53. Nexhm · Ajeti 19 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 53:19–53:32
Latë ishte një statujë në Taif, Uza në fisin Gatafanë, Menatë në fisin Huza'ah dhe, këto adhuroheshin nga idhujtarët si zota. Dy të parat i pat thyer Halid bin Velidi.
Idhujtarëve u thuhet: A kanë ndonjë fuqi këta zota tuaj që po i adhuroni" Zoti për të cilin u thërret Muhammedi është krijues i gjithçkafës që ekziston, edhe i engjëjve, edhe i Sidrës, edhe i Muhammedit që e ngriti në Miraxh etj.
Idhujtarët pa kurrfarë dije thoshin për engjëjt se janë femra dhe thoshin se janë bija të Zotit, kurse vetë i urrenin femrat.
Idhujtarët u kishin vënë ata emra zotave të tyre dhe mendonin se ata do t'u ndihmojnë, ata dinin aq dhe i bënin vetes qejf. Nuk e dinin se edhe engjëjt më të lartë, nuk kanë asgjë në dor për t'i dihmuar dikujt, ata engjëj mund t'i ndihmojnë atij që Zoti dëshiron dhe pranon, por edhe ata pas lejes së Zotit, e ku mund të ndihmojnë idhujt.
Mëshira e Zotit ka përfshirë çdo send, e është shpresë se Ai do t'i falë e mëshirojë ata që ruhen prej mëkateve të mëdha, sepse gjendjen e njerëzve Ai e ka ditur edhe pa lindur ata.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 53:19–53:26
Allahu i Madhëruar i qorton dhe i para - lajmëron ashpër idhujtarët për adhurimet e kota që ata i përkushtojnë idhujve, duke
përcaktuar shtëpi të veçanta për ta si faltore, sikurse është Qabja, që i përcaktohet Zotit. - “A e shihni Latin dhe Uzzanë?” - El-Lat ishte një shkëmb i gdhendur në Taif, mbi të cilin ishte një shtëpi, mbuluar nga një perde dhe rreth e rrotull tij ishte një hapësirë e madhe për banorët e Taifit. Ata ishin fisi i Thekifit dhe aleatët e pasuesit e tyre. Ata u lëvdoheshin me këtë idhull kurejshëve dhe arabëve në përgjithësi. Disa e kanë lexuar El-Latte me ‘t’ të përforcuar, duke mëtuar se bëhet fjalë për një person, i cili përgatiste një lloj ushqimi për haxhinjtë në kohën paraislame: ‘Latte - Jelittu Es-Suik’ - dikush që gatuante suik për haxhinjtë. Pasi vdiq, ata filluan ta adhuronin, duke shkuar dhe që - ndruar për lutje tek varri i tij. Buhariu sjell nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej atyre të dyve!) shpjegimin se: Lati ishte një burrë, i cili gatuante ‘ suik’ për haxhinjtë. Ndërsa Ibn Xheriri shpjegon: “Thuhet se ata e kishin përnxjerrë emrin El -Lat nga emri Allah dhe, me sa duket, me formulimin El - Lat nënkuptonin trajtën e gjinisë femërore të emrit të të Madhëruarit. I Lartësuar qoftë Allahu nga të tilla trillime të pështira dhe të shëmtuara! Po kështu, - vazhdon Ibn Xheriri - emrin e idhullit El-Uzza e kishin për - nxjerrë nga emri i Allahut El -Aziz.” Këtë emër ia kishin ngjitur një peme, mbi të cilën kishin ndërtuar një ngrehinë të mbuluar, në zonën e N aħles, pra, një zonë mes Mekës dhe Taifit. Kurejshët e madhëronin atë idhull, sikurse kuptohet nga fjalët e Ebu Sufjanit në luftën e Uhudit, i cili, duke iu drejtuar besimtarëve pas betejës, tha: “Ne kemi El -Uzzain. Për ju nuk ka Uzza.” Atëherë, Profeti i Allahut u tha besimtarëve: 2512 “Thojini atij: “Allahu është Miku ynë, kurse për jobesimtarët nuk ka miq!” Buhariu sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 2513. “Ai që betohet duke thënë: ‘Pasha Latin dhe Uzzain’, pas kësaj le të thotë ‘ Lâ ilâhe il - l’Allah’. Ndërsa ai që i thotë shokut të vet: “Eja të luajmë kumar”, le të japë sadaka (nëse luan).” Njerëzit sapo kishin hequr do - rë nga zakonet e injorancës dhe përbetimet që ishin shprehje e idhujtarisë, prandaj, nëse dikush nxitohej dhe bënte të tilla përbetime, u urdhërua që, menjëherë pas saj, të thoshe shprehjen e shehadetit, pra, dëshminë në besimin në një Zoti të vetëm. - “Dhe atë të tretin e të fundit, Menatin?” - Ndërsa për sa i përket Menatit, ky idhull ndodhej në El Mushelil, tek Kudejdi, dhe i takonte fiseve Eus, Hazrexh, Gasan dhe të tjerë. Madje, që prej aty, ata ngrinin zërat me telbije, për të kryer haxhin drejt Qabes. Buhariu sjell nga Aishja një pohim të ngjashëm. Në gadishullin Arab, kishte edhe idhuj të tjerë, që arabët i madhëronin, njëlloj siç madhëronin Qaben, përveç këtyre të treve, të cilët janë përmendur në Kuranin famëlartë. Prandaj i Lartësuari tha: “A i shihni Latin dhe Uzzanë? Dhe atë të tretin e të fundit, Menatin?” I fundit është veçuar, sepse ishte më i përhapur se dy të tjerët. Profeti i Allahut dërgoi Mugirah Ibn Shu - ben dhe Ebu Sufjan Sakhr Ibn Harbin në Taif, ku ishte idhulli ‘Lat’, për ta shembur atë. Në vend të tij ndërtuan një xhami. Ndërsa Halid Ibn Uelidin e dërgoi drejt vendit ku ngrihej idhulli i Uzzait dhe ai e shembi dhe e shkatërroi atë. Gjithashtu, dërgoi Ebu Sufjan Ibn Harbin drejt vendit ku ndodhej idhulli Menat, në rrethinat e Mushelelit në Kadid dhe ai e shembi dhe e shkatërroi atë. Kishte edhe idhuj të tjerë, si Dhul Kalisah, Kajs, Rijam, Rida’ dhe Dhul Kabat, të shpërndarë në mbarë gadishullin dhe Profeti i Allahut dërgoi sahabët, që t’i shkatërronin të gjithë. Kështu u pastrua Gadishulli Arabik prej shëmtisë dhe papa - stërtisë së shirkut. 74 Më pas, i Lartësuari thotë: - “A mendoni se meshkujt janë tuajt e të Atij femrat? ” - Pretendoni se që Zoti ka fëmijë dhe, më keq akoma, përveç kësaj pretendoni se fëmijët e Tij janë femra?!! Ndërsa për veten tuaj pranoni veçse meshkujt?! - “Atëherë, kjo është një ndarje vërtet e padrejtë.” - Nëse do të bënit një ndarje të tillë, edhe mes jush si krijesa, kjo do të ishte një ndarje e padrejtë, e kotë dhe e papra -
nueshme. Atëherë, si është e mundur që Zotit tuaj i atribuoni këtë lloj ndarjeje, që edhe vetë nuk do ta pranonit ...?! - “Ata nuk janë gjë tjetër, vetëm se emra, që ju dhe prindërit tuaj i caktuat. ” - Ju i caktuat e i shpikët nga vetja juaj. Allahu i Madhëruar ua hedh poshtë shpikje e trillime e tyre, të cilat, duke përhapur mosbesimin dhe rrugët e humbjes, i quanin padrejtësisht zota. - “Allahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt.” - Asnjë argument dhe fakt nuk ka zbritur nga Zoti për vërtetësinë e pretendimeve të ngri - tura nga ata të mjerë dhe për trillimet e tyre. - “Por ata ndjekin vetëm hamendësimet dhe dëshirat e veta ... ” - Ata nuk kanë ku të mbështeten, përveç faktit që etërit e tyre të parë, paraardhësit e tyre i adhuronin ato objekte. Ajo që i shtyu në të tilla poshtërsi ishte pikërisht madhërimi e respekti ndaj etërve të tyre e mendimi i mirë për ta, por edhe ajo që ata vetë e dëshironin në shpirtrat e tyre dhe pasimi i epsheve dhe prirjeve të tyre të shëmtuara. - “... megjithëse prej Zotit të tyre u ka ardhur udhëzimi i qartë. ” - Zoti u solli atyre udhëzim, duke u dërguar profetë me të vërtetën dhe me argumente të prera e të qarta, që tregojnë të vërtetën e pamohue - shme. Megjithëkëtë, ata pasuan rrugën e etërve të tyre. - “A do të arrijë njeriu gjithçka që dëshi - ron?!|” - Jo çdokush që ëndërron diçka, ka për t’iu përmbushur ëndrra. I Lartësuari thotë në ajet tjetër: “Nuk është as sipas dëshirave tuaja e as sipas dëshirave të ithtarëve të Librit. Kushdo që bën keq, do të ndëshkohet me të dhe, përveç Allahut, nuk ka për t’i gjetur vetes as mbrojtës e as ndihmës.” [Nisa 123]. Jo çdokush që prete - ndon se është në udhën e drejtë, është vërtet kështu; Jo çdokush që synon e dëshiron diçka, ka për ta arritur atë. - “Vetëm Allahut i takon bota tjetër dhe kjo botë.” - E gjithë çështja është në dorën e Allahut. Ai është Mbreti, Sunduesi dhe Pronari i të dyja botëve, dynjasë dhe ahire - tit. Ai është i vetmi që me vullnetin dhe me pushtetin e Tij të plotë vepron në ato të dyja, ashtu sikurse Ai dëshiron dhe vendos. I pastër dhe i lartësuar qoftë i Madhëruari! - “Sa melekë ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën asnjë dobi, vetëm nëse Allahu i jep leje atij që Ai dëshiron dhe është i kënaqur me të.” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Ai, përveçse me lejen e Tij.” [Bekare 255]. Ose: “Dhe asnjë ndër - mjetësim nuk bën dobi te Ai, përveç atyre që Ai u jep leje (për të ndërmjetësuar) .” [Sebe’ 23]. Nëse kjo thuhet për melekët e afruar tek Zoti, atëherë si është e mundur që të shpresoni tek Allahu për ndërmjetësimin e idhujve e kotësirave, kur Ai vetë e ndalon adhurimin e tyre?! Allahu i Madhëruar ndaloi që ata të konsiderohen si ndërmjetë - sues dhe këtë urdhër e dha me gjuhën e të gjithë profetëve, që dërgoi në botë.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 53:19–53:25
Pasi përshkroi pastërtinë e Shpalljes së Tij, Allahu i Lartësuar flet për kotësinë e besimit të politeistëve, të cilët adhurojnë idhuj, që janë të mangët dhe shumë larg cilësive të larta e të plota të Allahut të Lartësuar, që është i vetmi i Adhuruar me meritë:
- “A i shihni Latën dhe Uzzanë? Dhe atë të tretin e të fundin, Menatin?” – Këta ishin idhujt e tyre, të cilët nuk kishin fuqi e aftësi për të bërë asgjë, as dëm as dobi. Ata ishin thjesht emra të thatë, të vënë nga idhujtarët dhe paraardhësit e tyre injorantë për idhujt e tyre. Në këtë mënyrë, ata thjesht mashtronin vetveten dhe devijonin të tjerët, duke i ftuar që t’u nënshtroheshin atyre gjërave të kota. Pa dyshim, ata idhuj nuk meritonin asnjë lloj adhurimi, edhe po të kishin emra madhështorë dhe tërheqës, pasi nuk gëzonin asnjë atribut real që mund të tregonin ata emra. Për shembull, ata pretendonin se emri Lat e kishte prejardhjen nga fjala ‘Ilah” (Zot), prandaj idhulli me atë emër e meritonte adhurim. Për emrin Uzza thoshin se e kishte prejardhjen nga ‘ Aziz’ (Ngadhënjimtari), ndërsa Menat e kishte prejardhjen nga Menan (Bamirësi). Në fakt, El Ilah, El Aziz dhe El Menan janë disa nga emrat e Allahut të Lartësuar, të cilët ata ua atribuonin padrejtësisht idhujve të tyre. Kjo qe një padrejtësi dhe paturpësi e madhe e idhujtarisë. Adhurimi i plotë i takon vetëm dhe vetëm Allahut të Lartësuar. - “A mendoni se meshkujt janë tuajt, e të Atij femrat? Atëherë kjo është një ndarje vërtetë e padrejtë.” - Ju pretendoni se Allahu ju ka privilegjuar ju me fëmijë meshkuj, ndërsa për Veten e Tij ka mbajtur femra? Sipas kësaj, juve ju takon pjesa më e mirë, ndërsa Zotit pjesa më pak e preferuar. Kjo sigurisht që është një ndarje jo e drejtë, e pretenduar nga ana juaj. E ku ka ndarje më të keqe dhe të padrejtë se ajo që vlerëson krijesën mbi Krijuesin! I lartësuar qoftë Allahu i Madhëruar nga fjalët e tyre! - “Ata (idhujt) nuk janë gjë tjetër, vetëm se emra, që ju dhe prindërit tuaj i caktuat. Allahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Por ata ndjekin vetëm hamendësimet dhe dëshirat e veta,...” - Çdo besim që nuk argumentohet dhe vërtetohet nga Allahu i Lartësuar është i pasaktë dhe i kotë, dhe si i tillë nuk mund të konsiderohet si besim i drejtë. Kështu ishte besimi i idhujtarëve. Ata nuk pasonin çështje të sigurta, të mbështetura në fakte e prova, por thjesht merreshin me hamendësime. Shtoji këtyre injorancën e thellë, dëshirat e prishura dhe prirjet e sëmura drejt shirkut, dhe humbja e tyre bëhej shumë më e thellë. Mos vallë mungonte udhëzimi i drejtë nga Zoti, dhe kështu ata ishin të justifikuar? Jo, kurrsesi. Allahu i Lartësuar thotë: - “...megjithëse prej Zotit të tyre u ka ardhur udhëzimi i qartë.” - Atyre u erdhi nga Zoti i Lartësuar udhëzimi i qartë, i cili u tregonte rrugën e drejtë dhe i mësonte se si ta njësonin Zotin dhe si t’i trajtonin profetët e Tij. Ky udhëzim sqaron gjithçka që robtë kanë nevojë ta dinë. Allahu i Lartësuar e ka përforcuar atë me prova dhe argumente të forta, të cilat e bëjnë të detyrueshme për çdo njeri që të nënshtrohet dhe ta zbatojë këtë udhëzim. Pas fakteve të Zotit, askujt nuk i mbetet më justifikim nëse e lëshon rrugën e Tij. E si mund të krahasohet kjo fe madhështore, e faktuar dhe e argumentuar qartë nga Zoti i gjithësisë, me fenë e idhujtarëve, të ndërtuar mbi hamendësime të kota?! Nëse dikush vazhdon përsëri në të kotën, edhe pas këtyre sqarimeve, atëherë e pret ndëshkimi i përjetshëm. Këta të mjerë vazhdojnë të vetëmashtrohen me kotësinë që ndjekin, por Allahu i Lartësuar ua hedh poshtë ëndrrat e tyre, duke thënë: - “A do ta arrijë njeriu gjithçka që dëshiron?! Vetëm Allahut i takon bota tjetër dhe kjo botë.” - Mos vallë njeriu pretendon se do të arrijë gjithçka që dëshiron në dynja dhe në ahiret. Dynjaja dhe ahireti janë plotësisht në dorën e Allahut të Lartësuar. Ai begaton dhe privon në dynja dhe ahiret atë që dëshiron, sipas dijes dhe urtësisë së Tij absolute. Pra, çështjet nuk shkojnë sipas dëshirave dhe ëndrrave të njeriut.