56. Vakia · ajete 52–66

سورة الواقيـة
52

لَأٓكِلُونَ مِن شَجَرٖ مِّن زَقُّومٖ

Le’akilune min shexherin min zekkumin

Keni për të ngrënë prej pemës Zekum!

53

فَمَالِـُٔونَ مِنۡهَا ٱلۡبُطُونَ

Femali’une minhal-butune

Prej saj keni për t'i mbushur barqet!

54

فَشَٰرِبُونَ عَلَيۡهِ مِنَ ٱلۡحَمِيمِ

Fesharibune ‘alejhi minel-hemimi

E menjëherë pas do të pini prej ujit të vluar!

55

فَشَٰرِبُونَ شُرۡبَ ٱلۡهِيمِ

Fesharibune shurbel-himi

Do të pini si deveja e etshme!

56

هَٰذَا نُزُلُهُمۡ يَوۡمَ ٱلدِّينِ

Hadha nuzuluhum jewme ed-dini

Kjo është mirëseardhja e tyre ditën e gjykimit.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Edhe grupi i dytë, të djathtët janë të shpërblyer te Zoti i tyre me lloj-lloj të mirash, duke filluar prej gjelbërimit, hijes së përjetshme, sepse në xhenet nuk ka diell, prandaj hija është e përhershme. Pemë të ndryshme, ujë burimesh, edhe gra të reja, pse edhe plakat do të ringjallen të reja. Në këtë grup do të jenë shumë, edhe prej të parëve, edhe prej të mëvonshmëve. Pas dy grupeve fatlume përshkruhet gjendja e grupit të tretë, të atyre që librat iu vijnë nga ana e majtë. Siç kuptohet prej këtyre ajeteve ata janë njerëz që nuk e besuan ringjalljen, nuk e besuan botën tjetër, që është një prej themeleve të besimit të drejtë, e për këtë shkak i goditi fati i zi; prandaj në fund të këtyre ajeteve iu thuhet në mënyrë gjykuese: Kjo është mikpritja juaj.
57

نَحۡنُ خَلَقۡنَٰكُمۡ فَلَوۡلَا تُصَدِّقُونَ

Nehnu haleknakum felewla tuseddikune

Ne u kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni (ringjalljen)?

58

أَفَرَءَيۡتُم مَّا تُمۡنُونَ

‘Efere’ejtum ma tumnune

A më tregoni për farën që e derdhni,

59

ءَأَنتُمۡ تَخۡلُقُونَهُۥٓ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡخَٰلِقُونَ

‘E’entum tehlukunehu ‘em nehnul-halikune

A ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë?

60

نَحۡنُ قَدَّرۡنَا بَيۡنَكُمُ ٱلۡمَوۡتَ وَمَا نَحۡنُ بِمَسۡبُوقِينَ

Nehnu kadderna bejnekumul-mewte we ma nehnu bimesbukine

Ne e kemi caktuar (dhe barazuar) ndërmjet jush vdekjen dhe Ne nuk ka kush që mund të na pengojë.

61

عَلَىٰٓ أَن نُّبَدِّلَ أَمۡثَٰلَكُمۡ وَنُنشِئَكُمۡ فِي مَا لَا تَعۡلَمُونَ

‘Ala ‘en nubeddile ‘emthalekum we nunshi’ekum fi ma la ta’lemune

Që t'ju zëvendësojmë me të tjerë si ju dhe t'ju krijojmë rishtazi siç nuk dini ju.

62

وَلَقَدۡ عَلِمۡتُمُ ٱلنَّشۡأَةَ ٱلۡأُولَىٰ فَلَوۡلَا تَذَكَّرُونَ

We lekad ‘alimtumu en-nesh’etel-’ula felewla tedhkkerune

Ju e keni të njohur zanafillën e parë, e përse nuk mendoni.

63

أَفَرَءَيۡتُم مَّا تَحۡرُثُونَ

‘Efere’ejtum ma tehruthune

A nuk e shihni atë që e mbillni?

64

ءَأَنتُمۡ تَزۡرَعُونَهُۥٓ أَمۡ نَحۡنُ ٱلزَّٰرِعُونَ

‘E’entum tezra’unehu ‘em nehnu ez-zari’une

A ju e bëni të mbijë ajo, apo Ne e bëjmë të mbijë?

65

لَوۡ نَشَآءُ لَجَعَلۡنَٰهُ حُطَٰمٗا فَظَلۡتُمۡ تَفَكَّهُونَ

Lew nesha’u lexhe’alnahu hutamæn fedheleltum tefekkehune

Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thyer (të shkatërruar) e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur (duke thënë).

66

إِنَّا لَمُغۡرَمُونَ

‘Inna lemugremune

S'ka dyshim se ne mbetëm të dëmtuar.