56. Vakia · Ajeti 96

سورة الواقيـة
Përkthimi Sherif Ahmeti
96

فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِيمِ

Pra ti lartësoje Zotin tënd të madhëruar.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Prej farës së hedhur, njeri! Kjo është një e vërtetë shumë e rëndësishme dhe e çuditshme. Mirëpo derisa kjo dukuri përsëritet, njeriu e harron, nuk e vështron sa duhet. Fara e njeriut është njëra nga tajitjet, sekrecionet e shumta të trupit të njeriut, siç janë djersa, gjaku, gëlbaza, por nga kjo tajitje, më vonë ja, njeriu që dëgjon e sheh, njeriu mashkull a femër! Si u bë kjo punë e çuditshme, e sikur të mos ishte që kjo po ndodh, mendja e njeriut do të trazohej për një mundësi të tillë. Ku ishte ky njeri i strukur; me eshtra, me muskulaturë, lëkurë, damarë, flokë, thonj, me veti e natyrën e tij? Cila mendje e njeriut do të qëndronte para kësaj të vërtete të madhe e të çuditshme, e pastaj t’i japë vetes guxim e të thotë: Kjo u bë kështu, e lamtumirë?! Roli i njeriut në këtë çështje nuk është tjetër vetëm se burri ta hedhë farën në mitrën e gruas, e mandej ndërprehet puna e tij dhe puna e saj. Atëherë dora e fuqishme, vetëm ajo, e merr punën e mëtejshme në atë ujë të dobët. Ajo vetë punon në krijimin dhe zhvillimin e tij, në ndërtimin e formës së tij dhe në frymëzimin me shpirt në të. Prej momentit të parë manifestohet mrekullia, që nuk mund ta bëjë askush, pos Allahut. Vetëm kaq të mendojë njeriu e kupton këtë mrekulli. Por çështja e asaj të vetmes qelizë prej kur ajo derdhet është edhe më e çuditshme për mendjen. Ajo fillon të ndahet e të shumohet, pas një kohe ato bëhen me miliona sosh dhe secili grumbull i tyre ka role të veçanta disa janë qeliza për eshtra, të tjerat për muskulaturë, disa për lëkurë, kurse disa për sistemin nervor, për punën e syrit, për punën e gjuhës, dhe secila prej tyre e di vendin e punës së vet, e nuk gabon e të paraqitet në vendin tjetër, p.sh. syri në bark apo në këmbë. Lavdëruar qoftë Allahu që tha: “A ju e krijoni atë apo Ne jemi krijues?!”