فَٱلۡيَوۡمَ لَا يُؤۡخَذُ مِنكُمۡ فِدۡيَةٞ وَلَا مِنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْۚ مَأۡوَىٰكُمُ ٱلنَّارُۖ هِيَ مَوۡلَىٰكُمۡۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ
E sot prej jush nuk pranohet ndonjë kompensim e as prej atyre që nuk besuan, vendi juaj është zjarri, ai është ndihma juaj: sa përfundim i keq është ai".*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Shpërblimi i atyre që japin për hir të Zotit është i madh, e ai do të duket kur besimtarëve, duke kaluar pranë xhehenemit u shndrit drita nga të gjitha anët dhe lajmërohen se janë të shpëtuar. Drita e besimtarëve do të jetë sipas sinqeritetit, që patën në besimin e tyre, do të jetë shumë e madhe, edhe jo aq e madhe. Hipokritët do të ndriçohen një herë prej dritës së besimtarëve, por kur iu ndërprehet drita edhe atyre, e mbesin në errësirë si jobesimtarët do të thërrasin e do t’iu thonë besimtarëve: na pritni e mos na lini në errësirë, ose kthehuni kah ne e të ndriçohemi edhe ne me dritën tuaj, pse në dynja edhe ne kemi qenë së bashku me ju: në namaz, në agjërim, në xhuma etj. Besimtarët iu përgjigjen: Keni qenë, por jo sinqerisht, ishit dyfytyrësha, prisnit kur po merr fund Feja Islame, u mashtruat pas të këqijave, e dëgjuat shejtanin që iu thoshte: Bëni ç’të doni, se Zoti fal. Besimtarët kalojnë në anën e rahmetit, në xhenet, e ata mbesin në errësirë e në zjarr të xhehenemit.