56. Vakia · ajete 85–96

سورة الواقيـة
85

وَنَحۡنُ أَقۡرَبُ إِلَيۡهِ مِنكُمۡ وَلَٰكِن لَّا تُبۡصِرُونَ

We nehnu ‘ekrebu ‘ilejhi minkum we lekin la tubsirune

E Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk shihni.

86

فَلَوۡلَآ إِن كُنتُمۡ غَيۡرَ مَدِينِينَ

Felewla ‘in kuntum gajre medinine

Dhe përse, nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra),

87

تَرۡجِعُونَهَآ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

Terxhi’uneha ‘in kuntum sadikine

(përse) Nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë).

88

فَأَمَّآ إِن كَانَ مِنَ ٱلۡمُقَرَّبِينَ

Fe’emma ‘in kane minel-mukarrebine

E nëse ai (i vdekuri) është prej të afërmve (të Zotit).

89

فَرَوۡحٞ وَرَيۡحَانٞ وَجَنَّتُ نَعِيمٖ

Ferewhun we rejhanun we xhennetu na’imin

Ai ka (te Zoti) kënaqësi, furnizim të mirë dhe xhennet të begatshëm.

90

وَأَمَّآ إِن كَانَ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلۡيَمِينِ

We ‘emma ‘in kane min ‘eshabil-jemini

Po në qoftë se është nga të djathtët?

91

فَسَلَٰمٞ لَّكَ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلۡيَمِينِ

Feselamun leke min ‘eshabil-jemini

Pra, ty të qoftë selam prej të djathtëve (i thuhet).

92

وَأَمَّآ إِن كَانَ مِنَ ٱلۡمُكَذِّبِينَ ٱلضَّآلِّينَ

We ‘emma ‘in kane minel-mukedhdhibine ed-dalline

E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur,

93

فَنُزُلٞ مِّنۡ حَمِيمٖ

Fenuzulun min hemimin

mirëseardhja e tyre është pritje me ujë të valë.

94

وَتَصۡلِيَةُ جَحِيمٍ

We teslijetu xhehimin

Dhe djegie nga zjarri i xhehennemit.

95

إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ حَقُّ ٱلۡيَقِينِ

‘Inne hadha lehuwe hekkul-jekini

E s'ka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt.

96

فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِيمِ

Fesebbih biasmi rabbikel-’adhimi

Pra ti lartësoje Zotin tënd të madhëruar.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Prej farës së hedhur, njeri! Kjo është një e vërtetë shumë e rëndësishme dhe e çuditshme. Mirëpo derisa kjo dukuri përsëritet, njeriu e harron, nuk e vështron sa duhet. Fara e njeriut është njëra nga tajitjet, sekrecionet e shumta të trupit të njeriut, siç janë djersa, gjaku, gëlbaza, por nga kjo tajitje, më vonë ja, njeriu që dëgjon e sheh, njeriu mashkull a femër! Si u bë kjo punë e çuditshme, e sikur të mos ishte që kjo po ndodh, mendja e njeriut do të trazohej për një mundësi të tillë. Ku ishte ky njeri i strukur; me eshtra, me muskulaturë, lëkurë, damarë, flokë, thonj, me veti e natyrën e tij? Cila mendje e njeriut do të qëndronte para kësaj të vërtete të madhe e të çuditshme, e pastaj t’i japë vetes guxim e të thotë: Kjo u bë kështu, e lamtumirë?! Roli i njeriut në këtë çështje nuk është tjetër vetëm se burri ta hedhë farën në mitrën e gruas, e mandej ndërprehet puna e tij dhe puna e saj. Atëherë dora e fuqishme, vetëm ajo, e merr punën e mëtejshme në atë ujë të dobët. Ajo vetë punon në krijimin dhe zhvillimin e tij, në ndërtimin e formës së tij dhe në frymëzimin me shpirt në të. Prej momentit të parë manifestohet mrekullia, që nuk mund ta bëjë askush, pos Allahut. Vetëm kaq të mendojë njeriu e kupton këtë mrekulli. Por çështja e asaj të vetmes qelizë prej kur ajo derdhet është edhe më e çuditshme për mendjen. Ajo fillon të ndahet e të shumohet, pas një kohe ato bëhen me miliona sosh dhe secili grumbull i tyre ka role të veçanta disa janë qeliza për eshtra, të tjerat për muskulaturë, disa për lëkurë, kurse disa për sistemin nervor, për punën e syrit, për punën e gjuhës, dhe secila prej tyre e di vendin e punës së vet, e nuk gabon e të paraqitet në vendin tjetër, p.sh. syri në bark apo në këmbë. Lavdëruar qoftë Allahu që tha: “A ju e krijoni atë apo Ne jemi krijues?!”