53. Nexhm · Ajeti 27 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 53:19–53:32

Latë ishte një statujë në Taif, Uza në fisin Gatafanë, Menatë në fisin Huza'ah dhe, këto adhuroheshin nga idhujtarët si zota. Dy të parat i pat thyer Halid bin Velidi.

Idhujtarëve u thuhet: A kanë ndonjë fuqi këta zota tuaj që po i adhuroni" Zoti për të cilin u thërret Muhammedi është krijues i gjithçkafës që ekziston, edhe i engjëjve, edhe i Sidrës, edhe i Muhammedit që e ngriti në Miraxh etj.

Idhujtarët pa kurrfarë dije thoshin për engjëjt se janë femra dhe thoshin se janë bija të Zotit, kurse vetë i urrenin femrat.

Idhujtarët u kishin vënë ata emra zotave të tyre dhe mendonin se ata do t'u ndihmojnë, ata dinin aq dhe i bënin vetes qejf. Nuk e dinin se edhe engjëjt më të lartë, nuk kanë asgjë në dor për t'i dihmuar dikujt, ata engjëj mund t'i ndihmojnë atij që Zoti dëshiron dhe pranon, por edhe ata pas lejes së Zotit, e ku mund të ndihmojnë idhujt.

Mëshira e Zotit ka përfshirë çdo send, e është shpresë se Ai do t'i falë e mëshirojë ata që ruhen prej mëkateve të mëdha, sepse gjendjen e njerëzve Ai e ka ditur edhe pa lindur ata.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 53:27–53:30

- “Vërtet, ata që nuk e besojnë jetën tje - tër, i emërtojnë melekët me emra fe - mrash.” - Allahu i Lartësuari kundërshton idhujtarët, në lidhje me emërtimin e mele - këve me emra femërorë dhe pretendimet e tyre se ato janë bijat e Allahut. I lartësuar është Allahu nga të tilla kotësira dhe trillime të shëmtuara! I Lartësuari thotë në ajetin tjetër: “Edhe për melekët, të cilët janë adhuruesit e të Gjithëmëshirshmit, ata (jobesimtarët) pretendojnë se janë femra. A ishin të pranishëm ata në krijimin e tyre?! Dë -

shmia e tyre do të regjistrohet dhe ata do të merren në pyetje.” [Zuhruf 19]. - “Ata nuk kanë asnjë njohuri për këtë .” - Ata nuk kanë asnjë dituri të saktë, që të tregojë vërtetësinë e fjalëve të tyre. Ato janë thjesht shpifje dhe trillime, shprehje e mohimit të shëmtuar, që ka zaptuar zemrat e tyre. - “... por ndjekin veçse hamendësime, dhe hamendësimi nuk mund ta zëvendësojë aspak të vërtetën. ” - Hamendësimi nuk ka asnjë vlerë dhe nuk mund të qëndrojë dot përballë të vërtetës. Vjen një hadith i saktë, se Profeti i Allahut ka thënë: 2514. “Kujdes me hamendësimet, sepse hamendësimi është më e gënjeshtërta fjalë.” - “Largohu prej atyre që i kanë kthyer shpinën Kuranit ... ” - Ktheji shpinën atij që i ka kthyer shpinën të vërtetës. Më pas, i Madhëruari thotë: - “... dhe që synojnë veçse jetën e kësaj bote!” - Duke e bërë dynjanë çështjen që më së shumti i intereson dhe motivin më të lartë të jetës. - “Aq është e tërë dituria që ata kanë arritur.” - Në duanë e njohur thuhet: 2515. “O Zot, mos e bëj dynjanë çështjen që më së shumti na intereson dhe mos e bëj atë nivelin e diturisë tonë ...”. - “Zoti yt di gjithçka për ata që janë larguar nga rruga e Tij dhe Ai di gjithçka për ata që janë në rrugën e drejtë.” - Allahu i Madhëruar është i gjithëditur për dobitë e robërve të Tij dhe është Ai që udhëzon kë dëshiron dhe lë në humbje atë që Ai dëshiron. E gjitha kjo bë - het me pushtetin e Tij të plotë e gjithë - përfshirës, me diturinë e Tij të gjerë dhe urtësinë e Tij të pamatë. Ai është i Drejti, i Cili kurrë nuk bën padrejtësi, as në Sheriatin që ka ligjëruar për krijesat dhe as në ligjin e ekzistencës, sipas të cilit funksionon i gjithë krijimi.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 53:27–53:30

- “Vërtet, ata që nuk e besojnë jetën tjetër, i emërtojnë melekët me emra femrash.” - Ata që adhurojnë zota të tjerë, që mohojnë profetët e Zotit e që nuk besojnë ahiretin, pikërisht për shkak të këtij mosbesimi, ata kanë guximin të kryejnë të tilla gjynahe të shëmtuara. Ata kanë paturpësinë të thonë fjalë të ulëta, duke treguar armiqësinë e tyre me Allahun dhe Profetin e tij. Ata shpifin e thonë se melekët janë vajzat e Allahut. Në këtë mënyrë, së pari, ata kanë shpifur kundrejt Allahut të Lartësuar, i Cili nuk ka lindur askënd dhe është i pastër nga kjo cilësi dhe, së dyti, kanë shpifur për melekët, duke thënë se ata janë femra, fakt për të cilin ata nuk kanë dijeni as nga Zoti dhe as nga Profeti (a.s.). Madje, edhe logjika e pastër i hedh poshtë pretendimet e tyre. E vërteta qëndron krejt ndryshe nga ajo që ata pretendojnë. Pa dyshim, Allahu i Lartësuar nuk ka nevojë për fëmijë dhe bashkëshorte, se Ai është Një dhe i Vetëm. Ai është El Samed - Zotëruesi i gjithçkaje, të Cilit të gjitha krijesat i drejtohen me lutje e përgjërim për nevojat e tyre. Ai as ka lindur dhe as është i lindur prej kujt. Me Allahun askush nuk mund të jetë i njëjtë dhe i barabartë. Ndërsa melekët janë rob të zgjedhur, të nderuar dhe të afruar tek Allahu, shërbëtorë të nënshtruar dhe të bindur ndaj Tij, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet: “O ju që keni besuar! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej Zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët! Atë e mbikëqyrin melekë të rreptë e të ashpër, që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron. Ata zbatojnë gjithçka për të cilën urdhërohen.” [Tahrim 6]. - “Ata nuk kanë asnjë njohuri për këtë, por ndjekin veçse hamendësime dhe hamendësimi nuk mund ta zëvendësojë aspak të vërtetën.” - Mohuesit e Zotit dhe idhujtarët nuk kanë asnjë argument dhe fakt të sigurt për këto fjalë të shëmtuara që thonë. Ata thjesht hamendësojnë, dhe dihet që hamendësimet janë shumë larg të vërtetës. E vërteta duhet të mbështetet

patjetër në dije të sigurt dhe fakte të qarta. Pa dyshim, burimi i vetëm i këtyre është Shpallja e Zotit të Lartësuar. Me hamendësimet e tyre, të devijuarit nuk synojnë që të gjejnë të vërtetën. Ata thjesht duan të plotësojnë dëshirat e tyre. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që të distancohet prej atyre: - “Largohu prej atyre që i kanë kthyer shpinën Kur'anit dhe që synojnë veçse jetën e kësaj bote! - Ata i kanë kthyer shpinën Librit të Allahut, Kur'anit madhështor, i cili është i mbushur me urtësi dhe begati. Në këtë mënyrë, ata e kanë privuar veten e tyre nga dituria e dobishme, duke iu përkushtuar tërësisht jetës së dynjasë dhe kënaqësive të saj. Dynjaja është i vetmi pikësynim i tyre, prandaj të gjithë mundin ia përkushtojnë vetëm asaj. Njeriu i përkushtohet asaj që ka për qëllim, dhe qëllimi i këtyre të mjerëve është i kufizuar me dynjanë, me çfarëdolloj mënyre u realizoftë ai. I Lartësuari thotë: - “Aq është e tërë dituria që ata kanë arritur.” – Kaq është kufiri i dijes dhe i qëllimeve të tyre. Ndërsa besimtarët, të cilët e besojnë Ditën e Gjykimit, janë të ndriçuar me dijen e sigurt dhe me arsyen e shëndoshë. Qëllimi i tyre është i përqendruar në arritjen e shpërblimit dhe lumturisë në ahiret. Dituria e tyre është më e vyera dhe më e mira, sepse ajo është përftuar nga Libri i Allahut dhe Suneti i Profetit të Tij, Muhamedit (a.s.). - “Zoti yt di gjithçka për ata që janë larguar nga rruga e Tij dhe Ai di gjithçka për ata që janë në rrugën e drejtë.” - Allahu i Lartësuar është më i dituri për ata që meritojnë udhëzimin dhe ata që nuk e meritojnë atë. Ata që i mbështeten vetëm Atij dhe ia kërkojnë udhëzimin vetëm Atij, duke e adhuruar si Një të vetëm, Ai i udhëzon në rrugën e drejtë, duke u dhënë dije të saktë dhe duke i ndihmuar të punojnë sipas saj. Ndërsa ata të cilët e shpërfillin adhurimin e Allahut dhe nuk e marrin për bazë diturinë e ofruar nga Ai dhe Profeti i Tij, Ai i lë të mbështeten në forcat e tyre, dhe kështu humbja e tyre është e pashmangshme. Allahu i Lartësuar është i Urtë dhe i Gjithëditur, prandaj dhe udhëzimin ia jep atij që e meriton.

← Nexhm 53:27