54. Kamer · ajete 38–47

سورة القمر
38

وَلَقَدۡ صَبَّحَهُم بُكۡرَةً عَذَابٞ مُّسۡتَقِرّٞ

We lekad sebbehehum bukreten ‘adhabun mustekirrun

E, atyre në një mëngjes të hershëm u erdhi dënimi i përhershëm.

39

فَذُوقُواْ عَذَابِي وَنُذُرِ

Fedhuku ‘adhabi we nudhuri

Pra, vuajeni dënimin Tim dhe qortimin Tim!

40

وَلَقَدۡ يَسَّرۡنَا ٱلۡقُرۡءَانَ لِلذِّكۡرِ فَهَلۡ مِن مُّدَّكِرٖ

We lekad jessernal-kur’ane lildhdhikri fehel min muddekirin

Ne Kur'anin e bëmë të lehtë për të studiuar, a ka ndokush që merr përvojë nga ai?

41

وَلَقَدۡ جَآءَ ءَالَ فِرۡعَوۡنَ ٱلنُّذُرُ

We lekad xha’e ‘ale fir’awne en-nudhuru

Edhe rrethit të faraonit i patën ardhur shumë vërejtje.

42

كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا كُلِّهَا فَأَخَذۡنَٰهُمۡ أَخۡذَ عَزِيزٖ مُّقۡتَدِرٍ

Kedhdhebu bi’ajatina kulliha fe’ehadhnahum ‘ehdhe ‘azizin muktedirin

Ata i përgënjeshtruan të gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i dënuam ashtu siç është dënimi i një ngadhënjyesi, i një fuqiploti.

43

أَكُفَّارُكُمۡ خَيۡرٞ مِّنۡ أُوْلَٰٓئِكُمۡ أَمۡ لَكُم بَرَآءَةٞ فِي ٱلزُّبُرِ

‘Ekuffarukum hajrun min ‘ule’ikum ‘em lekum bera’etun fi ez-zuburi

A jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo ju keni ndonjë kontratë në librat e qiellit?

44

أَمۡ يَقُولُونَ نَحۡنُ جَمِيعٞ مُّنتَصِرٞ

‘Em jekulune nehnu xhemi’un muntesirun

A mos po thonë: "Ne jemi një grup ngadhënjyes tok të bashkuar?"

45

سَيُهۡزَمُ ٱلۡجَمۡعُ وَيُوَلُّونَ ٱلدُّبُرَ

Sejuhzemul-xhem’u we juwellune ed-dubure

Grupi do të pësojë disfatë dhe ata do të kthehen prapa.

46

بَلِ ٱلسَّاعَةُ مَوۡعِدُهُمۡ وَٱلسَّاعَةُ أَدۡهَىٰ وَأَمَرُّ

Beli es-sa’atu mew’iduhum we es-sa’atu ‘ed/ha we ‘emerru

Por jo, afati i tyre është kijameti, e kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.

47

إِنَّ ٱلۡمُجۡرِمِينَ فِي ضَلَٰلٖ وَسُعُرٖ

‘Innel-muxhrimine fi delalin we su’urin

S'ka dyshim se idhujtarët kriminelë, janë edhe në një huti edhe në zjarr të madh.