55. Rrahman · Ajeti 45 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 55:31–55:45

Zotin nuk e preokupon asnjë çështje nga tjetra, andaj Ai do të shqyrtojë punën e njerëzve e të xhinëve, të cilët janë përgjegjës për vepra. E ata nuk kanë fuqi të ikin prej përgjegjësisë që kanë para Zotit, e as prej E e dënimit. Kjo gjendje ka të bëjë me ditën e kijametit. Gabuan ata që fjalën "Sultanë" e komentuan ne "dituri" dhe menduan se njeriu do të mund të arrijë në qiell me ndihmën e diturisë. Qielli është diçka tjetër, e hëna dhe yjet janë diçka tjetër, andaj nëse mund të shkohet në hënë dhe në ndonjë yll tjetër, nuk do të thotë se është shkuar në qiell.

Në këto disa ajete përshkruhet gjendja e mjerueshme e atyre që nuk besuan Zotin dhe bënë punë të këqija. Kur thuhet nuk pyetet askush për mëkatin e tij, kuptohet se mëkatarët janë të njohur nga vetë forma e tyre, pse kanë fytyra të nxira, sy të skuqur etj.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 55:37–55:45

- “Kur qielli të çahet e të skuqet si plumb i shkrirë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?! ” - Kjo do të ndodhë Ditën e Kijametit, sikurse tregon edhe ko - nteksti i këtyre ajeteve dhe ajete të tjera të ngjashme. Kështu, i Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “Ditën kur qielli do të çahet nga rete dhe melekët do të zbresin radhë -radhë, atë ditë, sundimi i vërtetë i takon krejtësisht të Gjithëmëshirshmit. Për jobesimtarët ajo do të jetë një ditë e vështirë. ” [Furkan 25, 26]. Ose: “Kur të çahet qielli, duke dëgjuar me bindje e nënshtrim Zotin e vet, ashtu siç e ka për detyrë ...” [Inshikak 1, 2]. Ndërsa në këtë ajet, i Lartësuari thotë: “... e të skuqet si plumb i shkrirë.” Ai do të marrë ngjyra të ndryshme: herë bëhet e kuqe, herë e verdhë, herë jeshile, herë e kaltër, dhe kjo do të ndodhë për shkak të tmerrit të Ditës së Kijametit, e cila është një ditë e madhe dhe e vështirë. - “Atë ditë nuk pyetet për gjynahet e veta as njeriu, as xhindi. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut: “Kjo është dita kur ata nuk flasin, kur nuk u lejohet as që të shfajësohen! Kjo ditë është mjerim i madh për mohuesit.” [Murselat 35 - 36]. Kjo do të ndodhë në një prej fazave të shumta të Kijametit. Në një periudhë tjetër të kësaj dite të gjatë e të vështirë, do të pyeten krijesat për të gjitha veprat e tyre, sikurse thotë i Lartësuari: “Betohem për Zotin tënd, Ne do t’i marrim të gjithë ata në pyetje, për të gjitha veprat e tyre.” [Hixhr 92, 93]. Katade shpjegon: “Atë ditë nuk pyetet për gjynahet e veta as njeriu, as xhindi.” Dome - thënë, pasi të mbarojë marrja e tyre në llogari, ata nuk do të pyeten më, por do t’u vuloset gojat dhe do të flasin vetëm duart dhe këmbët e tyre për çfarë kanë bërë ata në dynja.” Sipas një shpjegimi të dytë, që Ali Ibn Ebu Talhate sjell nga Ibn Abasi, kupti - mi është që, ata nuk do të pyeten: “A e keni vepruar këtë e atë gjynah?”, sepse Zoti e di, por do të pyeten: “Përse vepruat kështu e ashtu?”. Ndërsa sipas një shpjegimi të tretë, të sjellë nga Muxhahidi, kuptimi është që, melekët nuk kanë për t’i pyetur kriminelët për gjynahet e tyre, sepse do t’i njohin nga shenjat e tyre atë ditë. Me sa duket, sipas këtij shpjegimi, ky është momenti kur urdhërohet hedhja e tyre në zjarr. Kjo është koha kur ata nuk do të pyeten për gjynahet e tyre, por do të tërhiqen zvarrë e me forcë për në zjarr, sikurse e përshkruan Allahu i Madhëruar kur thotë: “Keqbërësit njihen nga tiparet e tyre, prandaj me forcë do të rrëmbehen prej flokësh dhe prej këmbësh.” - “Keqbërësit njihen nga tiparet e tyre.” - Ata do të njihen me shenjat e tyre, që do të shfaqen qartë tek ata. Ata do të njihen nga nxirja e fytyrave dhe syve të tyre, ashtu sikurse edhe besimtarët do të kenë shenjat e tyre dalluese në trup, që janë të bardha e të ndritshme, nga gjurmët e abdesit. - “Prandaj me forcë do të rrëmbehen prej flokësh dhe prej këmbësh. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?! ” - Zebanitë do të rrëmbejnë mohuesin, duke e kapur nga balluket dhe këmbët, duke ia mbledhur e lidhur me zinxhir nga pas

shpinës së tij, dhe pastaj do të hidhet në Xhehenem, ku do të duhen vite, derisa të prekë tabanin e tij. - “Ky është Xhehenemi, të cilin keqbë - rësit e mohonin.” - Ky është zjarri, të cilin ju nuk e besonit. Ai tashmë është pranë jush. Ju e dëshmoni me sytë tuaj dhe e vua - ni me gjithë qenien tuaj përvëlimin e tij. Këto fjalë u thuhen për t’ua shtuar torturën dhe në formë poshtërimi për mosbesimin e tyre. - “Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij dhe ujit të valuar.” - Herë ndëshkohen në zjarr dhe herë u jepet të pinë prej ujit të përvëluar, i cili i ngjan bakrit të shkrirë, që ua copëton të gjitha plaçkat e barkut. Më pas, i Lartësuari thotë: “... dhe ujit të valuar.” Fjala e përdorur është “ ĥamimin ân”, pra, tejet i nxehtë, sikurse thotë në një ajet tjetër: “Atëherë, kur zinxhirët t’u shtrëngohen te qafa e të tërhiqen zvarrë, në ujë të valë dhe kur të hidhen në Zjarr.” [Gafir 71, 72]. Ku ka përdorur të njëjtën fjalë: “ ĥamimin” Pra, që është i papërba - llueshëm nga nxehtësia. - “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Si ndëshkimi i keqbërësve, ashtu edhe mirësitë, lumturia dhe kënaqësitë që u dhurohen të devotshmëve, janë prej bekimit, mëshirës dhe bamirësisë së Zotit me krijesat e Tij. Gjithashtu, paralajmërimi i tyre për t’u ruajtur nga ndëshkimi dhe ze - mërimi i Tij e për t’u ndalur nga shirku, po - shtërsitë dhe krimet, që meritojnë ndëshkim, të gjitha këto janë mirësi të mëdha, të cilat kërkojnë që të jemi mirënjohës për Zotin, që na i përkujton. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë vazhdimisht: “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!”

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 55:43–55:45

- “Ja, ky është Xhehenemi, të cilin keqbërësit e mohonin.” - Këto janë fjalët që u thuhen keqbërësve e mohuesve, refuzuesve të shpalljeve e të ringjalljes, mosbesuesve të premtimeve e kërcënimeve të Allahut. Këto fjalë u thuhen kur Xhehenemi ndizet e përflaket, si “mirëseardhje” për ta. Le të shohin realizimin e asaj që mohuan dhe le ta shijojnë ndëshkimin, dhimbjen, nxehtësinë dhe prangat e ndëshkimit në Zjarr, si ‘shpërblim’ për mosbesimin e tyre. - “Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij dhe ujit të valuar. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?” - Ata vërtiten mes niveleve të Xhehenemit e mes ujit të nxehtë në kulm, e ndonjëherë me ‘zemherir’ - në të ftohtin e acartë e të dhembshëm. Pas ndëshkimit që i pret mohuesit e keqbërësit, përshkruhet shpërblimi i të devotshmëve, që i frikësohen Zotit dhe ndëshkimit të Tij të drejtë.

← Rrahman 55:45