55. Rrahman · Ajeti 46 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 55:46–55:78
Ata të cilët zbatojnë urdhërin e Zotit dhe largohen prej atyre që Ai i ka ndaluar, i kanë nga dy xhennete, përkundër kriminelëve që sillen vërdallë, sa në zjarr e sa në ujë të valë.
Në Kur'an emri xhennet përmendet në numrin njëjës, në shumës dhe në dyjësi. Për arsye se pallatet, drunjtë e pemëve, gjelbrimet janë të ngjitura njëra pas tjetrës, thua se është një xhennet ndërsa nga gjerësia, llojllojshmëria e pemëve dhe numri i shumtë i vendeve, duket se janë shumë xhennete, e derisa aty gjenden begati të mira që kënaqin shpirtin dhe trupin, thua se janë dy xhennete. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës "Sureturr Rrahmani". Lavdëruer qoftë Allahu i madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 55:46–55:61
- “Për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet, janë përgatitur dy kopshte Xheneti.” - Disa janë të mendimit se ku ajet bën fjalë për Ebu Bekrin, kurse të tjerë kanë dhënë mendime të ndryshme. Megjithatë, mendimi më i saktë është që ky është një ajet gjithëpërfshirës, sikurse thotë Ibn Abasi dhe të tjerë. Allahu i Lartësuar thotë në ajetin tjetër: “E sa për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet dhe e ka ndaluar veten prej lakmisë, Xheneti do të jetë vendi i tij.” [Naziat 40]. Domethënë, janë ata të cilët i janë frikësuar qëndrimit përpara Allahut Krenar dhe të Lartësuar në Ditën e Kijametit dhe e kanë ndaluar veten prej lakmisë, u janë larguar gjynaheve dhe nuk i japin përparësi jetës së dynjasë dhe kënaqë - sive të saj, që bien ndesh me besimin. Ata janë të bindur se ahireti është shumë më i mirë sesa dynjaja, prandaj dhe i përmbushin detyrat e Zotit dhe iu largohen harameve. Për të tillët, në Ditën e Kijametit, do të ketë dy kopshte në Xhenet. Buhariu (Allahu e mëshiroftë!) sjell hadithin nga Abdullah Ibn Kajsi, se Profeti i Allahut ka thënë: 2542. “Jan dy kopshte, ku enët dhe gjithçka në to janë prej argjendi dhe dy kopshte, ku enët dhe gjithçka në to është prej floriri. Mes atyre fatlumëve dhe shikimit të Zotit të tyre Krenar dhe të Lartësuar është vetëm mbu - lesa e madhështisë, krenarisë mbi fytyrën e Tij, në Xhenetin e Adnit.” Këtë e kanë përnxjerrë edhe të gjithë autorët e Suneneve, përveç Ebu Daudit. Ibn Xheriri sjell hadithin nga Ebu Derda, se: 2543. “Profeti i Allahut lexoi njëherë këtë ajet: “Për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet, janë përgatitur dy kopshte Xheneti.” Dhe unë i thashë: “Edhe nëse bën zina dhe vjedh, o i Dërguari i Allahut?!” Ai përsëriti ajetin: “Për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet, janë përgatitur dy kopshte Xheneti.”. Unë i thashë përsëri: “Edhe nëse bën zina dhe vjedh, o i Dërguari i Allahut?!” Ai përsëriti ajetin: “Për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet, janë përgatitur dy kopshte Xheneti.”. Unë i thashë përsëri: “Edhe nëse bën zina dhe vjedh, o i Dërguari i Allahut?!” Atëherë, ai tha: “Me gjithë refuzimin e Ebu Derdasë ...” Është transmetuar se vetë Ebu Derda ka thënë: “Ai që i frikësohet qëndrimit përpara Zotit të Tij, nuk bën zina dhe nuk vjedh.”. Ky ajet është i përgjithshëm dhe flet për njerëzit dhe për xhindët. Ky është një nga ato argumente të qarta se edhe xhindët do të hyjnë në Xhenet, nëse besojnë dhe janë të devotshëm ndaj Zotit, duke kryer urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave të Tij. Allahu i Madhëruar tregon mirësinë e Tij ndaj dy të rëndësi - shmëve, njerëzve dhe xhindëve, duke iu përmendur këtë shpërblim, që ka rezervuar për ta dhe thotë: - “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!” - Më pas, Allahu i Lartësuar përshkruan këto dy kopshte Xheneti, duke thënë: - “Plot pemë, që bëjnë hije. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!” - Degët e tyre janë të bukura, të lulëzuara, të mbushura me fruta të pjekura, të mrekullue - shme, të pashembullta, tejet të shijshme dhe të hijshme. Muhamed Ibn Is’haku sjell hadithin nga Esma bija e Ebu Bekrit, që tregon se ka dëgjuar Profetin e Allahut të përmendë njëherë pemën e “Sidratul Munteha”, duke thënë: 2544. “Një kalorës mund të udhëtojë nën hijen e një dege të saj për 100 vjet.” Ose tha: “Nën hijen e një dege të saj mund të qëndrojnë 100 kalorës. Në të ka flutura të arta dhe frutat e saj duket sikur janë qypa të mëdhenj.”. [Tirmidhiu]. - “Tek ata të dy ndodhen dy burime, që rrjedhin. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Ato rrjedhin për të vaditur pemët, me degë e hijshme dhe të dendura, që të nxjerrin fruta të larmishme në ngjyrat, aromën dhe shijet e tyre. - “Tek ata të dy, prej të gjitha frutave ka nga dy lloje. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Ka nga të gjitha llojet e frutave, si nga ato që ua njohim llojin dhe emërtimin, ashtu edhe nga ato që
nuk i njohim, madje edhe shumë më të mira sesa ato që krijesat njohin. Atje ka mirësi që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe as zemra e asnjë krijese nuk i ka imagjinuar.” Ibn Abasi thotë se prej ahiretit, në dynja ndodhen vetëm emrat e gjërave. Kështu, mes gjërave që ndodhen në dy botët ka një ndryshim shumë të madh. - “Ata do të jenë të mbështetur në shtroje ...” - Ata qëndrojnë të mbështetur, të reha - tuar dhe të sigurt nga çdo frikë. - “... mbulesat e brendshme të të cilave janë prej mëndafshi të stolisur ...” - ‘Istebrak’ është mëndafshi i trashë dhe i zbukuruar me flori. Po të vëresh me kujdes, Allahu i Lartësuar ka treguar vetëm atë anë të rrobës që vendoset në tokë, për të treguar se ana tjetër, atje ku mbështetet fatlumi besimtar, është shumë herë më e mirë. Kjo na bën të meditojmë për bukurinë e këtyre shtrojeve, mbi të cilat do të rehatohen be - simtarët. Nga Ibn Mesudi përcillet se ka thënë: “Ky është përshkrimi i asaj ane që vendoset dhe shtrohet në tokë. E si do të jetë pjesa e sipërme e kësaj shtroje, mbi të cilën do të rehatohet besimtari dhe besimtarja?!” - “... dhe frutat e pemëve të të dy kop - shteve janë shumë pranë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Frutat ndodhen pranë tyre, në mënyrë të tillë që, kur ata të dëshirojnë, të mund t’i marrin dhe t’i shijojnë në çfarëdo gjendje qofshin: shtrirë, ulur, ngritur. Asnjëherë nuk janë larg duarve të tyre, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ai do të jetë në një jetë të kënaqshme, në një Xhenet të lartë, ku pemët e veta do t’i ketë shumë pranë. Hani e pini shijshëm, sepse ju e keni përgatitur këtë në ditët e kaluara!” [Haka 23]. Ose: “Ata do jenë atje, të mbështetur në kolltukë dhe nuk do të ndiejnë as të nxehtë e as të ftohtë. Hijet do t’u bien sipër dhe degët e pemëve (plot fruta) do t’u afrohen pranë.” [Insan 14]. Domethënë, ato nuk janë asnjë -herë larg nga ai që dëshiron t’i shijojë, por ulen drejt tij dhe afrohen, sa herë që fatlumi besimtar dëshiron. - “Aty janë ato, që i përqendrojnë shiki - met e tyre e të cilat nuk i ka prekur kush më parë, as njerëz, as xhindë.” - Në ato shtroje të mrekullueshme e të rehatshme qëndrojnë gratë, të cilat i ulin shikimet dhe shikojnë veçse burrat e tyre të dashur. Kështu, në sytë e tyre, asgjë nuk është më e bukur sesa burri dhe i dashuri i zemrës. Kështu kanë shpjeguar Ibn Abasi dhe të tjerë. Madje është transmetuar se ndonjëra prej tyre i drejtohet burrit të vet dhe i thotë: “Betohem në Zot se nuk shoh në Xhenet diçka që të jetë më e bukur sesa ty dhe nuk ka në Xhenet diçka (prej krijesave) që të jetë më e dashur për mua sesa ti! I lavdëruar qoftë Allahu, që të bëri ty të jesh i imi dhe më bëri mua që të jem e jotja!” Në vijim, i Lartësuari thotë: “... të cilat nuk i ka prekur kush më parë, as njerëz, as xhindë.” Pra, ato janë të papre -kura, të virgjëra, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ne i kemi bërë ato me një krijim të ri. Ne i kemi bërë ato virgjëresha, të dashura për bashkëshortët e tyre dhe të një moshe.” Ato nuk i ka prekur askush përpara burrave të tyre, as p rej xhindëve as prej njerëzve. Edhe ky ajet tregon se besimtarët e xhindëve do të jenë në Xhenet. Më pas, i Lartësuari i përshkruan këto bukuroshe, sikur t’ua ofronte atyre që duan të martohen me to, në Xhenetin e mirësive: - “Ato janë si rubinët e perlat. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Muxhahidi, Haseni dhe të tjerë shpjegojnë: “Ato, janë të pastra, siç është rubini dhe të bardha, siç janë perlat.” Pra, të kthjellta e të pastra, si rubini dhe të bardha, si perlat. ‘ ElMerxhan’ është një emërtim që përdoret edhe për perlat, që dalin prej guackave në det. Nga Abdullah Ibn Mesudi përcillet se ka thënë: “Një gruaje të banorëve të Xhenetit do t’i shihet bardhësia e kërcirit dhe pulpës së saj, edhe nëse është e mbuluar me 70 petka mëndafshi, madje mund të shihet dhe palca brenda këmbës së saj. Për këtë tregon fjala e Allahut të Lartësuar kur thotë: “Ato janë si rubinët e perlat.” Rubini është një gur i çmuar, i cili nëse ndërfut në
të një fije dhe pastaj e lëmon fort, ke për ta parë atë fije, sepse ai është i kristaltë e transparent. Ibn Ebu Hatimi ia atrib uon Profetit ﷺ këtë hadith, ndërsa Tirmidhiu e sjell si fjalë të Ibn Mesudit dhe thotë se transmetimi i sjellë si fjalë e sahabi ut është më i saktë. Muslimi sjell nga Muhamed Ibn Sirini këtë thënie: 2545. “Në daçi lëvdohuni dhe në daçi nxirrni mësim dhe përkujtoni! Vallë, burrat janë më shumë në Xhenet apo gratë?” Atëherë Ebu Hurejra tha: “A nuk ka thënë Ebu Kasimi (paqja e Zotit qoftë mbi të!) se: “I pari grup që do të hyjë në Xhenet ndriçon si drita e hënës së plotë natën e kthjellët, ndërsa ata që vijnë pas tyre janë të shndritshëm si ylli më i shndritshëm në qiell. Çdokush prej tyre do të ketë dy gra, palca e këmbës së të cilave shihet përtej mishit të tyre. Në Xhenet nuk do të ketë asnjë të pamartuar.” Ky hadith është në dy Sahih-ët prej Humam Ibn Munebihit, ky nga Ebu Zurate dhe ky nga Ebu Hurejra, - Allahu qoftë i kënaqur me të! Imam Ahmedi sjell një hadith nga Enesi, se i Dërguari i Zotit (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: 2546. “Një rrugëtim në mëngjes ose në mbrëmje në rrugën e Zotit është më i mirë se dynjaja dhe çfarë ka në të. Një vend sa madhësia e harkut të njërit prej jush - ose vendi që zë shkopi i tij - është më i mirë se dynjaja dhe çfarë ka në të. Nëse një nga gratë e Xhenetit do të shfaqej e shikonte në dynja, gjithë hapësira mes qiellit dhe tokës do të mbushej me aromë të këndshme dhe do të zbukuro - hej e mbushej plot mirësi. Shamia që ajo e vendos në kokë është më e mirë se dynjaja dhe çfarë ka në të.” Buhariu e ka sjellë këtë hadith nga Ebu Is'haku, që e përcjell nga Humejdi, e ky nga nga Enesi, në mënyrë të ngjashme. - “A nuk është shpërblimi i veprës së mirë veçse e mira?!” - Për ata që bëjnë punë të mira në jetën e dynjasë është përgatitur si shpërblim në ahiret veçse mirësia. Vallë, për atë që ka bërë bamirësi në jetën e dynjasë, a ka shpërblim tjetër në ahiret, përveç mirësisë?! El Bega uiju sjell hadithin nga Enes Ibn Maliku, se: 2547. “Profeti i Allahut lexoi ajetin: “A nuk është shpërblimi i veprës së mirë veçse e mira?!”, dhe pastaj tha: “A e dini se çfarë ka thënë Zoti juaj?” - “Allahu dhe i Dërguari i Tij janë më të ditur.” – thanë. Ai tha: “A ka shpërblim për ata të cilët i begatova duke u dhuruar besimin e pastër në një Zot të vetëm, përveçse Xheneti?” Duke qenë se këto mirësi të shumta kurrsesi nuk mund të fitohen me punën e robit, por thjesht dhe vetëm si mirësi dhe dhuratë nga Zoti, menjëherë pas kësaj i Lartësuari thotë: - “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?” - Pra kjo është mirësi e dhuruar nga i lartësuari dhe vetëm Ai meriton të gjitha lavdërimet e mirënjohjen.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 55:46–55:78
- “Për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet, janë përgatitur dy xhenete. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e
mohoni?” - Për atë që ka frikë qëndrimin para Zotit Ditën e Llogarisë, prandaj iu largohet harameve dhe zbaton urdhëresat e Tij, janë përgatitur dy xhenete, me enë, stoli, ndërtesa e gjithçka prej floriri. Njëri nga xhenetet është përgatitur si shpërblim për largimin nga haramet, ndërsa xheneti tjetër si shpërblim për zbatimin e detyrimeve në bindje ndaj Zotit. I Lartësuari i përshkruan kështu këto dy xhenete: - “Plot pemë, që bëjnë hije. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!” - Në to ka mirësi të panumërta për shpirtin dhe trupin, mirësi të cilat as syri nuk i ka parë, as veshi nuk i ka dëgjuar dhe as zemra e robit nuk i ka imagjinuar ndonjëherë. Në to ka pemë të lulëzuara, me degë të lëmuara e të mbushura përplot me fruta të mrekullueshme etj. - “Tek ata të dy ndodhen dy burime, që rrjedhin. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!” – Atje ka burime, që banorët e Xhenetit mund t’i bëjnë të rrjedhin kur dhe ku të dëshirojnë ata. - “Tek ata të dy, prej të gjitha frutave ka nga dy lloje. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!” - Për çdo lloj frute janë bërë dy varietete: secili ka shijen, ngjyrën e aromën që nuk e ka tjetri. - “Ata do të jenë të mbështetur në shtroje, mbulesat e brendshme të të cilave janë prej mëndafshi të stolisur...” – Ky është përshkrimi i shtretërve dhe i vendpushimit të banorëve të Xhenetit. Mënyra e qëndrimit të tyre mbi to tregon qetësinë, prehjen dhe kënaqësinë e tyre të madhe, ashtu si mbretërit në shtretërit e tyre. Bukurinë dhe hijeshinë e shtrojeve të tyre e di veçse Allahu i Madhëruar. Madje, pjesa e poshtme, që zakonisht vendoset në tokë, është prej mëndafshit më të mirë. Atëherë, si do të jetë, vallë, pjesa e sipërme, që prek lëkurën dhe trupin e tyre?! - “...dhe frytet e pemëve të të dy xheneteve janë shumë pranë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!” - Frutat e pemëve në këto xhenete janë shumë pranë për t’u marrë. Ato mund t’i marrë kollaj ai që është në këmbë, ai që është ulur dhe ai që është i shtrirë ose i mbështetur. - “Aty janë ato (Hyri) që i përqendrojnë shikimet e tyre...” - Vështrimet e këtyre grave janë të kufizuara vetëm te bashkëshortët e tyre, për shkak të bukurisë së burrave dhe dashurisë së fortë të grave për ta. Edhe vështrimet e burrave janë të mbërthyera te gratë e tyre, për shkak të bukurisë së grave dhe kënaqësisë së madhe të kontaktit me to. - “...e të cilat nuk i ka prekur kush më parë, as njerëz, as xhinde. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!” – Këto gra të Xhenetit nuk i ka prekur askush më parë, as njeri e as xhind. Ato janë të virgjëra dhe shumë të dashuruara pas burrave të tyre. Ato janë shumë të zonja për të falur kënaqësi e dashuri, me fjalë e zëra tërheqës, me përkëdhelje e sjellje të ëmbla. Ato janë sikurse i përshkruan Zoti i tyre: - “Ato janë si rubinët e koralet. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?” - Kështu përshkruhet kthjelltësia e shikimit të tyre dhe hijeshia e pamjes së tyre. - “A nuk është shpërblimi i veprës së mirë veçse e mira?! Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?” - A ka shpërblim tjetër, veç mirësive të mëdha, për ata që janë bamirës, duke kryer adhurimin ndaj Zotit dhe duke qenë të dobishëm ndaj krijesave të Zotit?! Sigurisht, këtyre u premtohet shpërblim i madh, sukses në çdo të mirë dhe ruajtje nga çdo e keqe. Ata do të kenë begati, paqe e lumturi të përjetshme. - “E nën ata të dy (Xhenete) janë edhe dy Xhenete të tjera. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?” - Ndërtesat, enët dhe stolitë në to janë prej argjendi, të përgatitura për të djathtit. - “Me gjelbërim shumë të dendur. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?” – Ato janë të errëta nga gjelbërimi i shumtë dhe i dendur i tyre. Ky gjelbërim vjen nga uji i shumtë që rrjedh nëpër to.
- “Aty janë dy burime, që gjithnjë burrojnë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?” - Janë burime që gurgullojnë vazhdimisht e që të kënaqin me tingullin e tyre. - “Në ata të dy, ka fruta të shumta, hurma dhe shegë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?” - Atje ka nga të gjitha llojet e frutave, ku ndër më të veçantat janë hurmat dhe shegët e shijshme e të dobishme. - “Aty janë ato të mirat e të bukurat. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?” - Në të gjitha xhenetet ka gra, që Zoti i përshkruan si ‘ hajratun’ - të mira në moralin e tyre dhe ‘ hisan’ - të bukura në pamjen e tyre. - “Ato janë hyri symëdha, që qëndrojnë nëpër tenda. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Ato nuk i ka prekur askush më parë, as njeri e as xhind. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?” - Ato janë mbyllur brenda kështjellave prej smeraldi dhe janë përgatitur e zbukuruar për burrat e tyre. Por ky përshkrim nuk tregon se ato janë të ndaluara të dalin e të shëtisin nëpër kopshtet e lulishtet e mrekullueshme të Xhenetit. Sikurse ndodh zakonisht me princeshat, ato janë të kufizuara dhe të ruajtura brenda kështjellave e tendave. - “Aty rrinë të mbështetura në shtroje të gjelbra e qilima të bukur. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?” - Në këto xhenete, vendet ku ulen banorët janë me shtroje palë mbi njëra tjetrën, për t’ua shtuar më shumë bukurinë. Ato janë në ngjyrë të gjelbër dhe shumë tërheqëse. Qilimat janë të thurur e të punuar me finesë dhe të butë në prekje. Këto dy kopshte janë poshtë dy xheneteve të para, sikurse thotë i Madhëruari: “E nën ata të dy (Xhenete) janë edhe dy Xhenete të tjera.”. Allahu i Madhëruar i ka veçuar dy xhenetet e para me cilësi që nuk i kishin të dytat. Kështu: - Për të parët thotë: “Tek ata të dy janë dy burime, që rrjedhin”, ndërsa për të dytët thotë: “Aty janë dy burime, që gjithnjë burrojnë”. Dhe kuptohet mirë dallimi mes burimeve që rrjedhin me bollëk dhe burimeve që gurgullojnë. - Për dy xhenetet e para thuhet që janë: “Plot pemë, që bëjnë hije”, dhe kjo nuk thuhet për dy të tjerët. - Për të parët thuhet: “Tek ata të dy, prej të gjitha frutave ka nga dy lloje”, ndërsa për dy të tjerët thuhet: “Në ata të dy ka fruta: hurma dhe shegë.” - Për të parët thuhet: “Ata do të jenë të mbështetur në shtroje, mbulesat e brendshme të të cilave janë prej mëndafshi të stolisur, dhe frytet e pemëve të dy xheneteve janë shumë pranë”, përshkrim ky më i plotë dhe më i bukur sesa për të dytët, kur thuhet: “Aty rrinë të mbështetura në shtroje të gjelbra e qilima të bukur.” - Për të parët, duke përshkruar gratë e Xhenetit, thuhet: “Aty janë ato që i përqendrojnë shikimet e tyre, të cilat nuk i ka prekur kush më parë, as njerëz, as xhindë.” Dhe: “Ato janë si rubinë e korale”. Ndërsa për të dytat thuhet: “Ato janë hyri symëdha, që qëndrojnë vetëm brenda
kështjellave” Dhe: “Ato nuk i ka prekur kush më parë, as njeri e as xhind”. Kuptohet shumë mirë dallimi mes dy rasteve. - Për të parët thuhet: “A nuk është shpërblimi i veprës së mirë ( ihsan) veçse e mira ( ihsan)?!” Kjo tregon se dy të parët janë shpërblim për bamirësit që arrijnë gradën e ihsan-it. Por kjo nuk thuhet edhe për kopshtet e dyta. - Gjithashtu, thjesht përmendja në fillim e dy xheneteve të para tregon për vlerësimin e tyre më të madh, në krahasim me dy xhenetet e dyta. Me këto tregues, kuptohet se dy xhenetet e para janë më të mira dhe janë përgatitur për më të zgjedhurit, të afruarit e Zotit, si: profetët, të sinqertët, shehidët dhe bamirësit. Ndërsa dy xhenetet e tjera janë përgatitur për besimtarët e tjerë. Sidoqoftë në këto xhenete ka mirësi që sytë nuk i kanë parë, veshët nuk i kanë dëgjuar dhe zemra e askujt nuk i ka përfytyruar. Atje do të gjejnë gjithçka që ua dëshiron shpirti dhe që u kënaq syrin. Banorët e tyre do të jenë në kulmin e rehatisë, kënaqësisë, prehjes dhe në vendbanime të mrekullueshme. Aq të lumtur janë, saqë secili prej tyre mendon se askush nuk është në lumturi më të madhe se ajo e tij. Pasi përshkroi mëshirën dhe bujarinë e Tij të gjerë, duke treguar për mirësitë e Tij të shumta, i Lartësuari thotë: - “I lartësuar qoftë emri i Zotit tënd të Madhëruar e Bujar!” - Të panumërta janë mirësitë e Allahut! E madhe është bujaria e Tij! Allahut i takon madhështia absolute, krenaria e plotë dhe bujaria e pakufishme, të cilën Ai e ka veçuar për të nderuar të dashurit e Tij. Përfundoi edhe tefsiri i sures Rahman. Vetëm Allahut i takon lavdia dhe mirënjohja! Për Allahun qofshin lavdet më të bukura!