53. Nexhm · ajete 2–12

سورة الـنحـم
2

مَا ضَلَّ صَاحِبُكُمۡ وَمَا غَوَىٰ

Ma delle sahibukum we ma gawa

Shoku juaj (Muhammedi që ju e njihni) as nuk është njeri që ka humbur, as që ka devijuar (nga e vërteta).

3

وَمَا يَنطِقُ عَنِ ٱلۡهَوَىٰٓ

We ma jentiku ‘anil-hewa

Dhe ai nuk flet nga mendja e tij.

4

إِنۡ هُوَ إِلَّا وَحۡيٞ يُوحَىٰ

‘In huwe ‘illa wehjun juha

Ai (Kur'ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet.

5

عَلَّمَهُۥ شَدِيدُ ٱلۡقُوَىٰ

‘Allemehu shedidul-kuwa

Atë ia mësoi Ai, fuqiforti, (Xhibrili)

6

ذُو مِرَّةٖ فَٱسۡتَوَىٰ

Dhu mirretin fastewa

Që ka mendje precize dhe që u përqëndrua në formën e vet (reale).

7

وَهُوَ بِٱلۡأُفُقِ ٱلۡأَعۡلَىٰ

We huwe bil-’ufukil-’a’la

Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë (nga lindja).

8

ثُمَّ دَنَا فَتَدَلَّىٰ

Thumme dena fetedella

Pastaj u lëshua dhe iu afrua.

9

فَكَانَ قَابَ قَوۡسَيۡنِ أَوۡ أَدۡنَىٰ

Fekane kabe kawsejni ‘ew ‘edna

E ishte afër sa dy harqe (dy kutë) apo edhe më afër.

10

فَأَوۡحَىٰٓ إِلَىٰ عَبۡدِهِۦ مَآ أَوۡحَىٰ

Fe’ewha ‘ila ‘abdihi ma ‘ewha

Dhe i shpalli robit të Tij atë që ia shpalli.

11

مَا كَذَبَ ٱلۡفُؤَادُ مَا رَأَىٰٓ

Ma kedhebel-fu’uadu ma re’a

Zemra nuk mohoi atë që pa (me sy).

12

أَفَتُمَٰرُونَهُۥ عَلَىٰ مَا يَرَىٰ

‘Efetumarunehu ‘ala ma jera

A po i bëni polemikë atij për atë që ka parë?