55. Rrahman · ajete 30–34

سورة الـرحـمـن
30

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Febi’ejji ‘ala’i rabbikuma tukedhdhibani

E, cilën të mirë të Zotit tuaj ju po e mohoni?*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Idhujtarët mekas i thanë Muhamedit a.s.: Ne nuk dimë kush është Rrahmani!- Ndaj u shpall kjo sure e Kuranit në të cilën Zoti iu tha: “Rrahman është Ai që ia dhuroi njeriut më të mirën begati, ia mësoi Kuranin që është nimeti më i madh, është Ai që e krijoi njeriun, është Ai që e aftësoi për shprehje të asaj që ka në shpirt, e mësoi të flasë. Diell e hënë lëvizin sipas asaj, që Ai u ka caktuar, Atë e adhuron çdo gjë në tokë e në qiej, Ai e ngriti qiellin me një përsosmëri, e tokën e shtroi për jetesë të gjallesave, në të cilën krijoi lloje të pemëve, të drithërave, të ushqimit, si për njerëz, si për gjallesat e tjera. E, cilën të mirë prej të mirave të përmendura mund ta mohojnë njerëzit ose xhinët? Ky ajet përmendet tridhjetë e një herë në këtë sure. Tetë herë përmendet pas ajeteve që numërojnë madhështinë e krijesave të Zotit, mjeshtërinë e përsosur të Krijuesit. Shtatë herë përmendet pas ajeteve, që përkujtojnë dënimin e xhehenemit. Tetë herë pas ajeteve, që përshkruajnë dy xhenetet dhe banuesit e tyre, edhe tetë herë të tjera për dy xhenetet, jo si të parët. Për krijimin e njeriut të parë nga balta hasim në katër përshkrime: nga balta e nxirë e me erë të keqe, nga balta që të ngjitet për dore, nga dheu dhe nga balta e terur si të jetë e pjekur, e kjo është etapa e fundit e krijimit të tij. Këto ajete janë: në suret Hixhr, Safat, Ali Imran dhe në këtë që jemi duke komentuar. Rrahmani është Zot i lindjes së diellit e hënës, i ujit të ëmbël e të njelmët, Zot që për çdo moment komandon në gjithçka.
31

سَنَفۡرُغُ لَكُمۡ أَيُّهَ ٱلثَّقَلَانِ

Senefrugu lekum ‘ejjuha eth-thekalani

Ne do të merremi me (llogarinë për) ju, o ju dy të rëndësishmit (njerëz dhe xhinë).

32

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Febi’ejji ‘ala’i rabbikuma tukedhdhibani

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni ju?

33

يَٰمَعۡشَرَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِ إِنِ ٱسۡتَطَعۡتُمۡ أَن تَنفُذُواْ مِنۡ أَقۡطَارِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ فَٱنفُذُواْۚ لَا تَنفُذُونَ إِلَّا بِسُلۡطَٰنٖ

Ja ma’sherel-xhinni wel-’insi ‘ini esteta’tum ‘en tenfudhu min ‘ektari es-semawati wel-’erdi fanfudhu la tenfudhune ‘illa bisultanin

O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë (por ju nuk e keni atë).

34

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ

Febi’ejji ‘ala’i rabbikuma tukedhdhibani

E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?