54. Kamer · Ajeti 33 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 54:33–54:55

Kur erdhën melekët në formë të djelmoshave të rinj e të bukur te Luti, ai i priti mirë si mysafirë, por populli i tij u vërsul ndaj tyre, duke ia rrethuar shtëpinë dhe deshi t'ia thyej derën. Atëherë doli Xhibrili dhe me skajin e krahut të vet ua mëshoi fytyrës dhe ua verbëroi sytë.

Pasi përshkruhen ndëshkimet kundër popujve të mëparshëm arrogantë, Kur'ani u drejtohet kufarëve, duke u thënë se ju nuk jeni më të rëndësishëm se të parët, e përse bëni kryelartësi, a mos keni të shkruar ndonjë garanci në librat qiellorë?

Ajeti 45: "Do të thyhet ai grumbull idhujtarësh dhe do të marrin ikën", është një nga mrekullitë e Kur'anit, sepse Allahu e lajmëron Pejgamberin për atë fshehtësi që do të ndodhë më vonë. Ashtu edhe ngjau në luftën e parë, ku u ballafaquan myslimanët me idhujtarët, në Luftën e Bedrit.

Çdo gjë në këtë botë është e krijuar në mënyrë precize, me një qëllim të caktuar dhe ushtron një funksion të rëndësishëm, edhe pse për shumë sende, njerëzit nuk dinë asgjë. Çështja e krijimit nuk parashtron ndonjë përgatitje a mund, përsa i përket fuqisë së Zotit, sepse sendi që ia drejton dëshirën, ai kryhet sa çel e mshel sytë.

Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i surës "El Kameru". Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 54:33–54:40

- “Populli i Lutit i mohoi porositë e Profetit të vet.” - Allahu i Lartësuar na

tregon rreth popullit të Lutit dhe faktit se si ata refuzuan Profetin e tyre, duke bërë një poshtërsi, që askush në botë nuk e kishte bërë para atyre. Për këtë arsye, i Madhëruari i shfarosi me një ndëshkim, që nuk e kishte patur asnjë prej popujve të mëhershëm. Kështu, Allahu i Lartësuar urdhëroi Xhibri - lin (a.s.), i cili i ngriti lart vendbanimin e tyre, derisa arriti në kupën e qiellit, pastaj e ktheu atë përmbys duke e përplasur në tokë. Po ashtu, ata u gjuajtën me predha balte të gurëzuar. - “Ne dërguam mbi ta një furtunë me gurë ...” - Pra, një tufan gurësh. - “... përveç familjes së Lutit, të cilën e shpëtuam para se të agonte.” - Ata dolën nga fundi i natës dhe shpëtuan pa u prekur nga asnjë e keqe. I Lartësuari thotë: - “Kjo ishte mirësi nga ana Jonë. Kështu i shpërblejmë Ne ata që falënderojnë.” - Ndërsa për mohuesit dhe refuzuesit, i Lartësuari thotë: - “Ai u tërhoqi vërejtjen atyre për dëni - min Tonë të rëndë, por ata dyshuan në këto paralajmërime.” - Profeti i para - lajmëroi për ndëshkimin e Allahut, për dënimin e Tij, por ata nuk i kushtuan rëndësi paralajmërimeve dhe kërcënimeve. Të zhytur në pasiguri e dyshime rreth vërtetësisë së mesazhit të Profetit, ata vazhduan me poshtërsinë e tyre. - “Ata deshën t’u afroheshin mysafirëve të tij, por Ne ua verbuam sytë. Vuani, atëherë, ndëshkimin dhe paralajmërimin Tim!” - Kjo ndodhi natën kur tek Luti shkuan vizitë tre melekët, Xhibrili, Mikaili dhe Israfili, në pamjen e djelmoshave të rinj, shumë të hijshëm dhe të bukur, si sprovë prej Allahut të Madhëruar, dërguar tek ky popull i prishur dhe i shfrenuar. Luti (a.s.) i pranoi ata miq, por gruaja e tij, ajo plakë e keqe, i dërgoi fjalë popullit të saj për miqtë e Lutit. Kështu, ata nxituan për t’u grumbulluar te shtëpia e tij. Luti ua mbylli portën e shtëpisë, për të mbrojtur miqtë e vet, por ata u përpoqën ta shpërthe - nin me forcë atë. Duke u përpjekur të ndalonte ata dhe duke dashur të mbronte miqtë e tij, Luti thoshte: “Ai u tha: “Këta janë mysafirët e mi, prandaj mos më turpëroni! Kini frikë Allahun e mos më turpëroni!” Ata i thanë: “A nuk të kemi thënë që të mos përzihesh me njerëz?” Ai tha: “Ja ku janë bijat e mia, nëse doni.”” [Hixhr 68 - 71]. Këtu e kishte fjalën për gratë dhe vajzat e atij populli, domethënë, i udhëzoi që të përmbushnin dëshirat e tyre me mënyrën e lejuar nga Zoti. Megjithatë, ata refuzuan çdo përpjekje të Lutit për t’i larguar dhe këmbëngulën për të hyrë, prandaj doli Xhibrili (paqja e Zotit qoftë mbi të!) dhe i goditi sytë e tyre me skajet e flatrës së tij, dhe kështu ata u verbuan. Atëherë, ata u kthyen mbrapsht, të paaftë për të parë dhe duke prekur muret e rrugëve, por edhe duke kërcënuar Lutin se do të riktheheshin përsëri në mëngjes. - “Ata i kapi dënimi i përhershëm në befasi herët në mëngjes.” - Dënim, që nuk mund të shmangej dhe të ndalej prej tyre. - “Vuani, atëherë, ndëshkimin dhe para - lajmërimin Tim! Ne e bëmë Kuranin të lehtë për t'u kujtuar, po a ka ndonjë që merr mësim?”

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 54:33–54:40

Ata nuk iu bindën Lutit (a.s.) kur ai i ftoi që të adhuronin Allahun si Një, të Vetëm dhe të Pashoq. Ai i ndaloi nga idhujtaria dhe ajo vepra e shëmtuar, që askush para tyre, në gjithë botën, nuk e kishte bërë, por ata vazhduan me paturpësi në rrugën e tyre. Madje, ata tentuan të poshtëronin me aktet e tyre të turpshme edhe melekët e Zotit, që shkuan te profeti Lut (a.s.). Të mallkuarit u grumbulluan me nxitim te shtëpia e profetit Lut, me synimin që të vepronin me dy miqtë e tij poshtërsitë e tyre, të pashembullta në botë. Allahu i Lartësuar na sqaron se ata këmbëngulën që Luti (a.s.) t’ua dorëzonte dy miqtë, që kishin ardhur si dy burra me mision nga Zoti. Por Allahu i Madhëruar urdhëroi Xhibrilin (a.s.), i cili ua pengoi vështrimin me krahët e Tij. Pas kësaj, profeti Lut (a.s.) i paralajmëroi për ndëshkimin e ashpër të Allahut, por ata dyshuan në vërtetësinë e këtij paralajmërimi. Atëherë, Allahu i Madhëruar dërgoi mbi ta një furtunë me gurë. Allahu i Madhëruar ua përmbysi vendbanimet, duke ua kthyer pjesën e poshtme sipër tyre, dhe më pas i goditi nga sipër me gurë prej llave të ngurtësuar e të nxehtë, të caktuar që të godisnin çdo mohues e zullumqar. Ndërsa Lutin dhe familjen e Tij, Allahu i Madhëruar i shpëtoi nga ky ndëshkim, si shpërblim për mirënjohjen e tyre dhe për adhurimin e përkushtuar vetëm ndaj Tij, duke e adhuruar si Një, të Vetëm e të Pashoq.

← Kamer 54:33