56. Vakia · Ajeti 1 · Tefsir
Hyrja e sures El-Vakia Sherif Ahmeti
E zbritur në Meke, pas sures Ta Ha, ajete: 96
Kjo sure përfshin gjendjen e ditës së kijametit, ç'tronditje do të ketë në vigjilje të kijametit, e pastaj si do të ndahen njerëzit në tri grupe, të djathtit, të majtit dhe më të dalluarit. Përshkruhet përfundimi i secilit grup dhe sipas gjykimit të drejtë ç'do t'i presë tek Allahu i mëshirshëm.
Në këtë sure sillen argumente bindëse për Zotin krijues, për fuqinë e Tij të plotë e të përsosur në krijimin e njeriut, të bimëve, të ujit dhe të fuqisë që ia dha zjarrit. Mandej, bëhet fjalë për Kur'anin që është i shpallur Prej Allahut, edhe për gjendjen e njeriut kur ai është në agoni të vdekjes.
Në fund në detaje ipet një sqarim për gjendjen e tri grupeve të përmendura të njerëzve që zihen ngojë në fillim të sures.
Quhet: "Suretu Vakiati" - kaptina e ndodhisë, e kijametit, ngase përshkruhet momenti i katastrofës së kësaj bote.
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 56:1–56:26
Kataklizma e kijametit është një realitet dhe kur të ndodh ai, nuk ka kush që nuk do ta besojë. Ai është moment që njerëzit e mirë i ngrit lart e të këqijtë i hedh poshtë. Toka do të lëkundet aq fort sa që edhe bjeshkët do të bëhen si miell i situr dhe do të ngriten si pluhuri në ajër. Atë ditë njerëzit do të radhiten në tri kategori: të djathtë, të cilëve u vijnë shënimet në anën e djathtë dhe ata janë të lumtur, të majtë, që shënimet u vijnë në anën e majtë dhe ata janë fatzinj dhe ata që ecën para, që ishin të dalluar, që ishin gjithnjë në ballë, pra më të mirët. i Për më të mirët, më të afërmit te Zoti, shumica e komentatorëve të Kur'anit mendojnë se janë popujt më të zgjedhur të çdo pejgamberi, e derisa përpara Pejgamberit tonë pati shumë pejgamberë, numri i ithtarëve më të zgjedhur të tyre është më i madhi, andaj fjalia: Shumë prej të parëve e pak prej të mbramëve, ka të bëjë me popujt e parë dhe të ymetit Muhammed. Ibni Kethiri është i mendimit se më të parët nënkuptohen shokët, kurse me të mbramët nënkputohet yrumeti i Muhammedit, ngase është ymmeti më i zgjedhur, pra është e pamundur të këtë të afërt te Zoti më shumë nga popujt e parë... Sipas Sabuniut - ymmeti i Muhammedit është më i zgjedhuri, është më i lavdishmi dhe në xhennet do të ketë më së shumti prej tyre, por të dalluartë veçuar do të duhej të këtë më shumë nga popujt e parë, kur marrin parasysh atë numër aq të madh të pejgamberëve që ishin përpara Muhammedit a.s.!? Sido qoftë, ata janë kategoria e parë dhe më të shpërblyter te Zoti.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 56:1–56:12
- “Kur të bëhet Vakia ...” - Vakia është nga emrat e Ditës së Kijametit. Ajo quhet kështu, sepse ndodhia e saj është e sigurt. Ajo do të ndodhë patjetër dhe askush nuk mund ta ndalojë, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “E kur t’i fryhet Surit vetëm një herë, dhe të ngrihen toka e malet dhe, me një të goditur të vetme, të përplasen me njëri-tjetrin, atë ditë do të ndodhë e Vërteta. Qielli do të çahet dhe atë ditë është i rrënuar” [Haka 14 - 16]. - “Askush nuk do ta mohojë ardhjen e saj. - Kur Allahu të dëshirojë që ajo të ndodhë, askush nuk mund ta shmangë ose ta pengojë, sikurse thotë i Lartësuarinë ajetin tjetër: “Përgjigjjuni thirrjes së Zotit tuaj, para se të vijë Dita, kur Allahu nuk do të lejojë më kthim prapa. Atë ditë, ju nuk do të gjeni strehim dhe as nuk do të mund të mohoni (padrejtësitë tuaja). ” [Shura 47]. Ose: “Dikush kërkoi dënimin e pashmang - shëm. Askush nuk mund ta ndalë atë për jobesimtarët.” [Mearixh 1, 2]. “Është Ai që i krijoi qiejt dhe Tokën me një qëllim të madh. Frikësojuni ditës kur Ai do të thotë: “Bëhu!” dhe ajo bëhet. Fjala e Tij është e vërtetë dhe vetëm Atij i takon sundimi ditën kur do t'i fryhet Surit. Ai e di edhe të fsheh - tën edhe të dukshmen dhe Ai është i Urti, që çdo gjë e di me hollësi.” [En’am 73]. - “Disa do t’i ulë e disa do t’i lartësojë.” – Ajo ditë do të poshtërojë dhe zhysë shumë e shumë njerëz në Xhahim, zjarrin e ndezur fort, edhe nëse në jetën e dynjasë mund të kenë qenë të rëndësishëm e të famshëm. Nga ana tjetër, ajo ditë do të ngrejë shumë të tjerë në gradat më të larta të “ Ilijinit”, në mirësitë e përjetshme të Xhenetit, edhe nëse në jetën e dynjasë mund të dukeshin të përçmuar, të ulët, të parëndësishëm ndër njerëz. Më pas, i Lartësuari thotë:
- “Kur toka të tundet me dridhje të forta ...” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartë - suar: “Kur të tronditet toka, me një dridhje të fuqishme, kur toka të nxjerrë atë që mban në barkun e saj, kur njeriu të thotë: “Çfarë po ndodh me tokën?!”, këtë ditë, ajo (Toka) do të rrëfejë historitë e veta, sepse Zoti yt e ka urdhëruar atë.” [Zelzele 1]. Ose: “O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj! Me të vërtetë, dridhja e Orës (së Kijametit) do të jetë një ngjarje e tmerrshme.” [Haxh 1]. - “Kur malet të thërrmohen e të bëhen copë-copë ...” - Kur malet të thërrmohen, sikurse thuhet në ajetin tjetër: “Atë ditë, toka e malet do të dridhen dhe malet të bëhen si rërë e lëvizshme.” [Muzzemil 14]. - “Kur ato të bëhen si pluhur i shpër - ndarë ...” - Domethënë, si pluhuri që mbu - lon sipërfaqen e diçkaje, dhe pastaj largo - het, pa lënë asnjë shenjë. Kështu ka thënë Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). - “Atëherë, ju do të ndaheni në tri grupe: ...” - Njerëzit do të ndahen në tri kategori. - “Njerëzit e të djathtës. E cilët do të jenë ata të djathtët se?!” - Ata do të jenë në të djathtën e Arshit. Këta dolën nga krahu i djathtë i Ademit dhe këtyre do t’u jepet libri nga e djathta. Gjithashtu, ata do të merren nga e djathta e tyre për të hyrë në Xhenet. Këta janë shumica e banorëve të Xhenetit. - “Njerëzit e të majtës. E cilët do të jenë ata të majtët se?!” - Këta do të qëndrojnë nga e majta e Arshit dhe janë ata që dolën nga krahu i majtë i shpinës së Ademit. Atyre do t’u jepet libri me të majtën e tyre dhe do të merren nga e majta. Këta janë shumica e banorëve të Zjarrit. Zoti na ruajtë nga veprat e këtyre njerëzve! - “Pastaj janë të dalluarit. Ata do të jenë të dalluarit.” - Sabikin-ët janë garuesit për punë të mira dhe adhurime, që do të jenë më pranë Zotit Krenar dhe të Lartësuar. Këta janë më të zgjedhurit, më të dalluarit, më të afruarit, nga mesi i të djathtëve. Ata janë, si të thuash, krerët e tyre. Mes tyre janë profe - tët, lajmëtarët e Zotit, të sinqertët, dëshmo - rët dhe këta janë banorët e gradave të larta të Ilijinit. Kështu, ai që garon me punë të mira në bindje ndaj Zotit do të jetë në ahiret prej sabikin-ëve, domethënë, të parët që do të përjetojnë nderimin e bujarinë e Allahut të Madhëruar, sepse shpërblimi jepet sipas llojit të punës. - “Ata janë më të afruarit . Ata do të jenë në kopshtet e mirësive.” - Ata më afër Allahut të Lartësuar dhe kënaqësisë së Tij. E lusim Allahun e Lartësuar që të na bëjë prej tyre, me bujarinë, mirësinë, mëshirën dhe dhuratat e Tij të pakufishme. Amin! Po kështu i ka përmendur Allahu i lart ësuar këto tre kategori edhe në një ajet tjetër ku thotë: “Pastaj Ne ua kemi dhënë librin trashëgim atyre robve Tanë që i kemi zgjedhur. Por ka disa prej tyre që i bëjnë keq vetes së tyre; ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që, me ndihmën e Allahut, garojnë në punë të mira. Kjo është ajo mirësia më e madhe.” [Fatir 32]. Porse në këtë ajet në lidhje me ata “që i bëjnë keq vetes së tyre” janë dhënë 2 mendime. Sipas njërit mendim bëhet fjalë për ata që janë banorë të zjarrit. Ndërsa sipas mendimit tjetër edhe këta do të hyjnë në xhenet, edhe pse mund të hyjnë në zjarr për aq kohë sa të vendosë Krijuesi i drejtë dhe i Urtë, sikurse u shpjegua kjo në suren Fatir.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 56:1–56:40
- “Kur të ndodhë Ngjarja,...” - Allahu i Madhëruar na flet për ngjarjen e madhe, për Kijametin, që do të ndodhë patjetër. - “Askush nuk do ta mohojë ardhjen e saj.” – Për të nuk ka dyshim se do të ndodhë, sepse faktet e vërtetësisë së saj janë të shumta, të qarta dhe të kuptueshme. Kijameti është një ndodhi të cilën e kërkon edhe urtësia e Allahut të Madhëruar. - “Disa do t’i ulë e disa do t’i lartësojë.” - Për disa, ajo ditë ka për të qenë poshtërim dhe zhytje në humnerat më të thella të Zjarrit, ndërsa për disa të tjerë ka për të qenë lartësuese në më të lartat grada të Ilijin-it. Ky është njëri nga kuptimet e ajetit. Kuptimi tjetër është: Ajo është ditë e dëgjueshme për ata që janë afër dhe për ata që janë larg. Në fakt, bëhet fjalë për ushtimën e Kijametit, të cilën do ta dëgjojnë ata që janë pranë dhe ata që janë larg, banorët e Tokës dhe ata të qiellit. - “Kur toka të tundet me dridhje të forta...” - Kur toka të tronditet fort. - “Kur malet të thërrmohen e të bëhen copë-copë,...” - Kur malet të bëhen thërrime. - “Kur ato të bëhen si pluhur i shpërndarë,” - Toka do të shndërrohet në një vend që nuk ka asnjë të ngritur, sikurse thotë i Madhëruari në një sure tjetër: “Të pyesin ty për malet. Thuaj: “Zoti im do t’i shkulë ato dhe do t'i shpërndajë si pluhur.”. Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh e pa kurfarë bimësie. As ultësira e as lartësira nuk do të shohësh në vendin e tyre. ” [Ta He 105 – 107]. - “...atëherë ju do të ndaheni në tri grupe...” - Krijesat do të ndahen në tri grupe, në varësi të veprave të tyre, të mira apo të këqija. I Madhëruari na i shtjellon më pas gjendjen e këtyre tri grupeve: - “Njerëzit e të djathtës. E cilët do të jenë ata të djathtët se?!” - Kjo pyetje tregon rëndësinë e madhe dhe gjendjen e tyre të mrekullueshme. - “Njerëzit e të majtës. E cilët do të jenë ata të majtët se?!” – Forma pyetëse nënkupton tmerrin e madh dhe gjendjen e tyre të mjerueshme. - “Pastaj janë të dalluarit (në besim). Ata do të jenë të dalluarit (edhe në shpërblim). Ata janë më të afruarit (te Zoti). Ata do të jenë në kopshtet e mirësive. ” - Sabikun-ët janë të përparuarit, garuesit në dynja për kryerjen e veprave të mira. Ata do të jenë të përparuarit edhe në ahiret, sepse do të hyjnë të parët në mirësitë e Xhenetit. Ata janë të afruarit dhe të zgjedhurit e Allahut, për të qenë në vendet më të larta të Ilijjin-it, në
Xhenet, ku askush nuk do të jetë më lart se ata. Për këta, Allahu i Madhëruar thotë gjithashtu: - “(Nga ata) Shumë janë prej të hershmëve, e pak prej të mëvonshmëve.” – Shumica e tyre janë nga brezat e shkuara të këtij umeti dhe të umeteve të tjera. Kjo dëshmon për gradën e lartë të brezave të parë të këtij umeti, në krahasim me brezat e mëvonshëm. Mukarrabun-ët janë më të zgjedhurit dhe më të përkryerit e krijesave. Zoti ka përgatitur mrekullira për ta. Ja një përshkrim i këtyre mirësive: - “Ata janë në shtretër të qëndisur me ar e gurë të çmuar.” – Shtretër me flori, argjend diamante, smeralde e stoli të tjera, bukurinë e të cilave vetëm Allahu i Lartësuar e di. - “Të mbështetur qëndrojnë në ta, përballë njëri -tjetrit.” - Ata ulen dhe mbështeten mirë në ato shtretër, të rehatuar dhe të lumturuar. Ata qëndrojnë përballë njëri-tjetrit me fytyrë, me shpirtra të kulluar, me moral të pastër dhe zemra të afruara. - “Atyre u shërbejnë djelmosha të përjetshëm (në rininë e tyre) ,...” – Këta djem të rinj vërtiten mes banorëve të Xhenetit për t’u shërbyer dhe përmbushur çdo kërkesë dhe dëshirë të tyre. Ata janë djelmosha shumë të bukur dhe të hijshëm. Ata janë ashtu si i përshkruan i Madhëruari, që i krijoi: “si diamantë të ruajtur”, pra, si diamantë të fshehur, që nuk i ka dëmtuar apo cenuar gjë. Ata janë krijuar që të jenë të përjetshëm: nuk plaken, nuk ndryshojnë dhe nuk rriten më shumë nga mosha e vogël që Zoti i ka krijuar. Ata vërtiten mes xhenetlinjve me enët e tyre plot pije të mrekullueshme: - “...Me kupa, ibrikë dhe me gota plot me pije të kulluar, prej një burimi që rrjedh,...” - Me kupa ( ekuab), që nuk kanë bisht, dhe ibrikë ( ebarik). Enët janë të mbushura me pije të shijshme, që nuk të sjellin ndonjë dëm, sikurse thotë i lavdëruari: - “...Pije prej së cilës as nuk u dhemb koka, as nuk dehen;...” - Prej atyre pijeve nuk të dhemb koka dhe as të ikën mendja, sikurse ndodh me ndodh me pijet dehëse të dynjasë. Me fjalë të tjera, çdo mirësi që gjendet në Xhenet, lloji i të cilave gjendet edhe në dynja, do të jetë e pastër nga çdo mangësi që ato kanë patur në dynja, sikurse thotë i Madhëruari: “Ja përshkrimi i Xhenetit, i cili u është premtuar të devotshmëve: Në të ka lumenj me ujë gjithmonë të pastër e të freskët, lumenj me qumësht që nuk prishet, lumenj me verë të këndshme për ata që pinë dhe lumenj me mjaltë të kulluar. Ata do të kenë aty lloj -lloj frutash dhe do të jenë të falur nga Zoti i tyre. A mund të konsiderohen këta njëlloj me ata që do të rrinë përgjithmonë në Zjarr, ku etja do t’u shuhet me ujë të valë, që ua copëton zorrët?!” [Muhamed 15]. - “Dhe me fruta sipas përzgjedhjes së tyre,” - Çdo frut që ua tërheq shikimin dhe ua dëshiron shpirti, atyre do t’u ofrohet në formën më të bukur. - “Dhe me mish shpendësh, si ua ka ënda.” – Mish nga çdo lloj shpendi që dëshirojnë, madje çdo lloj mishi që e duan do t’u jepet: të pjekur, të skuqur apo të zier, sipas dëshirës. - “Atje do të kenë edhe hyri symëdha. Ato duken si diamante të ruajtura. ” – Ato janë gra të bukura, me sy të mëdhenj e shumë të bukur. Ato janë, sikurse thotë i Madhëruari: si xhevahirë të rrallë, të shkëlqyeshëm dhe vezullues, të ruajtur dhe të fshehur, që nuk i kap era, sytë apo dielli, me ngjyrat e nuancat më të bukura. Sado t’i kundrosh, nuk mund të gjesh asnjë mangësi, por vetëm perfeksion. Kështu janë edhe hyritë sybukura. Tek ato nuk mund të gjesh asnjë mangësi, sepse janë të plota në çdo detaj. Çdo gjë që vështron tek ato të sjell kënaqësi për sytë dhe zemrën. - “Ky është shpërblimi për veprat e tyre.” - Për veprat e mira të tyre, Allahu Bujar e i Gjithëmëshirshëm i shpërblen shumëfish. Ai u dhuron mirësi, begati dhe fitoren më të madhe, që është shpëtimi nga çdo e keqe dhe përjetësia në Xhenet.
- “Atje nuk dëgjojnë fjalë të kota e as fjalë gjynahesh.” - Në Xhenet nuk do të dëgjojnë fjalë të padobishme dhe as fjalë që të ngarkojnë me gjynahe. Ajo që do të gjëjnë në të është: - “Por vetëm fjalë të mira, selam pas selami.” - Veç fjalë të ëmbla, të buta dhe lumturuese, sepse ai është vendi ku ka vetëm mirësi dhe kënaqësi. Kjo tregon për edukatën e banorëve të Xhenetit me njëri - tjetrin, që shprehet edhe në fjalët e tyre. E lusim Allahun të na dhurojë nga mirësitë e bujaria e Tij! Pastaj i Madhëruari përmend mirësitë e të djathtëve: - “Po njerëzit e të djathtës? E kush janë të djathtët se?!” – Ata janë shumë të rëndësishëm dhe me gradë të lartë. - “Ata qëndrojnë mes lotusve pa gjemba,...” – Lotus pa gjemba dhe pa degë të shumëta e të dëmshme. Madje, në vend të gjembave, janë vendosur fruta. Veçori e këtij lotusi është hija e madhe që bën, nga vjen edhe rehatia e qëndrimit poshtë tij. - “...bananeve me fruta palë -palë...” – Bananet që qëndrojnë njëra mbi tjetrën në degë. - “...nën hije të gjera...” – Në hije ku ata rehatohen, duke shijuar çdo mirësi që ua kënaq syrin dhe shpirtin. - “...pranë një uji që rrjedh...” - Ujë i shumtë, që buron e rrjedh lumë, me bukuri të veçantë. - “...mes frutave të shumëllojshme, që as nuk mbarohen, as nuk janë të ndaluara.” - Ato nuk janë si frutat e dynjasë, që u ndërpritet prodhimi dhe është e vështirë t’i gjesh ndonjëherë. Ato janë gjithmonë të pranishme, mbi degët e rënduara të pemëve, që robi i Zotit të mund t’i marrë në çdo gjendje qoftë: në këmbë, ulur apo shtrirë. - “Ata qëndrojnë në shtretër të lartë (me hyritë symëdha) .” – Me shtroje që qëndrojnë shumë sipër shtretërve dhe që janë prej mëndafshi, të qëndisura dhe të zbukuruara me flori, diamante e të tjera, që vetëm Zoti i di. - “Ne i kemi bërë ato (hyritë e Xhenetit) me një krijim të ri (të përjetshme) ,...” - Gratë e Xhenetit janë të një krijimi të ri, ndryshe nga ai i kësaj dynjaje. Ai është krijim i plotë, që nuk ka fund dhe shkatërrim. - “Ne i kemi bërë ato virgjëresha, të dashura për bashkëshortët e tyre dhe të një moshe,” – Të tilla janë si gratë besimtare që kanë vdekur të mëdha, ashtu edhe ato që kanë vdekur të vogla. Ky përshkrim përfshin gjithashtu si hyritë që Zoti i krijoi në Xhenet, ashtu edhe gratë besimtare të dynjasë, që Zoti i nderon dhe i fut në Xhenet. Virgjëria i shoqëron ato në të gjitha gjendjet. Edhe dashuria për burrat e tyre është e vazhdueshme, duke e shprehur këtë me fjalë të ëmbla e përkëdhelje. Kur ato flasin, dëgjuesi nuk do dëshironte kurrë që të heshtnin. Zëri dhe këndimi i tyre është i mahnitshëm. Kur qëndrojnë në heshtje, e mbushin zemrën e burrit të tyre me gëzim e lumturi. Kur ato shfaqen diku, e mbushin atë vend me aromë, freski dhe dritë. Ato dinë të shprehin me fjalë kënaqësinë që ndiejnë dhe të kënaqin me fjalë burrin gjatë marrëdhënieve. Gratë e Xhenetit janë në të njëjtën moshë, të gjitha tridhjetë e tre vjeçe, në kulmin e rinisë dhe kënaqësisë. Ato janë të afruara, të dashura, të kënaqura dhe që dhurojnë kënaqësi. Ato nuk trishtohen dhe kurrë nuk shkaktojnë trishtim, Ato janë shpirtrat më të lumtur e më lumturues, që të kënaqin syrin dhe shpirtin. - “...Për njerëzit e së djathtës,...” - Ky shpërblim është përgatitur për të djathtët. - “...Ata janë shumë nga të hershmit, e shumë nga më të vonshmit.” – Nga të djathtët, shumë janë prej brezave të parë dhe shumë prej të mëvonshmëve.