55. Rrahman · Ajeti 78 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 55:46–55:78

Ata të cilët zbatojnë urdhërin e Zotit dhe largohen prej atyre që Ai i ka ndaluar, i kanë nga dy xhennete, përkundër kriminelëve që sillen vërdallë, sa në zjarr e sa në ujë të valë.

Në Kur'an emri xhennet përmendet në numrin njëjës, në shumës dhe në dyjësi. Për arsye se pallatet, drunjtë e pemëve, gjelbrimet janë të ngjitura njëra pas tjetrës, thua se është një xhennet ndërsa nga gjerësia, llojllojshmëria e pemëve dhe numri i shumtë i vendeve, duket se janë shumë xhennete, e derisa aty gjenden begati të mira që kënaqin shpirtin dhe trupin, thua se janë dy xhennete. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës "Sureturr Rrahmani". Lavdëruer qoftë Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 55:62–55:78

- “E nën ata të dy janë edhe dy kopshte të tjera. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!”- Këto dy kopshte janë poshtë atyre që u përmendën më parë, për sa i përket gradës dhe mirësive që gjenden në to, dhe ajeti tregon tekstualisht për diçka të tillë. Edhe më herët e kemi sjellë hadithin, ku Profeti ﷺ thotë: “Janë dy kopshte Xheneti, në të cilët enët dhe gjithçka në to janë prej floriri dhe dy kopshte, në të cilët enët dhe gjithçka në to janë prej argjendi.” Kë - shtu, dy të parët janë për ‘ mukarabinët’ (më të afruarit), ndërsa dy të tjerët janë për ‘as’habul jemin ’, ata të së djathtës. Faktet që tregojnë se dy të parët janë më të mirë se dy të tjerët janë të shumtë. Së pari, është fakti se Allahu i Lartësuar i përshkroi në fillim kopshtet për mukarabinët. Kjo përparësi tregon rëndësinë që u kushtohet atyre dhe vlerësimin e veçantë për to. Në lidhje me bimësinë në dy kopshtet e para, Allahu i Madhëruar tha: “Plot pemë, që bëjnë hije”, ndërsa këtu thotë: - “Me gjelbërim shumë të dendur. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!” - Pyje të errëta, nga gjelbërimi i shumtë dhe i dendur, për shkak të vaditjes me ujë të bollshëm. Kështu, përshkrimi i mësipërm është më i bukur dhe i këndshëm. - Për dy kopshtet e para, i Lartësuari tha: “Tek ata të dy ndodhen dy burime, që rrjedhin.” Ndërsa për këta të dytët thotë: - “Aty janë dy burime, që gjithnjë vrundullojnë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! ” - Pra, burojnë me hov. Por, pa dyshim q ë rrjedhja është më e mirë dhe e bukur sesa thjesht vrundullimi. Gjithashtu, Allahu i Lartësuar thotë për dy kopshtet e para: “Tek ata të dy, prej të gjitha frutave ka nga dy lloje.” Ndërsa për kopshtet më poshtë thotë: - “Në ata të dy, ka fruta të shumta, hurma dhe shegë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!” - dhe kuptohet qart ë se përshkrimi i dy kopshteve të parë është më i gjerë dhe të jep përshtypjen e më shumë mirësive dhe më tepër larmi frutash. - “Aty janë ato të mirat e të bukurat. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! - Është thënë se me fjalën ‘ħajrat’ janë pasur për qëllim mirësitë e shumta dhe bukuritë e Xhenetit. Kështu e ka shpjeguar Katade. Thuhet, gjithashtu, se fjala ‘ ħajrat’ është shumësi i fjalës ‘ ħajjirah’, domethënë, gratë e mira, të hijshme dhe të bukura. Kështu e kanë shpjeguar shumica e mufesirëve. Në një hadith nga Umu Seleme, që i atribuohet Profetit ,ﷺdhe një hadith tjetër, të cilin do ta sjellim në suren Uakiah, 87 - në dashtë Allahu i Lartësuar, - tregohet se hyritë e bukura dhe symëdha këndojnë në Xhenet: Ne jemi elħaj-jirât el-hisân’. Pra, ne jemi të mirat, të hijshmet. ‘ħulikna li ezuâxhin Kriâm’ - Jemi krijuar për bashkëshortë fisnikë dhe të zgjedhur.” Për këtë arsye, disa e kanë lexuar këtë ajet në këtë formë: ‘ Fihin-ne ħaj-jirât’, pra, duke e lexuar me shedeh tek “j” -ja. Vëreni me kujdes se Allahu i Lartësuar tha për hyritë në dy kopshtet e para: “Aty janë ato, që i përqendrojnë shikimet e tyre.” Nuk ka dyshim se ajo që e kufizon shikimin e saj vetë është më e mirë sesa ajo e cila është kufizuar nga kushtet ku ndodhet, siç janë tendat e mrekullueshme. Gjithsesi, të gjitha janë të mrekullueshme dhe të pashembullta në hijeshinë, bukurinë dhe kënaqësinë që falin. I Lartësuari thotë: - “Ato janë hyri symëdha, që qëndrojnë nëpër tenda. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - Buhariu sjell hadithin nga Abdullah Ibn Kajsi se Profeti :ënëht ak ﷺ2548. “Në Xhenet ndodhet një tendë prej smeraldi të zgavërt, gjerësia e të cilit është 60 milje. Në çdo kthinë të tij ka gra, që nuk shihen nga të tjerat. Ai shkon dhe i viziton të gjitha.” Në një tjetër version të sjellë nga Buhariu vjen: 2549. “El ħajmetu Tenda është një djamant i zgavërt, lartësia e të cilit është 30 milje lart në qiell. Në çdo kthinë të tij ka gra, që nuk shihen nga të tjerat.” Pra këtu ka përmendur

lartësinë e atyre tendave madhështore. Një hadith të ngjashëm e sjell edhe Muslimi në të cilin përmendet gjatësia e tendave. Në të thuhet: 2550. “Në Xhenet ndodhet për be - simtarin një tendë prej smeraldi të zgavërt, gjatësia e të cilit është 60 milje. Në çdo kthinë të tij ka gra, që nuk shihen nga të tjerat. Ai shkon dhe i viziton të gjitha.” Njëherë, Ibn Abasi lexoi ajetin: “Ato janë hyri symëdha, që qëndrojnë nëpër tenda”, dhe pastaj tha: “Pra, qëndrojnë në tendat prej smeraldi, të mrekullueshme dhe të bukura.” - “Ato nuk i ka prekur askush më parë, as njeri e as xhind. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?! - Edhe hyritë e përmendura në dy kopshtet e para janë përshkruar kështu, por ato kanë edhe cilësi të tjera dalluese, siç thotë i Lartësuari: “Ato janë si rubinët e perlat.” - “Aty rrinë të mbështetura në shtroje të gjelbra e qilima të bukur. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po mohoni?!” - ‘ErRafraf’ janë mbulesat e stolisura të krevate - ve. Thuhet, gjithashtu, se janë jastëkët, ku mbështeten ata që ulen në divanë. Seid Ibn Xhubejri ka thënë se bëhet fjalë për kopshtet e zbukuruara të Xhenetit. Allahu i Lartësuar thotë: “ Abkarijin hisân ”, pra, qilima të bukur, qilima të thurur dhe të mrekullueshëm. Halil Ibn Ahmedi thotë se ‘Abkarijin’ është fjalë që përdoret për çdo cilësi të hijshme. Po të vëresh me kujdes, përshkrimi i cilësive të banorëve të dy kopshteve të para është më i lartë dhe më i zgjedhur sesa përshkrimi i të dytëve. Për të parët, i Lartësuari thotë: “Ata do të jenë të mbështetur në shtroje, mbulesat e brendshme të të cilave janë prej mëndafshi të stolisur”. Pra, - siç u tha - Ai përshkroi pjesën e poshtme, që shtrohet në tokë, dhe nuk foli për pjesën e sipërme, mbi të cilën shtrihen besimtarët dhe besimtaret, në mënyrë që të nënkuptohet bukuria e tyre e papërshkrueshme. Po ashtu, për të treguar mirësinë më të madhe të kopshteve të para, që janë përgatitur për të afruarit e Zotit, i Lartësuari e përmbyll me fjalët: “A nuk është shpërblimi i veprës së mirë veçse e mira?!” Pa dyshim që mirësia dhe shpërbli - mi vijnë në grada dhe forma të ndryshme. Këto ishin faktet e vlerësimit më të madh të kopshteve të para mbi kopshtet e dyta të përmendura. E lusim Allahun Bujar dhe Dhurues të mirësive, që të na bëjë prej banorëve të kopshteve të para! - “I lartësuar qoftë emri i Zotit tënd të Madhëruar e Bujar!” - Ai e meriton që të madhërohet dhe kurrë të mos ia thyesh urdhëresat. Ai duhet të respektohet, duke e adhuruar, duke shprehur dashurinë më të madhe, madhërimin dhe nënshtrimin e plotë. Ai e meriton që t’i jesh mirënjohës dhe kurrë të mos ia mohosh mirësitë dhe dhuratat e Tij. Ai meriton që gjithmonë ta përmendësh dhe kurrë të mos e harrosh. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Rabia Ibn Amiri, i cili rrëfen se ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 2551. “Lutuni dhe përgjë - rohuni duke iu drejtuar Allahut “ Jâ Dhel xhelâli uel Ikram!” (O Pronar i madhështisë dhe bujarisë!)” Hadith të ngjashëm sjell Nesaiu prej Abdullah Ibn Mubarakut. Ellijâdhu quhet vazhdimësia, përkushtimi,

këmbëngulja, insistimi në lutje, për të arritur mirësitë që synon. Në Sahihun e Muslimit dhe në katër Sunen-et vjen prej Abdullah Ibn Harithit se Aishja ka thënë: 2552. “Pasi Profeti i Allahut jepte selam, nuk qëndronte ulur, veçse aq sa të thoshte: “Allâhum-me entes -selâmu ue minkes - selâm, tebârakte jâ Dhel xhelâli uel Ikrâm ” (O Allah, ti je Selami dhe prej Teje vjen Selami. I madhëruar e i lartësuar, je o Pronar i madhështisë dhe bujarisë!” Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Rahman. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për të gjitha mirësitë!

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 55:46–55:78

- “Për atë që i është druajtur daljes para Zotit të vet, janë përgatitur dy xhenete. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e

mohoni?” - Për atë që ka frikë qëndrimin para Zotit Ditën e Llogarisë, prandaj iu largohet harameve dhe zbaton urdhëresat e Tij, janë përgatitur dy xhenete, me enë, stoli, ndërtesa e gjithçka prej floriri. Njëri nga xhenetet është përgatitur si shpërblim për largimin nga haramet, ndërsa xheneti tjetër si shpërblim për zbatimin e detyrimeve në bindje ndaj Zotit. I Lartësuari i përshkruan kështu këto dy xhenete: - “Plot pemë, që bëjnë hije. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!” - Në to ka mirësi të panumërta për shpirtin dhe trupin, mirësi të cilat as syri nuk i ka parë, as veshi nuk i ka dëgjuar dhe as zemra e robit nuk i ka imagjinuar ndonjëherë. Në to ka pemë të lulëzuara, me degë të lëmuara e të mbushura përplot me fruta të mrekullueshme etj. - “Tek ata të dy ndodhen dy burime, që rrjedhin. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!” – Atje ka burime, që banorët e Xhenetit mund t’i bëjnë të rrjedhin kur dhe ku të dëshirojnë ata. - “Tek ata të dy, prej të gjitha frutave ka nga dy lloje. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!” - Për çdo lloj frute janë bërë dy varietete: secili ka shijen, ngjyrën e aromën që nuk e ka tjetri. - “Ata do të jenë të mbështetur në shtroje, mbulesat e brendshme të të cilave janë prej mëndafshi të stolisur...” – Ky është përshkrimi i shtretërve dhe i vendpushimit të banorëve të Xhenetit. Mënyra e qëndrimit të tyre mbi to tregon qetësinë, prehjen dhe kënaqësinë e tyre të madhe, ashtu si mbretërit në shtretërit e tyre. Bukurinë dhe hijeshinë e shtrojeve të tyre e di veçse Allahu i Madhëruar. Madje, pjesa e poshtme, që zakonisht vendoset në tokë, është prej mëndafshit më të mirë. Atëherë, si do të jetë, vallë, pjesa e sipërme, që prek lëkurën dhe trupin e tyre?! - “...dhe frytet e pemëve të të dy xheneteve janë shumë pranë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!” - Frutat e pemëve në këto xhenete janë shumë pranë për t’u marrë. Ato mund t’i marrë kollaj ai që është në këmbë, ai që është ulur dhe ai që është i shtrirë ose i mbështetur. - “Aty janë ato (Hyri) që i përqendrojnë shikimet e tyre...” - Vështrimet e këtyre grave janë të kufizuara vetëm te bashkëshortët e tyre, për shkak të bukurisë së burrave dhe dashurisë së fortë të grave për ta. Edhe vështrimet e burrave janë të mbërthyera te gratë e tyre, për shkak të bukurisë së grave dhe kënaqësisë së madhe të kontaktit me to. - “...e të cilat nuk i ka prekur kush më parë, as njerëz, as xhinde. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!” – Këto gra të Xhenetit nuk i ka prekur askush më parë, as njeri e as xhind. Ato janë të virgjëra dhe shumë të dashuruara pas burrave të tyre. Ato janë shumë të zonja për të falur kënaqësi e dashuri, me fjalë e zëra tërheqës, me përkëdhelje e sjellje të ëmbla. Ato janë sikurse i përshkruan Zoti i tyre: - “Ato janë si rubinët e koralet. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?” - Kështu përshkruhet kthjelltësia e shikimit të tyre dhe hijeshia e pamjes së tyre. - “A nuk është shpërblimi i veprës së mirë veçse e mira?! Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?” - A ka shpërblim tjetër, veç mirësive të mëdha, për ata që janë bamirës, duke kryer adhurimin ndaj Zotit dhe duke qenë të dobishëm ndaj krijesave të Zotit?! Sigurisht, këtyre u premtohet shpërblim i madh, sukses në çdo të mirë dhe ruajtje nga çdo e keqe. Ata do të kenë begati, paqe e lumturi të përjetshme. - “E nën ata të dy (Xhenete) janë edhe dy Xhenete të tjera. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?” - Ndërtesat, enët dhe stolitë në to janë prej argjendi, të përgatitura për të djathtit. - “Me gjelbërim shumë të dendur. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?” – Ato janë të errëta nga gjelbërimi i shumtë dhe i dendur i tyre. Ky gjelbërim vjen nga uji i shumtë që rrjedh nëpër to.

- “Aty janë dy burime, që gjithnjë burrojnë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?” - Janë burime që gurgullojnë vazhdimisht e që të kënaqin me tingullin e tyre. - “Në ata të dy, ka fruta të shumta, hurma dhe shegë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?” - Atje ka nga të gjitha llojet e frutave, ku ndër më të veçantat janë hurmat dhe shegët e shijshme e të dobishme. - “Aty janë ato të mirat e të bukurat. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?” - Në të gjitha xhenetet ka gra, që Zoti i përshkruan si ‘ hajratun’ - të mira në moralin e tyre dhe ‘ hisan’ - të bukura në pamjen e tyre. - “Ato janë hyri symëdha, që qëndrojnë nëpër tenda. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Ato nuk i ka prekur askush më parë, as njeri e as xhind. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?” - Ato janë mbyllur brenda kështjellave prej smeraldi dhe janë përgatitur e zbukuruar për burrat e tyre. Por ky përshkrim nuk tregon se ato janë të ndaluara të dalin e të shëtisin nëpër kopshtet e lulishtet e mrekullueshme të Xhenetit. Sikurse ndodh zakonisht me princeshat, ato janë të kufizuara dhe të ruajtura brenda kështjellave e tendave. - “Aty rrinë të mbështetura në shtroje të gjelbra e qilima të bukur. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?” - Në këto xhenete, vendet ku ulen banorët janë me shtroje palë mbi njëra tjetrën, për t’ua shtuar më shumë bukurinë. Ato janë në ngjyrë të gjelbër dhe shumë tërheqëse. Qilimat janë të thurur e të punuar me finesë dhe të butë në prekje. Këto dy kopshte janë poshtë dy xheneteve të para, sikurse thotë i Madhëruari: “E nën ata të dy (Xhenete) janë edhe dy Xhenete të tjera.”. Allahu i Madhëruar i ka veçuar dy xhenetet e para me cilësi që nuk i kishin të dytat. Kështu: - Për të parët thotë: “Tek ata të dy janë dy burime, që rrjedhin”, ndërsa për të dytët thotë: “Aty janë dy burime, që gjithnjë burrojnë”. Dhe kuptohet mirë dallimi mes burimeve që rrjedhin me bollëk dhe burimeve që gurgullojnë. - Për dy xhenetet e para thuhet që janë: “Plot pemë, që bëjnë hije”, dhe kjo nuk thuhet për dy të tjerët. - Për të parët thuhet: “Tek ata të dy, prej të gjitha frutave ka nga dy lloje”, ndërsa për dy të tjerët thuhet: “Në ata të dy ka fruta: hurma dhe shegë.” - Për të parët thuhet: “Ata do të jenë të mbështetur në shtroje, mbulesat e brendshme të të cilave janë prej mëndafshi të stolisur, dhe frytet e pemëve të dy xheneteve janë shumë pranë”, përshkrim ky më i plotë dhe më i bukur sesa për të dytët, kur thuhet: “Aty rrinë të mbështetura në shtroje të gjelbra e qilima të bukur.” - Për të parët, duke përshkruar gratë e Xhenetit, thuhet: “Aty janë ato që i përqendrojnë shikimet e tyre, të cilat nuk i ka prekur kush më parë, as njerëz, as xhindë.” Dhe: “Ato janë si rubinë e korale”. Ndërsa për të dytat thuhet: “Ato janë hyri symëdha, që qëndrojnë vetëm brenda

kështjellave” Dhe: “Ato nuk i ka prekur kush më parë, as njeri e as xhind”. Kuptohet shumë mirë dallimi mes dy rasteve. - Për të parët thuhet: “A nuk është shpërblimi i veprës së mirë ( ihsan) veçse e mira ( ihsan)?!” Kjo tregon se dy të parët janë shpërblim për bamirësit që arrijnë gradën e ihsan-it. Por kjo nuk thuhet edhe për kopshtet e dyta. - Gjithashtu, thjesht përmendja në fillim e dy xheneteve të para tregon për vlerësimin e tyre më të madh, në krahasim me dy xhenetet e dyta. Me këto tregues, kuptohet se dy xhenetet e para janë më të mira dhe janë përgatitur për më të zgjedhurit, të afruarit e Zotit, si: profetët, të sinqertët, shehidët dhe bamirësit. Ndërsa dy xhenetet e tjera janë përgatitur për besimtarët e tjerë. Sidoqoftë në këto xhenete ka mirësi që sytë nuk i kanë parë, veshët nuk i kanë dëgjuar dhe zemra e askujt nuk i ka përfytyruar. Atje do të gjejnë gjithçka që ua dëshiron shpirti dhe që u kënaq syrin. Banorët e tyre do të jenë në kulmin e rehatisë, kënaqësisë, prehjes dhe në vendbanime të mrekullueshme. Aq të lumtur janë, saqë secili prej tyre mendon se askush nuk është në lumturi më të madhe se ajo e tij. Pasi përshkroi mëshirën dhe bujarinë e Tij të gjerë, duke treguar për mirësitë e Tij të shumta, i Lartësuari thotë: - “I lartësuar qoftë emri i Zotit tënd të Madhëruar e Bujar!” - Të panumërta janë mirësitë e Allahut! E madhe është bujaria e Tij! Allahut i takon madhështia absolute, krenaria e plotë dhe bujaria e pakufishme, të cilën Ai e ka veçuar për të nderuar të dashurit e Tij. Përfundoi edhe tefsiri i sures Rahman. Vetëm Allahut i takon lavdia dhe mirënjohja! Për Allahun qofshin lavdet më të bukura!

← Rrahman 55:78