54. Kamer · ajete 1–11

سورة القمر
1

ٱقۡتَرَبَتِ ٱلسَّاعَةُ وَٱنشَقَّ ٱلۡقَمَرُ

Ekterebeti es-sa’atu we enshekkal-kameru

Momenti (i katastrofës së përgjithshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh).

2

وَإِن يَرَوۡاْ ءَايَةٗ يُعۡرِضُواْ وَيَقُولُواْ سِحۡرٞ مُّسۡتَمِرّٞ

We ‘in jerew ‘ajeten ju’ridu we jekulu sihrun mustemirrun

Po ata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli) zbrapsen e thonë: "Kjo është magji e vazhdueshme!"

3

وَكَذَّبُواْ وَٱتَّبَعُوٓاْ أَهۡوَآءَهُمۡۚ وَكُلُّ أَمۡرٖ مُّسۡتَقِرّٞ

We kedhdhebu we etteba’u ‘ehwa’ehum we kullu ‘emrin mustekirrun

Dhe përgënjeshtruan e ndoqën dëshirat e veta, por çdo çështje arrin cakun e fundit.

4

وَلَقَدۡ جَآءَهُم مِّنَ ٱلۡأَنۢبَآءِ مَا فِيهِ مُزۡدَجَرٌ

We lekad xha’ehum minel-’enba’i ma fihi muzdexherun

Atyre u patën ardhur aso lajmesh (të popujve të lashtë), ku ka mjaft qortime, (për ata që kuptojnë).

5

حِكۡمَةُۢ بَٰلِغَةٞۖ فَمَا تُغۡنِ ٱلنُّذُرُ

Hikmetun baligatun fema tugni en-nudhuru

Urtësi e përsosur (është Kur'ani)! Po sa bëjnë dobi qortimet!

6

فَتَوَلَّ عَنۡهُمۡۘ يَوۡمَ يَدۡعُ ٱلدَّاعِ إِلَىٰ شَيۡءٖ نُّكُرٍ

Fetewelle ‘anhum jewme jed’u ed-da’i ‘ila shej’in nukurin

Pra, largohu prej tyre. Ditën kur thirrësi (Israfili) kumton një send të tmerrshëm.

7

خُشَّعًا أَبۡصَٰرُهُمۡ يَخۡرُجُونَ مِنَ ٱلۡأَجۡدَاثِ كَأَنَّهُمۡ جَرَادٞ مُّنتَشِرٞ

Hushsha’æn ‘ebsaruhum jehruxhune minel-’exhdathi ke’ennehum xheradun munteshirun

Dalin prej varreve, e si karkaleca të shpërndarë e me shikim të përulur.

8

مُّهۡطِعِينَ إِلَى ٱلدَّاعِۖ يَقُولُ ٱلۡكَٰفِرُونَ هَٰذَا يَوۡمٌ عَسِرٞ

Muhti’ine ‘ila ed-da’i jekulul-kafirune hadha jewmun ‘asirun

Duke shpejtuar drejt atij që i thërret, e jobesimtarët thonë: "Kjo është ditë e vështirë".

9

۞ كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٖ فَكَذَّبُواْ عَبۡدَنَا وَقَالُواْ مَجۡنُونٞ وَٱزۡدُجِرَ

Kedhdhebet kablehum kawmu nuhin fekedhdhebu ‘abdena we kalu mexhnunun we ezduxhire

Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi dhe robin Tonë (Nuhun) e quajti rrenacak dhe thanë: "I marrë!" dhe iu bë kërcënim.

10

فَدَعَا رَبَّهُۥٓ أَنِّي مَغۡلُوبٞ فَٱنتَصِرۡ

Feda’a rebbehu ‘enni meglubun fantesir

E ai iu drejtua Zotit të vet: "Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!"

11

فَفَتَحۡنَآ أَبۡوَٰبَ ٱلسَّمَآءِ بِمَآءٖ مُّنۡهَمِرٖ

Fefetehna ‘ebwabe es-sema’i bima’in munhemirin

Atëherë Ne me një shi të vrullshëm i hapëm dyert e qiellit.