54. Kamer · Ajeti 32

سورة الـقمـر
Përkthimi Sherif Ahmeti
32

وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ

Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për këshillë, po a ka ndokush që merr mësim?*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Afrimi i momentit të shkatërrimit të kësaj bote është i kuptueshëm nga fakti, se Muhamedi a.s. është i Dërguari i fundit, por distanca ndërmjet ardhjes së tij dhe momentit është aq sa e di Zoti, e askush tjetër. Për ndarjen e hënës më dysh, si mrekulli e Pejgamberit vërteton shumica dërmuese e komentatorëve, vërtetojnë edhe shumë hadithe të vërteta, që u shënuan nga muhadithinët, në mesin e të cilëve edhe përmbledhësit më të njohur e më autoritativë, Buhariu e Muslimi. Pas fakteve të tilla nuk mbetet vend për ndonjë shqyrtim ndonëse sipas disave fjala është për Ditën e Kijametit, kur do të copëtohen të gjithë trupat qiellorë, pra edhe hëna. Jobesimtarët kurejshitë nuk i besuan fakteve, por ata shkuan pas dëshirave të veta, por është normale që çdo send e gjen vendin e vet, e vërteta te njerëzit e mirë, kurse e shtrembëra te të këqijtë. Kurani është dituri e këshillë e përsosur, por arrogantëve nuk iu bën dobi, të cilët kur thërret lsrafili për ringjallje, do të dalin prej varreve si karkalecat, që nuk kanë ndonjë orientim të caktuar në qarkullimin e vet, e ajo është ditë e vështirë për mohuesit. Populli i Nuhut përveç që e quajti gënjeshtar, ai edhe iu kërcënua, prandaj u dënua me vërshim, populli i Adit u zhduk nga një erë e fortë dhe e ftohtë, që frynte nga ana e perëndimit, ndërsa të Themudit, që e theri devenë që ishte mrekulli e Salihut u zhduk me një krismë rrufeje. atyre, pra përjetoni ndëshkimin Tim dhe qortimet e Mia!