55. Rrahman · ajete 3–14

سورة الـرحـمـن
3

خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ

Halekal-’insane

E krijoi njeriun.

4

عَلَّمَهُ ٱلۡبَيَانَ

‘Allemehul-bejane

Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit).

5

ٱلشَّمۡسُ وَٱلۡقَمَرُ بِحُسۡبَانٖ

Esh-shemsu wel-kameru bihusbanin

Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.

6

وَٱلنَّجۡمُ وَٱلشَّجَرُ يَسۡجُدَانِ

We en-nexhmu we esh-shexheru jesxhudani

Edhe yjet edhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit).

7

وَٱلسَّمَآءَ رَفَعَهَا وَوَضَعَ ٱلۡمِيزَانَ

We es-sema’e refe’aha we wede’al-mizane

Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtësinë.

8

أَلَّا تَطۡغَوۡاْ فِي ٱلۡمِيزَانِ

‘Ella tetgaw fil-mizani

Që të mos kaloni kufirin në drejtësi.

9

وَأَقِيمُواْ ٱلۡوَزۡنَ بِٱلۡقِسۡطِ وَلَا تُخۡسِرُواْ ٱلۡمِيزَانَ

We ‘ekimul-wezne bil-kisti we la tuhsirul-mizane

Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos lëni mangu në peshojë!

10

وَٱلۡأَرۡضَ وَضَعَهَا لِلۡأَنَامِ

Wel-’erde wede’aha lil’enami

Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat.

11

فِيهَا فَٰكِهَةٞ وَٱلنَّخۡلُ ذَاتُ ٱلۡأَكۡمَامِ

Fiha fakihetun we en-nehlu dhatul-’ekmami

Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma me shporta të mbështjella.

12

وَٱلۡحَبُّ ذُو ٱلۡعَصۡفِ وَٱلرَّيۡحَانُ

Wel-hebbu dhul-’asfi we er-rejhanu

Edhe drithi me kashtën e tij edhe bimët aromatike (ose ushqyese).

13

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Febi’ejji ‘ala’i rabbikuma tukedhdhibani

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)?

14

خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ مِن صَلۡصَٰلٖ كَٱلۡفَخَّارِ

Halekal-’insane min selsalin kalfehhari

Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur.