vjen shpjegimi: ‘dhû mir-ratin’, pra, “që ka pamje të bukur.” Ndërsa Katade thotë se kuptimi është: “pamje e një krijim madhështor.” Sidoqoftë, këto shpjegime nuk përjashtojnë njëra -tjetrën, sepse Xhi - brili (a.s.) është me një pamje shumë të bukur dhe madhështore dhe, gjithashtu, ka fuqi të madhe. - “... dhe që u shfaq në formën e vet reale ...” - Bëhet fjalë për melekun Xhibril (a.s.). Kështu kanë thënë Haseni, Muxhahidi, Katade dhe Rabia Ibn Enes. - “... në pikën më të lartë të horizontit. ” - Xhibrili (a.s.) qëndroi pezull në pikën më të largët të horizontit, që është pika ku shfaqet agu i mëngjesit. Kështu thotë Ikrime dhe të tjerë. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Abdullah Ibn Mesudi, se: “Profeti i Allahut e ka parë Xhibrilin a.s. në pamjen e tij madhështore (siç e ka krijuar Zoti), veçse dy herë. Hera e parë qe kur ai i kërkoi që ta shihte në pamjen e tij të vërtetë, dhe ai bllokoi të gjithë horizontin me madhështinë e tij, ndërsa herën e dytë ishte kur u ngjit së bashku me të në udhëtimin e Israsë dhe Miraxhit. Pikërisht për këtë të fundit flet fjala e Allahut të Lartësuar: “... në pikën më të lartë të horizontit.” Kështu, hera e parë që Profeti ﷺ pa Xhibrilin ishte në fillim të Shpalljes. Pasi Xhibrili (a.s.) i shpalli filli - min e sures Ikra, Shpallja u ndërpre për pak kohë dhe, për këtë shkak, Profeti ﷺu ndje shumë keq shpirtërisht. Disa herë ngji-tej në majat e maleve dhe, prej dëshpërimit të madh, tentonte të hidhej prej lart. Por, sa herë që tentonte diçka të tillë, Xhibrili i thërriste nga lart: “O Muhamed, me të vërtetë ti je Profeti i Allahut dhe unë jam Xhibrili.” Kështu, qetësoheshin shpirti dhe sytë e tij. Kështu vazhdoi, derisa iu shfaq Xhibrili, kur ai ishte në Ebtah, pjesën e ulët të Mekës. Ai iu shfaq në pamjen e tij origji - nale, në të cilën e krijoi Zoti. Ai kishte 600 krahë. Për shkak të madhështisë së trupit të tij, ai bllokoi gjithë horizontin. Kështu u afrua tek ai dhe i shpalli prej Allahut Krenar dhe të Lartësuar atë që Ai e pati urdhëruar. Në atë çast, Profeti ﷺ njohu madhështinë e melekut Xhibril. Profeti ﷺ kuptoi edhe madhështinë, vlerën dhe gradën e lartë të tij si profet i zgjedhur tek Krijuesi i vet, i Cili e dërgoi këtë melek me Shpallje tek ai. - “Pastaj u lëshua dhe iu afrua atij, sa largësia mes dy harqeve apo edhe më afër ...” - Kur Xhibrili (a.s.) u ul në Tokë, u afrua tek Muhamedi ﷺ në largësinë sa dy harqe, nëse shtrihen. Kështu kanë thënë Muxhahidi dhe Katadja. Thuhet se ishte sa largësia mes rripit të harkut dhe vetë harkut. I Lartësuari thotë: “... apo edhe më afër ...” Pra, jo më larg sesa largësia mes rripit të harkut dhe vetë harkut. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: “Megjithatë, edhe pas kësaj, zemrat tuaja u bënë si shkëmbi, madje edhe më të forta.” [Bekare 74]. Pra, ato nuk janë më të buta sesa gurët, por janë të ngjashme me ta ose edhe më të ngurta. Ky mendim i dytë është i nënës së besimtarëve, Aishes, gjithashtu edhe mendimi i Ibn Mesudit, Ebu Dherit dhe Ebu Hurejrës, sikurse do të sjellim hadithet e tyre, në dashtë Allahu i Lartësuar. Imam Muslimi sjell në Sahih-un e tij hadithin nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!),

që ka thënë: “Muhamedi e pa Zotin me zemrën e tij dy herë, dhe kjo ishte njëra prej tyre.” Ky është njëri nga transmetimet që vjen prej Ibn Abasit. Ndërsa në një tjetër transmetim prej tij, ai përmend shikimin, por jo pjesën: “me zemrën e tij”. Në fakt, ai që transmeton se Ibn Abasi ishte i mendimit se Muhamedi e pa Zotin e tij me sytë e ballit, në fakt, ka sjellë diçka të çuditshme. Nga asnjë sahab nuk është transmetuar saktësisht diçka e tillë (Allahu qoftë i kënaqur me ata të gjithë!). Imam Buhariu sjell këtë rrëfim nga Shejbani: “E pyeta Zeran rreth fjalës së Allahut të Lartësuar: “...sa largësia mes dy harqeve a edhe më afër ...”. Ai tha: “Na ka treguar Abdullahi se: 2503. “Muhamedi ﷺpa Xhibrilin, i cili kishte 600 krahë.” Për fjalën e Allahut: “Zemra nuk e kundërshtoi atë që ai pa”, Ibn Xheriri përcjell thënien e Abdullahit se: 2504. Profeti i Allahut pa Xhibrilin (a.s.), që (dukej sikur) kish hedhur një pelerinë të mëndafshtë, e cila mbulonte horizontin.” 73 Kështu, në bazë të këtyre që përmendëm, fjala e Allahut: - “... dhe i shpalli robit të Tij (Allahut) atë që i shpalli.” - Ka kuptimin: Xhibrili i solli Shpalljen robit të Allahut, Muhamedit raurëhdaM i uhallA :ëq nimitpuk ak esO .ﷺ i shpalli robit të Tij, Muhamedit atë që i shpalli, nëpërmjet Xhibrilit.” Që të dyja kuptimet janë të sakta. Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi nga Ebu Dheri, i cili ka thënë: 2505. “E pyeta Profetin e Allahut :aht ëm ia ehD ”?dnët nitoZ ep e A“ :ﷺ “Dritë. E si mund t’a shihja atë?” Ndërsa sipas një transmetimi tjetër, tha: 2506. “Pashë dritë.” Ndërsa hadithi, të cilin e sjell Imam Ahmedi nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), se Profeti ka thënë: “E pashë Zotin tim Krenar dhe të Lartësuar.”, është me isnad të saktë, por duhet theksuar se, në fakt, ai është shkurtesë e një hadithi, që flet rreth një ëndrre, që ka parë Profeti .ﷺ Imam Ahmedi transmeton, gjithashtu, nga Ibn Abasi, se Profeti i Allahut ka thënë: 2507. “Më erdhi Zoti im në më të bukurën pamje (pra, në gjumë) dhe tha: “O Muha - med! A e di përse polemizojnë elita e lartë?” - “Jo”, thashë unë. Atëherë, - vijon Profeti - Ai vendosi dorën e Tij mes dy shpatullave të mia, derisa ndieva freskinë e saj mes gjoksit tim.” (Ose: “...në grykën time”) Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Zemra nuk e kundërshtoi atë që ai pa. Vallë, ju po e kundërshtoni për atë që ka parë?! Në të vërtetë, ai e ka parë atë edhe një herë tjetër, te Sidretul Munteha, pranë së cilës është Xheneti Meua ...” - Kjo është hera e dytë, në të cilën Profeti i Allahut e pa Xhibrilin në formën e tij ori - gjinale të krijuar nga Allahu i Lartësuar, dhe kjo ishte nata e Israsë. Më herët, në fillim të sures Isra, kemi sjellë hadithe të shumta në lidhje me këtë çështje, me rrugë të ndryshme transmetimi, çka e bën të pane - vojshme që t’i risjellim këtu. U përmend më parë se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) pohonte se Profeti e pa Zotin natën e Israsë, duke sjellë si provë pikërisht këtë ajet. Atë e kanë ndjekur edhe një grup selefësh dhe dijetarësh të mëvonshëm. Megjithatë, shumë sahabë (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) e kundërshtuan këtë mendim të tij, ashtu si edhe shumë tabiinë dhe të tjerë. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Mesudi, i cili tregon se Profeti i Allahut ka thënë: 2508. “Unë e pashë Xhibrilin në Sidretul Munteha dhe ai kishte 600 krahë. E pashë që mes flatrave të tij shpërndaheshin në ajër ‘ tehauil’, pra, vezu - llime smeraldesh, rubinësh dhe diaman - tesh.” Ky është një isnad i mirë dhe i fortë. Imam Ahmedi përcjell nga Mesruku, i cili rrëfen: 2509. “Unë isha tek Aishja dhe e pyeta: “A nuk thotë Allahu i Lartësuar: “Me të vërtetë, ai e pa atë (Xhibrilin) në hori - zontin e qartë lindor.” [Tekuir 23]. Ose: “Në të vërtetë, ai e ka parë atë edhe një herë tjetër, te Sidretul Munteha ...”? Ajo tha: “Unë jam e para e këtij umeti që e pyeti të Dërguarin e Allahut rreth këtij ajeti dhe ai tha: “Në të vërtetë, ai ishte Xhibrili.” Ai e pa Xhibrilin në formën që e ka krijuar Zoti veçse dy herë. Herën e parë e pa duke zbritur nga qielli në tokë dhe madhështia e

trupit të tij bllokoi hapësirën mes qiellit dhe tokës.” Kështu e kanë përnxjerrë Buhariu dhe Muslimi në dy Sahih-ët e tyre. Ka disa që thonë se Profeti i Allahut i foli Aishes duke marrë në konsideratë mendjen dhe logjikën e saj, si e vogël në moshë. Kështu thotë Ibn Huzejme në Librin e Teuhidit, në të cilin ai pretendon se Aishja gabohet në këtë transmetim. Sigurisht që ky është një mendim tejet i gabuar dhe opinion jo i drejtë. Allahu është më i ditur. Në Sahih-un e Muslimit vjen hadithi nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej Tij!), që ka thënë në lidhje me fjalën e Allahut të Lartë - suar: “... ai e ka parë atë edhe një herë tjetër, te Sidretul Munteha ...”: 2510. “Profeti i Allahut e pa Xhibrilin në formën e tij origjinale dy herë.” Kështu thonë edhe Muxha - hidi, Katade, Rabi Ibn Enesi dhe të tjerë. - “... kur Sidrën e mbulonte çfarë e mbu - lonte.” - Më parë është përmendur në hadi - thet e Israsë, se: “... atë e mbuluan melekë të shumtë, e mbuloi një dritë prej Zotit dhe e mbuluan ngjyra, për të cilat nuk e dinte se çfarë ishin”. Imam Ahmedi transmeton nga Abdullah Ibn Mesudi, se ka thënë: 2511. “Gjatë udhëtimit të Israsë, Profeti i Allahut mbërriti në Sidretul Munteha , që është në qiellin e shtatë. Në të përfundon udhëtimi i çdo gjëje që ngjitet prej tokës dhe prej saj merret çfarë zbret nga lart për në tokë. I Lartësuari thotë: “... kur Sidrën e mbulonte çfarë e mbulonte.”. Ibn Mesudi shpjegon: “Ato ishin flutura të arta. Profetit të Allahut iu dhanë tri gjëra: urdhri për faljen e pesë namazeve, ajetet mbyllëse të sures Bekare dhe premtimi për faljen e gjynaheve shkatë - rruese të kujtdo prej umetit të tij, që nuk i shoqëron Zotit asgjë dhe askënd.” Muslimi është i vetëm në sjelljen e këtij hadithi. - “Shikimi i tij nuk u shmang e as nuk e tejkaloi masën.” - Ibn Abasi, (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) shpjegon: ‘Nuk u shmang”, domethënë: “nuk shikoi as djathtas, as majtas”, ndërsa “nuk e tejkaloi masën”, pra, nuk e tejkaloi atë për të cilën u urdhërua. Ky është një përshkrim madhë - shtor, që tregon qëndrueshmërinë, edukatën dhe bindjen e plotë të Profetit .ﷺKjo tregon se ai veproi veçse atë për të cilën urdhërohej dhe as nuk kërkoi më shumë se çfarë iu dha. Sa të bukura janë ato vargje: “Pa Xhenetin e përjetësisë dhe çfarë ishte sipër tij / Nëse dikush do të shihte ç’pa ai, do të humbte mendja e tij.” - “Ai pa vërtet disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet. ” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur flet për shenjat që i tregoi Musait: “Për të treguar ty (dy) nga shenjat Tona më të mëdha.” [Ta ha 23] . Në të dyja ajetet bëhet fjalë për shenja e ngjarje, që tregojnë madhështinë e pushtetit të Allahut të Madhëruar. Në këto dy ajete bazohen ata dijetarë të Sunetit, që thonë se Profeti i Zotit pa natën e Israsë shenjat e Allahut, e jo vetë Allahun. Nëse do të kishte parë Zotin, ajeti do të ishte: “Ai pa Zotin” dhe jo: “Ai pa vërtet disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.” Megjithatë, shtje - llimi i kësaj çështjeje është bërë në suren Isra.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 53:1–53:18

- “Betohem në yllin kur perëndon...” - Allahu i Lartësuar betohet në yjet, të cilët zhduken nga horizonti me përfundimin e natës dhe shkrepjen e agimit. Kjo është një dukuri që e meriton që Zoti të betohet në të. Ky betim bëhet për të përforcuar faktin që Shpallja të cilën Allahu ia dha Profetit të Tij është e vërtetë dhe e saktë. Ajo është Shpallje e Zotit të gjithësisë. Këtu vihet re një paralelizëm i çuditshëm. Allahu i Lartësuar i bëri yjet zbukurues të qiellit dhe udhëzues për njerëzit në errësirë, në det apo në tokë qofshin. Po kështu, edhe Shpallja e Tij është zbukurim dhe udhëzim për njerëzit. Nëse nuk do të ekzistonte dituria e trashëguar nga profetët, njerëzimi do të ishte në errësirë të thellë, si në një natë të errët dhe pa yje. - “...se shoku juaj nuk ka humbur dhe nuk ka devijuar!” - Betimi bëhet për të treguar se Profeti (a.s.) ishte i ruajtur nga devijimet, qoftë në dituri apo në qëllime. Profeti (a.s.) ishte i udhëzuar nga Zoti me diturinë që Ai i dhuroi, ashtu siç ishte dhe udhëzues për të tjerët. Nga ajeti kuptojmë,

gjithashtu, se qëllimet e këtij Profeti ishin shumë të larta. E si të mos ishin të tilla, kur ato bazoheshin në Shpalljen e të Gjithëditurit Mëshirëplotë?! Ai synonte që ta udhëzonte umetin e tij në rrugën më të mirë dhe më të lehtë drejt Zotit të tyre. Ndryshe është gjendja e ftuesve në rrugët e humbjes, dituria e të cilëve është e prishur, e keqe dhe qëllimet e tyre janë të frikshme. Allahu i Lartësuar thotë: “ sahibukum” - “shoku juaj” për të kujtuar faktin që ai ishte një njeri i njohur mes tyre, të cilit ata ia njihnin prejardhjen fisnike, ashtu si edhe sinqeritetin apo besnikërinë e tij. Ata e kuptonin shumë mirë se ai ishte njeri i udhëzuar. Allahu i Lartësuar e përforcon këtë fakt kur thotë: - “Ai nuk flet sipas dëshirës, por ato janë veçse shpallje, që i vijnë atij.” - Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo që thotë është Shpallje nga Zoti. Ai ndjek veçse Shpalljen hyjnore, e cila përmban udhëzimin e drejtë dhe siguron arritjen e devotshmërisë për ata që e zbatojnë. Ky ajet tregon se edhe Suneti i Profetit (a.s.), ashtu sikurse Kur'ani, është shpallje nga Zoti i Madhëruar, ashtu sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Po të mos ishte Mirësia e Allahut dhe Mëshira e Tij ndaj teje, një grup prej tyre do të kishin tentuar të të devijonin. Por ata nuk devijojnë asnjë, veç vetes së tyre, dhe nuk mund të të dëmtojnë ty aspak. Allahu të shpalli ty Librin dhe Urtësinë e të mësoi atë që nuk e dije. Mirësia e Allahut ndaj teje është shumë e madhe.” [Nisa 113.] Ajeti, gjithashtu, tregon se Profeti (a.s.) ishte i ruajtur nga gabimet apo devijimet, kur bëhej fjalë për transmetimin e qartë të Shpalljes dhe Ligjit nga Allahu i Lartësuar, sepse në ajet thuhet se ai nuk fliste nga mendja e vet apo sipas dëshirës së tij, por ai ishte transmetues besnik dhe korrekt i Shpalljes së Zotit. Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend mësuesin që ia mësoi Kur'anin Profetit (a.s.). Ai është Xhibrili (a.s.) më i miri, më i forti dhe më i përkryeri i melekëve. Allahu i Lartësuar thotë: - “Atë ia mësoi Ai, i Fuqishmi (Xhibrili), që ka mendje të lartë dhe që u shfaq në formën e vet reale, në pikën më të lartë të horizontit. Pastaj u lëshua dhe iu afrua atij, sa largësia mes dy harqeve a edhe më afër...” - Ai që e zbriti Shpalljen nga Zoti te Profeti (a.s.) është Xhibrili (a.s.). Ai është shumë i fuqishëm në të gjitha aspektet. Allahu i Lartësuar e krijoi të tillë, që të jetë i denjë për të vënë në zbatim urdhrat e Tij. Pa dyshim që vepra më e rëndësishme dhe më madhështore e Xhibrilit (a.s.) ishte përcjellja e Shpalljes me besnikëri te Profeti i Zotit, Muhamedi (a.s.), duke mos lejuar ndërhyrjen e shejtanëve në të. Ata të mallkuar nuk mund të heqin apo të shtojnë asgjë në Shpalljen e Zotit. Allahu i Lartësuar e ka ruajtur të sigurt dhe të paprekshme Shpalljen e Tij, dhe ndër masat më të rëndësishme në këtë aspekt ishte pikërisht ngarkimi me këtë detyrë i melekut Xhibril (a.s.), të dërguarit të Tij besnik dhe të fuqishëm. Xhibrili (a.s.) u ngrit në pikën më të lartë të horizontit, atje ku shejtanët nuk mund të arrinin dot. Pastaj ai iu afrua Profetit (a.s.), për t’i përcjellë atij Shpalljen e Zotit. Ai qëndroi shumë pranë tij. Ai qëndroi vetëm dy harqe larg Profetit (a.s.), ose edhe më pranë. Kjo tregonte për rëndësinë e madhe të asaj që do të ndodhte. Muhamedit (a.s.) do t’i jepej Shpallja dhe mes tij e Xhibrilit nuk duhej të kishte asnjë ndërmjetës apo përgjues. - “...dhe i shpalli robit të Tij (Allahut) atë që i shpalli.” – Kështu, nëpërmjet Xhibrilit (a.s.), Allahu i Lartësuar i shpalli adhuruesit të Tij, Muhamedit (a.s.), Sheriatin madhështor dhe udhëzimin e drejtë. - “Zemra nuk e kundërshtoi atë që ai pa.” - Zemra, dëgjimi, shikimi dhe e gjithë qenia e Muhamedit (a.s.) u përqendrua për të marrë Shpalljen nga Zoti i Lartësuar. Ky është argument që tregon se sa e përkryer ishte mënyra me të cilën Profeti (a.s.) mori Shpalljen nga Allahu i Madhëruar. Ai e mori Shpalljen në mënyrë shumë të sigurt, që nuk lejonte asnjë dyshim apo luhatje.

Zemra e tij nuk e mohoi atë që i panë sytë. Asnjë pasiguri nuk zuri vend në zemrën e tij. Ka shumë mundësi që këtu të bëhet fjalë për shenjat e mëdha që Muhamedi (a.s.) pa Natën e Israsë, dhe ky është shpjegimi më i saktë i ajetit. Disa të tjerë janë të mendimit se këtu bëhet fjalë për shikimin e Zotit të Lartësuar nga ana e Profetit (a.s.) dhe dëgjimin e fjalëve që Zoti i drejtoi atij Natën e Israsë. Ky është qëndrimi i shumë dijetarëve, - Allahu i mëshiroftë, - të cilët pohojnë se Profeti (a.s.) e pa Zotin e tij në dynja. Sidoqoftë, mendimi më i saktë është se Profeti (a.s.) pa disa shenja të mëdha të Zotit të Lartësuar, por edhe Xhibrilin (a.s.), sikurse kuptohet nga konteksti. Profeti (a.s.) e ka parë Xhibrilin (a.s.) në formën e tij reale dy herë: një herë në kupën e qiellit të dynjasë, në kohën e shpalljes, dhe herën e dytë mbi qiellin e shtatë, Natën e Israsë, siç thotë i Lartësuari: - “Vallë, ju po e kundërshtoni për atë që ka parë! Në të vërtetë, ai e ka parë atë edhe një herë tjetër, te Sidretul Munteha, pranë së cilës është Xheneti Me’ua...” - Muhamedi (a.s.) e ka parë Xhibrilin (a.s.) edhe një herë tjetër, te Sidretul Munteha, e cila është një pemë shumë e madhe sipër qiellit të shtatë. Ajo quhet “Sidretul Munteha” - “Sidra e Skajshme”, sepse deri tek ajo shkojnë njohuritë e krijesave, pasi ajo është sipër qiejve dhe Tokës, ose edhe për shkaqe të tjera, që Allahu i di më së miri. Kështu, Muhamedi (a.s.) e pa Xhibrilin (a.s.) pikërisht në atë vend, i cili është vendi i shpirtrave të pastër, të bukur dhe të lartë, vend të cilit nuk mund t’i afrohen shejtanët dhe shpirtrat e ulët dhe të pisët. Pikërisht pranë asaj peme ndodhet “Xheneti Me’ua ”, domethënë, Xheneti që përmban të gjitha llojet e mirësive dhe begative, Xheneti të cilin e ëndërrojnë të gjithë për ta arritur, Xheneti për të cilin të gjithë janë të përmalluar. Ky ajet dëshmon se Xheneti gjendet në vendin më të lartë, sipër qiellit të shtatë. - “...kur Sidrën e mbulonte çfarë e mbulonte.” - Këtë pemë e mbulon diçka shumë madhështore, të cilën e di vetëm Zoti Krenar dhe i Lartësuar. - “Shikimi i tij nuk u shmang e as nuk tejkaloi masën.” - Shikimi i Profetit (a.s.) nuk devijoi djathtas ose majtas dhe as nuk tejkaloi masën. Kjo tregon për edukatën e lartë të Profetit (a.s.), të shfaqur edhe në shikimin e tij. Edhe pse ai u ngrit në një gradë aq të lartë, ai nuk devijoi dhe nuk e tejkaloi masën në zbatimin e urdhrit, për të treguar kështu moralin e tij të lartë, që nuk mundi ta arrijë askush prej krijesave, nga të parët deri tek të fundit. Njeriu mund ta cenojë gradën e tij në lidhje me detyrimet duke mos i zbatuar fare ato, duke i zbatuar me mangësi ose duke devijuar prej tyre, por Profeti (a.s.) ishte i ruajtur nga të gjitha këto. - “Ai pa vërtet disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.” - Profeti (a.s.) pa Xhenetin, Xhehenemin e shumë gjëra të tjera të fshehta. Kjo ndodhi Natën e Israsë.

← Nexhm 53:18