54. Kamer · ajete 33–37

سورة القمر
33

كَذَّبَتۡ قَوۡمُ لُوطِۭ بِٱلنُّذُرِ

Kedhdhebet kawmu lutin bin-nudhuri

Populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet e pejgamberit të vet.

34

إِنَّآ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ حَاصِبًا إِلَّآ ءَالَ لُوطٖۖ نَّجَّيۡنَٰهُم بِسَحَرٖ

‘Inna ‘erselna ‘alejhim hasibæn ‘illa ‘ale lutin nexhxhejnahum biseherin

Ne atyre, përveç familjes së Lutit të cilën e shpëtuam para se të agonte, u lëshuam një erë që solli gurë mbi ta.

35

نِّعۡمَةٗ مِّنۡ عِندِنَاۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي مَن شَكَرَ

Ni’meten min ‘indina kedhalike nexhzi men shekere

(Shpëtimi ishte) Një mirësi nga ana Jonë, ashtu Ne shpërblejmë atë që falënderon.

36

وَلَقَدۡ أَنذَرَهُم بَطۡشَتَنَا فَتَمَارَوۡاْ بِٱلنُّذُرِ

We lekad ‘endherehum betshetena fetemarew bin-nudhuri

Ai (Luti) u pat tërhequr vërejtjen atyre për dënimin Tonë të rëndë, por ata dyshuan në ato kërcënime.

37

وَلَقَدۡ رَٰوَدُوهُ عَن ضَيۡفِهِۦ فَطَمَسۡنَآ أَعۡيُنَهُمۡ فَذُوقُواْ عَذَابِي وَنُذُرِ

We lekad raweduhu ‘an dejfihi fetemesna ‘a’junehum fedhuku ‘adhabi we nudhuri

Ata deshën t'u afrohen musafirëve të tij. Ne ua verbuam sytë atyre, pra përjetoni ndëshkimin Tim dhe qortimet e Mia!