55. Rrahman · Ajeti 30 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 55:1–55:30
Idhujtarët mekas i thanë Muhammedit: Ne nuk dimë kush është Rrahmanit Ndaj, u shpall kjo sure e Kur'anit në të cilën Zoti u tha: "Rrahman është Ai që ia dhuroi njeriut më të mirën begati, ia mësoi Kur'anin që është nimeti më i madh, është Ai që e krijoi njeriun, është Ai që e aftësoi për shprehje të asaj që e ka në shpirt, e mësoi të flasë. Diell e hënë lëvizin sipas asaj që Ai u ka caktuar, Atë e adhuron çdo gjë në tokë e në qiej, Ai e ngriti qiellin me një përsosmëri, e tokën e shtroi për jetesë të gjallesave, në të cilën krijoi lloje të pemëve, të drithërave, të ushqimit, si për njerëz, si për gjallesat e tjera.
E, cilën të mirë prej të mirave të përmendura mund ta mohojnë njerëzit ose xhinët" Ky ajet përmendet tridhjetë e një herë në këtë sure. Tetë herë përmendet pas ajeteve që numërojnë madhështinë e krijesave të Zotit, mjeshtërinë e përsosur të Krijuesit. Shtatë herë përmendet pas ajeteve që përkujtojnë dënimin e xhehenemit. Tetë herë pas ajeteve që përshkruajnë dy xhennetet dhe banuesit e tyre, edhe tetë herë të tjera për dy xhennetet, jo si të parët.
Për krijimin e njeriut të parë nga balta hasim në katër përshkrime: nga balta e nxirë e me erë të keqe, nga balta që të ngjitet për dore, nga dheu dhe nga balta e terur si të jetë e pjekur, e kjo është etapa e fundit e krijimit të tij. Këto ajete janë: në suret Hixhr, Safat, Ali Imran dhe në këtë që jemi duke komentuar.
Rrahmani është Zot i lindjes së diellit e hënës, i ujit të ëmbël e të njelmët, Zot që për çdo moment komandon në gjithçka.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 55:26–55:30
- “Çdo gjë që ndodhet në të ka për t’u zhdukur ...” - Allahu i Lartësuar na bën me dije se të gjithë banorët e Tokës do të vdesin dhe po kështu banorët e qiejve, përveç atyre që dëshiron Allahu. Nuk do të mbetet askush përveç Allahut të Madhëruar e Bujar. Ai është Zoti i Lartësuar, i pastër nga çdo e metë, Ai është i Gjalli, i Cili kurrë nuk vdes. Katade thotë: “Fillimisht i Lartë - suari na njoftoi për atë që krijoi, pastaj na njoftoi se e gjithë kjo ka për t’u zhdukur. Në një lutje të transmetuar nga Profeti ﷺ thuhet: 2540. “O i Gjallë, i Përjetshëm! Ti që mban gjithçka, o Krijuesi i qiejve dhe Tokës. O Sunduesi dhe Pronari i madhë - shtisë dhe bujarisë! Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Teje! Në mëshirën Tënde kërkojmë ndihmë dhe përgjërohemi! Rregulloje gjendjen dhe gjithë punët tona dhe mos na lër të mbështetemi në veten tonë as sa një pulitje sysh dhe as të mbështetemi në ndonjë prej krijesave të Tua!” Shabiju thotë: “Kur të lexosh: “Çdo gjë që ndodhet në të ka për t’u zhdukur...”, mos hesht, por lexo menjëherë pas saj: “ ue jebkâ uexh’hu rab-bike dhul xhelâli uel ikrâm ”, pra: “E do të mbetet vetëm Fytyra e Zotit tënd, që është i Madhëruar e Bujar.”. - “E do të mbetet vetëm Fytyra e Zotit tënd, që është i Madhëruar e Bujar.” Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “ Dhe veç Allahut mos adhuro asnjë zot tjetër! Nuk ka të adhuruar tjetër (të merituar) veç Tij. Çdo gjë, përveç Fytyrës së Tij do të zhduket. Vetëm Atij i takon i gjithë Gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë! ” [Kasas 88]. Allahu i Madhëruar e përshkruan Veten në këtë ajet si “i Madhëruar e Bujar.” Ai është tërësisht meritor që të madhërohet dhe kurrë të mos i thyhen urdhëresat apo t’i shpërfillet fjala. Ai është meritor që t’i bindesh dhe kurrë të mos kundërshtosh ligjin e Tij. Allahu i Lartësuar e ka përme - ndur Fytyrën e Tij edhe në ajete të tjera si: “Bëj durim e qëndro vetëm me ata që e lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje e që kanë për qëllim (shikimin në) Fytyrën e Tij ...” [Kehf 28]. Ose kur na tregon fjalët e bamirësve: “Ne (thonë të devotshmit) po ju ushqejmë veçse për hir të (shikimit të) Fytyrës së Allahut dhe nuk kërkojmë prej jush ndonjë shpërblim e as falënderim.” [Insan 9]. Pasi na tregoi se të gjithë banorët e Tokës janë të barabartë në faktin se që të
gjithë do të vdesin dhe do të kalojnë në ahi - ret dhe se është Vetë Ai, Zotëruesi i madhë - shtisë dhe i gjithë bujarisë, që do t’i gjykojë me drejtësi, Allahu i Madhëruar thotë: - “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Kjo është një mirësi, të cilën Zoti ua thekson krijesave, që ata të jenë mirënjohës. - “Atij i drejtohet me lutje çfarë është në qiej e në Tokë.” - Edhe ky pohim na tregon se Allahu është absolutisht i Pasur dhe nuk ka nevojë për asnjë, ndërkohë që të gjitha krijesat janë të varfra para Tij, nevojtare në të gjitha gjendjet dhe aspektet. I Lartësuari thotë: - “Në çdo çast, Ai merret me shumë çështje.” - Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ebu Derda, se Profeti ﷺ ka shpjeguar: 2541. “Allahu Krenar dhe i Lartësuar thotë: “Në çdo çast, Ai merret me shumë çështje.” Pra, prej veprave të Tij është që Ai i fal dhe mbulon gjynahet, çliron nga vështirësitë, lartëson disa dhe ul e poshtëron të tjerë.”.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 55:29–55:30
- “Atij i drejtohet me lutje çfarë është në qiej e në Tokë.” - Allahu është i Lartësuar, Jonevojtar dhe i pavarur nga të gjitha krijesat e Tij. Ai është i gjerë në bujarinë dhe bamirësinë e Tij. Të gjitha krijesat janë të varfëra dhe të varura nga Ai. Ato i luten e drejtohen Atij për të gjitha nevojat e tyre. Këtë e shprehin si me gjendjen e tyre, ashtu edhe me fjalë e veprime. Krijesat nuk mund të jenë të pavarura nga Ai për asnjë çast. Allahu i Madhëruar thotë: - “Në çdo çast, Ai merret me shumë çështje.” - Ai pasuron të varfërin, ndihmon nevojtarin, i jep mirësi dikujt e privon një tjetër, merr jetë dhe jep jetë, krenon disa e poshtëron disa të tjerë. Atë nuk e pengon një çështje nga çështjet e tjera. Atë nuk e ngatërrojnë angazhimet e shumta. Atë nuk e lodhin e as e shqetësojnë insistimet e atyre që luten dhe kërkojnë. I lartësuar e i pastër nga çdo e metë e mangësi është Bujari e Dhuruesi! Mirësitë e Tij kanë mbuluar krijesat e qiellit dhe të tokës. Butësia dhe mëshira e Tij ka përfshirë të gjitha krijesat, në çdo vend dhe çast. I lavdëruar e i lartësuar qoftë Allahu, të Cilin nuk e pengojnë gjynahet dhe gabimet e gjynahqarëve, që t’u dhurojë atyre nga mirësitë e Tij. Atë nuk e pengon arroganca e injorantëve, që t’i furnizojë e të përkujdeset për ta, megjithëse ata – me injorancën e tyre - shprehin panevojshmëri për bujarinë dhe mirësinë e Tij, ndërkohë që në realitet janë plotësisht nevojtarë dhe të varur nga Ai. Këto çështje, për të cilat Allahu na tregon se angazhohet çdo ditë, Ai i ka përcaktuar dhe shkruar që në zanafillë. Ai vazhdon t’i realizojë ato në kohën e përcaktuar dhe korrektësisht ashtu si i ka përcaktuar me urtësinë e Tij. Është Allahu që i vendosi si ligjet e funksionimit të
gjithësisë së krijuar, ashtu edhe ligjet e fesë. Ai kujdeset për krijesat duke u vendosur atyre Sheriatin, të cilit duhet t’i përmbahen dhe të jetojnë sipas tij. Ai vendosi për ta urdhra e ndalesa, kufij e dispozita, për të cilat do t’i marrë në përgjegjësi Ditën e Gjykimit. Ai vendosi edhe ligjet e krijimit, sipas të cilave Ai kujdeset për krijesat në jetën e kësaj dynjaje, derisa të vijë dita e vdekjes dhe shpërnguljes së tyre në ahiret. Atë ditë do të jetë koha kur do të vihet në zbatim ligji i Tij i shpërblimit me drejtësi. Atë ditë, Ai do t’u paraqesë krijesave drejtësinë, bamirësinë dhe mëshirën e madhe të Tij, nëpërmjet të cilave ato do ta njohin tërësisht dhe do të dëshmojnë se Ai është i Vetëm, i Pakrahasueshëm dhe i Pashembullt në çdo aspekt. Atë ditë krijesat do të zhvendosen nga vendi i provës dhe fatkeqësive, në vendin e shpërblimeve apo shpagimit me drejtësi, në jetën e pasosur. Atë ditë, i Madhëruari do të veçohet dhe angazhohet me zbatimin e ligjit të shpërblimit të Tij për krijesat, prandaj thotë: - “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!”