53. Nexhm · Ajeti 62

سورة الـنحـم
Përkthimi Sherif Ahmeti
62

فَٱسۡجُدُواْۤ لِلَّهِۤ وَٱعۡبُدُواْ۩

Pra, bini në sexhde për All-llahun dhe adhurojeni!*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ai që ia ktheu shpinën Fesë Islame ishte Velid ibni Mugire, të cilin e kishte përqeshur një shok idhujtar pse po e lavdëronte Kuranin. E kur i tha, se po i frikësohem azabit të ahiretit,- ai i tha se unë do ta bart mëkatin tënd, nëse më jep pak nga pasuria jote. Ky i dha pak, mandej ia ndërpreu. Ndoshta është fjala se ai, Velidi dha pak për Kuranin kur e lavdëroi, por u tërhoq dhe ndërpreu lavdin. Mund të jetë shkas i zbritjes së këtij ajeti edhe ndonjë rast tjetër. Zoti vërteton, se asnjë njeri nuk mund ta bartë mëkatin e tjetrit, e nëse nuk i besojnë Kuranit, këtë ligj e kanë pasur të shkruar edhe në librin e Musait e të Ibrahimit. Nuk duhet kuptuar se përveç mundit të vet njeriut nuk do t’i takojë ndonjë e mirë nga ndokush tjetër, pse kjo është drejtësi e tjetër është drejtësia, dhe tjetër është mirësia e bujaria. Shpërblimi që i jepet punëtorit përtej sasisë së caktuar për atë punë është bujari, është mirësi, e nuk është ndonjë padrejtësi. Gjithashtu ndonjë e mirë, si lutje, sadaka, hajratë etj. për hir të shpirtit të prindërve, të ndonjë shoku, të ndonjë që të ka mësuar për mbarë, nuk është e huaja për të, që të mund të thuhet se njeriut i takon vetëm