53. Nexhm

سورة الـنحـم 62 ajete
Përkthimi Sherif Ahmeti
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

وَٱلنَّجۡمِ إِذَا هَوَىٰ

Pasha yllin kur ai bie (prej së larti poshtë)!

2

مَا ضَلَّ صَاحِبُكُمۡ وَمَا غَوَىٰ

Shoku juaj (Muhammedi që ju e njihni) as nuk është njeri që ka humbur, as që ka devijuar (nga e vërteta).

3

وَمَا يَنطِقُ عَنِ ٱلۡهَوَىٰٓ

Dhe ai nuk flet nga mendja e tij.

4

إِنۡ هُوَ إِلَّا وَحۡيٞ يُوحَىٰ

Ai (Kur'ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet.

5

عَلَّمَهُۥ شَدِيدُ ٱلۡقُوَىٰ

Atë ia mësoi Ai, fuqiforti, (Xhibrili)

6

ذُو مِرَّةٖ فَٱسۡتَوَىٰ

Që ka mendje precize dhe që u përqëndrua në formën e vet (reale).

7

وَهُوَ بِٱلۡأُفُقِ ٱلۡأَعۡلَىٰ

Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë (nga lindja).

8

ثُمَّ دَنَا فَتَدَلَّىٰ

Pastaj u lëshua dhe iu afrua.

9

فَكَانَ قَابَ قَوۡسَيۡنِ أَوۡ أَدۡنَىٰ

E ishte afër sa dy harqe (dy kutë) apo edhe më afër.

10

فَأَوۡحَىٰٓ إِلَىٰ عَبۡدِهِۦ مَآ أَوۡحَىٰ

Dhe i shpalli robit të Tij atë që ia shpalli.

11

مَا كَذَبَ ٱلۡفُؤَادُ مَا رَأَىٰٓ

Zemra nuk mohoi atë që pa (me sy).

12

أَفَتُمَٰرُونَهُۥ عَلَىٰ مَا يَرَىٰ

A po i bëni polemikë atij për atë që ka parë?

13

وَلَقَدۡ رَءَاهُ نَزۡلَةً أُخۡرَىٰ

Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër.

14

عِندَ سِدۡرَةِ ٱلۡمُنتَهَىٰ

(E ka parë) tek Sidretul Munteha.

15

عِندَهَا جَنَّةُ ٱلۡمَأۡوَىٰٓ

Që pranë saj është xhennetul Me'va (kopsht strehimi i...)

16

إِذۡ يَغۡشَى ٱلسِّدۡرَةَ مَا يَغۡشَىٰ

Atëherë kur Sidrën e mbuloi çka e mbuloi.

17

مَا زَاغَ ٱلۡبَصَرُ وَمَا طَغَىٰ

Shikimi (i Muhammedit) as nuk lakoi e as nuk tejkaloi.

18

لَقَدۡ رَأَىٰ مِنۡ ءَايَٰتِ رَبِّهِ ٱلۡكُبۡرَىٰٓ

Ai (Muhammedi) vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Allahu betohet në atë krijim të vetin që dëshiron, e krijesat nuk bën të betohen në tjetërkënd pos në Krijuesin e vet. Betohet me yllin që bie, që perëndon, që shkapërderdhet në Ditën e Kijametit, se Muhammedi a.s. bashkëvendësi i kurejshitëve, të cilin e njihnin mirë, nuk ishte ai që kishte humbur rrugën, as që kishte besim të prishur dhe as nuk fliste sipas dëshirës së vet, por fliste atë që i shpallej. Me urdhrin e Zotit Xhibrili ia mësonte Kuranin, Xhibrili ishte i fuqishëm dhe mendjemprehtë. Iu paraqit Muhamedit a.s. në formën e vet si ishte i krijuar, dhe prej së larti iu afrua krejt afër, dhe ia shpalli atë që e kishte urdhëruar Zoti. Edhe pse idhujtarët bën dyshim se Muhammedi a.s. mund ta ketë parë Xhibrilin, Kurani vërteton se ai e pa edhe një herë tjetër në formën e vet, e pa pranë Sidrës. Sidre quhet një pemë, e “munteha” - përfundon, pse përtej saj nuk di kush se ç’ka përveç Zotit xh. sh. pra përfundon deri aty dija e krijesave. Sipas kësaj pjese të Kuranit kuptojmë, se Muhamedi e pa dy herë Xhibrilin në formën e tij origjinale: kur për herë të parë ia solli shpalljen në shpellën Hira dhe natën e Israsë e të Miraxhit në qiej. Natën e Miraxhit Pejgamberi a.s. pa shumë çudi: Sidrën e kishte mbuluar dritë prej Zotit dhe e kishin rrethuar melaiket; e pa Bejtul Ma’murin, e pa xhenetin dhe xhehenemin, e pa edhe Xhibrilin në atë formën e vet, e pa edhe shumë gjëra të tjera të çuditshme, e syri i pejgamberit nuk lakoi, as djathtas, as majtas, por ishte i përpikët në vëmendje e në shikim.
19

أَفَرَءَيۡتُمُ ٱللَّٰتَ وَٱلۡعُزَّىٰ

E ju, a i shihni Latin dhe Uzanë?

20

وَمَنَوٰةَ ٱلثَّالِثَةَ ٱلۡأُخۡرَىٰٓ

Dhe atë të tretin e të fundin, Menatin (a kanë fuqi si Zoti i Muhammedit, e ju i konsideroni zota)!

21

أَلَكُمُ ٱلذَّكَرُ وَلَهُ ٱلۡأُنثَىٰ

A mendoni se meshkujt janë tuajët, e të Atij femrat?

22

تِلۡكَ إِذٗا قِسۡمَةٞ ضِيزَىٰٓ

Atëherë ajo është një ndarje e padrejtë!

23

إِنۡ هِيَ إِلَّآ أَسۡمَآءٞ سَمَّيۡتُمُوهَآ أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُم مَّآ أَنزَلَ ٱللَّهُ بِهَا مِن سُلۡطَٰنٍۚ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ وَمَا تَهۡوَى ٱلۡأَنفُسُۖ وَلَقَدۡ جَآءَهُم مِّن رَّبِّهِمُ ٱلۡهُدَىٰٓ

Ata (që i adhuroni ju) nuk janë tjetër, vetëm se emra që ju dhe prindërit tuaj i emërtuat; All-llahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Po ata (idhujtarët), nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykime dhe çka duan vetë, megjithqë prej Zotit të tyre u pat ardhur udhëzimi.

24

أَمۡ لِلۡإِنسَٰنِ مَا تَمَنَّىٰ

A mos do t'i takojë njeriut ajo që ai e dëshiron (Jo)?

25

فَلِلَّهِ ٱلۡأٓخِرَةُ وَٱلۡأُولَىٰ

E dihet se vetëm All-llahut i takon (sundimi) bota tjetër dhe kjo botë.

26

۞ وَكَم مِّن مَّلَكٖ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ لَا تُغۡنِي شَفَٰعَتُهُمۡ شَيۡـًٔا إِلَّا مِنۢ بَعۡدِ أَن يَأۡذَنَ ٱللَّهُ لِمَن يَشَآءُ وَيَرۡضَىٰٓ

E sa engjëj ka që janë në qiej, e që ndërmjetësimi i tyre nuk bën dobi asgjë, vetëm pasi që All-llahu të japë leje për atë që dëshiron dhe që është i kënaqur për të.

27

إِنَّ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ لَيُسَمُّونَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ تَسۡمِيَةَ ٱلۡأُنثَىٰ

Ata që nuk e besojnë jetën tjetër, ata engjëjt i emërtojnë me emra femrash.

28

وَمَا لَهُم بِهِۦ مِنۡ عِلۡمٍۖ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّۖ وَإِنَّ ٱلظَّنَّ لَا يُغۡنِي مِنَ ٱلۡحَقِّ شَيۡـٔٗا

Ata nuk dinë asgjë për atë (emërtim), ata nuk ndjekin tjetër vetëm paragjykime, e paragjykimi nuk është asgjë ndaj së vërtetës.

29

فَأَعۡرِضۡ عَن مَّن تَوَلَّىٰ عَن ذِكۡرِنَا وَلَمۡ يُرِدۡ إِلَّا ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا

Andaj, ti largohu prej atij që ia ka kthyer shpinën Kur'anit dhe që nuk do tjetër vetëm jetën e Dunjasë!

30

ذَٰلِكَ مَبۡلَغُهُم مِّنَ ٱلۡعِلۡمِۚ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَن ضَلَّ عَن سَبِيلِهِۦ وَهُوَ أَعۡلَمُ بِمَنِ ٱهۡتَدَىٰ

Ajo është e tërë dituria që kanë arritur ata, e Zoti yt është ai që di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai është që e di më së miri për atë që është në rrugën e drejtë.

31

وَلِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ لِيَجۡزِيَ ٱلَّذِينَ أَسَٰٓـُٔواْ بِمَا عَمِلُواْ وَيَجۡزِيَ ٱلَّذِينَ أَحۡسَنُواْ بِٱلۡحُسۡنَى

Dhe vetëm të All-llahut janë ç'ka në qiej dhe në tokë - për t'i shpërblyer ata që bënë keq me të keqen e tyre dhe për t'i shpërblyer ata që bënë mirë me të mirën e tyre.

32

ٱلَّذِينَ يَجۡتَنِبُونَ كَبَٰٓئِرَ ٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡفَوَٰحِشَ إِلَّا ٱللَّمَمَۚ إِنَّ رَبَّكَ وَٰسِعُ ٱلۡمَغۡفِرَةِۚ هُوَ أَعۡلَمُ بِكُمۡ إِذۡ أَنشَأَكُم مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ وَإِذۡ أَنتُمۡ أَجِنَّةٞ فِي بُطُونِ أُمَّهَٰتِكُمۡۖ فَلَا تُزَكُّوٓاْ أَنفُسَكُمۡۖ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَنِ ٱتَّقَىٰٓ

Ata që largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta, përpos ndonjë pune të imët, s'ka dyshim se Zoti yt është që gjerësisht përfshin me falje, se Ai di më së miri për ju edhe para se t'ju krijojë edhe kur filloi krijimin tuaj nga dheu, e edhe kur ishit të fshehur në barqet e nënave tuaja, pra mos lavdëroni veten, se Ai e di kush është më i ruajtur.

33

أَفَرَءَيۡتَ ٱلَّذِي تَوَلَّىٰ

A e ke parë atë që u zbrap (prej fesë),

34

وَأَعۡطَىٰ قَلِيلٗا وَأَكۡدَىٰٓ

që dha pak e pastaj e ndërpreu?

35

أَعِندَهُۥ عِلۡمُ ٱلۡغَيۡبِ فَهُوَ يَرَىٰٓ

A mos është që tek ai ka njohuri për të fshehtën (çështjen e dënimit në Ahiret) dhe ai po e ditka?

36

أَمۡ لَمۡ يُنَبَّأۡ بِمَا فِي صُحُفِ مُوسَىٰ

Apo nuk është informuar me atë që është në fletushkat e Musait.

37

وَإِبۡرَٰهِيمَ ٱلَّذِي وَفَّىٰٓ

Dhe të Ibrahimit, që gjithnjë i plotësoi obligimet

38

أَلَّا تَزِرُ وَازِرَةٞ وِزۡرَ أُخۡرَىٰ

(Që në to shkruan) Se askush nuk e bartë barrën e (mëkatit) tjetrit.

39

وَأَن لَّيۡسَ لِلۡإِنسَٰنِ إِلَّا مَا سَعَىٰ

Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar.

40

وَأَنَّ سَعۡيَهُۥ سَوۡفَ يُرَىٰ

Dhe se mundi i tij më vonë (ditën e gjykimit) do të shihet.

41

ثُمَّ يُجۡزَىٰهُ ٱلۡجَزَآءَ ٱلۡأَوۡفَىٰ

Pastaj ai shpërblehet me shpërblimin më të plotë.

42

وَأَنَّ إِلَىٰ رَبِّكَ ٱلۡمُنتَهَىٰ

Dhe se kthimi i fundit do të jetë te Zoti yt.

43

وَأَنَّهُۥ هُوَ أَضۡحَكَ وَأَبۡكَىٰ

Dhe se Ai bën për të qeshë dhe bën për të qarë.

44

وَأَنَّهُۥ هُوَ أَمَاتَ وَأَحۡيَا

Dhe se Ai është që jep vdekje dhe jep jetë (gjallëri).

45

وَأَنَّهُۥ خَلَقَ ٱلزَّوۡجَيۡنِ ٱلذَّكَرَ وَٱلۡأُنثَىٰ

Dhe Ai është që krijoi llojet - mashkullin dhe femrën.

46

مِن نُّطۡفَةٍ إِذَا تُمۡنَىٰ

Nga pika e farës që hidhet.

47

وَأَنَّ عَلَيۡهِ ٱلنَّشۡأَةَ ٱلۡأُخۡرَىٰ

Dhe se Atij i takon ngjallja tjetër (ringjallja në Ahiret).

48

وَأَنَّهُۥ هُوَ أَغۡنَىٰ وَأَقۡنَىٰ

Dhe se Ai është që pasuron dhe varfëron.

49

وَأَنَّهُۥ هُوَ رَبُّ ٱلشِّعۡرَىٰ

Dhe se Ai është Zoti i Shi'rasë (ylli polar që e adhuronin)

50

وَأَنَّهُۥٓ أَهۡلَكَ عَادًا ٱلۡأُولَىٰ

Dhe Ai e shkatërroi Adin e lashtë.

51

وَثَمُودَاْ فَمَآ أَبۡقَىٰ

Edhe Themudin, që prej tyre nuk mbeti më.

52

وَقَوۡمَ نُوحٖ مِّن قَبۡلُۖ إِنَّهُمۡ كَانُواْ هُمۡ أَظۡلَمَ وَأَطۡغَىٰ

Edhe popullin e Nuhut më herët, vërtet ata ishin edhe më zullumqarë dhe më renegatë.

53

وَٱلۡمُؤۡتَفِكَةَ أَهۡوَىٰ

Edhe Mu'tefikën (venbanimin e popullit Lut) e lëshoi prej së larti.

54

فَغَشَّىٰهَا مَا غَشَّىٰ

E i përfshiu ata ajo që i përfshiu.

55

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكَ تَتَمَارَىٰ

Pra cilës së mirë të Zotit tënd i ke dyshim?

56

هَٰذَا نَذِيرٞ مِّنَ ٱلنُّذُرِ ٱلۡأُولَىٰٓ

Ky (Muhammedi) është një qortues i llojit të qortuesve të parë.

57

أَزِفَتِ ٱلۡأٓزِفَةُ

E afërta është afruar (kijameti).

58

لَيۡسَ لَهَا مِن دُونِ ٱللَّهِ كَاشِفَةٌ

Pos All-llahut nuk ka kush që mund ta largojë atë (ta pengojë)!

59

أَفَمِنۡ هَٰذَا ٱلۡحَدِيثِ تَعۡجَبُونَ

A prej këtij ligjërimi (Kur'ani) po çuditeni?

60

وَتَضۡحَكُونَ وَلَا تَبۡكُونَ

E po qeshni dhe nuk po qani?!

61

وَأَنتُمۡ سَٰمِدُونَ

Madje edhe e zëni në asgjë.

62

فَٱسۡجُدُواْۤ لِلَّهِۤ وَٱعۡبُدُواْ۩

Pra, bini në sexhde për All-llahun dhe adhurojeni!*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ai që ia ktheu shpinën Fesë Islame ishte Velid ibni Mugire, të cilin e kishte përqeshur një shok idhujtar pse po e lavdëronte Kuranin. E kur i tha, se po i frikësohem azabit të ahiretit,- ai i tha se unë do ta bart mëkatin tënd, nëse më jep pak nga pasuria jote. Ky i dha pak, mandej ia ndërpreu. Ndoshta është fjala se ai, Velidi dha pak për Kuranin kur e lavdëroi, por u tërhoq dhe ndërpreu lavdin. Mund të jetë shkas i zbritjes së këtij ajeti edhe ndonjë rast tjetër. Zoti vërteton, se asnjë njeri nuk mund ta bartë mëkatin e tjetrit, e nëse nuk i besojnë Kuranit, këtë ligj e kanë pasur të shkruar edhe në librin e Musait e të Ibrahimit. Nuk duhet kuptuar se përveç mundit të vet njeriut nuk do t’i takojë ndonjë e mirë nga ndokush tjetër, pse kjo është drejtësi e tjetër është drejtësia, dhe tjetër është mirësia e bujaria. Shpërblimi që i jepet punëtorit përtej sasisë së caktuar për atë punë është bujari, është mirësi, e nuk është ndonjë padrejtësi. Gjithashtu ndonjë e mirë, si lutje, sadaka, hajratë etj. për hir të shpirtit të prindërve, të ndonjë shoku, të ndonjë që të ka mësuar për mbarë, nuk është e huaja për të, që të mund të thuhet se njeriut i takon vetëm